Thursday, December 31, 2009

Thank you


it was an interesting, beautiful, difficult, year .. full of challenges .. surprises.. I met some great people..and I surely had some unforgeable moments .. with people that became my friends, people that shared the same ideals as me being active at Korpusi i Vullnetareve, I published several articles at the respectable newspaper Tirana Observer, had great moments with students and profs of my univ,I finished two important projects as a professional, beyond all i got to discover another diamond of my Father's past and I became an aunt of a cute little baby girl.. Thank you 2009.. let's hope 2010 will give me and you the chance to set some more beautiful footprints in what will and wish to become a past year 2010.
I do not believe in our chronological sets ..nor on New Year's however I believe in time divisions regulating it through Gregorian Calender or other ... It somehow helps us understand what did, what we do.. where are we heading to..may you all head in what is right on your ideals..one suggestion plant smiles around you no matter the circumstances..

Sunday, December 27, 2009

Shoqëri në vend numëro..


Shqipëria dhe shoqëria e saj po e mbyll këtë vit me një situatë të zymtë diku diku sikur i është vënë një perde paqartësie, kryqëzimesh, dhe paralelizmi Aristotelian mes individit dhe shoqërisë sikur duket qarte tek një individ, Eshtë një vajzë me aftësi të kufizuara, e ulur në karriken me rrota aty tek kryqëzimi i rrugës Sami Frashëri dhe Blv Bajram Curri, bie shi, është ftohtë, ndërkohë fytyra e ngrirë e kësaj vajzë nuk thotë asgjë në dallim me lypsarët me trup fëmije, në dallim me atë zonjën mbipeshë që shoqërohet nga 3 fëmijët e saj tek rruga Dëshmorët e 4 Shkurtit aty para Pastiçerisë franceze të cilës po nuk i fale para nuk do të hezitojë të të ofendojë me fjalorin e saj vulgar. Kjo vajzë duket se është aty pa qenë aty, ka një shikim të ngrirë i cili sikur është ndalur diku, jo nuk tregon moskokëçarje, as mëshirë, e megjithatë sikur është ndalur në një zero, po mos e dija që në fakt nuk ka ngrirë, do shtoja se shikimi i saj është pikërisht i akullt.. ajo nuk do tia dijë as për kuti, as për Kopenhagen dhe përpjekjet e udhëheqësve botërore në lidhje me mos arritjen e një marrëveshjeje për reduktimin e gazit te karbonit në atmosferë, nuk do tia dijë as për faktin se kur u mblodhën këta lider për të zgjidhur krizën financiare që preku gjithe globin marrëveshja u gjet me lehtësi, kjo vajzë nuk do tia dijë se dhe kryeministri ynë ishte i pranishëm atje dhe se në fakt për ne në Shqipëri më shumë bëri lajm premtimi i Obamës për të vizituar Shqipërinë sesa vetë rezultati Kopenhagas. Kjo vajzë nuk do tia dijë as se megjithëse ne Shqiptarëve nuk na u liberalizuan vizat po shohim në media reklamat e qeverisë për liberalizimin e tyre. Nuk do tia dijë se në një ndër takimët e fundit me një promovues të huaj për Shqipërinë ku ministrit iu kërkua të nderonte me pjesëmarrjen e tij një aktivitet për Shqipërinë në Hollandë ministri i kulturës u shpreh se nuk ishte roli i tij ti bente marketing Shqipërisë, kjo vajzë nuk do tia dijë se ky vit po mbyllet duke parë si më aktive ministrinë e Integrimit dhe ate të punëve të jashtme dhe duke mos dëgjuar as dhe njëherë zerin e Ministrisë së punës, duke u ndalur këtu në fakt kam përshtypjen se emrat që kalojnë në këtë Ministri janë më të panjohurit thua ti se në këtë vend nuk punohet.
Diçka më thotë se ajo nuk do tia dijë as se jemi në prag krishtlindjesh, as se në Tiranë sapo u hap një qendër tjetër komerciale me dyqane tepër luksoze por pa tualete, nuk i intereson as niveli i lartë i muzikes së kopjuar tek festivali i Këngës Magjike, as reklamat qesharake të kompanive telefonike ku paturpësisht në njërën ndër to na mësohet masivisht si mund të korruptojmë një rezultat. Por për një arsye që as vetë nuk e di më duket se shikimi i akullt i kësaj vajze qe sigurisht nuk i kalon të 25-tat na sfidon, vallë çfarë duhet të ndodhë që ajo të veshë me një emocion shikimin e saj ..apo ka nje paralelizëm me vetë ne Shqiptarët që jemi lodhur se shokuari, në realitet ka një të vërtëtë të hidhur, shumë te hidhur që na paralelizon vetë ne ne lidhje me qenien e kësaj vajze të re, këta njerëz ne shoqërinë tonë quhen njerëz handikapë.. mua më duket e tillë vete shoqëria jonë, mos vallë ka ardhur koha te thërrasim vetë veten dhe këta njerëz me emrin ‘njerëz me aftësi të kufizuara’ , mbase në atë moment do kuptonim se të qenit i tillë dhe ne si shoqëri nuk do te thoshte se nuk bëjme dot asgjë.. se ka shumë gjëra qe mund të bënim.
Mbase atëherë do kuptonim se për tu futur në Be për të pasur liberalizim vizash nuk mjafton lypësaria e marrëdhënieve diplomatike në korridoret e Brukselit, mbase atëherë do kuptonim se Ministri i Kulturës duhet të ketë të paktën nje skript për punën që i takon, mbase atëherë do dënonim këta prindër që përdorin fëmijët për të lypur rrugëve, e mbase atëherë do dinim të kërkonim llogari për ministritë fantazmë, për plagjiaturen në të ashtuquajturin art shqiptar, dhe vetë gjymtyrët e që bëjnë të mundur funksionimin e ketij shteti do fillonin të njihnin fjalën afat kohor!

Monday, December 7, 2009

Sistem i pa-sistemosur


Bum bum bum, tak , tak , tak! Po mendoja se po shihja një ëndërr të keqe, dikush sikur po më qëllon në kokë , hap sytë, shoh orën, ajo shënon 8:30 …….ahhh sërish nuk I kalova 3 orët e gjumit ... Pas një jave tejet të rënduar ku netë të tëra kishin kaluar vetëm me 3 ore gjumë shpresoja se të dielën do të mund të çlodhesha disi duke fjetur pak më shumë. Por, jo, nuk është e thënë të ndodhë kështu, po ndërtohet në mënyrë klandestine një kat më i lartë. Pllakat e betonit tashmë ishin transportuar me anë të ashensorit.. e kotë të shkruaj sa shumë u trondita me ato që kisha parë.. kjo sepse banoj në katin e fundit ose të paktën besoja se banoja ose të paktën nuk duhet të besoj më pas pasi jo më larg se në fundin e dy 2 javëve që do vijnë po, kjo ndërtesë do të quhet 9 katëshe!! Marr në telefon të zotin e apartamentit i cili është njëkohësisht ai që po ndërton katin shtesë. I them:
- Nëse do të largohem nga ky apartament ma thuaj në mënyre direkte e jo indirekte, pasi nuk është e drejtë që të dielën të mos fle dot gjumë, besoj se kam qenë gjithmonë korrekte me juve dhe kishim vendosur që të paktën të shtunën e të dielën ti ndërprisnit punimet!
-Ohh më vjen keq, por duhej patjetër ta mbaronim këtë punë pasi të shtunën dhe të dielën ata krokodilët nuk janë rrotull – Mbyll telefonin e inatosur dhe I dorëzohem gjëndjes së pagjumë, krevati im I rehatshëm tashmë dukejj I parehatshëm..
Një situatë absurde, po mendoja dy ditë më parë teksa po zbrisja me ashensor, shoh përpara një nga punëtorët i cili qëndronte përballë ashensorit, ishte rreth të 45, ose dukej kështu nga lodhja, i veshur me ca rroba tipike punetorësh, ngjanin si të lyera me bojë të zbardhura apo të lyera me të bardhë, flokët i kishte të një ngjyre as bardh as zi, gri do thoja, por jo, as gri, paruke.. doemos që nuk i kishte pasi dukej një pjesë e mire pa flokë ..por ja ishte një ngjyrë që nuk kuptohej..po i quaj flokë të pluhrosur. Ndonëse e ndjeja se ç’po ndodhte lart e pyes - çfarë po ndodh lart- ai sikur ul kokën dhe më thote po ja po izolojmë tarracën që të mos futet lehtë nxehtësia apo i ftohti nga lart- ehhhhhh i them unë ju lutem shumë mos u tallni me mua e di shume mirë që nuk është kështu ...por nejse nuk është faji juaj, shtoj unë.. pasojnë disa sekonda heshtjeje dhe ai thote - Kapitalizëm i egër moj motër... ehh shfryj me vete jetojmë në vendin ku ligji ka ikur me pushime të përhershme..dhe sërish po mendoja përse duhej ta vija në situatë për të më genjyer, mendova dhe tjetrën ky u përgjigj për kapitalizmin sipas komunizmit.. dhe motër..
Pashë 3 apo 4 punëtorë këto ditë, dëshmonin njëlloj ulje koke para meje, doemos ishin të porositur të ishin sa më diskret dhe kokëulur…pastronin mirë dhe ashensorin nga grimcat betonike, që të mos linin asnjë gjurmë ..dhe ndërkohë që dola në mëngjes , drejtohem tek ashensori një ndër punëtorët po qëndronte tashmë para tij, kokëulur, un mbaj kokën drejt.. ashensori hapet un futem, por ky punëtor qëndron nuk futet brenda. I them – po ju nuk do zbrisni ? Po- më thotë. – Po atëherë ç’prisni ? – Faleminderit thotë ai dhe futet. Ashensori zbret katet dhe as un as ai nuk e shohim njëri-tjetrin, dera hapet dhe dal, vërej se hapat pas meje jane shumë të ngadaltë thua ti se aq në faj dhe të frikësuar ndiheshin ata punëtorë saqë doemos duhet te ktheheshin në fantazma për të bërë të mundur krijimin e materies kati i 9-të. Dhe patjetër në vendin tim mos guxoni të thoni sa katësh është pallati ku jetoni, mund tu marrin për gënjeshtar, pasi bie në gjumë në një ndërtesë 8 katëshe dhe mund të zgjohesh në një 9 katëshe.. tani pyetja lind jemi apo nuk jemi në vendin e çudirave..

Thursday, December 3, 2009

Kushtetuta e Moralit



Ndërkohë që historia e civilizimeve mësoi nga morali nxjerrjen e ligjeve, në Shqipërinë tonë është ligji që po kundërshtohet nga morali një moral i pamoralshëm, ky i fundit sepse tani e prapa do të na duhet që politikanët t’i shohim si profetë e zotër që kanë të drejtë të na akuzojnë e gjykojnë, që të paktën me deklaratat publike të kanë dënuar pa të dhënë të drejtën e avokatit e të vetëmbrojtjes. Më 1225-ën, Magna Carta në mbretërinë Angleze, u bë elementi i parë i asaj që sot quhet e drejta e njeriut, elementi i parë i asaj që quhet ndarje pushtetesh, duke e parë fenomenin në këtë prizëm, shohim qartë që politikanët tanë përkasin një epoke të errët. Akuzat dhe komentet e përfaqësuesve më të lartë të politikës shqiptare mes shumë të tjerave kanë frymëzuar një sistem që i përket epokës mesjetare, kanë zhvlerësuar para vetë nesh njëherë më shumë imazhin dhe popullaritetin qe kishin këta politikanë, kanë frymëzuar thashethemin mbret dhe mbi të gjitha legjitimojnë atë. Nuk do të hyj të analizoj thashethemet e dala nga të dyja krahët e kësaj beteje pa fund, nuk më intereson nëse u thanë të vërteta apo gënjeshtra, por fenomeni. Duhet të pranoj se gjithmonë më ka bërë përshtypje nevoja e thashethemeve, kisha arritur deri aty sa të mendoja se në fakt është boshëtia e vetë personave të cilët bëjnë thashetheme të cilët në kërkim të funksionimit te motorëve të motivimit të qenies së tyre kalojnë tek gjykimi i jetës se të tjerëve. Besoja se kjo lloj mënyre e të menduarit i përket tashmë një shtrese më pak të civilizuar, më pak të shkolluar e mbi të gjitha të papunë për vet faktin e mos pasjes së një aktiviteti, pra më së shumti plakat që kanë kaluar 70-at, shtëpiaket e dëshpëruara, familjet ku jetohet përjetësisht në familje etj...etj. Sërish këto thashetheme bëhen në fshehtësi. Por të dëgjosh një kryeministër, një kryetare Parlamenti, të përdore një fjalor të tillë, natyrshëm lind pyetja: Si ka mundësi?! Të dëgjosh kryetarin e një partie si PS-ja të flasë në mënyrë të tillë, siç është dëgjuar shumë herë të shajë gazetarët, sërish thua: Si ka mundësi? Vetë fyerjet e përdorura nga këto figura të hierarkisë së politikës Shqiptare, më kujtuan zënkat e fëmijëve, ik se ti je i shëmtuar, ti je i shkurtër, hunda jote është e shtrembër, ti je bullafiq etj...etj.
Ka një lloj radikalizmi në këtë mënyrë të të shprehurit, një radikalizëm që e gjen vetëm tek ata që nuk e njohin fjalën emancipim, edukatë, kulturë a të shprehurit në mënyrë civile, nuk njohin të drejtat e njeriut dhe mbi të gjitha trashëgojnë mënyrën e krijuar nga sistemi totalitar që përjetuam shekullin e kaluar. Kjo mënyrë e kishte emrin njeriu ideal i futur në kornizën e asaj që quhet moral, morali sipas një spektri vlerash që vetëm vlera nuk nxorën por nxorën njeriun e antivlerave. Kështu matematikisht nëse nxjerrim totalin e fyerjeve të shqiptuara nga hierarkët e politikës shqiptare, do të kuptojmë se në realitet mesazhi indirekt që ata na përcjellin është krijimi I një legjislature të re, një kushtetute të re që mban emrin Kushtetuta e Moralit. Duhet pranuar se krijimi i një të tille do të bënte xhelozë të gjithë religjiozët e planetit Tokë.
Këto replika fyese kanë fyer të gjithë ne, por mbi të gjitha po mendoja cilën pjesë të të ardhmes se Shqipërisë frymëzojnë ? A do të ketë ndonjë fëmijë që do të ketë si ideal kryeministrin, kryetaren e Parlamentit, kryetarin e partisë më të madhe opozitare?
Përfitoj nga rasti t’i bëj një apel të gjithë shqiptarëve e në veçanti atyre që kanë një familje. Sa herë që shfaqen në kanalet TV këto figura politike, bëni zapping, pra ndërroni kanal ashtu si mund të ndërrohet kur ka një emision, film, spektakël me një shenjë me pullë të kuqe. Propozimi tjetër ftoj të gjitha kanalet televizive t’i shfaqin këto fjalime, deklarata pas mesnatës dhe me një lajmërim: Ndalohet ndjekja e këtyre sekuencave nga fëmijë nën moshën 16 vjeç, sepse nëse jo fëmijët tuaj do bëhen një produkt që nesër , pasnesër do të përdorin pikërisht këto sharje ndaj njëri-tjetrit e përse jo ndaj vete jush.
Përse një apel i tillë, kjo sepse të gjitha këto deklarata kanë dalë nga individë që ishin të ulur në foltoren e Parlamentit, atij Parlamenti të votuar nga ne, këto deklarata kanë dalë nga institucionet që politikisht, zyrtarisht na përfaqësojnë të gjithë neve, përfaqësojnë kulturën tonë, të paktën kishin mundësinë të përfaqësonin anën pozitive të kësaj kulture. Së dyti, këto deklarata po të skanohen nuk janë as politike as diplomatike por deklarata rrugësh, duke lënë mënjanë thirrjet indirekte të luftës që bëjnë këto akuza pyetja që lind është: A e kuptojnë vallë gabimin këta politikanët de jure??! Do të vijë koha kur të shohim pak etikë në fjalorin e politikës shqiptare?! Apo hapi tjetër regresiv do të jetë kushtetuta e moralit?!

Sunday, November 22, 2009

Vajza në BRONZ..



Shkoj shpesh të kreh flokët e mia tek kjo parukierja që zbulova para disa muajsh dhe që për fat të mirë nuk ndodhet larg adresës sime. Më në fund mendova se gjeta një parukiere që nuk të pyet tërë kohës pyetje si: ku punon, a je e lidhur apo beqare, a je e martuar apo e fejuar a ke vëllezër apo motra etj etj, gjithmonë më ka bërë përshtypje kjo nevojë a panevojshme e këtyre pyetjeve në parukeritë e Tiranës. Kështu megjithëse nuk shkoj shpesh në parukeri u bëra një kliente e besuar e kësaj të fundit. Eshtë një vajzë e re rreth26 vjeç, e veshur në mënyre moderne dhe praktike njëkohësisht. Flokët I mban deri tek supet dhe I ka bërë me disa fije të bukura bjonde, të jep përshtypjen se është e pavarur, dhe vërtet e shkathët. Disa herë kam vënë re se aty mblidheshin disa vajza që bisedonin për asgjë dhe për gjithçka, kështu duke qenë se veshët punojnë në mënyrë rebele mësova se ka një djalë 10 vjeçar dh të shoqin nuk e ka në këtu. Fenomeni I emigracionit e bën krejt normale faktin e të pasurit të bashkëshortit jashtë ndaj dhe deri këtu nuk mendoja për asgjë të jashtëzakonshme. Ndërkohë televizioni në vendin tonë është I domosdohëm si mobiljë dhe në parukeri, kështu BBF ndiqet rëndom, dhe komentet për këtë këngëtare apo tjetrën nuk kanë të sosur.
Në skenë del një këngëtare shume popullore aktualisht, Më pyet: Mos I ka bërë gjë buzët ajo?
-I them nuk e di por nuk ngjan sikur ti këtë bërë, më duket natyrshëm shumë e bukur!
Por Keti (parukierja) përdredh buzët dhe thotë:
- Aman se nuk ësht pale çfarë, shih si është veshur si …
Reagoj dhe I them:
-Ti themi gjërat siç janë për atë që po bisedonim dhe të mos e përziejmë bisedën,d he në fund të fundit sado banal të jetë luku I njërës apo tjetrës këngëtare nuk mund ti vëme nofka apo epitete pa e njohur fare atë..
Shpjegimet e mija do shkonin dhe më tej, por më dukej e tepërt për Ketin, biseda vijoi tek nevoja e gjithsecilit për të udhëtuar, ndërkohë që un po mendoja sesa kontradiktor mund te jete paraqitja apo stili modern I të veshurit me mendjen e vetë personit.. Por pikërisht e shtyrë nga kjo bisedë e shkurtër Keti filloi të më tregontëpër veten e saj..

“Më martuan të re fare.. familja isha vetem 15, fëmijë.. pas 1 viti më lindi djali por ndërkohë vetë familja ime vëllezërit e mij ishin të bindur se un duhet ta lija atë. Këmbëngulën që të ndahem, dhe un u riktheva tek jetesa me prindrit dhe vëllezërit e mij. Jeta ime ka qenë një skëterrrë e vërtetë..isha njeriu që ka faj, gjithmonë faj, tani që jetoj prej kohësh me prindërit, vëllezërit e mij dhe nuset e tyre duhet të pranoj se jam njeriu i shënjestruar i çdo dite. Prindërit e mij gjithmonë kanë mbështetur vëllezërit , në kontradiktat tona un isha në mënyrë të padiskutueshme gabim, gabim, deri aty sa te haja dru nga vëllezërit e mij ishte shumë e natyrshme, por ajo që me shqetëson tani ështe se dhe djali im duke jetuar në këtë ambient kam frikë se do te bëhet pikërisht si ata. Vellai im që eshtë 3 vjet më I vogël se unë më kontrollon në mënyrë brutale, nuk guxoj të mbaj as telefonin të hapur, pasi patjetër ai do të kontrollohet, duhet të kthehem para orës 8:30 në shtëpi sepse ndryshe un jam ajo e rrugës ajo e pavlefshmja ajo që përveç se po e mbajnë po I turpëron ata”
Këto fjalë që dolën me një rrëmbim kaq të madh, më ngjasuan me prishjen e një dige të një lumi ku nuk e ndaltë asgjë më. Një ujë I ashpër , I ftohtë, me rrëketë në ajër që mblidhte të gjithë ato shkëmbinj që haste përpara pë pyetur, pa u frikësuar , I vendosur ti japë fund një luftë me rrënje te thella sa ç’mund të ishte vetëdija e fëmijërisë. Flokët e mija sikur po shtriheshin vetë tashmë pas atij rrëfimi të ashpër.. kaçurelat besnik nuk ishin më u dorëzuan me lehtësinë më të madhe .. dhe sytë e mij vërejtën për herë të parë se si ajo vajzë të cilën e kisha pare si autoritarë, të qeshur dhe të shkathët po kthehej në një qënie më të brishtë se vete fjala brishtësi. Uli për një momënt pllakatat e hekurta që parukieret I quajnë “pjastër” dhe më kërkoi ndjesë për lotët.. ndërkohë un u vonova pak në përgjigje si shprehje e qartë e pamundësisë sime për të parashikuar një situatë të tillë sot të dielën.. I thashë.. - të lutem vetëm falje mos më kërko… Në mënyrë të drejtpërdrejtë I thashë se duhej të largohe që aty..! I them më mirë veshtirësitë që të japin shpresë sesa komfortet mizerabël, Kërko një apartament tjetër dhe jeto e lirë pa presione, pa kontrolle, pa influence dajallore tek djali yt..dhe ajo pohon me kokë por më thotë që nuk e ka të lehtë.. pasi nëse do ta bënte atë ajo do të merrte epitete të ndryshme.. qe do ta shkatërronin.. më thotë e vetmja zgjidhje është të largohem nga Shqipëria bashkë me djalin tim kështu të paktën ata nuk do të thonë që un u largova për këtë apo për atë, por sepse jeta diku tjetër është me e përshtatshmë per mua..kështu të paktën vetë opinioni do ti mbrojë dhe ata.. Një ofshamë nga ajo, që pason me një ofshamë nga unë për atë ..mbaroj. I lë 200lekë më shumë.. dhe dal, ec në të ftohtë duke menduar se për herë të parë dola nga nje parukeri pa e parë në fund veten në pasqyrë..

Tuesday, November 17, 2009

Pana-qumështi i librit


E prisja me shumë kënaqësi Panairin e Librit, si dikush që i adhuron librat, por u përballa me një zhgënjim që nga forma e organizimit të këtij aktiviteti e deri tek përmbajtja e tij, pra vet librat. Çuditërisht, disa gjëra vërtet duken që nga pamja. Duket sikur sëmundja e ngjyrave të pallateve të Tiranës ka pushtuar dhe afishen ftuese në Panair. Disa ngjyra ylberi që të ftojnë në Panairin e organizuar nga Shoqata e botuesve që tregon se nuk kane vizion në marketingun e tyre, e nëse këta nuk kanë ç’mund të presim nga të tjerët. Në të vërtetë, imazhi më kujtoi reklamën e një kompanie bojërash si ASTIR-i që reklamonte prej një kohe jo pak të gjatë në disa televizione.Në pamje të parë, kjo afishe mund të ngjante si ftesë për një Panair të Librit për fëmijë. Gjithsesi, sado që përmbajtja e librave ishte e larmishme, mënyra e konceptimit, e funksionimit të këtyre shtëpive botuese duket tejet amatoreske, tejet e keq shfaqur, të paktën kundrejt lexuesit shqiptar, që ka dy lek për të blerë ata libra, libra këta që në përgjithësi janë shumë të shtrenjtë për xhepin e shqiptarëve.
Së pari, vetë emrat e shtëpive botuese janë vshtirësisht të kujtueshëm. Kjo për hir të emrave që frymëzojnë amnezi. Për fat të mirë ka dhe nga ato që mbajnë emrin e të madhit Fan Noli apo Gjergj Fishta, gjithsesi dhe aty nuk e di si mund ta masim cilësinë e veprave të botuara. Por është interesante të zbulosh se shumica e universiteteve private kanë ngritur dhe nga një shtëpi botuese. Pa dashje, na lind një pyetje mbi materialet akademike që këto universitete, ende pa traditë, guxojnë të servirin tek studentët e tyre. Çështja nuk është thjesht tek librat që ata u shesin studentëve, por dhe tek cilësia e përmbajtjes apo e përkthimeve të këtyre materialeve akademike, apo të ashtuquajtura të tilla.
Kështu, po t’i marrim me radhë detajet, librat dhe autorët, do të vërejmë më shumë përkthime të autorëve të huaj, shpesh autorë të përkthyer nga përkthyes të ndryshëm. Sigurisht, fillojmë dhe dyshojmë tek cilësia e përkujtimësia dhe të drejtat e autorit. Në fakt, kjo bëhet më e dukshme teksa shohim me shumicë përkthime të autorëve si Daniele Steel, ku për disa shtëpi botuese të tjera ajo quhet Daniel Still. Nuk mungonte dhe Teodor Drajzer me Tragjedinë Amerikane, thua të jen vërtet klasikë këta autorë ?! Nga ana tjetër, At Zef Pllumbin me veprën “Rrno vetëm për me tregue” e gjejmë vetëm tek një shtëpi botuese. Një detaj tjetër tepër interesant ishte prania e fjalorëve të ndrequr apo të përmirësuar të quajtur plot ndershmëri si të tillë. Duke vijuar me fjalorët mos u habisni të mësoni se ne botojmë më shumë fjalorë Anglisht-Anglisht, Italisht-Italisht, e më pak fjalorë Shqip-Shqip. Së dyti duke analizuar librat e përkthyer nga përkthyesit që përkthejnë libra ballkanike nga italishtja apo anglishtja, duket sikur duam ta përqafojmë me zor Evropën Perëndimore. Ndërkohë, po të vijojmë me cilësinë e printimeve, sërish fjala rregull, nuk ka kurrfarë kuptimi. Do vërejmë libra të prerë valë-valë, dhe patjetër, tek ne është krejt normale. Nuk jam kundër librave fetarë, por është e pafalshme që në panaire të tilla të bëhet propagandë agresive fetare, siç është afrimi deri tek hunda për të më falur Dhiatën e Re. Por ajo që i vë kapakun atyre orëve që mund të kalosh tek Panairi i Librit, është se po mbylle sytë qoftë për një moment, mund të mendosh se je në pub, kjo sepse nuk bëhet fjalë thjesht për sfond, por për një volum që do ta kishte zili çdo disko. Po të hysh tek repertori muzikor sërish një repertor muzike pop e rock, pa frikë mund të dëgjoni Shakirën në ditët që kanë mbetur për të vizituar Panairin. Nëse në lokale muzika e lartë mund të jetë nxitëse e konsumimit, nuk besoj se e njëjta gjë ndodh me shitjen e librave. Kuptohet, si për ta mbyllur, dhe vetë spikerja që lajmëronte për promovimet e librave kishte një zë të ashpër e pa kurrfarë emocioni, thua ti se nuk po fliste për libra por për ndonjë produkt banal. Ja dhe një aktivitet amator i radhës. Do vijë koha kur do të shohim pak profesionalizëm?

Monday, October 26, 2009

Pafundësi e kufizuar



Jeta është herë lum

herë rivierë

herë det

herë oqean

por mbi të gjitha është një moment...

një moment i shkurtër..


.. një moment i gjatë..

Thursday, October 15, 2009

Deliri i politikës shqiptare

Nuk kam njohur njeri më punëtor e më të drejtë sesa babai im. E megjithatë më kujtohet kaq mirë periudha e 96-ës ku po lulëzonin piramidat financiare shqiptare, me kujtohet sesi babai im habitej me te afërmit e mi qe ”investonin” tek Xhaverri, Sudja, etj., dhe që pas një muaji merrnin nga 50% deri në 100% të shumës së stivosur në këto pseudo-institucione financiare. Kjo ishte tema e vetme e bisedimeve familjare të afërmit që i thoshin babait:

Po ti pse nuk i ke futur lekët aty, unë dalëngadalë do ble shtëpi, por babai im besonte se ishte vetëm puna ajo që të bën të fitosh para, dhe megjithëse realiteti moral ndaj asaj që quhet relacion punë-para po përmbysej sërish, babai im nuk dorëzohej dhe nuk i fuste paratë në këto gangrena financiare. Por ja që më në fund ose më saktë para fundit të fundit, deliri kishte kaluar caqet dhe të gjithë po ushtronin trysni ndaj babait tim që dhe ai t’i fuste ato pak milionë lekë që kishte në këto “banka”. Më në fund kjo ndodhi, dhe pikërisht besoj se babai im ishte ndër të fundit e mohikanëve të asaj kohe, ishte pikërisht ndër ata që humbën me H të madhe.


Ne fakt, kjo shoqëri e sotme shqiptare, gjatë tranzicionit të pafundmë 20-vjeçar, ka një detaj që e ka shoqëruar në mënyrë konstante. Ky detaj e ka emrin shkrirja mes asaj që quhet vlere dhe antivlerë. Një miksim i çuditshëm, shumë herë më shumë i pakuptueshëm sesa i kuptueshëm, pikërisht sepse ky detaj ka veshur më së miri ata që sot përfshihen në këtë klasë politike. Një makiavelizëm i pafund që duket sikur është lexuar më së miri nga liderët tanë.

Kështu nuk arrij të kuptoj mishmashin e krizës së padeklaruar në PS, kur them të padeklaruar nënkuptoj mënyrën se si funksionon ky institucion politik, kjo sepse ndërkohë që kemi një kod zgjedhor të sugjeruar nga vetë kjo forcë politike ku qartazi shkruhet se mund të kërkohet pavlefshmëria e zgjedhjeve, përkatësisht Neni 160 pika 2,3,4:
2. “Subjektet zgjedhore, brenda 3 ditëve nga shpallja e rezultatit nga KQZ-ja ose, sipas rastit, KZAZ-ja, kanë të drejtë të kërkojnë në KQZ shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në qendra të caktuara votimi.
3. Kërkesa për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve duhet të përmbajë shkaqet ligjore, përshkrimin e rasteve të shkeljeve dhe arsyetimin e detajuar për pasojën e tyre.”

Opozita shqiptare ka zgjedhur bojkotin me arsyetimin e moshapjes së disa kutive të votave të shqiptarëve që mbahen me të padrejtë të hapura të paktën sipas tyre. Por a është bojkoti zgjedhja e duhur, a është ky reagim politik mënyra e duhur për të bërë opozitë? Ajo që është më revoltuese, është se pikërisht kjo parti që pretendon se lufton për votat e shqiptarëve që ato të lexohen, në zgjedhjet për kryetarin e “ri“ të saj, i hodhi poshtë të gjitha këto standarde. Dhe shifra 93% u duk se ishte perdja më e qartë që na lidh me mentalitetin e autarkisë. Me mentalitetin e sistemeve politike më të prapambetura në botë. Jam e sigurt që ky detaj që vetëm i tillë nuk është, në lidhje me demokratizimin e PS-së është vënë re nga shumë, por nuk është ky detaj që më shqetëson aq sa me bën të tillë detaji plotësues, e thënë më qartë mbështetja e verbër që po i japin kësaj praktike figura të njohura të skenës publike shqiptare. Përmend këtu ish-presidentët, përkatësisht Mejdani e Moisiu, e pse jo dhe mbështetja Zapatteriane matanë Mesdheut. Përmend këtu dhe ata që pretendojnë se janë e ardhmja e standardeve të reja në politikën Shqiptare si rasti i G99-ës.
Sërish filozofia e dekorit plotësues mbështetës është bardh e zi. Domethënë meqenëse jemi kundër do të përqafojmë aleatin tonë të tej mëkatues vetëm e vetëm se dhe ai është kundër.
Ky fenomen pseudoidealist që sërish vetëm idealist nuk është, po krijon dy pasoja shumë të thella. E para është se vetë opozita po bëhet qesharake, dhe e dyta është se nuk po bëhet Opozitë, efekti kryesor është se tani pozita mund të hedhë valle, riciklimi i figurave politike që sigurisht nuk duheshin të ishin pjesë e asaj qeverie, tanimë nuk përbën problematikë për PS-në. E mbi të gjitha ndryshimi me politikën e kalbur aq shumë të reklamuar nga PS-ja është bërë pjesë e ekosistemit të vetë kësaj politike të kalbur. Në realitet, përtej së djathtës e të majtës po shkon në një humnerë reale, ku humbësi më i madh do të jetë vetë kjo parti. Në një vend si i yni, ky lloj fenomeni po bëhet traditë dhe aty ku ka traditë negative nuk mund të pritet përparim apo progres. Në fakt, kjo traditë është pikërisht miksimi i çuditshëm që ndërkohë që më lart e quaja një përzierje e vlerave me antivlerat tani po merr formën e pastër e puro të antivlerave. Pasojat e tyre do t’i ndjejmë më shumë te e ardhmja e Shqipërisë edhe pse jo G99-iste!

Sunday, October 11, 2009

lotet


i urrej lotët

sepse më xhveshin

... duan njëri tjetrin

nuk vetfshihen..

kështu duhen tharë

kërkojne miq përballe teje

janë te pamëshirshëm

të bëjnë të dorëzohesh

janë tradhëtarë..

Wednesday, October 7, 2009

Made In Albania


Në këtë mal bombardues nga lajmet pa lajme që na servilen, bëra një dietë le të themi pikërisht nga bombardimet mediatike, jo nuk shkova për pushime, nuk u largova nga Tirana, thjesht TV-ja mbeti i pa ndezur për plot dy javë të tëra dhe mënjanova po ashtu dhe shtypin e shkruar. Nuk e di në ishte hapja e ndonjë universiteti planetar apo galaktik, nuk e di në ishte beteja pa betejë brenda PS-së, sikurse lufta pa luftë jashtë saj, ku shohim bojkote dhe nuk shohim kërkesë pavlefshmërie zgjedhjesh, nuk e di në ishte prania e cinikëve të përjetshëm tek opinionet televizive që filluan të përhapen si kërpudha nga një kanal në tjetrin por di që për plot dy javë të tëra, bëra një test në veten time pikërisht sepse po më dukej se gjithnjë e më shumë pasqyrimi mediatik ishte larg realitetit të përditshëm ku jetojmë.
Por tani pas dy javësh regjimi mediatik, vëmendja ime u përqendrua tek këto të parëndësishmet…tek qesja e plehrave që komshia lë para derës e ku unë ia ndjej erën atyre sa herë që hap derën time, tek ata adoleshentët që qeshin sepse të qëlluan me një kërcell misri pas koke, tek shpejtësia qartësisht mbi 80 km në orë në mes të qytetit, tek dyqanxhesha që i servir para meje një djaloshi të bukur që në fakt ishte në radhë pas meje. Këtu shtoj dhe atë shitësin e mishit në pjesën gjumashe të Bllokut që e ka të varur atë kofshën e mishit në grepin gjigand, e vetë ulet në shkallët e dyqanit, ndërkohë që temperaturat janë akoma rreth 30 gradë. Pikërisht në këto të parëndësishmet bën pjesë dhe ai pseudo artizani që më montoi dollapin e rrobave dhe që për një orë mori 4000 lekë (të reja kuptohet), e që më bëri të mendoja se në fakt ai paguhej shumë herë më mirë se unë që përdor më shumë trurin, e që të nesërmen, po këtij dollapi i ranë menteshat dhe desh pësuam një aksident real në shtëpi. Tek këto të parëndësishmet bën pjesë dhe montimi i kondicionerit i cili sërish kushtoi më shumë së 7000 lekë të reja, fillova të mendoj se mbase duhet të bëj një kurs për teknikë kondicionerësh, eh ashtu pa dashje…sërish po mendoja se në shoqërinë tonë, truri nuk vlen asgjë… Dhe ndërkohë kam parasysh ofertën e fundit të bërë nga alb telekom për më pak së 1000 lekë në muaj për internetin, ata të falin dhe dy muaj ashtu sikurse të falin dhe instalimin, por ja që megjithëse oferta ishte mes 21 dhe 31 tetorit, tani që jemi më 29 dhe do gdhihemi më 30, kam parasysh se megjithëse bëra një kërkesë për nr. fiks më dt. 22, ata të Alb Telekomit akoma nuk janë zgjuar…u pa puna iku dhe kjo ofertë…mbase do më telefonojnë të hënën për ta instaluar atë, por ja që unë nuk do jem më e interesuar.
Por, ndër këto të pa rëndësishmet, bën pjesë dhe fakti që për të tretën herë zhvillova një takim pune më personin e gabuar…për të tretën herë radhazi brenda një periudhë 6 mujorë, personi në postin në fjalë pushohet nga puna. Nuk bëhet fjalë për një biznes të parëndësishëm, përkundrazi pa dashje pyes se si është e mundur që të shkarkohen kaq lehtë nga puna këta punonjës…tek ajo zonja në rrugë që vijon të më bekojë duke pritur t’i fal ndonjë monedhë por që më mallkon sapo kaloj hapësirën 20 cm.
Sërish tek këto të parëndësishmet futet dhe faqja zyrtare e MOI (Ministrisë Brendshme) që është akoma nën ndërtim, natyrshëm më kujtohet Luigji i 14-të dhe dekorimet a la baroque virtuale që ministri i ri i brendshëm mbase ka ndërmend të bëjë, ndërkohë sondazhi i javës tek dritarja e ministrisë se Integrimit është nëse mendoni se presidenca suedeze do ta shqyrtojë brenda këtij viti kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE? Dhe opsionet janë: Po, jo dhe nuk e di?! Kërkoj të mendoj kush mund të jetë hartuesi i një sondazhi të tillë, mos vallë ministria e Integrimit e pret përgjigjen nga ne?

Tek këto të parëndësishmet bën pjesë dhe faqja zyrtare e Bankës së Shqipërisë që në adresarin e saj të zyrave qendrore të bankave në Shqipëri ka mbi 30 për qind të adresave të pasakta. Tek këto të parëndësishmet futet dhe faqja zyrtare e Bashkisë së Tiranës ku për të bërë një kërkesë online lexon « mbimri» e jo mbiemri lë mënjanë vetë hartën ë Tiranës që ka mbi 10 vjet që nuk është rifreskuar. Tek këto të parëndësishmet bëjnë pjesë dhe pushuesit që erdhën të lodhur nga pushimet të cilët gati gati sa filluan të më bëjnë të kem mëshirë për ta. Për fat të keq, të gjitha këto detaje sot klasifikohen të parëndësishme por pikërisht ky cilësim i tillë e ka emrin Made in Albania.
Tirana Observer 6/10/2009

Wednesday, September 30, 2009

Amatorizmakademizmi


Ne pritje te universitetit kozmik ne Shqiperi po kenaqemi me ate Planetar, UFO, Kristal, etj etj. Duke dale krejtesisht jasht asaj ane qe tashme eshte komentuar pafund, me te drejte dhe kjo, dua te kap nje ane tjeter, pikerisht mungesen totale te marketingut me sakte vizionit qofte dhe zgjedhjen e emrave te ketyre universiteteve. Konkretisht gara per te dhene nje emer sa me te madh po i ben emertimet e ketyre universiteteve me shume se qesharake. Maratona per te vene emrin me te shkelqyer me te madherishem behet njeherazi nje gare krejtesisht amatoreske per ata qe duan te nxjerrin liderat e se ardhmes apo biznesmenet avangardiste.
Marrim emrin Kristal dhe kristalizimii i se ardhmes, çfare nocioni akademik fshihet pas ketij emertimi? Çfare historie ? Çfare simbolizon ? Meç kritere eshte zgjedhur ky emer ? Me gjithe respektin per keta akademike qe tanime po punojne njeherazi ne disa universitete nga njeri universitet i emertuar kaq çuditshem tek tjetri serish gjej vend te them se pikerisht ne keto univ peshku duket se qelbet nga koka. Patjeter ketu verejme nje mungese te thelle profesiobalizmi, nje mungese te thelle mendimi apo reflektimi pikerisht nga biznesmenet e ketyre universiteteve perkatese.Ne fakt nese ndonjeri nga keta univ do te nxirrte studente marketingu do ishte shume interesante te mesoje se keta jane punesuar diku. Kjo per vete faktin se ky lloj profesioni nuk futet shume nen ombrellen epuneve qe mund te gjinden me te njohur siq ndodh rendom ne vendin tone, vecanerisht ne administraten shteterore te tejngjyrosur.
UFO si emer me ka bere gjithnje per te qeshur. Nuk e kam kuptuar se me ç'llogjike ne bote mr gjithe kombinimet e mundshme te inicialeve te menduara nga vete biznesmeni ne fjale serish nga pikpamja e marketingut kombinimi nderkombetarisht i njohur i ketyre tre germave te ben te mendosh per alienet apo objektet fluturuese te paidentifikuara. Te rrezikosh me emra te tille ne nje vend tjeter Europian do te thoshte mbase falimentim i parashikuar por patjeter qe ne vendin e paradokseve nuk ndodh keshtu.
Por universiteti qe me ka habitur ishte universiteti Planetar, po mundohesha te futem nen lekuren e atij qe e ka menduar kete emer dhe sado qe mendohem pervec asaj manise siperfaqesore qe zgjedh pikerisht emra te shkelqyeshem e pa permbajtje nuk gjeta tjeter. Keshtu pra ne Shqiperi mund te studiosh dhe pse jo te gjesh pune ne Hene .. ndryshe nuk do e kuptoja nje emertim te tille.

Monday, September 7, 2009

Pershtypje pushimesh nga nje vogelushe



Autore : Kejsi
Mosha 9 vjec per 10 (pas dy vitesh 11 per 12)

Pushimet 2009

Ne Radhime ne ja kaluam shume mire.
Ne hyrjen ku ishim ne ishte shume bukur dhe secila nga une tezja dhe mami benim nga nje pune.
Ne Radhime ne zume disa shoke shume te mire.Me pas daja na çoi ne Dhermi qe ne u kenaqem shume.
Ne Dhermi ne njohem nje greke e cila kishte nje familjeqe fliste shqip. Aty ne u kenqaem shume por ne dreke ne shkuam ne nje lokal ne Dhermi. Ne ate lokal ne pame harten e shqiperis te ndar ne gjysem, aty ne u deshperuam shume dhe nga inati e grisem dhe u larguam. Por pikerisht aty ne pame nje lope e cila kishte nje qese ne koke
Me pas ne kaluam ne nje tjeter lokal ne Dhermi. Ne ate lokal ne pame qe kishte uje dhe daja u hodh ne uje.
Une kishe naten nje yll i cili me ndiqte gjithmonenaten dhe Ida mendonte se ai doishte fatsjelles.

Ne radhime mami notoi shume. Uji ishte kristal dhe ne na pelqeu. Nje nate ndodhi nje fortune dhe ida nga frika e ndonje termeti u la shpejt dhe na mori dy peshqire.Domethene ne u kenaqem . Do me marre malli shume.

Tuesday, September 1, 2009

Nena ime..


Ne fakt eshte e çuditshme kur e mendon se ne fakt ti gjithmone e therret mami ..asnjehere nuk me ka qelluar ta therras nene por besoj se gjuha eshte me shume instiktive se llogjike. E shoh dhe keto jave te fundit para se te riniset per ne New York.. mundohem te ndalohem tek fytyra e saj pasi e di se per 6 muaj te tjere nuk do e shoh .. ne fakt mundohem ta verej me ngulm ne momente ku ajo nuk me sheh duke genjyer veten se ne fakt keshtu rikuperoj plot 6 muaj per kohen qe ajo nuk do te jete ketu. Ne te vertete jam e sigurt se duke i menduar praktikisht si te perjetshem njerezit qe duam nuk i shohim asnjehere aq sa duhet dhe ata nje dite largohen nga jeta duke na bere te mendojme ah sikur ta shihja dhe njehere .. ah sikur te flisja me te dhe njehere ah sikur ta perqafoja.. ah sikur ah sikur ah sikur .. E megjithate duke qene e vetedijshme se nuk mund te jem plotesisht e vetedijshme per momentet qe kaloj me njerezit qe dua, kerkoj me ngulm te marr hak per keto 6 muaj..
Por eshte shume e veshtire ti kap keto momente pasi ajo me veshtron tere kohes kur jam ne shtepi pervec rastit kur po gatuan dicka. Verej se ne fakt se po e pa qe po e shoh me shikon dhe ajo me me shume ngulm dhe une e di se kur shikimet tona takohen ka shume fjale qe megjithese nuk degjohen bertasin, dhe un pikerisht ne momente te tilla e mbyll biseden e heshtur dhe gjej nje teme per te diskutuar nje teme krejtesisht larg mendimeve qe ajo po bertiste pa folur. E pyes nese sot e ka bere vrapin tek liqeni (si cdo dite) dhe ajo me thote po. Ne fakt me duket se ajo me veshtron me shume se sa une ate.. ç do dite kur dal nga shtepia e di se duhet te kthej koken pasi ajo po me shikon nga ballkoni dhe un duhet te kthehem e ti bej nje shenje me dore, buzeqesh dhe i bej shenje, njekohesisht e di se aty ku kthehem une dhe klientet e kafeteries poshte pallatit do te kthejne koken per te pare ke pershendes. Por mua nuk me intereson fare, megjithese duket si nje veprim feminor . Tani qe mendohem kur isha femije ishte babi ai qe dilte dhe nderkohe me thoshte ‘ vemendjen tek mesuesja me babin’. Padashje, tani qe ai nuk eshte me, besoj se babi dhe mami nuk kishin role te ndara ndaj nesh ne fakt besoj se ngjanin shume me njeri tjetrin. Ajo qe me prek me shume tek mami im eshte ndjeshmeria e saj .. ajo do te marre nje veshtrim thuajse lotues nese degjon per suksese, dhe serish lotues nese mendon se jam e merzitur. Por ajo qe me ben te merzitem eshte ai shikimi I thelle e i heshtur nderkohe qe ajo ka filluar te kete rrudhat e para te theksuara, eshte ai shikimi perendues I cili me ben te mos permbahem e te rrezikoj te dukem e merzitur duke i dhene trishtim zyrtar dhe mamit tim. Por jo, e shikoj dhe permbahem, i them sa e bukur qe eshte pasi eshte vertet e bukur dhe kontrolloj panoramen e shikimeve qe flasin. I bej qejfin duke u veshur me fustanin qe ajo me keshillon dhe shoh se syte e saj shkelqejne .. serish paksa te lotuar paksa te gezuar . Pergatis kafete dhe dalim ne verande duke e ditur se sa i pa çmuar eshte ky moment per ne . Ne te vertete eshte e vetmja arsye ku guxoj te vonohem per ne pune dhe nuk ndihem fajtore. Eshte si nje nga ato ritualet qe nuk e kane privilegjin te jene rituale te gjithe vitit. Por shikoj se sa me shume kalon koha aq me shume rritet ndjeshmeria e saj ndaj meje dhe po ashtu aq me shume rritet dhembshuria ime ndaj saj.

Saturday, August 22, 2009

Kozmopolitanizem perjashtues


Kur nje miku im i huaj erdhi per here te pare ne Tirane po kerkonte me ngulm nje ambient shqiptar, me produkte shqiptare, me emra shqiptar, por pas nje jave ne Shqiperi pershtypjet e tij ishin ato te nje vendi kultura e te cilit ishte tretur ne duke imituar e kulturat e tjera Europiane. Domethene me se shumti verejti kuzhine italiane, lokale me birra gjermane etj. Njekohesisht per nje moment pretendoi se shqipja ishte nje variacion i italishtes meqenese kishte arritur te lexonte menune pseudo shqiptare te nje restoranti.
Emrat e lokaleve, restoranteve, palestrave, apo emertimet e shume bizneseve te tjera ne gjuhe te huaj u be kohe qe nuk me bejne me pershtypje ne vendin tim.. Por ajo qe me ben pershtypje akoma me te theksuar eshte fakti se dhe produktet lokale jo vetem qe nuk privilegjohen por dhe mund te themi pa frike perjashtohen nga keto lloj adresash.
Konkretisht a vuan konsumatori shqiptar per mungesen e ujit te mineralizuar ? A nuk ekziston uji i Tepelenes, i Qafshtames etj, etj etj.. Per cilen arsye ne bote na imponohet uji Pana ??Po te flasim per boten e restoranteve duket sikur nuk ka kuzhine shqiptare por le te marrim nje produkt tjeter si psh birra. Per cilen arsye ne bote duhe te degjojme recitimet e kamariereve tek numerojne ne keto adresa birrat gjermane, italiane apo te tjera dhe nder to per nje moment te duket se flet gjuhe te huaj. Nese i kerkojme nje birre lokale si psh birra Tirana apo Stela apo Korca te thote pa u ndjere aspak keq qe nuk ka. Eshte per tu theksuar fakti se keto produkte menjanohen vecanerisht nga adresa te cilesuara ne mode, adresa te cilesuara chic" adresa keto qe frekuentohen vecanerisht nga ata pak te huaj apo turiste qe vizitojne vendin tone.
Ne qe injorojme kulturen tone, qe kemi injoruar historine tone duke fshire qellimshem shume faqe prej saj, po vijojme te injorojme vetveten tashme jo vetem ne etiketa por dhe ne permbajtje. Nderkohe qe nuk po shkruaj per konsumatorin patriotik po shkruaj thjesht per konsumatorin qe nuk deshiron ti perjashtohet produkti lokal te pakten ne ato pak dimensione cilesore qe ai egziston. Nga ana tjeter nese ne keto adresa qellimi eshte ti bejne konsumatoret e tyre sikur te mos ndjehen ne Shqiperi eshte njesoj sikurse te duan ti bejne te mos ndjehen ne kete realitet. Dhe nese eshte keshtu kjo tregon inferioritetin e tejskajshem qe ka pllakosur kete shoqeri konsumeriste e tregtare shqiptare.
A.Karakushi
22/08/09 shkruar per Tirana Observer

Friday, July 24, 2009

Zgjedhjet virtuale


Janë komentuar shumë këto zgjedhje dhe sërish mes komentimeve nuk u mor vesh se çfarë ndodhi. Kaluam disa faza tejet te çuditshme dhe kaotike. Përkatësisht: fushata elektorale, fushata zgjedhore, pse jo dhe fushata e rezultateve si dhe fushata e komentimit te rezultateve ku si përfundim lexojmë një përzierje te çuditshme që nuk ka as shije e as formë që duket sikur nuk është as blu e as roze e që mbi të gjitha po bën që votuesit shqiptare të mos kuptojne ç’po ndodh.
Fushata elektorale u bë në mënyrën më të pakuptueshme pasi nuk pamë programe që të konkuronin njera tjetren, më saktë nuk pamë asgjë perveç sharjeve reciproke mes aktorëve kryesor dhe nje hije te LSi-stave të cilët sikur ndryshonin me dy gjigantët. Vetë kryefjala e fjalorit elektoral që do kujtojmë është fjala rrugë. Këto programe të paprogramuara dëshmuan qartazi se asnjëri nga këta aktore politikë nuk do te fliste për pensionet që do te rriteshin pikërisht sepse numri i te pensionistëve do te ulej sic është ulur për hir të informalitetit të tejskajshëm që ekziston në tregun e punës. këto programe të paprogramuara sërish nuk e vunë pabarazinë gjinore në programet e tyre megjithë makijazhin artificial të 30% qe rezultoi më pak se 15% dhe kjo për hir të kerkesave të BE-së, e aspak sepse kishte nje vullnet të tillë. Keto programe të pa-programuara nuk u morën vesh se ç’ përmbajnë pikërisht sepse nuk flasin për fëmijët e rrugëve sepse nuk flasin për minoritetet sociale (me nje perjashtim segmentar e të padukshëm te G99), këto programe të paprogramuara harruan totalisht jo vetem ekologjine por vete ndotjen direkte si pasojë e mungesës së politikave efikase për administratat lokale dhe mbi të gjitha për mea-kulpa(n) reciproke që mbajne në kurriz këto dy kampe njëri me anë të betonizimeve, dhe tjetri me anë të guroreve.. Së fundi këto programe të paprogramuara u shoqëruan me artificialitetin e vete formës së fushatave elektorale të cilat u zhvilluan ne formën e koncerteve të këngëtarëve VIPa, larg komunikimit real të liderave të tyre me masat pikërisht sepse mungonte programi me fjalën strukturë, me fjalën përmirësim te politikave te ndjekura nga tjetri, me fjalën alternative e mbi të gjitha me premtime jo stratosferike ashtu sikurse u bëmë dëshmitarë të produkteve tërësisht mediatike të politikës te cilët ndërkohe që flasin për varfërine vishen me Giorgio Armani.

Fushata zgjedhore megjithëse në dukje e qetë të paktën nga vete shqiptarët që votuan u shoqërua sërish me votime familjare aspekt ky që të kujtonte dhe njëhere se në fakt përtej analfabetizmit të moshës se tretë ekziston imponimi i kryefamiljarit ndaj bashkshortes.
Ndërkohe si për te plotësuar kulmin e një sage tashmë te njohur që mban emrin zgjedhje alla shqiptarce procesi i numërimit të votave tregoi se në fakt masat janë shumë më të qytetëruara se vete klasa politike. Pamë karrike që fluturonin, vërejtëm shifra që nuk lexoheshin, pamë komisionerë që nuk dinë ç’ është një skaner, siç pamë nga ata që dorëhiqeshin nga lodhja, pamë një KQZ që kishte vënë objektiva ireale përsa i përket 24 orëshit. Dhe verejtem sërish tone agresive nga këta politikanë ku nuk mungoi dhe shprehja" Do ti mbrojmë këto vota me gjak" . Kjo fushate zgjedhore tregoi se administrata publike nuk është publike se ajo është tërësisht politike ku zyrtarisht, e ku funksionalisht. Kështu u vërejt qartë se në fakt përpara se të kalohej në zgjedhje vetë shqiptarët nuk e kishin kuptuar këtë sistem të ri zgjedhor dhe kjo jo për faj të tyre por për faj të vetë legalizimit në pronë private të të dy kampeve të cilët panë se vetë militantët e tyre nuk e kishin kuptuar atë, duke festuar para kohe apo duke festuar pas kohe kjo sepse PS kishte marrë nr më të madh të votave në rang kombëtar. Mbi të gjitha partitë e vogla te koalicioneve të mëdha treguan më së miri se dhe ato vete nuk e kishin kuptuar këtë sistem të ri zgjedhor dhe kjo u tregua qartë me akuzat që PBDNJ beri ndaj PS ashtu si akuzat që PR bëri ndaj PD.

Por çudia më e madhe e zgjedhjeve alla shqiptarce është shpikja e fushatës së komentimit të rezultateve, në të njëjtën formë siç interpretojne politikisht raportet e ndërkombëtarëve. Fitorja pa fitore, dhe humbja pa humbje, është detaji më i spikatur. Beteja vijon ndërkohe që ne një media vizive lexojmë se fitoi PS dhe në tjetrën lexojmë se fitoi PD. Në fakt më duket më e besueshme të themi se këto zgjedhje i fitoi LSI mbase sepse asnjë kanal nuk e thote. Sigurisht jam e sigurt se vete PS është penduar për këtë sistem të ri zgjedhor ashtu sikurse PD eështë e lumtur që ishte PS që e propozoi. Ndërkohe presim akoma që KQZ të shpalle fituesin të pakten ndërkombëtarët po e kërkojnë këtë tëfundit zyrtarisht. Por ajo që është e sigurt është se sido që të lëvizin shifrat rezultati do të jetë po ai: pa formë e pa ngjyrë ashtu sikurse u anonçua nga vetë këta aktorë politikë në hapjet e fushatave përkatëse. Kjo pasi ata ngjasojnë aq shume sa një rezultat ndryshe nga ky që perceptohet, të paktën nuk ishte i mundur.
A.Karakushi
Tirana Observer 24/07/2009

Sunday, June 28, 2009

Sepse sot ka me shume rendesi se si VOTON!


Te dashur shtetas Shqiptare qe me 28 Qershor do te keni mundesine e votimit, mundesine e e shprehjes se vullnetit tuaj te lire, te jeni te sigurt se pavaresisht faktit kush do fitoje apo humbase nga trupat politike nese standarti i zgjedhjeve prishet humbesit e vertete do te jemi ne, ne Populli Shqiptar!
Mos u beni vegla te partive e as mos u frikesoni nga militantet e tyre! Mos harroni se partite politike aq sa jane te ndryshme aq jane dhe te ngjashme me njera tjetren, politikanet do te vijojne te kene te drejten e qarkullimit ne Bashkimin Europian, pavaresisht rezultatit ne pozite apo opozite, do te jemi ne, e ardhmja jone, imazhi yne qe do te cenohet nese keto zgjedhje nuk zhvillohen ne qetesi. Do te jemi ne qe do paguajme epshet e dashurise per pushtet te kesaj klase politike qe deri tani ka deshmuar vetem papjekuri!
Le te tregojme se ne fakt shoqeria shqiptare qendron me lart se keta politikane, le te deshmojme se ne meritojme me shume dinjitet, le te deshmojme se ne fakt ne jemi trashegimtaret e nje kulture paqesore e jo konfliktuale.
Le te injorojme çdo lloj apeli per dhune qe mund te dali nga cilado oratori partiake! Le te deshmojme se ne fakt ne meritojme me shume se ajo qe na eshte ofruar deri tani, le te deshmojme qe mohimet dhe sakrificat qe ka bere kjo dinasti e paepur ndaj pushtetit mbi popullin duhet te marre fund!
Per kete dite zgjedhjesh, qe edhe te perfytyruarit tane ne kuvend te mos na felliqin perpara nderkombetareve, le te urojme per zgjedhje pa karrige kokes, sepse ne kete dite "Me shume rendesi ka se si voton se sa ke voton"!
Alida Karakushi & Eljan Tanini

Thursday, June 18, 2009

Tragjikomedi biografike


Njehere e nje kohe me sakte te themi deri para 20 vjeteve biografia shihej ne lupe, shkonte deri aty sa e drejta e shkollimit mvarej nese prindi yt apo xhaxhai yt, apo kushuriri yt apo kushurira e kushuririt tend nuk kishte kaluar ndonje kufi, nuk kishte share domatet e kalbura, nuk kishte degjuar muzike te huaj, nuk kishte bere lutje ndaj zotite sa e sa nuke te tjera qe une femija fare e vogel deri ne 1988 akoma mbaj mend pickimin e shoqeve te mija te vogla “ai e ka babain antikomunist”...
Shkonte deri aty sa ne varesi te ‘demit’ ndaj komunizmit ti mund te persekutoheshe dhe persekutimi ishte nje nder mjetet me efikase te regjimit te atehershem, ishte trashegimia me zyrtare e cila nuk te shqitej kurre por te shoqeronte qe nga lindja e deri ne vdekje.
Sot 20 vjet me vone jetojme ne nje epoke ku mendojme se ne fakt jemi te lire, se ne fakt biografia nuk ka me rendesi, por ne realitet nuk eshte keshtu. insinuatat, emertimet ndaj Ditmir Bushatit tregojne dhe njehere se nuk eshte keshtu. Saga e biografive vazhdon, vazhdon dhe kur D. Bushati quhet pinjolli i komunisteve vazhdon dhe kur anti pinjollet dhe pseudo demokratet shfryjne vrerin ndaj ketyre kundershtareve me te njejtin percmim si shume vite me pare kur merreshin vendimet nga gjyqet famekeqe te komunizmit. Thjesht, tashme nuk behet fjale per te njejten forme e te njejtat denime.. tani me duket se eshte fraza: Ti i biri/ e mbesa/ nipi i ish sekretarit te Partise nuk do te kesh te drejten te futesh ne pushtet edhe sikur te jesh me i pergatituri apo me i zgjuari pasi ke damken e komunizmit te trasheguar nga babai yt.
Nje pyetje per te gjithe keta zoterinj te nderuar... me thoni nese ne edukojme te kaluaren apo e kaluara na edukon neve? Ai qe pretendon te kete monopolin e te drejtes, monopolin e fjales, monopolin e te ardhmes nuk duhet te harroje se fjala monopol eshte e lidhur ngushte me diktaturen qe pretendojme se lame pas. Si perfundim duhet pranuar se komunizmi eshte menyre e te menduarit dhe nese si e tille nuk ndryshon ne fakt kundershtare kemi vetveten.
A.Karakushi
T. Observer 18 Qershor 2009

Wednesday, June 10, 2009

Censure ne kohet moderne !


Nuk me pelqen te dergoj mesazhe spam pasi un vete i fshij dhe shume here nuk i lexoj fare, por besoj se te gjithe duhet te indinjohemi ndaj censures qe po ushtrohet kaq HAPUR ndaj medias!

Rasti i fundit i cili padyshim pas shume vitesh do te hyje ne historine e censurimit ndaj medias, do te hyje ne ato faqet e zymta te historise sone ne lidhje me fjalen e lire, do te hyje si shembull se si censurohet media ne librat akademike te gazetarise, do te hyje mbass si nje nder si rastet me flagrante se si po torturohet, po rrihet, po doktorohet fjala e lire!!!

Ja pra rasti me i fresket eshte rasti Bushati dhe "Zone e ndaluar", ironia eshte se keshtu u be vertet Zone e ndaluar ne epoken e Informacionit sikurse eshte quajtur shekulli i 21!!
Po, te nderuar lexues ne fakt, te tre keto profile qe Z.Bushati do te komentonte ne emisionin e tij te fundit qe nuk u lejua te shfaqej jane simbol i " aristokracise" qe nuk duhet te preket !

Padyshim qe eshte larg te qenit rasti i vetem, gjithsesi eshte rasti i cili therret ndergjegjen e te gjithe neve se ne fakt po jetojme ne nje pseudo demokraci! jetojme ne vendin ku dosjet do rrine te mbyllura kushedi se per sa kohe akoma, jetojme ne vendin ku censura eshte bere nje "must" dhe per ata te" fis-shem" qe gjasme kane qellime te mira! Jetojme ne vendin ku ujqerit jane veshur me lekure deleje dhe ata qe ishin dje jane po sot ne mos me ane te gjenealogjise se tyre ne pushtet-et, jane serish ketu sepse me ane te funksionimit te tyre simbolizojne serish ate te kaluar ku kete komb e kishin futur ne vdekje klinike!

Perse ky mesazh .. mbase thjesht per te thene dicka qe nuk na lejojne ta themi ndryshe, mbase per te thene dicka qe te gjithe e jetojme por nuk e shprehim dot, mbase per te zgjuar sadopak reagime ne mendimet tuaja per ato qe na servirin ne media dhe ato qe duhet te na servirnin!

Censura ndaj medias eshte censure ndaj gjithsecilit prej nesh!

Thursday, May 28, 2009

Pyetje pa pergjigje

Kaluan shume jave dhe sado te bombarduar te jemi nga I ashtuquajturi informacion qe pervetesohet nga debatet politike ne media nuk e di se ç ka nder mend te beje PS po fitoi zgjedhjet dhe ç’ka ndermend te beje PD po I fitoi ato! E thene me qarte debatet e tilla fitohen nga ai/ajo qe bertet me shume. Ne rastin konkret a e dini se ne fakt gazetaret nuk kane te drejte te piketojne X apo Y personalitet te njeres apo tjetres parti per debatet e tyre? Jane zedhenesit perkates te ketyre Musketiereve qe vendosin.. rasti me i fundit nderkohe qe nje gazetar i nje kanail u kerkoi X personalitet meqenese eshte ekspert ne ekonomi psh, zedhenesja i tha qe jo se ai eshte shume i urte Pra e thene troc nuk di te bertase!!Nga ana tjeter duket se dhe vete mediave nuk iu intereson te qartesojne publikun.. ne serine e fundit te Opinion u duk qarte se ‘lufta ‘ ishte nje detyrim .
Nje tjeter karakteristike qe po e shoqeron kete maskarade mediatike eshte vete UNI i shume politikaneve, arroganca, tribalizmi i tipit un jam krenar per fshatin/qytetin/ katunin/ lagjen..serish ky informacion i pervetesuar nga mediat qe ringjall krahinizmin, dhe mbi te gjitha papjekurine politike te ketyre perfaqesuesve te “denje” .
Nje tjeter detaj po aq i rendesishem eshte servilizmi frenetik ndaj liderave te ketyre partive per pak sa do fillojne te zene be ne emer te Berishes apo te Rames, servilizem hipokrit, qe shoqerohet me pankartat e atyre adoleshenteve qe duartrokasin vende e pa vend ne shfaqjet e ketyre forcave politike. Mos harrojme ketu te dorehequrit de jure por jo de fakto te ish kryetarit te PS, si dhe pretendimi i PS aktuale se nje veprim i tille i kishte bere krenar per standartin qe kishin arritur..a do mund te krenohen me me kete te ashtuquajtur standart ne kohen kur ish kryetari i tyre beri nje sulm te cilin as vete PD nuk mund ta kishte bere kaq te ashper ndaj tyre pikerisht nepermjet medias. Dhe ja ku bien makijazhet dhe artificialitetet e standarteve te arritura e te pretenduara.
Me pak se nje muaj larg zgjedhjeve kthetrat e politikes i kane marre frymen medias shqiptare duke i kthyer de fakto ne zedhenese te tyre. Kjo shprehet me pyetjet pa pergjigje, kjo shprehet me lidhjet direkte ku jepet 100% e konferences dhe kjo behet ne reduktim te emisioneve qe keto media kane normalisht. Kjo shprehet me zhurmat akustike te krijuara qellimshem nga perfaqesuesit e ketyre partive ne debatet politike, kjo shprehet me parate e shumta qe marrin nga reklamat perkatese te ketyre forcave keto media, dhe se fundi kjo shprehet nga renia ne mase e interesit ndaj politikes i nje pjese te madhe te shqiptareve qe ndonese ne Shqiperi frekuentojne vetem mediat e huaja,perkatesisht : italiane, greke apo anglosaksone qofshin ato. Ne fakt me thoni ne cilin plazh do ndodheni me 28 Qershor ?? !

Tirana Observer 28 Maj 2009

Saturday, May 16, 2009

Pronaret e heshtur te Lanës





Kaluan më shumë se 3 javë që ky imazh nuk më hiqet nga mendja, kaluan më shumë se 3 javë që të gjithë temat e tjera të nisura kanë mbetur përgjysmë pikërisht si pasojë e këtij përqendrimi në këtë foto, ka shumë paragrafe nga temat e tjera që nisa qe u ngurtësuan dhe që nuk mund të vijonin pikërisht për shkak të kësaj fotoje.. nuk më bën përshtypje as ajo makina blu, as agjensia e sigurimit që qëndron e rrjeshtuar me autoshkollat, por më bën përshtypje kjo kullë që qëndron si ai simboli me i vërtetë, e më sfidues i një shoqërie të tërë që pretendon se jeton në sistemin e një demokracie funksionale, dhe sërish nuk është thjesht kulla që më bën përshtypje e që më ka bllokuar mendimet prej më shumë se 3 javësh, por është kjo afishe e kësaj banke mbi këtë kullë, mbi këtë ndërtesë të pashpirtë e cila ka vete burgosur de fakto disa jetë. Por, që në fakt simbolizon jetët e më shumë se 300 fëmijëve që sot janë viktima të gjakmarrjes. Pyes veten nëse vetë ata të burgosur në ate kullë, vetë ata të mjerë e dinë se janë të veshur nga kjo reklamë, guxoj të mendoj mos vallë vete banka po u paguan dicka, apo po i mëshiron per gjëndjen e tyre.
Sa përgjegjës jemi ne për këtë “ vepër kontemporane” në mes të Tiranës.. Nga njëra anë duhet të përgëzojmë zemërgjerësine e kryebashkiakut që nuk e prishi atë kulle, apo mbase ta gjykojme atë që nuk u gjeti një vend tjeter te strehohen. Shumë drejt, mbase nuk duhej që kryebashkiaku ti levizte ata njerëz gjysmë gjallë e gjysmë vdekur. Shumë drejt, mbase do të ishte nje makiazh vulgar heqja e tyre nga arkitektura shqiptare por që të jem e sinqertë, në të vertetë nuk është një kullë është një ndërtesë gri, po po gri, një ndërtesë që nga vetë mosngjyrosësia e saj shpreh se nuk është as e bardhë e as e zeze, shpreh se aty ka të gjallë të vdekur, Akoma më grushtues është detaji se tani që ata janë zotëruesit e vetëm të Lanës, vete kjo ndërtesë e përshtatur në pjerrësinë e anëve të lumit kanal duket se përshtatet më gjendjen e tyre, po janë në buzë të lumit që rrjedh e që kur bie shi ka rrezik të përmbyten, e në mos kështu do të vishen nga lagështia. Juve dhe mua që kalojmë atypari, na bëhet nje ftesë nga kjo ndërtesë.. paratë tona ne kete bankë
por ja që nuk po bej dot lidhjen e reklames, nuk arrij të kuptoj se në ç’pike izolimi mund të përfaqësohet nga banka, apo mbase banka tregon se në ketë mënyre i ruan mire paratë e klientëve të saj!I ruan kaq mirë sa cmund të vetë ruhen ata që janë në gjak!!

Tirana Observer 16 Maj 2009

Tuesday, May 5, 2009

1Maji qe duhet te "denohet"...

U bënë kaq shumë kritika nga media shqiptarë se si 1 maji në vend që të përdoret për tu protestuar sërish u festua. U ironizua sërish në këtë temë kaq shumë saqë tani e prapa do të na duhet të pyesim snobët e medias se kur do të duhet të festohet e kur jo! Në fund të fundit nuk arrij të kuptoj se përse duhet dhe ne shqiptarët të kopjojmë si këta të formatuarit aktorë të medias që nuk hezitojnë të kopjojnë me emisionët e tyre formatet e medias italianë apo amerikane. Përse duhet që ne të protestojmë 1 Majin me një maj ? Mos vallë ne nuk kemi 1 Maje të tjere shumë të rëndësishëm në historinë shqiptarë për ti përdorur në formë protestash? A nuk është kjo ditë një ditë që përcakton protestën e një klase punëtore që kërkonte kushte më të mira pune? Më thoni ç ‘kuptim do të kishte protesta fallco kur në Shqipëri do të duhej të protestonim thjeshtë për të protestuar? A nuk do të ishte fallco të protestonim kur piksëpari duhet të dinim përse të protestonim? A nuk është fallco të protestojmë kur sindikatat janë krejtësisht të padukshme? A nuk është fallco të protestohet kur jemi kaq të vetëdijshëm se papunësia po na mbyt dhe se duhet të kemi punë në mënyrë që të krijohet një ndërgjegje për kushtet e saj!?A nuk është fallco të protestohet kur në kushtet aktuale fjala kontratë pune gjen renditje vetëm në sektorin e administratës publike? Kur vetë në institucionet e shumë mediave private shumë nga kameramanët, dhe punonjësit e tyre nuk janë të siguruar? A nuk është ironike të protestohet në një kohë kur ndërgjegja për kushtet e punës ndodhet në një fazë kaq embrionale? A nuk mendoni se 1 maji shqiptar duhet të ishte ai 1 maji kur ajo vajza 17 vjecare u aksidentua dhe vdiq në fabrikën e këpucëve? A nuk mendoni së 1 maji shqiptar duhet të ishte përvjetori/ët e vdekjës së më shumë se 15 minatorëve në Bulqizë? A nuk mendoni se 1 maji Shqiptar duhej të ishtë evidentimi se shumë mekanikë të ish Uzinës së Bakrit në Kukës vdiqën nga format më të rralla të kancerit pikërisht sepse kushtet e tyre të punës lejuan që kjo të ndodhte. A nuk mendoni së 1maji në Shqipëri si në shumë vende ish-komuniste është bërë pjesë e identitetit, dhe sado të «westernarizohemi» një antropolog do të kundërshtontë mendimet tuaja? Kështu pra ti imponosh dikuj të bëhesh bjond kur është brun, është dicka që ndodh lehtë në media por jo në identitetin e një kombi. Besoj se media Shqiptare ka plot 1 Maje që duhet të katalizojë dhe se misioni i saj duhet të kryhet në përmbajtje e jo thjeshtë në formën e gatshme të ofruar nga kolegët e tyre. Besoj se media Shqiptare duhet të fillojë të rebelohet vetë ndaj pronarëve që ka dhe që në vend të një dite pushimi në javë që u jep punonjësve të saj tu japë atyre 2, duhet të fillojë që punonjësve të saj tu paguajë më kohë të plotë pushimet 2 apo 3 javore që duhet të kenë në vit, duhet të fillojë të paguajë më 200% orët shtesë, duhet të çngjyroset nga pronësia partiake dhe tu japë punonjësve të saj dinjitetin e të qenit gazetar, apo kryeredaktor. Dhe nëse jo pikërisht këto stafe gazetarësh, redaktorësh, artistësh, kritikësh apo opinionistësh të organizohen të gjithë së bashku e të na japin mësim se si protestohet, pse jo le të zgjedhin 1 majin e ardhshëm. Në këtë mënyrë do të kënë arritur qëllimin e tyre dhe do të mund të deklarojnë hapur së tashmë me 1 Maj duhet të protestohet!

Tirana Observer
5 Maj 2009

Tuesday, March 31, 2009

Perse te votoj ?

Thashetheme apo të vërteta
Nano i shiti PSnë Ramës për 150 milion€
Për tu aprovuar si anëtar në KLD nje kandidat duhet të paguajë një shumë rej 10 000€ çdo anëtari
Për tu futur ne magjistraturë 60 000€
Takimi i nje delegacioni investitoresh nga Turqia me një ndër këshilltarët e kryeministrit dështoi pikërisht pasi ky I fundit I tha qartë shprehjen: Po përqindja ime në këte marrëveshje ?”
Sikur këto shprehje ti kisha dëgjuar padashje në rrugë mbase nuk do më bënin përshtypje, por fakti që i dëgjova pikërisht nga njerez qe janë miqtë e mij më të ngushtë më bën të dyshoj në çdo fjalë që del nga politikanët tanë ata që ishin , ata që janë dhe ata që do vijnë ..Jo mw larg se mbrwmw dwgjoj A.Daden dhe S.Olldashin tek shprehen mos më ngacmo se tek kjo çështje ( Delijorgji) dhe ju keni gabimet tuajat ..
Kam frikë se me rrugën aktuale ku ndodhem në profesionin tim mund të bie një ditë pikërisht si dëshmitare e paturpësive të tilla, dicka është e sigurt se nuk do të toleroj asgjë dhe se mundësia më e mirë është që të provokoj mërira me kosto të larta. Në fund të fundit si mund të pretendosh se do fitosh ndaj korrupsionit kur ai është bërë pjesë e ADN-së së nje gjenerate të tërë qeveritarësh, politikanësh dhe gjyqtarësh tek të cilët akoma ka paga tepër të ulëta po të marrrim parasysh rëndësinë e tyre. Më e keqja është se tashmë të flitet për këto tema duket sikur te hashe bukë e djathë, askujt nuk i bën përshtypje..ne qe nuk përdorim më kanunin e Leke Dukagjinit kemi krijuar një kanun tjetër që mbase nuk vret me armë por po vret te ardhmen e një kombi !

Thursday, March 26, 2009

15300 lek

Kjo zonja e cila punon si librashitese ne nje nder librarite me te njohura ne kryeqytet mbase as nuk do ti shkonte ne mendje se sonte un do te shkruaja per te, por besoj se duhet te shkruaj.
Nje mikja ime shume e dashur ka ditelindjen ndaj me kenaqesi shume te madhe mendoj ti ofroj si dhurate nje liber, teksa mendohem per ditelindjet e fundit kur kam bere dhurata e shikoj se vazhdoj traditen , po ! Un dhuroj libra, vetem libra, nderkohe qe vete mendoj se kete libra jane bere molle e ndaluar per mua pasi kam kaq shume te tjere per te lexuar dhe koha nuk eshte absoloutisht jo ne favor te asaj qe une do te doja te lexoja .. dhe mendohem per tere ato libra te cilet i kam diskriminuar keto kohe .. dhe ja kam zili librashitesen , i them sa zili e kam qe punon ne nje ambient te tille, sigurisht mendoj se ajo do te kete kohe per te shfletuar ndonje liber duke qene mes tyre.
Ajo qesh, ne fakt nuk qesh, qesh duke qare pasi ka nje buzeqeshje krejtesisht kontradiktore me shikimin e saj, thua ti se ne fakt nuk behet fjale per te njejten fytyre, nje fizionomi teper e gdhendur ne buzet e saj, ne syzet e saj, ne floket e thinjura qe kane nje harmoni teper te theksuar me prerjen e flokeve te saj deri ne gushe. Floke te drejte e te palosur deri ne gjysme te qafes, nje trup mesatar nje imazh as me ngjyre e as pa ngjyre. Megjithate kesaj gruaje nuk do I jepja me shume se 45 vjec.. thua ta kem gabim .. Ajo pergjigjet me nje frymemarrje e cila sikur po hapte dy porta te hekurta dhe me thote : -
-Jo un nuk lexoj libra, i shoh, do te doja ti lexoja por kushtojne shtrenjte
-Po ju mund te lexoni ketu te mbani menjane nje liber dhe kur nuk keni kliente te hapni ndonje faqe , (pse jo ne fund te fundit them me vete ta merrni ne mbremje dhe ta lexoni,- por nuk insistova ti them dhe nje fraze te tille)
-Jo moj vajze ate nuk e bej dot pasi un jam shume e zene ketu – e shihni ne nuk shesim vetem libra, por dhe kinkaleri, nuk kam momente te lira, paga qe kam eshte 153 mije lek (kuptoj qe flet me te vjetra) ..
I them qe me vjen keq ,dhe ajo pergjigjet :
– Jo mos ki merak , ne fillim thashe me vete ohh sa e lumtur jam qe e gjeta kete pune, e shikoja veten mes librash dhe thoja ç ‘kenaqesi e madhe do te jete te punoj ketu , por nuk duhet te qahem, kush me merr ne pune mua te shkreten ne kete moshe . shyqyr qe e kam kete pune ..
I tha tere keto fjale duke veshur bukur, me nje leter shkelqyese dhe me nje fjongo kaçurele librin qe zgjodha per shoqen time ..ne momentin ku fjongoja po kaçurelosej nga duart e kesaj zonje mendova per tere ato libra qe ajo ka veshur , dhe per tere ato here kur ajo eshte ndjere keq qe nuk ka mundesi ti lexoje ato libra…por tani mbase eshte mesuar, por ja qe paska kliente si une qe me pakujdesine me te madhe i hapin mendime te plagosura .

Friday, March 20, 2009

1 vit


U be nje vit qe shkruaj ketu.. nuk e di pse por nje vit me pare zgjodha ditelindjen time per te shkruar dhe hapur kete blog.. mbase nuk do e kisha hapur po te mos ndihesha thellesisht e trishtuar nga 15 Marsi I kaluar..nje vit me vone bie shi nje shi I marrosur qe shoqerohet me temperatura te frikshme megjithate jam e lumtur qe nuk jam e trishtuar si nje vit me pare, kjo pasi ne kujtesen time te nje viti me pare mbaj mend nje trishtim kolektiv.. dhe nuk ka me keq sesa trishtimi i nje populli te tere .. te prek thelle ne shpirt e te ben te mos duash te kapercesh deren e shtepise..mbaj mend qe iu isha ngjitur lajmeve sikur te ishin oksigjen .. nje jave e tere e shoqeruar me frenezine mediatike qe nuk hezitoi te jepte dhe imazhe duarsh e kembesh te copetuara sikur te behej fjale per holokaustin e koheve moderne ..nje vit me vone them ato imazhe mos u rikthefshin kurre!!

Sunday, March 15, 2009

Ajo e ka fajin ?


14 Mars, eshte nje nder mbremjet e vetme ku i lejoj vetes te ndjek ndonje emision ne TV, zapping, bie ne « Me shume dashuri », Regina e voge dhe Gerdeci, pas saj nje grua e deshperuar qe kerkon rikthimin e «te» apo «ish te» shoqit. Ajo qe me revolton ne kete rast eshte pikerisht perdorimi i femijeve nga ana e saj per te kthyer te shoqin. Akoma me shume ajo thirrja nga ana e saj per vajzat e tjera te cilat prishin familje...Thua ti se meshkujt nuk kane tru, se behen krejtesisht te pavetedijshem e se sic thoshte ajo « dalin nga vetja e tyre » , dhe se ne fakt i treti e ka fajin, gati gati nje mund te mendoje se bota nuk duhet te ekzistoje ne menyre qe nje çift te funksionoje .. diçka qe me ben pershtypje ne shoqerine tone eshte pikerisht se pas çdo ndarje fshihet nje fajtor, « dikush e ka fajin », ndryshe « nuk eshte e mundur».
Si mundet qe ai «te me leje mua» ky me duket mesazhi i vertete pas ketyre te qarave.. mbase nje vetebesim i tejkaluar, shume mundesisht nje mendjengushtesi e cila nuk arrin te konceptoje se dy veta nuk mund te kombinojne dot me njeri tjetrin .. dhe se nuk eshte se duhet ta kete fajin njeri apo tjetri , sidomos ne kete realitet ky individualiteti qe shprehet theksueshem mes asaj qe dikush deshiron apo nuk deshiron ndryshe nga nje realitet i kaluar ku dy njerez « duhet » te ishin bashke.
Nuk me intereson te dij se kush e kishte «fajin » mbreme, sigurisht pare ne kete prizem nese duam patjeter fajtore te dy e kane fajin. Ajo qe dua te perçoj eshte se evidentohet ne menyre absolute se disa njerez mbeten femije te perjetshem, burra apo gra qofshin, megjithese sot mund te gjenden prinder.
P.s. «Me shume dashuri» (se) i dergoj nje mesazh te vogel .. perzgjidhini pak me mire historite qe trajtoni..

Saturday, February 14, 2009

Duke ecur me te kaluaren e ardhshme

Nuk e di nese eshte e vertete qe pendimet mund te parashikohen nga disa, por te pendohesh per ato qe te tjeret kryejne per te ardhmen .. eshte vertet nje ndjenje e çuditshme ..Sot kisha nje takim pune Elbasan, kafene e pare emora brenda mureve te kalase, kuptova se ishte pjese e muzeut me pare.. por me sa duket ketij muzeu i kishin dale pronaret .. dhe pyes veten cilet mund te ishin ata pronare me gjenealogji dymijevjeçare .. mund dhe te mos mendoja asgje po te mos e njihja pak historine kjo sepse muret ne fakt tashme ishin te mbuluara me nje petk mos deshire per tu quajtur pjese muzeale ..gjithsesi po shikoja kete monument te mosvleresuar..qe fillonte qe nga hyrja ne qytet..asnje shenje qe te tregoje se behet fjale per mure shumeshekullore, asnje shenje qe tregon se behej fjale per nje monument dhe vend qe me pare ishte ndertuar dhe vleresuar nga romaket qe nga shekulli i 1re I eres sone. Paguajme nje fature te cilen mund tia kishte ziline dhe Sky Tower ne Tirane.. marr rrugen e kthimit, ec serish ne mbi kete kalldrem qe me duket po aq I heshtur e I vrenjtur , kaloj murin e pergjumur dhe nje ndjenje e çuditshme me bent e mendoj se sapo kisha gelltitur nje kafe aq te hidhur e cila ma hoqi deshiren per te pire serish nje te tille, mbase tani e prapa do te pij çaj ..

Tuesday, February 3, 2009

Burning history pages/ Duke fshire historine

Arsyen per te postuar kete shkrim e mora duke lexuar shkrimin e botuar nga Living In Shkoder perkatesisht 5 heronjte tek :
http://shkoder.blogspot.com/

English
The middle of 20th century would find Albanians divided in 5 countries. Some authors argue that genocide was exercised against them from their neighbors (Greece, Serbia). Albanians had helped during the Greek revolution for Independence, they were often “taken” for Turks. There were also Albanians that really became Turks as far a leading Turkey. There were Albanians that led Egypt and even formed the first dynasty of kingship there. Albanian had also their hero in the middle ages, the very well known Scanderbeg. Nevertheless Albanians do not pay pilgrimage to him. Today in Albania one hardly knows when this national hero’s anniversary of death or birth is. Although the communist regime of Enver Hoxha did not “mistreat “ Scanderbeg in the Albanian history pages as happened with most of its past national figures, it is true that the Albanian Partizans did (in these pages of basic history education) were ahead Scanderbeg. The communist regime ignored certain aspects of the past including any talk of outside territories. Nowadays it seems another layer is deletting history pages
Shqip
Mesi I shekullit te 20 i gjeti Shqiptaret te ndare ne 5 shtete. Shume autore argumentojne se gjenocid ishte urshtruar ndaj tyre nga fqinjet (Greqi, Serbi) . Shqiptaret kishin ndihmuar gjate revolucionit Grek per pavaresi, ata ishin “marre” shpesh si Turq . Kishte gjithashtu shqiptare qe kishin udhehequr Egjiptin duke bere gjithashtu te paren dinasti atje. Shqiptaret kishin gjithashtu heroin e tyre ne kohet e Mesjetes te shume njohurin Skenderbe. Por Shqiptaret nuk i bejne pelegrinazh atij (siç i bene Serbet Princit Lazar).Sot ne Shqiperi eshte e veshtire te thuhet se nje shqiptar e din mire pervjetorin e lindjes apo te vdekjes se tij.Megjithese regjimi komunist I Enver Hoxhes nuk e “keqtrajtoi” Skenderbeun ashtu siç beri me shume figura te tjera kombetare, eshte e vertete se partizanet shqiptare (ne ato faqet e historise baze te edukimit) kishin perparesi ndaj tij. Regjimi komunist injoroi shume aspekte te se kaluares perfshire ketu dhe temat qe kishin lidhje me territoret jashte saj.
Tashme duket se nje tjeter mbulese po fshin faqe te tjera te historise, por duke e bere kete ne po fshijme identitetin tone.

Pasazhi i mesiperm u mor nga puna kerkimore: Civil societies through nationalism(Albanian vs Serbian) A.Karakushi (Jan.2009)

Saturday, January 31, 2009

E pamundur


Ora 12 sapo dola nga provimi i pare, kam 3 ore kohe per te bere nje perseritje per provimin e ores 3:30, mundohem si gjithmone te shfrytezoj kohen ne maksimum, lexoj dhe duke ecur ne rruge, kerkoj per nje ambient te qete ku mund te lexoj, nuk shkoj ne shtepi sepse nuk dua te humbas ate 1 ore vajtje-ardhje. E bej me mend te shkoj tek nje Kafe (prane universitetit), e di qe ne kete ore nuk duhet te kete shume kliente . Futem dhe verej se kam te drejte, nuk kishte asnjer pervec kamarierit Sapo futem i kerkoj kamarierit nese mund ti ule tonin muzikes. Ai me thote po, ulem hap librin, syte e mi fillojne te skanojne faqet e UNDERTAKING Journalism (John Wilson). Degjoj qe toni i muzikes ndryshon here i larte e here i ulet, po ashtu kamarieri duke qene se nuk ka pune tjeter fillon dhe ben DJ –in) , Keshtu nga “un break my heart” “shkojme tek” gimme gimme one blabla bla” vijon me “taka –taka” , kthej syte.. kamarieri eshte teresisht e ngjitur ne ekranin e kompiuterit.. Shpresa ime rivjen kur futen dy kliente dhe ai merret per 5 minuta me ta, serish rifillon miksimi. Per nje moment mu krijua pershtypja se jam ne nje Club, as bar e as kafe por DISKOTEKE e vertete. Kesaj ndotjeje akustike i shtohet dhe nje tip loje elektronike e cila ndodhej fare prane meje , kesaj makinerie lojrash po i binte alarmi. Nje zhurme e dyfishte qe zgjat plot 2 minuta.. dhe un ndjej se u gezova kur mbeti vetem muzika e “dj-it) , ne kete konfirmim rrembej veten time, bashke me librin e pa rilexuar dhe drejtohem tek banaku :
A mund tu them diçka?-
Po – thote ai
-Here tjeter mundohuni ti respektoni pak klientet, sepse un nuk erdha per te kercyer , por thjesht per te pire nje kafe.
-Po un ia ula zerin-
– Ti ia ule zerin nga niveli me i larte qe kishe , plus asaj po beje miksim kaloje nga nje kenge ne tjetren .
Paguaj dhe dal e bindur se pas meje kamarieri do te futet ne bisede me te vetmen tavoline qe kishte dhe do te thote sa vajze e çuditshme kjo.
Filloj te mendoj per nje ambient tjeter ..mu kujtua nje kafe tjeter .. te pakten aty nuk besoj se do kene miksim. Futem brenda ulem fare prane deres pasi shoh se keshtu jam e distancuar nga zhurma e bisedave, porosis nje limon-soda, dhe kerkoj njekohesisht nese mund tia ulin pak volumin muzikes. Te pakten aty kishte nje muzike elektronike pa fjale, 30 minuta kalojne dhe degjoj qe iu ngrit serish volumi..Nderkohe qe e di se muzika per keto ambiente ne keto ore dite duhet te jete thjesht nje sfond i lehte kam frike se e kam gabim, sepse duket se preferohet pikerisht kjo lloj muzike me kete ton te larte..
E lodhur, mendoj te shkoj tek biblioteka e Universitetit.. mund te kisha shkuar dhe ne fillim por e dija, se do te kishte shume studente. Gjithsesi, them ta provoj, ulem, mundohem te perqendrohem, por eshte e pamundur ne biblioteke bisedohet, debatohet , flasin ne celulare, bien zile telefonash.. printeri eshte i lodhur fare, ben nje zhurme qe sikur po thyen arra dhe nuk ndalon asnjehere sepse eshte i vetmi printer per te gjithe studentet qe shkarkojne artikuj akademik nga Jstor. Dy here bera thirrje ne menyren me civile te mundur te ulin pakez zerin..me duket se bera gabim sepse filluan te flasin me ze me te larte.
Ne kete kohe e kuptoj se duhet te dal qe aty..Dal ne koridorin e katit te dyte, ulem ne shkalle dhe per 3 minuta besova se ishte ambienti me i qete. E ndjej se kam ftohte por i rezistoj atij. Perqendrohem, bej nje perseritje te plot 3 faqeve.. fillojne dhe degjohen zhurma dhe ne koridor , hapa profesoresh , studentesh. Dy profesore takohen , flasin me njeri tjetrin (anglisht) , them me vete ku e gjeten keta te rrine kaq prane meje gjithe koridoret bosh jane , gjithsesi riperqendrohem tek leximi im, biseda qe ata bejne , me sakte zhurma qe ata bejne per veshet e mi eshte qindra here me e paket se lufta akustike ne « Biblioteke » apo Kafe . Nuk kalon shume dhe nga biblioteka dalin dy studente te tjere per te pire cigare prane dritares.. fillojne dhe flasin..zevendesuan profesoret.. nderkohe qe une po mendoja se keto 3 ore duhet ti kisha kaluar ne Shtepi.

Saturday, January 17, 2009

Përgjysmë




Sa më shumë kalon koha aq më shumë më duket se ne shqiptaret cdo gjë e bëjmë përgjysmë. Sa koshient jemi ne për këtë .. Nuk e di c’mund të thuhet kur sheh se në fakt dhe stacionet e autobusëve në Tiranë nuk kanë as pikënisje e as destinacion. Në klasën time të antropologjise mësova se ekziston një fis i cili beson në formën rrethore të kohës.
Më grushtues, ironik dhe pse jo sarkastik më duket vendosja e reklames “ What’s up?’ në anët e këtyre “stacioneve të autobusëve” sikur duan të të thonë “ So What?”.. Kështu më duket se dhe titulli përgjysmë nuk i shkon këtij shkrimi ..kjo sepse kur gjërat bëhen duke vënë theksin tek dizenjoja, në këtë rast stacioni i bukur autobusit.. dhe mungon ajo që është thelbësore : informacioni.
Informacioni se cili autobus kalon, ku shkon dhe më normalje do të ishte që të printohej një minharte. Sërish dhe këtu një nën pikpyetje tjetër e madhe sepse vetë autobusët në të shumtën kanë një karton të printuar më se keqi e të lodhur ku tregojnë trajektoren .. as trajektore nuk quhet .. per ti rënë shkurt tregojne piken A ku nisen dhe B ku mbërrijne. Padyshim duket se ne nuk e dime ku shkojme si shkojme .. më sakte në këtë foto tregojmë se sa të verber jemi ne. . ose ecim dhe ne në një forme rrethore qe i perket nje ‘civilizimi’ tjeter atij që është i lodhur, që nuk ka pse të dije se ku shkon sepse në fakt qëndron vend numero.

Saturday, January 10, 2009

...

Të shtunën e dua, kjo sepse në agjendën time te ngjeshur kjo dite me lejon te leviz pak me lirshëm. Sot dola te blija ca ushqime në një dyqan tek i cili shkoj vazhdimisht. Zgjedh artikujt që më duhen dhe afrohem të paguaj. Aty për momentin është nje grua(nëna e pronarit), kjo grua e vjeter e lodhur nga jeta, nga vitet e punes gjate komunizmit, nga 18 vitet ne kurbet (Greqi), tani lodhet duke punuar tek dyqani i të birit.. më thotë që shpëtimi i saj do të jetë kur i biri do martohet. Pasi ai lodhet ne dyqan duke punuar, njekohesisht dhe ajo punon por ai kur shkon në shtëpi pret gjithashtu që e ëma ti gatuajë, ti kete palosur rrobat e lare-hekurosura .. Dhe më thotë që kur ai të martohet dhe te kete nje grua do te jetë shumë e lumtur pasi në këtë mënyrë do ti hiqen obligimet. Ajo do kërkojë të rrijë në një biruce do kërkoje te hajë njeherë në dite dhe mjafton të jete e qetë..
Në këtë dyqan nuk kanë punëtore jo vetëm se nuk ua mban dot xhepi por edhe se siç thote ajo « nuk mund te kete besim ».. Më pyet si shkon puna tek kafe-bari im dhe un i them mire. Por pyetja që më befasoi ishte: Po tek ti a marrin kafe me listë ?!Kjo pyetje shoqërohet me një gjest po aq interesant, zonja (së cilës asnjëherë nuk ia kam mësuar emrin) më tregon një fletore me fletë që protestojnë nga pjesa lidhëse metalike që duhet ti mbaje. Në atë moment më ikën shumë fjalë, mu ndaluan shumë mendime që ecnin në mënyrë paralele ..këtë heshtje e theu « zilja » që më dërgoi Erjola(nje mikja ime) .. sinjal që tregonte se duhej ta merrja në telefon pasi ajo nuk ka nr me 20 ...