Thursday, December 11, 2008

Duke vjedhur kohen time


Kaluan dite te tera ku un jam tejet e zene.. kaq shume saqe me duket se dalangadale po mbytem , sikur po me merret fryma.. Dhe ja, nje ftese per ne teater qe i them jo , nje tjeter per nje koncert qe i them jo, nje tjeter ftese per darke qe i them jo, jo i them dhe nje tjeter libri i cili qendron i ngrysur pasi nuk e kam hapur akoma ta lexoj e kam frike se po e hapa do ma rrase nje shuplake..
Dhe ec, zgjohem heret ne mengjes, ec ne rruget e Tiranes per ne zyre, kaloj permes bllokut me nje shpejtesi thuajse maratone, shikoj pa shikuar ate zonjen qe ka veshur nje xhakete te zeze e nje fund jeshil, per pak sa u rrezua, ec, tek kuvendi shoh nje deputet me puro ne pike te mengjesit, ja dhe nje zoteri qe ma kalon ne te ecur , me vjen gati inat ndaj shpejtoj hapat, ec serish dhe ndaloj , pres te shoh driten jeshile nga ana tjeter e bulevardit, por jo nuk ka drita, ka nje polic qe ben shenje te kalojne makinat, kalojne 3 minuta, dhe un ndjej frymemarrjen te shpejtoje, me ne fund polici na jep leje te kalojme , trotuari nga ana e Rogner, gjithnje me kap nje psheretime tjeter, eshte nje grua qe lyp, ka ne dore nje femije dhe un ndjehem fajtore po kalova pa e pare , dhe ndjehem fajtore po kalova duke e pare dhe ndjehem fajtore po i dhashe ndonje lek dhe ndjehem fajtore po nuk i dhashe asnje lek. Qenka e shkruar te jem fajtore, pasi plus kesaj duhet te ec shpejt. Para meje dalin nga Rogner makina luksoze sikur te duan te tregojne se ne e komandojme kohen. Kalojne bri kesaj gruas , dhe ata nuk e shohin.
Arrij ne pune, pershendes dike qe me duket si nje nder koleget e mij , afrohem dhe shoh se ne fakt ishte dikush tjeter, dhe ai me pershendet por ne fakt GABIM nuk e njoh, dhe nuk me njeh, duhet te ve syzet jam astigmatike dhe miope shtoji ketu dhe nje doze te mira daltoniene. Por syzet nuk i mbaj dot ! Kerkoj ndjese se u nga terrova dhe marr ne shkembim nje buzeqeshje (zoteria ishte i huaj dhe me sa duket dhe ai nuk sheh mire)
Me pelqen puna qe bej, por ja qe dhe aty do kem probleme njehere me printerin, njeher me kolegen qe nuk e ka mbaruar detyren e saj, njehere me veten time qe dua te pij nje cigare. Kaluan dy ore pune pa punuar me sakte, ketu ne Tirane puna shkon ne shpejtesine e breshkes dhe nese je e predispozuar te jesh efikase. Del nje problem me internetin , me printerin , me kontrata te cilave ju mungojne detaje te rendesishme te lena nga ish kolegu im.. Dhe ja kaloj 4 ore duke punuar me efikasitetin e 1 ore por qe me ritmin e ketushem eshte efikasitet 6 oresh .
Keshtu pra momenti qe po kaloj duke shkruar kete qe po shkruaj eshte I vjedhur .. te pakten me duket se me ane te ketij shkrimi po e bllokoj pak kohen qe po me bllokon.

Friday, November 7, 2008

Media shqiptare mes raport progressit te EU, dhe zgjedhjeve në US

5 Nëntor 2008. Lajmet, maratona e zgjedhjeve presidenciale është në qendër, ora 10 :00, them ok Obama president duhej të ishte kryelajm, në dreke po ashtu, në darkë krye lajm ishte Sokol Balla para Shtëpisë së Bardhë teksa (intervistonte kalimtarë si dhe një gazetar), dhe Blendi Fevziu teksa bënte dhe ai intervistat e tija në Washington (me përfaqësues të lobit Shqiptaro Amerikan atje). Lajm i DYTE : Raport Progressi për Shqipërinë me sytë e EU. Hap sytë të shikoj ç thotë Lohan, mu duk i qartë, por si zakonisht më shumë kohë ne këtë raport iu dha interpretimit opozitar, qe e përktheu me « Dështim » pastaj del qeveria që e përkthen me sukses ne kanalin tjetër. Media shqiptare dhe njëherë bën pasqyrimin më të keq të mundshëm të këtij raporti, si në vendin që i jep po ashtu dhe në përmbajtjen që i ngjyros asaj. Një pasqyrim po kaq jo profesional iu bë dhe zgjedhjeve në US.U bënë kaq shumë aludime mes dy kandidatëve dhe Shqiptareve..McCain apo Obama , sa e sa emisione në TV shqiptare iu kushtuan këtyre 2 kandidatëve. Obama gati gati sa nuk u quajt antishqiptar sepse na qenkësh filoserb, ndërsa McCain na doli filoshqiptar. Në një kohë ku dihej se ndërhyrja ne Kosove ishte quajtur sukses si nga demokratët me Klintonin, po ashtu nga republikanët me Bush që mbrojtën pavarësine e saj. Përse atëherë kaq të shqetësuar ne shqiptarët. Nuk kishim kryeartikuj të tjerë ? Po ashtu shtoj se terë ky përkushtim, perveçse interesit tregoi se sa të vegjel jemi ne shqiptarët si dhe sa inferiorë. Si përfundim u detyrua ambasadori Withers ta deklarojë disa herë se nuk ndryshon politika Amerikane ndaj Shqiptarëve ashtu siç dhe ambasadori Gjerman të shprehej dhe mbi raportin e EU që në fakt nuk ishte as sukses e as dështim…

Sunday, August 10, 2008

Edhe sa kohë do të kalojë që më në fund shoqëria shqiptare ti japë fund “luajtjes” me fatin e saj ?


Kaluan më shumë se dy vjet që u riktheva ne Shqipëri, ajo që më bëri përshtypje me shumë në Tiranë ishin ambientet e panumërta të lojerave te “Fatit”, do i pagëzoja më mire lojërat e fatkeqësisë.
Nuk shoh rrugë në Tiranë që të mos ketë nje ambient të tillë..Bixhoz, Baste, në shumë tabela të këtyre ambienteve lexoj “Fati ËSHTE NË DORËN TUAJ”..
Dhe papritur, kur pyes një miken time përse u nda nga bashkëshorti I saj, përgjigja ishte : Bixhozi: Ai kishte marrë dhe një kredi në emrin tim, u ndamë.. por un kam akoma për të paguar këste çdo muaj, për dy vjet të tjera. Një psherëtime pason atë frazë dhe un përpiqem të ndryshoj temë.. Po ashtu dëgjoj se komshiu sapo kishte shitur shtëpinë për të paguar borxhet e të birit..arsyeja e njëjtë..
Nuk e di por ajo që më bën më shumë përshtypje ështe se ndërkohe që shoh shumë Kafe bare që ndërrojne destinacion , shumë nga keto lokale kthehen në ambiente lojërash fati .. dhe duken të vetmet biznese që jo vetëm i mbijetojnë kohës por diçka më thote se jane më te rregulltit ne pagimin e taksave. Shoh truproja të veshur me costume e kravata para këtyre dyerve shumë lluksoze, ashtu siç shumë here kam parë adoleshentë që dalin me sy të prishur nga ato ambiente.
Nuk kam bërë kërkime për të pare se në ç’baza lejohen licensat per keto lloj biznesesh..por në një vend ku papunësia ka 2 shifra, në një vend ku mentaliteti është tepër patriarkal, në një vend ku fjala tranzicion nuk do të thotë më asgje, nuk arrij të kuptoj këte heshtje të paskrupullt te shoqërisë shqiptare, te medias shqiptare ku në vend që në nje faqe të pare të vendose historine e rrënimit të nje familjeje për shkak të bixhozit ,vë imazhe figura të Big-brother, dhe në fjalë sharje apo lëvdata ndaj kësaj klase politike.
Kështu krimet familjare, marrin gjithmonë përgjigje gjendjen ekonomike, kështu një kryefamiljar I sëmure nga kjo loje do shkatërroje si gangrene një familje të tëre, kështu shumë të rinj bien në ferrin e bixhozit dhe nuk do mund të zhvillohen normalisht, kështu fjala punë humbet kuptimin e kështu nje brez është I prirur drejt antivlerave. Po e lë mënjane fjalën moral, por ja që në këtë rast ajo është e lidhur ngusht me ekonomine e një familjeje, është e lidhur ngushte me mbijetesën e saj..
Arkitektura jone kaotike gjithsesi me duket se këtë frymëzon, jemi ne qe fillojme të ndërtojme pallatet nga kati I fundit e jo nga themelet, dhe shohim më në fund se kanalet për ujërat e bardha e të zeza nuk do bëhen dot siç “duhet”, jemi ne , Tirana jonë që me anë të asaj çka ofron ka në qender “Kazino” , lidhja bëhet direkte .. sidomos kur shumë politikanë I gdhijne netet në këto ambiente.
Pasojat e këtij mentaliteti ndihen, dhe do të vazhdojnë vonë ..
Ne jemi dëshmitaret e trishtuar, hipokrite që ne vend te evidentimit tëproblemeve reale, biem në gracken e larjes se hesapeve mes politikanëve..


P.s. Para dy vitesh botova një artikull, kur ai doli , u zhgenjeva pa masë sepse pjesa konstruktive e këtij artikulli ishte hequr. Kur e pyeta editorin perse ky sakatim përgjigjja ishte: Ne nuk duhet te japim zgjidhje , thjesht të shtrojme pyetje. Si përfundim, hoqa dore nga botimi I artikujve ne median shqiptare

Saturday, July 19, 2008

"çifutët" modernë

Pergjigje ndaj artikullit me titull :Dyshimet e arsyeshme për votimin e emigrantëve
(botuar tek Gazeta Tema,Korrik,2008, autor Mero Baze)
http://www.gazetatema.net/index.php?gjuha=0&category=0&id=2865

E drejta themeltare e një shtetasi është e drejta e votës, mohimi i kësaj të drejte është KRIM!
"Duhet te votojnë ata që e meritojnë" shkruan z.Baze
Shkruani se jeni kundër që” fatet e mia t’i vendosë, qoftë dhe me një diferencë të vogël, një pakicë që emocionohet nga diferenca që bën mes Shqipërisë dhe vendit ku jeton dhe jo nga përpjekja e saj për ta ndryshuar këtë realitet”, për cilat fate tuajat flisni, tuajat personale? Po, mbase ju ia dilni mbanë të keni një jetë normale me këto “shkrime” që arrini ti shisni, por harroni se një përqindje e madhe e familjeve shqiptare mbahen nga të ardhurat e këtyre “të paedukuarve, e të pakulturuarve”, që bëjnë punë nga më të vështirat për të mbajtur familjet e tyre në Shqipëri. Mos më thoni se besoni tek shifrat zyrtare të papunësise ku shkruhet 13%, po këta emigrantë kanë te drejtë po ashtu të mos i shohin vellezërit e tyre te papunë tek sillen bilardove apo lojërave te fatit, tek kalojnë ore të tëra në kafene e bare. A mundeni që sot tu thoni këtyre emigrantëve që nuk paskan te drejtë për të votuar meqenëse janë jashtë Shqiperisë?
Ju zotëri i nderuar që po bëheni shembulli më i prekshëm i racizmit shqiptar ndaj shqiptarëve(!), më bëni të mendoj se (mos)profesionalizmi gazetaresk, nuk është e meta juaj e vetme. Të ishte vetem kjo,ndoshta dhe kapërdihej. Mirëpo, po bindem se disa prej jush, janë vetëm sipërfaqja e ndotur e një ene me ujë të palëvizshëm. Të votojnë vetëm ata që e meritojnë?! Me cilin test , vallë,do ti veçoni ata që e meritojnë … bujarinë tuaj?
Kujtoni mësëshumti N. Sarkozy-në dhe testin e famshëm të ADN-ë që propozon për fëmijët e emigrantëve.Mos vallë, duhet të presim të kërkoni ndonjë "ndërhyrje" shkencore që mat patriotizmin apo nivelin inteketual ?! Pas rënies së diktaturës, pjesmarrja në votime është të paktën alarmante. Sipas jush, zotëri i nderuar, këta që ndodhen në atdhe dhe …e meritojnë(!)përse vallë i kanë kthyer shpinën kutisë së votimeve ?!
Vallë, cilave statistika u referoheni, kur thoni se, shumica e atyre që janë larguar pas '90 nuk duan të dinë për Shqipërinë ? Ç'lloj gazetarie është kjo e juaja që, për çështje kaq vendimtare, mbështetet thjesht tek thashethemet? Më tej, nuk nguroni të shkruani për "nivel të ulët të emigrantëve në Greqi", prove e fortë kjo e një përçmimi shqetësues që ndjeni ndaj tyre. Nëse nuk e dini, gjithsesi, po ju ndihmoj duke kujtuar se, mundësitë informatike të Greqisë, sigurisht që nuk mund të krahasohen me ato të Shqipërisë.Gjithashtu, jeni, besoj, në dijeni të faktit që, në mjaft zona të Shqipërisë, niveli i analfabetizmit po shkon në rritje, pasojë kjo e ekonomisë së "begatë". Pikërisht sot,sikurse mësohet nga mediat, mbi 8 mijë fëmijë nuk po ndjekin arsimin e detyruar! Mentaliteti mesjetar është akoma prezent edhe në rrethinat e kryeqytetit ,ku një prind, krejt natyrshëm, i kërkon së bijës të lerë shkollën, sepse atij … nuk ka kush i gatuan!!!
" Emigracioni i përgjegjshëm" , është një tjetër frazë ironike dhe diskriminuese . Si mundet vallë, kaq papërgjegjësisht, të gjykosh si të" papërgjegjshëm" një prind që kalon kufirin, qoftë dhe në mënyrë klandestine (dhe kjo për arsye të mungesës së strategjisë kombëtare për emigracionin) për të ushqyer fëmijët e tij?! E përse ky paragjykim, zotëri, kur jeni dëshmitar okular i gjendjes alarmante ekonomike të këtij kombi ?! Pa hezitim, po sulmoni një popull të tërë. Të gjithë ne, ose kemi një të afërm emigrant, ose kemi qenë vetë të tillë, qoftë dhe për njëfarë kohë.Të paktën të papranueshme, tingëllojnë fraza të tilla.
Për mendimin tim, ne që «e meritojmë » jemi më shumë analfabetë. Ndër të tjera, teknologjia ecën më shpejtë se "patriotizmi " ynë bosh. Nuk ka dyshim se, mjaft emigrantë, janë më tepër në dijeni të asaj që ndodh këtu, krahasuar me « të merituarit » që jetojnë në fshatrat ku shqetësimi kryesor ështe mungesa e ujit, e dritës, apo thjesht e një ambulance për të transportuar në «qytetërim » njeriun që ka nevojë për mjekim. Një udhëtim i politikanëve tanë andej nga ato fshatrat, me NATO apo pa NATO, dhe premtimet bëhen lehtë të besueshme. Të gjitha këto, për të bërë një paralelizëm , dhe jo për të thënë se ,ata fshatarët në Has, Dibër, apo Bilisht nuk e kanë të drejtën e votës . Mirëpo, paraleleizmi që ju rrekeni të bëni, është krejt shokues. Së fundi, ju që sygjeroni "përzgjedhjen" e emigrantëve "në ata që e meritojnë dhe në ata që nuk e meritojnë", mos neglizhoni faktin se, tendenca për të emigruar nuk është zbehur aspak, fenomen ky që pason politikat e dështuara. Pas kësaj, fare mire dimë se, ku ka pasojë ka dhe shkak! Mbi 1milionë shqiptarë emigrantë, duke qenë thuajse tërësisht moshë aktive , së paku përbëjnë rreth 25% të votuesve të mundshëm. Ndaj, lojnat e fjalëve për "nivelin kulturor" apo indiferentizmin ndaj atdheut, tingëllojnë të paktën cinike. Sidomos, përllogaritur këtu dhe … “nivelin kulturor” që ju mbillni me frazat tuaja, të denja për oratorinë e një partie naziste. Stereotipet që ju përdorni, aspak nuk dallojnë nga ato të antishqiptarëve.
Së fundi, një qytetar shqiptar, kudo qoftë, duhet të ketë të drejtën e votes per fatin e e vendit te tij. Kjo është dhe më elementarja që siguron demokracia. Nëse pas kësaj, posedimi i një pasaporte të lëshuar nga Republika e Shqipërisë, nuk do tu jepte atyre të drejtën më elementare të demokracisë, pra të drejtën e votës, personalisht , nuk do të befasohesha nëse dëgjoja një ditë se po i kthejnë ato në fletushka për zjarr.

A.Karakushi

Thursday, July 3, 2008

Ingrid Betancourt me ne fund e lire!!!


Jam e perlotur para ketyre imazheve te TV5. Ingrid Betancourt e cila ishte rrembyer nga forcat e FARC (Revolutionary Armed Forces of Colombia) qe prej 6 vjetesh u lirua me ne fund fale nje operacioni shume kompleks te forcave kombetare te Kolumbise ne bashkepunim me forcat e espiunazhit amerikan. Ajo ishte rrembyer nderkohe qe ishte duke zhvilluer fushaten e saj elektorale ku ajo ishte kandidate per presidente. Kjo franko-kolumbiane idealiste ishte bere nje figure shume popullore jo vetem ne Kolumbi por dhe ne France ku ndodhej dhe familja e saj. Ajo ka qene nje kritike e ashper e forcave rebele te FARC gjate fushates se saj. Edhe pse e paralajmeruar nga qeveria Kolumbiane qe te mos udhetonte ne zona qe kontrolloheshin nga keto forca rebele ajoi vizitoi keto zona ne nje prej te cilave ajo u rrembye. 6 Vjet te mbushura me dhimbje, deshtime te njepasnjeshme operacionesh qe synonin lirimin e saj., 6 vjet duke vuajtur semundjen e saj. 6 vjet e privuar nga femijet e saj, motra e saj, bashkeshorti. Nje dite kjo histori do ngjitet ne skenat e Hollivudit, por ishte me te vertete me fat. Happy ending! Fjalet e saj te para nderkohe qe u lirua ishin : "parajsa duhet ti ngjaje asaj qe un po perjetoj ne keto momente "

P.s. Imazhi eshte marre nga :http://www.20minutes.fr

Wednesday, June 18, 2008

Tolerance?



Nje vit me pare, kur pashe se tregu i fruta perimeve po rregullohej nga bashkia u gezova pa mase. Me nje shpejtesi per tu admiruar pashe se si ngjyra jeshile po mbulonte konturet e mbajteseve te tendave. Dhe mbulimi me pllakata te nje jeshileje paksa me te hapur ishte menduar qe te mbronte frutat dhe perimet nga dielli shpues i veres apo shiu i vrullshem. E veshtrova rregullisht kete proces duke qene se ky treg shihej direkt nga dritarja e dhomes sime. Ne ato dite kisha te ftuar du shoke amerikane. Keta te fundit u impresionuan kaq shume saqe bene nje filmim te ketij ndryshimi. Biles ne fund bene dhe ca ntervista. Fakti qe ata jetonin ne nje vend ku rralle ndryshonte gje, i beri entuziaste ndaj ketij ndryshimi, sado simbolik te ishte ai.
Por sot, pas nje viti e gjysme jam e gezuar qe miqte e mij nuk jane ketu. Ne fakt, tregu eshte po aty, nuk ka ndonje demtim te tij. Vetem se nga ana e djathte e tij filluan te shiteshin mallra kineze e turke, tip veshmbathje te brendshme, per femije , te rritur, bluza, çorape, shami, dhe nga ana e djathte e tij shiten atlete, kepuce (kuptohet origjine te njejte) dhe sikur te mos mjaftonte kjo, keta te fundit i kane bere nje prezantim shume interesant « produkteve » . Ne telat e siperm ku mendohet te vareshin mbase vargje figu, apo ku di une, qendrojne plot krenari atletet e lidhura ne radhe me ato lidheset e tyre.
Ne mes te tregut te « fruta perimeve » vertet qe mund te gjesh fruta dhe perime. Disa nga ata fshataret qe shisnin para nje viti aty, e lane tregun e fruta-perimeve per te shitur ne rruge, disa te tjere vazhdojne te shesin aty, por nuk bejne dot seleksionimin e perditshem te produkteve te fresketa apo te kalbura si dhe duken te mbytur nga rrethimi i « fruta –perimeve moderne». Me vjen keq per keta fshatare qe shesin realisht fruta dhe perime aty, sepse dale ngadale ata po humbasin gjithe klientelen. Dhe, nese e shikon kete treg majtas ata nuk duken. Po e e djathtas nuk duken. Po e pe nga qendra, nuk je e sigurt c’behet aty. Por ju siguroj qe shiten dhe frute dhe perime. Prandaj shpetojini keta te shkrete.
Ehh ne shqiptaret jemi vertet tolerante. Si thoni ju, te qeshim apo te qajme?!

Saturday, May 31, 2008

Ku ecim...



Sa te formatuar jemi..Sa te klonuar jemi ..Kjo shoqeri, ky civilizim me historine e tij duke kerkuar te na nxjerre nga primitiviteti..Besime te ndryshme fetare qe shetisin nga epoka ne epoke ..Mesjeta..akoma pyes vehten perse quhet e tille (nuk jam dakort me shpjegimin a historianeve) rilindja..qe vuri ne themel me ane te humanizmit njeriun, individin, shkrimin vernakular. Pastaj historia Europiane do njohe arsyen, reformatoret, dalengadale shkeputjen e fese nga shteti, do pasoje me iluminizmin , realizmin, romantizmin, surealizmin, dhe ja ku shekulli i 20 do ndaje Europen me dysh, bashke me kete ndarje ideollogjike pason nje ndarje mentalitetesh ..Gjithsesi ky shekull do perfshije ne te dhe thyerjen e ketij muri. Por le te flasim per njeriun..Sot shekulli i 21 ..

Te gjithe shkojme ne shkollohemi sepse na duhet nje formim i tille per jeten tone , si pergatites per te ecur nje dite te pavarur e te pajisur me nje profesion qe na ben me se fundi te lire, te pavarur.
Por eshte dhe ana tjeter, te gjithe kemi ne mendjen tone te injektuar idene e krijimit te nje familjeje. Perse? Sepse te gjithe e bejne kete, sepse duket se per kete kemi ardhur ne kete jete , sepse po nuk e beme quhemi "deshtake" ..dhe akoma vrapohet ne vendimarrje te tilla.
Nuk me pelqen te gjykoj ..gjithmone kam menduar se nje familje krijohet ne bazimin e sentimenteve dhe nje llogjike reciproke mes dy personash (M.F). Por po shikoj kaq shume papergjegjesi rreth meje. Njerez qe jane bashke thjesht sepse "duhet " te jene bashke, tashme nje femer shtepiake nese i shoqi ka nje lidhje paralele e ka gojen te kyçur. Nga ana tjeter shoh me shume te trishtuar qe jane bashke, sesa te "lumtur".
Po i sheh aty te ulur ne nje restorant, mund te kene dhe nje femije me vehte, por ja qe nuk shkembejne fjale. Ose ose ajo qe me neverit dhe me shume eshte ky lloj frekuentimi, femrat flasin bashke, dhe burrat e tyre bashke. Shume here jane ne bare duke pare nje ndeshje ku bejne tifo per Milan apo Inter. Po pati ndonje femer terheqese aty rrotull do hedhin ndonje flirt, apo do bejne nje koment. Apo keto zonjat e nderuara, qe per biseda kane subjekte vetem markat e rrobave, Armani, Dolce Gabanni, apo CK , apo parfume apo ku di une se çfare.Me e shumta ndonje thashethem.
Po kjo e dalura per kafe ..Kafe Kafe Kafe..Tu rrefej te verteten, un dal per vetem kur duhet te takoj ndonje mike apo mike pasdite apo ne darke, por jo ne pike te mengjesit te dalesh vetem per te dale..Biles biles me duket se dalin per te pare me shume se per tu takuar.. Nese perpara dalja per nje kafe nenukptonte biseden me duket se tani dalin vertet per kafene.

Por le te kthehemi tek ajo qe desha te shtjelloja, mos valle ky formatim , ky manipulim i idealit , ne fakt permban me vehte ate qe eshte me pak ideale. Me sakte cili eshte ideali ..ti nenshtrohesh nje modeli shoqeror qe te serviret apo asaj qe ti ndjen realisht, e megjithate ajo qe ti mund te ndjesh eshte e influencuar nga shoqeria vete. Mos valle keto shembuj medioker qe permenda me siper bejne fjale per vete kete konfrontim?

Wednesday, May 28, 2008

Le Fabuleux Destin d'Amélie Poulain

Un do shkruaj shpejt, por ju lexoni ngadale , loooooool kete fraze e kam lexuar shpejt diku. Ne mungese te kohes per tu menduar gjate, po “mobiloj” kete « post » me nje nder filmat me te dashur per mua, me sakte me nje tirazh te shkurter te ketij filmi. Nuk e di a eshte muzika e ketij filmi qe behet e dashur « padrejtesisht » ngaqe filmi eshte i bukur apo thjesht kjo muzike i pershtatet me se miri ketij filmi. Megjithate sa here qe e degjoj kete muzike nje buzeqeshje me vjen krejt natyrshem, sepse ky film eshte si ata filmat qe jane thjesht te mrekullueshem, jo ne saje te efekteve speciale, jo ne saje te aktoreve « perendi te bukurise » por, sepse mbartin ne vete nje himn magjik . A e keni pare filmin Le fabuleux destin d Amelie Poulain ?

Wednesday, May 14, 2008

"telefon celular" .. Nuk e di



Me ka ndodhur qe telefoni im te mos pushonte nga thirrjet e shumta
Me ka ndodhur qe te mos dua ti pergjigjem telefonatave, jo sepse ata qe me merrnin ne telefon ishin njerez me te cilet nuk doja te flisja, jo sepse ata me bezdisnin.. thjesht nje force e mistershme sikur nuk donte qe une te hapja telefonin, nje shikim shperfilles mbi telefonin tim , thua se nuk doja qe ai te ekzistonte, thua se nuk doja qe te pergjigjesha e te thosha se jam mire apo nuk jam mire.
Me ka ndodhur qe (sikurse tani) ta mbaj telefonin shumfunksional, me shume per te pare oren, apo per zilen e mengjesit sesa per te telefonuar, deri ne piken ku tani dhe kur bie zilja nuk e degjoj ( e kam bere te heshtur). Ajo qe eshte me e bukur fare eshte se nderkohe qe nuk i pergjigjem telefonit iu pergjigjem mesazheve..thua ti se ndonjehere jemi me te predispozuar per te komunikuar me ane te te shkruarit sesa me ane te te folurit. Mbase sepse kur shkruajme nuk themi pyetjen : A je mire ? apo : ç’kemi ?, por komunikojme me direkt ne kete menyre indirekte. Me duket se kjo vlen sepse ne kur na drejtojne pyetjen a je mire, nuk e pyesim veten ne te vertete se si jemi , thjesht e kalojme duke thene « mire , faleminderit . Po ti /juve ? Dmth fillojme nje bisede ne menyre fallco. Nderkohe sikur te jemi te sinqerte ne nuk hapemi me te gjithe, dhe mua personalisht nuk do ma kishte enda qe ti thoja te gjitheve se si ndjehem. Nuk ka te beje thjesht me gjuhen shqipe, kjo fraze eshte krijuar si etnonim ne shume gjuhe te tjera (mos te themi te gjitha) dhe eshte bere si njelloj kodi per te hapur bisedat. Se fundi telefonin tim nuk e perdor me per telefon..e megjithate ne menyren me falco te mundur ai quhet i tille.

Tuesday, May 13, 2008

Sa bukur:)


Dje duke ecur ne nje rruge ketu ne Tirane, pashe keta du qene apo qenushe :) qe po flinin, rreth tyre ishte nje qen tjeter qe sillej . Me beri pershtypje menyra si ishin pozicionuar keto dy kafshe, dhe mu duk pamje shume e bukur. Nxora aparatin tim per ti fotografuar nderkohe qeni i trete po me vezhgonte, ne ate moment ai vihet perpara tyre dhe dukej sikur po i mbronte ato nga aparati im qe mbase per te dukej si nje arme :) . Dhe siç e shihni i mori kete pozicion :) Ajo qe eshte me e bukur eshte se mua mu duk sikur ai po pozonte enkas per mua:)) Juve si mendoni:)

Sunday, May 11, 2008

Notre Dame de Paris song 19 Belle

E di, fakti qe un e adhuroj kete kenge nuk do me beje te veçante. Ka miliona njerez qe e adhurojne kete kenge e cila eshte bere thuajse hymn i muzikes franceze ne kohera. Por eshte pikerisht kjo ane unike e kesaj mrekullie muzikore, kjo kenge ne tekst ka melankoli, ritem, muzike te alternuar ne melankoli dhe force, nje ndjeshmeri maksimale, derideri sa momente te caktuara ka nje kristalizim perfekt mes forces se dashurise dhe trishtimit te saj, nje perzierje qe ne pikture do perkthehej me rrymen e Impresionizmit. Duket sikur ka nje ane hyjnore ne kete kenge. "Notre Dame de Paris" kenga 19 "Belle"

Saturday, May 10, 2008

Shades of childhood..

While reciting, since I was very young, thought that drama would be my life career, one day all this passion collapsed, as I understood the subject of poems recited by me was to praise the wrong person.
I was a very little girl when I started loving reading and reciting. About 5 years old, my aunt would teach me poems to learn by heart, different ones, but mainly patriotic themes.
I know that today everyone would be surprised to hear such a thing. Children nowadays
learn poems about trees, pigs, flowers, and bunnies even in Albania, but at the time, it was not exactly like this.
Everyone thought I was so talented that, whenever there were feasts, I was asked to
recite in front of my schoolmates and teachers. There were around four hundred people paying attention to what I was reciting, how I would play with my voice in lower or louder tones, with my arms accompanying the context of the poem and face expressions as well, since I used to feel very strongly every single word coming out of my mouth. I was only 8 years old .
From a very early age, I knew I wanted to be an actress. Yes, I know, all little girls dream of such things, but in my case it seemed that the adults all believed in me. I had won second place in a nationwide competition for young talents when I was five. People always clapped their hands once I had finished reciting. Also, my parents were so proud of me that whenever we had guests, or friends coming to visit, I was the little robot. You would push one button, and with a big smile, the show would begin!
I would go on reciting whatever mama and daddy wanted to hear from me, of course,
from 1980 to 1990. During this period poems about Enver Hoxha were the fashion. Poets around the country wrote poems to honor him, poems which where very sad and
melancholic. I would even end my poems by shedding tears in the end. I would make my
audience roll some tears as well because the “dictator” was dead. So I became part of the local theatre as well, acting in small plays. I loved drama, theatre, and poetry and I was a very dynamic participant in different activities. Little girls on the street would identify me with the name of the character I had played the last Sunday theatre the“Pioneer’s House”.
But one day everything changed. This very special day, Enver Hoxha‘s statue that stood in the center of our capital was demolished by angry crowds of people, mostly students, that where sick and tired of the dictatorship, extremely determined to change the system and to bring down this dictatorship that had turned into prison a whole nation. The unfolding events made me happy on one hand and very sad otherwise. I started searching for better explanations. I was not six years old any more, I was thirteen.. I do not know actually how sad I was. I can not measure it, but in a very silent and gradual way I stopped reciting. I didn’t like to learn poems by heart anymore. I did not like to be on stage either. Something made me think that it was not just that. I did not just stop reciting, I also forgot the art of reciting.. The other day one of my professors asked me to read aloud a poem. I realized that my voice came out just as though I read a newspaper.
Something has been buried deep inside me and I have to struggle to revive it.

Friday, May 9, 2008

...Heshtje e trazuar

Nuk dua te flas

Nuk dua te shkruaj

Dhe mendimet perpeliten brenda meje, sikur rrotullohen

Sikur ecin me vrull..
diku diku dhe me pergjerohen ti shkruaj , ti them , ti bertas ..

Dhe un e pameshirshme mbyll deren e hekurt duke iu pergjigjur

Serish pa folur , serish pa shkruar

Thjesht duke menduar “Jo nuk dua”


P.S Kjo eshte poezia e pare qe shkruaj pas me shume se 14 vjetesh..

Friday, May 2, 2008

Ndotja e...


Shume here duke shetitur ne forumet internacionale (kam fatin qe flas dhe kuptoj rrjedhshem disa gjuhe) bie ne mllefe te papara balkanike..Na shajne ne, shajme ne ata, shahen dhe ata mes tyre. Me sakte jemi te gjithe te share!! Kur do e kuptoje njerezimi i ballkanit se nuk ka rrace superiore, kulture superiore , se baza e shoqerise eshte individi dhe duke qene e tille nuk mund te paragjykohet. Eric Emanuel Schmitt ka thene :Racizmi nuk eshte frika se tjetri eshte i ndryshem nga ti, por se tjetri eshte i ngjashem me ty.

Eshte fraze e thelle dhe duhet te mendohesh mire per ta peshuar..se fundi i jap plotesisht te drejte.

English version:



Polluted…

It happened very often while surfing in the international sites ( I am lucky enough to understand, and speak fluently several foreign languages) come across incredible Balkan hatred posts. They insult us (Albanians), we insult them(Serbs, Greeks, “Macedonians”) they insult each –other( Serbs –Croats, Bosnian- Serbs, Greeks with “Macedonians”), saying it with other words , we are all insulted!! When will Balkan people understand that there is no superior race, there is no superior culture. When will we understand that the base of a society (nation) is the individual, and being so we cannot prejudge societies and nations. Thinking about all this it comes in my mind a phrase of Éric-Emmanuel Schmittt:
“ Racism is not the fear of other being different from you, it is the fear that the other is similar to you”

I know, you have to think deeply in order to understand this phrase, personally I think he is right.

Wednesday, April 30, 2008

Pa shpine...


Ka pak dite qe kam filluar te shkoj ne palester...kjo pasi mami im qe eshte njeri shume energjik thuajse nuk me rrembeu me zor qe ta ndiqja pas. . Fillova me vrapin, 30min. Tani mu kujtua qe here pas here shikoja komshijen time te "vrapit" ne tapetin rrotullues (paskam inat ta them tapi rulant). Ajo le qe nuk vraponte, ecte sikur po bente shetitje por here pas here shikimin e kishte nga pasqyra, floket te leshuara, po , ishte nje vajze e pashme, e bukur, por nderkohe qe ajo shihej ne pasqyre une po mendoja per floket qe preknin shpinen e saj, mbase te djersitur...oupss
Sa inat qe here pas here mendimet tona na ngaterrohen ne gjera kaq te pak te rendesishme.
Thua ti se gjykimi sado i heshtur dhe i brendshem, punon ne menyre krejt te pavullnetshme.
Ajo qe me beri pershtypje ishte zbulimi apokaliptik se une nuk kisha muskuj!! Instruktorja e aerobise me tha: ti sikur nuk ke shpine moj vajze! Eh dhe une, fillova te pyes veten si kam jetuar deri tani pa shpine :(
Dhe mu kujtuan ato dite ku shpinen time e kisha harruar ne shtepi..
Deri ketu ne rregull, gjithsesi mire e keq, i bera ato ushtrime , here here ngaterroja kembet, ne vend te se djathtes nxirrja te majten dhe anasjelltas.
Vertet qe ne mbremje ndjehesha sikur te kisha bere operacion, por ajo qe njollosi diten time ishte kjo fraze "ku e ke shpinen moj vajze?"

Sunday, April 27, 2008

Art?



E di ..ka ca imazhe qe vihen per pak "paqe" ja prandaj e vura kete.

Ne fakt per studimet, po bej nje "research paper" qe ka te beje me influencen e artit ne politike :) po pyes veten sa nga diplomatet tane kane bere ndonje "history of Art" Nejse po e zbus pak se Basha i shkathet eshte.

दोरेजोहेम!

Ku shkon media Shqiptare??

Si eshte e mundur qe spikeret e lajmeve apo me sakte drejtoret e informacionit te bejne gafa te tilla!!!

Per shembull mu kujtua kur pas pavaresise se Kosoves u tha se 51 vendet e Konferences Islamike e kishin njohur ne grup Kosoven, nderkohe qe ata thjesht e kishin pershendetur ate!!
Kush mund te pretendoje sot per profesionalizem gazetaresk!

Me vone ne nje media tjeter lexova gjasme shqiptaret e Maqedonise ishin 1 milion...hej a e kuptoni c po ndodh ?? Po tham nje milion i bie te kete dyfishin e shifres se deklaruar nga FYROM te shqiptareve atje,sepse ata 2 milione jane gjithsej (pak me shume ndoshta) dhe perveç shqiptareve atje ka dhe minoritete te tjera 7%!! I bie qe te ashtuquajturit maqedonas te jene minoritet ne te ashtuquajturen Maqedoni!

Para jo me larg se 2 ditesh u be inagurimi i fillimit te punes per ndertimin e nje postblloku kufitar (modern) mes Malit te Zi dhe Shqiperise financuar nga BE, e dini ç'tha spikerja : "U perurua pika e re e postbllokut mes Malit te Zi dhe Shqiperise..."
Te tera keto media jane "me te mirat"

Nuk po i marr per baze disa nga keto spikere qe i lexojne njesoj pa pike emocioni lajmet , thua ti se te ishin robote! Por ka dhe nga ato te tjerat spikere qe "kercejne" duke lexuar lajmet dmth i emocionojne ato teper !

Eh sa te tjera ...qe ka
heren tjeter do komentoj te Ashtuquajturit Analiste !

Saturday, March 29, 2008

oupps


Kjo jam une , seç 'kam nje passion per fotot bardhe zi ..
Ne kete foto jam ne Paris, ne nje Café shume simpatike te Parisit qe quhet "Daguerre" adressa rue Daguerre 75014, metro Denfert Rochereau(linja 6 ose 4)
Sherbimi ishte i keq
Ushqimi i mire
Shoqeria ime ishte fantastike, si mund te ishte ndryshe kur me mua ishte motra ime e dashur Albana:)

Friday, March 21, 2008

ABSTENIM

Protestoj ndaj kesaj klase politike qe punon ne menyren me fiktive te mundur
Protestoj ndaj kesaj klase politike te veshur nga injoranca, nga paaftesia, nga makuteria, nga etja per pushtet, nga korrupsioni, nga hipokrizia!!!!

Protestoj dhe do te doja me sakte do te enderroja qe ne zgjedhjet e ardhshme te votonim e gjithe me ABSTENIM ne kete menyre do i thonim te gjithe nje JO te madhe te githe kesaj klase politike qe tallet me kete popull!!


ABSTENOJ!

Thursday, March 20, 2008

My birthday ..Ditelindje

Sot kam ditelindjen ...me sakte sapo e kisha kam 2ore e 46min


Normalisht duhet te bej nje feste..por e di ka nje arsye per te festuar dhe nje tjeter per te mos festuar..ne gjendje normale..per shembull ti mund te mos e festosh sepse ç'kuptim ka te festosh dukeqene se i afrohesh vdekjes..ose ose mund ta festosh duke menduar shyqyr qe e kam arritur kete dite duke pare se ka shume qe per arsye te ndryshme nuk e arrijne dot kete moshe..

Problemi qendron se ka vetem 5 dite qe ndodhi nje katastrofe ne afersi te Tiranes, dhe duket se dy arsyet a para nuk konsiderohen me..Po ..eshte e vertete jam e shokuar dhe e trishtuar me ate qe ndodhi..mendimet e mija ne keto momente notojne tek ato viktima qe nuk jetojne me..tek ai femija i vogel qe kishte mbushur vetem 3 vjeç dhe qe quhej Flavio..por qe nuk jeton me..

Ehh po shkoj te perqafoj krevatin tim dhe te zgjohem pas disa oresh ..mbase do ndihem ndryshe
mbase do kem vendosur ta festoj ..mbase te mos e festoj..mbase do e festoj dhe qjate mbremjes lote do me rreshkasin ..mbase mbase dicka do shpertheje sonte ne Tirane afer lagjes sime dhe un nuk do torturohem me me mendimin ta festoj apo te mos e festoj..