Thursday, March 26, 2009

15300 lek

Kjo zonja e cila punon si librashitese ne nje nder librarite me te njohura ne kryeqytet mbase as nuk do ti shkonte ne mendje se sonte un do te shkruaja per te, por besoj se duhet te shkruaj.
Nje mikja ime shume e dashur ka ditelindjen ndaj me kenaqesi shume te madhe mendoj ti ofroj si dhurate nje liber, teksa mendohem per ditelindjet e fundit kur kam bere dhurata e shikoj se vazhdoj traditen , po ! Un dhuroj libra, vetem libra, nderkohe qe vete mendoj se kete libra jane bere molle e ndaluar per mua pasi kam kaq shume te tjere per te lexuar dhe koha nuk eshte absoloutisht jo ne favor te asaj qe une do te doja te lexoja .. dhe mendohem per tere ato libra te cilet i kam diskriminuar keto kohe .. dhe ja kam zili librashitesen , i them sa zili e kam qe punon ne nje ambient te tille, sigurisht mendoj se ajo do te kete kohe per te shfletuar ndonje liber duke qene mes tyre.
Ajo qesh, ne fakt nuk qesh, qesh duke qare pasi ka nje buzeqeshje krejtesisht kontradiktore me shikimin e saj, thua ti se ne fakt nuk behet fjale per te njejten fytyre, nje fizionomi teper e gdhendur ne buzet e saj, ne syzet e saj, ne floket e thinjura qe kane nje harmoni teper te theksuar me prerjen e flokeve te saj deri ne gushe. Floke te drejte e te palosur deri ne gjysme te qafes, nje trup mesatar nje imazh as me ngjyre e as pa ngjyre. Megjithate kesaj gruaje nuk do I jepja me shume se 45 vjec.. thua ta kem gabim .. Ajo pergjigjet me nje frymemarrje e cila sikur po hapte dy porta te hekurta dhe me thote : -
-Jo un nuk lexoj libra, i shoh, do te doja ti lexoja por kushtojne shtrenjte
-Po ju mund te lexoni ketu te mbani menjane nje liber dhe kur nuk keni kliente te hapni ndonje faqe , (pse jo ne fund te fundit them me vete ta merrni ne mbremje dhe ta lexoni,- por nuk insistova ti them dhe nje fraze te tille)
-Jo moj vajze ate nuk e bej dot pasi un jam shume e zene ketu – e shihni ne nuk shesim vetem libra, por dhe kinkaleri, nuk kam momente te lira, paga qe kam eshte 153 mije lek (kuptoj qe flet me te vjetra) ..
I them qe me vjen keq ,dhe ajo pergjigjet :
– Jo mos ki merak , ne fillim thashe me vete ohh sa e lumtur jam qe e gjeta kete pune, e shikoja veten mes librash dhe thoja ç ‘kenaqesi e madhe do te jete te punoj ketu , por nuk duhet te qahem, kush me merr ne pune mua te shkreten ne kete moshe . shyqyr qe e kam kete pune ..
I tha tere keto fjale duke veshur bukur, me nje leter shkelqyese dhe me nje fjongo kaçurele librin qe zgjodha per shoqen time ..ne momentin ku fjongoja po kaçurelosej nga duart e kesaj zonje mendova per tere ato libra qe ajo ka veshur , dhe per tere ato here kur ajo eshte ndjere keq qe nuk ka mundesi ti lexoje ato libra…por tani mbase eshte mesuar, por ja qe paska kliente si une qe me pakujdesine me te madhe i hapin mendime te plagosura .

No comments:

Post a Comment