Thursday, December 11, 2008

Duke vjedhur kohen time


Kaluan dite te tera ku un jam tejet e zene.. kaq shume saqe me duket se dalangadale po mbytem , sikur po me merret fryma.. Dhe ja, nje ftese per ne teater qe i them jo , nje tjeter per nje koncert qe i them jo, nje tjeter ftese per darke qe i them jo, jo i them dhe nje tjeter libri i cili qendron i ngrysur pasi nuk e kam hapur akoma ta lexoj e kam frike se po e hapa do ma rrase nje shuplake..
Dhe ec, zgjohem heret ne mengjes, ec ne rruget e Tiranes per ne zyre, kaloj permes bllokut me nje shpejtesi thuajse maratone, shikoj pa shikuar ate zonjen qe ka veshur nje xhakete te zeze e nje fund jeshil, per pak sa u rrezua, ec, tek kuvendi shoh nje deputet me puro ne pike te mengjesit, ja dhe nje zoteri qe ma kalon ne te ecur , me vjen gati inat ndaj shpejtoj hapat, ec serish dhe ndaloj , pres te shoh driten jeshile nga ana tjeter e bulevardit, por jo nuk ka drita, ka nje polic qe ben shenje te kalojne makinat, kalojne 3 minuta, dhe un ndjej frymemarrjen te shpejtoje, me ne fund polici na jep leje te kalojme , trotuari nga ana e Rogner, gjithnje me kap nje psheretime tjeter, eshte nje grua qe lyp, ka ne dore nje femije dhe un ndjehem fajtore po kalova pa e pare , dhe ndjehem fajtore po kalova duke e pare dhe ndjehem fajtore po i dhashe ndonje lek dhe ndjehem fajtore po nuk i dhashe asnje lek. Qenka e shkruar te jem fajtore, pasi plus kesaj duhet te ec shpejt. Para meje dalin nga Rogner makina luksoze sikur te duan te tregojne se ne e komandojme kohen. Kalojne bri kesaj gruas , dhe ata nuk e shohin.
Arrij ne pune, pershendes dike qe me duket si nje nder koleget e mij , afrohem dhe shoh se ne fakt ishte dikush tjeter, dhe ai me pershendet por ne fakt GABIM nuk e njoh, dhe nuk me njeh, duhet te ve syzet jam astigmatike dhe miope shtoji ketu dhe nje doze te mira daltoniene. Por syzet nuk i mbaj dot ! Kerkoj ndjese se u nga terrova dhe marr ne shkembim nje buzeqeshje (zoteria ishte i huaj dhe me sa duket dhe ai nuk sheh mire)
Me pelqen puna qe bej, por ja qe dhe aty do kem probleme njehere me printerin, njeher me kolegen qe nuk e ka mbaruar detyren e saj, njehere me veten time qe dua te pij nje cigare. Kaluan dy ore pune pa punuar me sakte, ketu ne Tirane puna shkon ne shpejtesine e breshkes dhe nese je e predispozuar te jesh efikase. Del nje problem me internetin , me printerin , me kontrata te cilave ju mungojne detaje te rendesishme te lena nga ish kolegu im.. Dhe ja kaloj 4 ore duke punuar me efikasitetin e 1 ore por qe me ritmin e ketushem eshte efikasitet 6 oresh .
Keshtu pra momenti qe po kaloj duke shkruar kete qe po shkruaj eshte I vjedhur .. te pakten me duket se me ane te ketij shkrimi po e bllokoj pak kohen qe po me bllokon.