Saturday, January 31, 2009

E pamundur


Ora 12 sapo dola nga provimi i pare, kam 3 ore kohe per te bere nje perseritje per provimin e ores 3:30, mundohem si gjithmone te shfrytezoj kohen ne maksimum, lexoj dhe duke ecur ne rruge, kerkoj per nje ambient te qete ku mund te lexoj, nuk shkoj ne shtepi sepse nuk dua te humbas ate 1 ore vajtje-ardhje. E bej me mend te shkoj tek nje Kafe (prane universitetit), e di qe ne kete ore nuk duhet te kete shume kliente . Futem dhe verej se kam te drejte, nuk kishte asnjer pervec kamarierit Sapo futem i kerkoj kamarierit nese mund ti ule tonin muzikes. Ai me thote po, ulem hap librin, syte e mi fillojne te skanojne faqet e UNDERTAKING Journalism (John Wilson). Degjoj qe toni i muzikes ndryshon here i larte e here i ulet, po ashtu kamarieri duke qene se nuk ka pune tjeter fillon dhe ben DJ –in) , Keshtu nga “un break my heart” “shkojme tek” gimme gimme one blabla bla” vijon me “taka –taka” , kthej syte.. kamarieri eshte teresisht e ngjitur ne ekranin e kompiuterit.. Shpresa ime rivjen kur futen dy kliente dhe ai merret per 5 minuta me ta, serish rifillon miksimi. Per nje moment mu krijua pershtypja se jam ne nje Club, as bar e as kafe por DISKOTEKE e vertete. Kesaj ndotjeje akustike i shtohet dhe nje tip loje elektronike e cila ndodhej fare prane meje , kesaj makinerie lojrash po i binte alarmi. Nje zhurme e dyfishte qe zgjat plot 2 minuta.. dhe un ndjej se u gezova kur mbeti vetem muzika e “dj-it) , ne kete konfirmim rrembej veten time, bashke me librin e pa rilexuar dhe drejtohem tek banaku :
A mund tu them diçka?-
Po – thote ai
-Here tjeter mundohuni ti respektoni pak klientet, sepse un nuk erdha per te kercyer , por thjesht per te pire nje kafe.
-Po un ia ula zerin-
– Ti ia ule zerin nga niveli me i larte qe kishe , plus asaj po beje miksim kaloje nga nje kenge ne tjetren .
Paguaj dhe dal e bindur se pas meje kamarieri do te futet ne bisede me te vetmen tavoline qe kishte dhe do te thote sa vajze e çuditshme kjo.
Filloj te mendoj per nje ambient tjeter ..mu kujtua nje kafe tjeter .. te pakten aty nuk besoj se do kene miksim. Futem brenda ulem fare prane deres pasi shoh se keshtu jam e distancuar nga zhurma e bisedave, porosis nje limon-soda, dhe kerkoj njekohesisht nese mund tia ulin pak volumin muzikes. Te pakten aty kishte nje muzike elektronike pa fjale, 30 minuta kalojne dhe degjoj qe iu ngrit serish volumi..Nderkohe qe e di se muzika per keto ambiente ne keto ore dite duhet te jete thjesht nje sfond i lehte kam frike se e kam gabim, sepse duket se preferohet pikerisht kjo lloj muzike me kete ton te larte..
E lodhur, mendoj te shkoj tek biblioteka e Universitetit.. mund te kisha shkuar dhe ne fillim por e dija, se do te kishte shume studente. Gjithsesi, them ta provoj, ulem, mundohem te perqendrohem, por eshte e pamundur ne biblioteke bisedohet, debatohet , flasin ne celulare, bien zile telefonash.. printeri eshte i lodhur fare, ben nje zhurme qe sikur po thyen arra dhe nuk ndalon asnjehere sepse eshte i vetmi printer per te gjithe studentet qe shkarkojne artikuj akademik nga Jstor. Dy here bera thirrje ne menyren me civile te mundur te ulin pakez zerin..me duket se bera gabim sepse filluan te flasin me ze me te larte.
Ne kete kohe e kuptoj se duhet te dal qe aty..Dal ne koridorin e katit te dyte, ulem ne shkalle dhe per 3 minuta besova se ishte ambienti me i qete. E ndjej se kam ftohte por i rezistoj atij. Perqendrohem, bej nje perseritje te plot 3 faqeve.. fillojne dhe degjohen zhurma dhe ne koridor , hapa profesoresh , studentesh. Dy profesore takohen , flasin me njeri tjetrin (anglisht) , them me vete ku e gjeten keta te rrine kaq prane meje gjithe koridoret bosh jane , gjithsesi riperqendrohem tek leximi im, biseda qe ata bejne , me sakte zhurma qe ata bejne per veshet e mi eshte qindra here me e paket se lufta akustike ne « Biblioteke » apo Kafe . Nuk kalon shume dhe nga biblioteka dalin dy studente te tjere per te pire cigare prane dritares.. fillojne dhe flasin..zevendesuan profesoret.. nderkohe qe une po mendoja se keto 3 ore duhet ti kisha kaluar ne Shtepi.

3 comments:

  1. Me duhet te them se ke plotesisht te drejte!
    Sa te zhurmshem jemi ne shqiptaret... cdo gje qe e bejme kerkojme te leme shenjen edhe mund t'jet dicka krejt e pa vlere...
    Te pergezoj per kete meditim te gjate...!!!

    ReplyDelete
  2. @Master of Blogging

    Faleminderit, uroj qe dalengadale te ndryshoje fenomen.

    Ju pershendes :)

    ReplyDelete
  3. Tani varet edhe ca muzika ka vene.


    un break my heart” po qe ajo e J.Cocker hajde me.


    gimme gimme e B.Brothers, edhe hahet.

    duhet te bejme nje grup revolucionar dhe te dhunshem : kunder Molit & Sinanit neper autobuza dhe kafene.

    ReplyDelete