Tuesday, March 31, 2009

Perse te votoj ?

Thashetheme apo të vërteta
Nano i shiti PSnë Ramës për 150 milion€
Për tu aprovuar si anëtar në KLD nje kandidat duhet të paguajë një shumë rej 10 000€ çdo anëtari
Për tu futur ne magjistraturë 60 000€
Takimi i nje delegacioni investitoresh nga Turqia me një ndër këshilltarët e kryeministrit dështoi pikërisht pasi ky I fundit I tha qartë shprehjen: Po përqindja ime në këte marrëveshje ?”
Sikur këto shprehje ti kisha dëgjuar padashje në rrugë mbase nuk do më bënin përshtypje, por fakti që i dëgjova pikërisht nga njerez qe janë miqtë e mij më të ngushtë më bën të dyshoj në çdo fjalë që del nga politikanët tanë ata që ishin , ata që janë dhe ata që do vijnë ..Jo mw larg se mbrwmw dwgjoj A.Daden dhe S.Olldashin tek shprehen mos më ngacmo se tek kjo çështje ( Delijorgji) dhe ju keni gabimet tuajat ..
Kam frikë se me rrugën aktuale ku ndodhem në profesionin tim mund të bie një ditë pikërisht si dëshmitare e paturpësive të tilla, dicka është e sigurt se nuk do të toleroj asgjë dhe se mundësia më e mirë është që të provokoj mërira me kosto të larta. Në fund të fundit si mund të pretendosh se do fitosh ndaj korrupsionit kur ai është bërë pjesë e ADN-së së nje gjenerate të tërë qeveritarësh, politikanësh dhe gjyqtarësh tek të cilët akoma ka paga tepër të ulëta po të marrrim parasysh rëndësinë e tyre. Më e keqja është se tashmë të flitet për këto tema duket sikur te hashe bukë e djathë, askujt nuk i bën përshtypje..ne qe nuk përdorim më kanunin e Leke Dukagjinit kemi krijuar një kanun tjetër që mbase nuk vret me armë por po vret te ardhmen e një kombi !

Thursday, March 26, 2009

15300 lek

Kjo zonja e cila punon si librashitese ne nje nder librarite me te njohura ne kryeqytet mbase as nuk do ti shkonte ne mendje se sonte un do te shkruaja per te, por besoj se duhet te shkruaj.
Nje mikja ime shume e dashur ka ditelindjen ndaj me kenaqesi shume te madhe mendoj ti ofroj si dhurate nje liber, teksa mendohem per ditelindjet e fundit kur kam bere dhurata e shikoj se vazhdoj traditen , po ! Un dhuroj libra, vetem libra, nderkohe qe vete mendoj se kete libra jane bere molle e ndaluar per mua pasi kam kaq shume te tjere per te lexuar dhe koha nuk eshte absoloutisht jo ne favor te asaj qe une do te doja te lexoja .. dhe mendohem per tere ato libra te cilet i kam diskriminuar keto kohe .. dhe ja kam zili librashitesen , i them sa zili e kam qe punon ne nje ambient te tille, sigurisht mendoj se ajo do te kete kohe per te shfletuar ndonje liber duke qene mes tyre.
Ajo qesh, ne fakt nuk qesh, qesh duke qare pasi ka nje buzeqeshje krejtesisht kontradiktore me shikimin e saj, thua ti se ne fakt nuk behet fjale per te njejten fytyre, nje fizionomi teper e gdhendur ne buzet e saj, ne syzet e saj, ne floket e thinjura qe kane nje harmoni teper te theksuar me prerjen e flokeve te saj deri ne gushe. Floke te drejte e te palosur deri ne gjysme te qafes, nje trup mesatar nje imazh as me ngjyre e as pa ngjyre. Megjithate kesaj gruaje nuk do I jepja me shume se 45 vjec.. thua ta kem gabim .. Ajo pergjigjet me nje frymemarrje e cila sikur po hapte dy porta te hekurta dhe me thote : -
-Jo un nuk lexoj libra, i shoh, do te doja ti lexoja por kushtojne shtrenjte
-Po ju mund te lexoni ketu te mbani menjane nje liber dhe kur nuk keni kliente te hapni ndonje faqe , (pse jo ne fund te fundit them me vete ta merrni ne mbremje dhe ta lexoni,- por nuk insistova ti them dhe nje fraze te tille)
-Jo moj vajze ate nuk e bej dot pasi un jam shume e zene ketu – e shihni ne nuk shesim vetem libra, por dhe kinkaleri, nuk kam momente te lira, paga qe kam eshte 153 mije lek (kuptoj qe flet me te vjetra) ..
I them qe me vjen keq ,dhe ajo pergjigjet :
– Jo mos ki merak , ne fillim thashe me vete ohh sa e lumtur jam qe e gjeta kete pune, e shikoja veten mes librash dhe thoja ç ‘kenaqesi e madhe do te jete te punoj ketu , por nuk duhet te qahem, kush me merr ne pune mua te shkreten ne kete moshe . shyqyr qe e kam kete pune ..
I tha tere keto fjale duke veshur bukur, me nje leter shkelqyese dhe me nje fjongo kaçurele librin qe zgjodha per shoqen time ..ne momentin ku fjongoja po kaçurelosej nga duart e kesaj zonje mendova per tere ato libra qe ajo ka veshur , dhe per tere ato here kur ajo eshte ndjere keq qe nuk ka mundesi ti lexoje ato libra…por tani mbase eshte mesuar, por ja qe paska kliente si une qe me pakujdesine me te madhe i hapin mendime te plagosura .

Friday, March 20, 2009

1 vit


U be nje vit qe shkruaj ketu.. nuk e di pse por nje vit me pare zgjodha ditelindjen time per te shkruar dhe hapur kete blog.. mbase nuk do e kisha hapur po te mos ndihesha thellesisht e trishtuar nga 15 Marsi I kaluar..nje vit me vone bie shi nje shi I marrosur qe shoqerohet me temperatura te frikshme megjithate jam e lumtur qe nuk jam e trishtuar si nje vit me pare, kjo pasi ne kujtesen time te nje viti me pare mbaj mend nje trishtim kolektiv.. dhe nuk ka me keq sesa trishtimi i nje populli te tere .. te prek thelle ne shpirt e te ben te mos duash te kapercesh deren e shtepise..mbaj mend qe iu isha ngjitur lajmeve sikur te ishin oksigjen .. nje jave e tere e shoqeruar me frenezine mediatike qe nuk hezitoi te jepte dhe imazhe duarsh e kembesh te copetuara sikur te behej fjale per holokaustin e koheve moderne ..nje vit me vone them ato imazhe mos u rikthefshin kurre!!

Sunday, March 15, 2009

Ajo e ka fajin ?


14 Mars, eshte nje nder mbremjet e vetme ku i lejoj vetes te ndjek ndonje emision ne TV, zapping, bie ne « Me shume dashuri », Regina e voge dhe Gerdeci, pas saj nje grua e deshperuar qe kerkon rikthimin e «te» apo «ish te» shoqit. Ajo qe me revolton ne kete rast eshte pikerisht perdorimi i femijeve nga ana e saj per te kthyer te shoqin. Akoma me shume ajo thirrja nga ana e saj per vajzat e tjera te cilat prishin familje...Thua ti se meshkujt nuk kane tru, se behen krejtesisht te pavetedijshem e se sic thoshte ajo « dalin nga vetja e tyre » , dhe se ne fakt i treti e ka fajin, gati gati nje mund te mendoje se bota nuk duhet te ekzistoje ne menyre qe nje çift te funksionoje .. diçka qe me ben pershtypje ne shoqerine tone eshte pikerisht se pas çdo ndarje fshihet nje fajtor, « dikush e ka fajin », ndryshe « nuk eshte e mundur».
Si mundet qe ai «te me leje mua» ky me duket mesazhi i vertete pas ketyre te qarave.. mbase nje vetebesim i tejkaluar, shume mundesisht nje mendjengushtesi e cila nuk arrin te konceptoje se dy veta nuk mund te kombinojne dot me njeri tjetrin .. dhe se nuk eshte se duhet ta kete fajin njeri apo tjetri , sidomos ne kete realitet ky individualiteti qe shprehet theksueshem mes asaj qe dikush deshiron apo nuk deshiron ndryshe nga nje realitet i kaluar ku dy njerez « duhet » te ishin bashke.
Nuk me intereson te dij se kush e kishte «fajin » mbreme, sigurisht pare ne kete prizem nese duam patjeter fajtore te dy e kane fajin. Ajo qe dua te perçoj eshte se evidentohet ne menyre absolute se disa njerez mbeten femije te perjetshem, burra apo gra qofshin, megjithese sot mund te gjenden prinder.
P.s. «Me shume dashuri» (se) i dergoj nje mesazh te vogel .. perzgjidhini pak me mire historite qe trajtoni..