Friday, November 15, 2013

Një përrallë me ekspertë dhe armë kimike

Lajmi se Shqipëria krenare dhe servile kishte pranuar të bëhej vendi I demontimit të armëve kimike Siriane sipas kërkesës së ShBA-së kaloi sic kalojnë ato lajmet me pikatore, publiku u informua nga media ndërkombëtare, filloi mobilizimi me anë të mediave sociale , por paralelisht filloi trushpërlarja shumë planëshe.
Plani moral:
Variabli I parë ishte ai moral, ne si Shqiptarë nuk mund ti themi kurrë jo Amerikës, patetizmat kaluan deri në pikën ku për një moment mu duk se dhe sikur Amerika të vendoste të pushtonte Shqipërinë, shqiptarët do të thonin pse jo, në fund të fundit mbase kështu Amerika na merr në Amerikë?
Plani NATO
Dolen Ilir Kullerat dhe si fshesaxhinj te korridoreve diplomatike filluan të arguentojnë se nuk mund të jemi vetëm përfitues nga NATO.. Problemi argumentit: Kontribues do të thotë të pranosh çdo kërkesë për hir të NATOS edhe pse ajo shkon në kundërshtim me interest e vendit tënd. Por ka dhe një problem tjetër ky argument, harron proporcionalitetin, dhe harron se ne ishim të dehur për tu bërë pjesë e aleancës, deri në atë pikë sa filluam te kontribuonim përpara se të hynim! Mjafton të bësh një kërkim të thjeshtë në median ndërkombëtare për të pare sa kanë kontribuar vende te madhesise dhe popullsis qe kemi ne dhe qe sot janë anëtare të NATOs.
Plani mediatik:
Këtu patëm tendenca të paskrupullta të shumë mediave që dizinformonin me tërheqjen e Shqipërise nga kjo marrëveshje qe para dy ditësh, kjo për të ulur sa më shume intensitetin e protestës. Pati dhe mbulim të disa kimistëve që shpjegonin si do bëhej procesi I hidrolizimit dhe sa I sigurt ishte ai. Por nuk thonin dot se ku do ta marrin ajrin per te kryer procesin? Apo dhe ajri do importohej nga SHBA ? Nuk thonin se sa I rrezikshëm mund të jete ajo mundësia e dështimit dhe sikur të jetë me një probabilitet të vogël!
Variabli kryesor ose nevoja për ekspertë!
Përpos protestës për tu përgëzuar pati një fenomen tejet intrigues kjo kishte të bënte me kërkesën për të dëgjuar ekspertët, por që u parapri me një infiiltrim të argumenteve ekstreme për të justifikuar të kundërtën. Si përshembull shumë menduan se vërtet do helmohemi në mënyrë direkte nga këto armë kimike, imazhet e fëmijëve të vrarë në Siri filluan të kishin impakt në publik.
Sa ekspertë duhe të jemi që të kuptojmë se edhe vetë riciklimi është mit, në sensin që ti minimizon mbetjen, por sërish të mbetet një mbetje e ngurtë apo me një sasi ndotjeje energjike në ajër ! Tani përpos rrezikut të ndonje dështimi të procesit demontues të armëve, problem dhe I shtruar në mënyrën bazike qëndron tek kostoja mjedisore! Të importosh armë kimike me qëllim shkatërrimi do të krijojë sigurisht konsumim (në rastin simpatik të gjykimit) të ajrit , ujit , dhe patjetër dhe ndotje !Mbrëmë ambasadori Amerikan foli për mbetjet e ngurta të cilat do të largoheshin bashkë me ato qe ne kemi tonat tanimë në territorin tonë, dhe se do dilnim më të pastër, por përpos këtij argument tejet problematik mua më tingëlloi dy herë në vesh pretendimi I Ambasadorit dhe Kryeministrit se jemi dizinformuar nga ato që kemi lexuar e parë. Dhe se sigurisht nuk kishin folur ekspertët. Sot mediat e qeverisë dalin sërish me ofertën te cilës nuk mund ti thuhet jo domthënë versioni financiar , një përpjekje e dështuar për të blerë publikun! Ndërkohë që jam dakord se nuk jemi Norvegjia, dhe mjedisin e kemi vrarë vete ne, jam dakord edhe se jemi vend I varfër dhe teori të ndryshme flasin për zgjedhje racionale , nuk pranoj , nuk dua, dhe nuk do të lejoja kurrë të zgjidhnim rrugën e askushit si shoqëri !

Saturday, November 9, 2013

Replikë me Po-të e armëve kimike

Më bëri përshtypje shkrimi këtu, ndërkohë që mbeturinat (to be) e rrezikshme po i kanosen këtij vendi.


Pse Shqipëria?!

1. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s që nga 2009, është vend mesdhetar shumë afër me Sirinë, por jo kufitar me të, si Turqia dhe Greqia dhe, mbi të gjitha, jo palë në konflikt.

Sikurse, Bullgaria, Italia etj etj

2. Shqipëria ka nënshkruar pas rënies së diktaturës konventën kundër armëve kimike dhe i ka shkatërruar ato nëpërmjet programit Lugar 2003-2007.
Që kur ky fakt përbën arsye?
3. Shqipëria, si ish-vend komunist dhe si ish-vend militarist, i ka kapacitetet për t’u bërë i mundur transporti dhe depozitimi i këtyre armëve në reparte të sigurta ushtarake nën mbrojtjen dhe monitorimin e NATO-s.
ish vend komunist” ehe si I gjithë blloku lindor, po dhe militarist, shoqëruar këtu me 1997 ku u hapën të gjitha depot e armatimeve gjë që tregon se sa siguri të lartë kemi ndaj armatimeve. Shqipëria me një shoqëri ku siguria e jetës dhe përkujdesi ndaj rreziqeve ështe në nivelin minimal. Shqipëria me Gërdecin që tregoi qartë se sa shumë I kemi qejf procedurat e sigurisë dhe kur ato përfshijnë direkt agjensi shtetërore.

4. Shqipëria ka detyrimin ndërkombëtar që, në rast se i kërkohet të zbatojë rezolutat e OKB, përfshirë dhe Rezolutën e OKB-së të 28 shtatorit, si dhe nenet 4-5 të NATO-s.
Detyrim për tu bërë kazan plehrash dhe për tu vetë flijuar si Shoqëri? Që kur kështu?

5. Së fundi, Shqipëria ka nevojë të ngrejë prestigjin dhe besueshmërinë e vet ndërkombëtare nëpërmjet bërjes pjesë e zgjidhjes së një nga krizave më serioze ndërkombëtare të viteve të fundit.
Shqipëria nuk ka refuzuar pjesmarrje në fushatat kundër terrorizmit, Irak, Afganistan etj, ndryshe nga shumë shtete ne jemi me besnikët. I vetmi vend ku në fushata elektorale as me shaka nuk hidhet ndonje koment në lidhje me tërheqjen e trupave tona ushtarake nga Afganistani etj. Të bëhesh pjesë e zgjidhjes në këtë menyrë, me nje factor rreziku kaq të lartë do të thotë të synosh zgjidhje për emer duke injoruar raportin e qytetareve me vendin e tyre!!
6. Shqipëria nuk mund të kërkojë të jetë pjesë vetëm e tryezave ndërkombëtare në të cilat kërkohet ndonjë qyl, a ndonjë kredi më shumë, apo ndonjë fond grant më tepër për rrogat dhe pensionet.
Pikërisht, por nëse firmoset për qyle (shprehje teper popullore per nje studjues që ka marrë tituj ndërkombëtar për Kontribute të jashtme ) përfaqësuesit tanë shtetërorë bëjnë mirë ti detajojnë me qartë ato konventat që firmosin!
7. Pas 100 vjetëve histori shtetërore dhe konsolidimit të shtetit, ka ardhur koha që Shqipëria të bëjë detyrat e veta për paqen dhe sigurinë e botës.
Shume prepotente kjo shprehje, më kujtuat kohën e xhaxhit edhe pse un kam qenë tejet e vogël. Nuk ka detyra për paqen kur ato bëhen duke i rënë shkurt në koston e jetës së qytetarit! Duket qartë se e ardhmja I përket luftës ekologjike, dhe burimeve natyrore,është vetvrasje kolektive nëse shkatërrimit të brendshëm të natyrës I shtojmë dhe tolerojme “ndihmën” nga jashtë!

Saturday, August 3, 2013

Zoti kryetar i Bashkisë!

Zoti kryetar I bashkisë,
E dimë mirë se nuk jetojmë në një kryeqytet normal Europian ku procesi I inspektimit të bashkisë mund të kryejë në mënyrë proaktive nga vetë punonjësit e ketij departamentit përkatës te bashkise, e dimë se është luks për ne.

Por nuk arrijmë të kuptojmë se si edhe në rastet kur janë vetë qytetarët që denoncojnë keto ndërtime pa leje, keta efektivë nuk marrin masa. Këtyre qytetarëve nuk u kthehet asnjë përgjigje, injorohen në mënyrë të pa shpjegueshme pavarësisht se ata mund tu kenë marrë në telefon apo dërguar emaile me fotot e këtyre ndërtesave të paligjshme në lulëzim duke indikuar dhe adresën e saktë apo identitetin e abuzuesit.
Un zoti Basha nuk e kuptoj edhe deklaratën tuaj te fundit ku thoni se këto ndërtesa nuk do të legalizohen. Piksëpari kjo nuk nënkupton se këto të fundit nuk do te prishen.
Un zoti Basha nuk e kuptoj se përse duhet të lejohet procesi I ndërtimit pa leje deri ne fund te mbarimit te ndertimit apo thuajse fundit të ndërtimit të këtyre ndërtimeve pa leje?
Përse duhet që qytetarë të shumtë të zgjohen me zhurmën e matrapikut për nje kohë të pacaktuar me ditë të tëra, kush I dëmpshpërblen për këto kosto ?
Le të presupozojmë se do ti shembni këto ndërtime pa leje, më thoni pak përse qytetarët duhet të durojnë sërish ndotjen akustike e mjedisore përreth tyre me pluhurin që do I kaplojë kur këto veprime do të bëhen pikërisht si pasojë e papërgjegjësisë suaj?
E fundit zoti kryetar I bashkisë ka të bëjë me dëmin ekonomik, le ta marrim të mirqenë se ju do i shembni këto ndërtime pa leje, më thoni pak përse lejoni që burime financiare të shkojne dëm në këtë mënyre?

Un si qytetare kërkoj që: Së pari të penalizoni jo vetëm me heqje nga puna por dhe me gjykim dhe marrje masash ne baze te rregullores ( që besoj se ju do ta keni) ata që abuzuan ne mënyrë active ( duke marre leke) apo passive duke mbyllur një sy.
E dyta marrje masash direkte që këto ndërtime jo vetem të shemben por çdo veprim I tillë I ardhshëm të penalizohet që në fillesat e tij!

Nëse jo, duke parë se në këtë vend nuk ka drejtësi, duke ditur se I vetmi mjet ndëshkues I qytetarëve ndaj jush është vota, ju siguroj se nëse nuk merrni masa, nuk do keni te humbura vetëm zgjedhjet locale që do bëhen pas dy vjetësh por dhe ato të përgjithshmet ku ju tashmë pretendoni se do riktheni të djathtën në pushtet!

P.S Në protestën e organizuar dje kundër ndërtimeve pa leje këto ishin fjalët që I thashe kryebashkiakut, pasi ridëgjuam me anë të regjistrimeve të bëra premtimet e kryebashkiakut të sotem në fushatën e 2011.

Saturday, June 22, 2013

Nuk ka pragmatizëm që mund të justifikojë mungesën e votës së protestës!

Ajo që sot promovohet si pragmatizëm e na shitet si i tillë është ajo vazelina që zbut kufirin mes të keqes dhe të mirës! Pragmatizmi i momentit është ai i suvllaqit që do hamë sepse na ka marrë uria shumë, edhe pse sërish në vaktin tjetër do të na duhet të shndërrohemi në lypsarë. Duke menduar për të keqen e vogël e të madhe nuk duhet të harrojmë se kush e krijoi të keqen e madhe, atë e krijoi dhe kjo që na shitet më e vogël, atë e krijuam dhe ne që vijojmë të “pragmatikojmë”! Krasitja e kushtetutës sipas orekseve të njërit dhe tjetrit mbase vërtet mënjanoi disa parti të vogla që e hanin bukën kot por mbi të gjitha legjitimoi oligarkët e politikës, dhe ne do vijojmë të dëgjojmë më shumë për parti që personifikohen me emër e mbiemër sesa të majtë e të djathtë. Bëni një kërkim në google në shqip nuk do habitesha se më shume rezultate do ju dalin me emrin Berisha sesa Partia Demokratike, më shumë rezultate do ju dalin me emrin Rama sesa me emrin Partia Socialiste. Këta zotërinj kanë patur mjaft shanse për të qenë konstruktiv si përshembull moslejimin e mandateve të treta për kryeministër. Kanë pasur shansin të reformojnë partitë e tyre por sot keni akoma parti që kanë të njëjtin lider që nga formimi 20 vjeçar.

Mosndëshkueshmëria brenda partive ka sjellë liderat e ujit të ndenjur, ka sjellë liderat që hedhin rrënjë. Ka mbytur demokracinë brenda saj, me lista të mbyllura, me pseudozgjedhje brenda partiake ku akoma fitohet me 90% por mbi të gjitha ka sjellë kulturën e babës!
Thua të jemi kaq fëmijë sa të kemi nevojë për babë në këtë shoqëri! Mbi të gjitha ka sjellë mungesë shprese tek e ardhmja pasi dhe ndonjë formacion i ri partiak kopjon, ose të paktën frymëzohet, nga e njëjta mënyrë funksionimi, dhe krijohet po në të njëjtën formë lideri apo logoja që bëhet lider, sepse kërkon pushtet. Ata nuk i bashkon një kauzë pikësëpari dhe, në mënyrë lineare kohore, të zhvillojnë organigramën dhe lidershipin e duhur. Berishizmin e kemi mirëmbajtur ne pragmatikët, ndaj unë nuk habitem as kur dëgjoj për trysni në administratën publike nga Berisha dhe servilët e tij, e as kur dëgjova se në të famshmen grevë urie të atij që e thirri por nuk u bë pjesë e saj, se punonjës të asaj kohe të bashkisë detyroheshin që të shkonin dhe qëndronin në këmbë direkt pas pune për 4 orë të tëra, dhe ata pa ngrënë.

Është një bashkësi e tërë vlerash që ka rënë në tokë dhe është zëvendësuar me servilizëm, pazare, frikë dhe apati. Kjo kastë politike pingpongu ku edhe pse bëhet fjalë për zgjedhje të reja ke sërish dy ngelsa real që konkurrojnë, flet vetë. I njëjti film me të njëjtët aktorë, të njëjtin skenar e mbase do të ketë të njëjtin përfundim pra PAZARE paszgjedhore! Pyetja që kam është kush do e masë impaktin real që i sjell shoqërisë kjo politika e pingpongut? Duke e ditur se popullsia jonë është kaq e vogël sigurisht po prodhohet një shoqëri pragmatiste! Është normale të mos edukohesh siç duhet se ta ka “garantu baba” pozicionin, është normale të thyesh rregullat e qarkullimit me Benzin tënd sepse ke lek te korruptosh policin. Është normale të mbyllësh gojën sepse ndryshe të hoqën nga puna etj. etj. Kur del te besh aksione vullnetare konsiderohesh budalla, kur organizon protesta paqësore sërish do të të shajnë pragmatistët ose sepse mendojnë se je OJQ-iste ose sepse mendojnë se ke interesa të fshehura etj, etj sikurse ishte protesta e fundit qe ideova bashke me një mik ndaj erdoganizmit shqiptar. Diku lexova se paska qenë e orkestruar …

Duke qenë se jam vetë një profesioniste në botën e biznesit si menaxhere për një kompani shërbimesh, mu kujtua këshilla nga një eksperte e karrierës, më tha: “momenti ku ti arrin suksesin maksimal në një kompani ku ti je e punësuar është momenti ideal për tu larguar, ndërruar ambient (kompani) pasi pas këtij momenti ka direkt një rënie si në motivim, si në performancë.” Liderat që kemi ne ka kohë që janë në majë, kanë krijuar oazin e dështimit të vazhdueshëm njeri brenda vetë partisë që drejton tjetri partinë e ka fosile por mbi të gjitha dështime të vazhdueshme në gjyqësor, në arsim, shëndetësi, integrim dhe sigurisht do të tregohem naive po përmenda atë që quhet mbrojtje e industrisë fëminore (industritë strategjike për një vend). A do të prodhojmë ndonjëherë lidera që vërtet do i vlerësojmë pasi na kanë frymëzuar me lidershipin e tyre, jo, jo, nuk po kërkoj Bill Klinton-a po të paktën një lidership që nuk është kaq shkatërrues për shoqërinë e tij.

Na pret një e ardhme amorfe po nuk reaguam. Mirë që fenë nuk e kemi pas qejf ndonjëherë si komb e prandaj nuk e kemi te unifikuar, pa me thoni ne cilat themele do të zhvillohet kjo shoqëri nëse në këtë moment kritik nuk reagohet por “pragmatikohet”?

Ec votojmë për të heq Nanon, ec të votojmë për të heq Berishën, ec të votojmë për të heq Ramën, ec të votojmë për të heq Bashen! Do votojmë ndonjëherë për të sjellë diçka në vend që të votojmë thjesht që të heqim dikë, besoj se duhet filluar nga vota e protestës! Mbase për herë të parë do të kemi ushtruar një votë të sinqertë e cila nuk është e blerë e as në trysni, e cila kërkon vërtet një fillim të ri pikësëpari në vetë qelizën e të bërit politikë! Një popull që nuk proteston është si një organizëm i sëmurë që nuk do të diagnostifikohet, momenti më i mirë për të protestuar është ai i votës tënde!

“Asgjë nuk mund të krahasohet me nevojën e kurajos. Forcojeni veten nëse mundeni me optimizmin e Lakanit kur lexon tek ai se: ‘Deshira, apo ajo që quhet e tillë (Lakan flet këtu për inkoshienten subjective) mjafton të provojë faktin se nuk do të kishte sens për jetën krijimi i frikacakëve”, Jacques Lacan, ‘Kant avec Sade’, in Ecrits, 782. Marrë nga : Alain Badiou, Ethics, (New York: Verso 2001), p.56

Tuesday, May 28, 2013

Dispanceria

Më në fund vendosa ta nxjerr librezën e shëndetit, pas tërë këtyre viteve divorc me institucionet publike të shëndetësisë, për të nxjerrë raportin e aftësisë që më kërkon kompania vendosa të ndjek linjën. Gjej mjeken e lagjes (më në fund e gjeta atë), më jep një letër dhe më thotë të bëj një fotokopje të librezës së kontributeve, një të identitetit, dhe të shkoj tek dispanceria.. I them, të lutem mi përsërit dhe njëherë hapat (emri dispanceria po më dukej si emër sëmundjeje ..) ma përsërit, kopje kopje dispanceria.. uhh them me vete ok.
Marr në tel direkt kolegen time të burimeve njerëzore tek kompania ku punoj dhe ia kërkoj si nder që të më bëjë kopjet e kërkuara. Ajo me shumë dashamirësi më thotë patjetër. Rend në këmbë nga Siri Kodra tek zyrat, marr letrat (në atë moment thashë me vete bohh sa budallaqe mund tia kishe kërkuar të skanuara me email, do kërkoje një qendër interneti dhe do i printoje duke i kursyer vetes një orë ecje, por pastaj dëshira për të rehatuar koshiencen më thotë, që kur ke filluar të punosh nga shtëpia i ke shtuar kilet, ndaj mirë bëre që ece. Vrapoj për tek klinika e lagjes pas kthimit nga zyra, jo se nuk e dija se duhet te shkoja tek vendi me emër dispanceri, por sepse i thoja vetes, prap më ngjan me emër patologjie .. jo institucioni.
Pyes skutën e informacionit dhe sërish më përmendin emrin dispanceri … por më thotë eshtë vonë duhet të shkosh paradite. Ok I them pasi e falenderoj e bindur se dispanceria ishte Dispanceri duke menduar dhe se si do e riorganizoja ditën e nesërme ku çdo orë ishte e programuar.
Zgjohem herët, në ora 8:15 isha aty, futem më thonë e ken ë të djathtë jashtë ate zyrën. E shoh më ngjau me një kolibe, hekura të ndërthurur që gati gati të bënin të mendoje se ajo nepunëse e shtetit ishte në njëfarë mënyre e burgosur. Në atë moment zonja po i shërbente një të moshuari, po ai ishte pak si majtas, në të djathtë vijonte rradha e grave.. them me vete: Moss!! Prap rradhë burrash e grash.. ishalla nuk vjen ndonjë burrë kur të mbarojë ai se e hëngra vonesën për në takimet e punës. Dy gra ishin para meje (dmth dhe pas atij burrit të vetëm) .
Filloj te nxjerr letrat e duhura nga çanta ime, se si i kisha futur mezi po I nxirrja nga plastmasi I dokumentave, zonja pranë meje menjëherë reagoi duke më ndihmuar. Pasi i nxorra , zonja që më ndihmoi me pyet: Po kartonin e verdhë, ku e ke? Opps them me vete si mund të ketë harruar doktoresha dhe kolegja ime e HR qe të më këshillonte për kartonin e verdhë.. ? E pyes , po ça është ky kartoni I verdhë? – Është kartoni i papunësisë më thotë. Jo, un punoj i thashë ndaj nuk kam nevojë. (Në ato moment më shkoi mendja tek një mënyrë alternative për të matur nivelin e papunësisë .. mbi të gjitha sepse sot nga 6 veta qe pashë rreth meje 5 kishin kartonin e verdhë).
Mbaroi ai burri, i erdhi rradha gruas së parë në radhë. Un ndërkohë vështroja orën, hë se do ia dalësh të jesh në kohë i thoja vetes. Iku gruaja e parë ku ndërkohë afrohet nje zotëri I moshuar, duhej të ishte mbi 60 vjeç .afrohet dhe del pikërisht në rradhen e burrave qe e kishte fashitur ai para tij. Nuk durova por në atë moment i thashë vetes duhet të reagosh! Mbaron gruaja nr1 avitet zotnia duke i folur nëpunëses. Un ngre zërin dhe reagoj: Zotëri nuk ka përse koha juaj te jetë më e vyer se e imja! Ju erdhët pas nesh ndaj jeni i fundit për momentin. I sugjeroj nëpuneses të mos ju shërbejë para nesh sepse nese po un do e denoncoj rastin! Ai reagon: Moj mos je e çmendur mos do të te gjej një vend në spitalin .. ( dicka ) Petrela ? Si ore i them unë, pa arsyetoje pak këtë qe sapo the? Epo më thotë un nuk do futem mes grash!! I them të intereson të shprehesh kështu zotëri, shkurt dhe qartë un nuk të lejoj! Vërej se nëpunësja brenda sportelit po me bënte me shenjë të mos ia zgjas . Ndërkohë një grua tjetër pas meje thotë: Ah sikur te ishin disa vajza si ju që të reagonin me këtë forcë, ka shumë të drejte kjo vajzë ! Një më e vjetër më thotë e kishe gabim , ta lije se vetëm ai ishte.. si përfundim më erdhi radha ai burri po çmendej nga inati. Un ndërkohë nuk kisha 30 leke shkoqur, ofroj te paguaj me 2000 lekëshin, por nuk kishte resto. Më në fund pagova me monedhen 20 lekëshe dhe do i detyrohem 10 lek nëpunëses që realisht më tha faleminderit .
Mora frymë lirshëm dhe vrapova për takimin e punës. Arrita te jem në kohë dhe të mos ndihem keq me orën e parë të aktivitetit ditor, por e trishtuar për faktin se ky realitet të detyron të bësh karate çdo ditë.

Sunday, May 19, 2013

Njoftim: Manifestim proteste ndaj partikracisë së instaluar në Shqipëri 21 Qershor 2013!




NËSE NUK PAJTOHESH me sistemin e drejtësisë që nuk i trajton të gjithë në mënyrë të barabartë, NËSE NUK PAJTOHESH me rritjen e hendekut të të ardhurave mes të pasurve dhe të varfërve, NËSE NUK PAJTOHESH me partitë politike që vazhdimisht premtojnë ulje të papunësisë në vend dhe në të vërtetë kur marrin pushtetin administrojnë vjedhjen e pasurisë publike duke punësuar klientët e tyre, NËSE NUK PAJTOHESH me kapjen e mediave nga pushteti i parasë dhe partive politike, ditën e premte, dt. 21 qershor 2013, ora 18.00, tek Parku Rinia në Tiranë, bashkohu me të tjerët që mendojnë si ty dhe trego protestën tënde ndaj sistemit të partikracisë së instaluar në Shqipëri duke kërkuar një mënyrë tërësisht të ndryshme të të bërit politikë dhe të qeverisjes.

Nëse sistemi i kapjes i instaluar në Shqipëri të pengon të marrësh pjesë në këtë manifestim përmes kërcënimeve të formave të ndryshme, mund të mbash maskën e Guy Fawkes të cilën mund ta porositësh në Ebay www.ebay.co.uk/itm/260999018186

Shënim: Ky është një manifestim që kundërshton parimet e të bërit politikë dhe të qeverisjes që ofrohen nga të gjitha partitë politike që garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit 2013.

Thirrje e marre nga: https://www.facebook.com/events/153589218155571/?ref=3

Saturday, April 13, 2013

Mes puritanizmit dhe injorancës!

Nisma vota e bardhë version shqiptar ,i “ protesto me kryq” ka si nismëtarë, disa nga ne që nuk kanë pasur asnjë lidhje me partitë në treg, i cilësoj të tilla pra parti tregu sepse të tilla janë. Megjithatë doni ju që dhe kjo nismë u përgojua, jam kurioze të di ç’mund të kenë shpikur dhe për ne që mbase në kohën e ndërrimit të regjimit ishim akoma me pucrrat e adoleshencës por ja që ekzistojnë këta të fundit, dhe këta po me pucrra kanë qenë, thjesht këta dhe nismën tonë pa lidership ë vulosëen sepse njëfare Grid Rroji e dikush tjetër I oprientuar djathtas kanë komentuar në favor të nismës. Flasim për një nismë pa lidership dhe si të tillë ka vetëm kauzën “Protesto me votë ,vëri kryqin votës”.
Kur ofenduan para ca vitesh Ditmir Bushatin ,i kritikova dhe jo vetëm por bera një koment në blogun tim. Kur kritikonin të djathtët Edi Ramën për moral (personal) sërish reagova pasi ne na duhet piksëpari një njeri që është I moralshëm në funksion. Kjo sepse nuk është forcërisht e thënë se dikush që është prind shembullor mund jetë automatikisht I mirë si lider dhe menaxher.

Nuk dua ti përmend emrin por erdhi një valë fanatike , që po bëhet pseudo konkurente e nismës sonë duke na ofenduar ne si nismë. Më kuptoni qartë ah sikur të kishim gjithnjë e më shumë kokurentë të tillë. Më gëzon e hidhëron njëkohësisht kjo nismë, nga njëra anë gëzohem sepse kjo nismë u be poliendrike , nga ana tjetër trishtohem kur shoh se lajmërimin e bënë duke sharë nismën e votës së bardhë , me justifikimin se disa të djathtë që njihen tashmë kanë shkruar në favor dhë sgurisht e bejne këtë nismë si të tyren pra e personifikojnë me ata. Nga ana tjetër më gëzon sepse kjo nisme e re me emrin DD ka gjithsesi të njejtin qëllim si e jona. E megjithatë në këto moment mu kujtua Konica, miqt e mi kam frikë se dhe unë duke parë këtë reagim do të flas si Konica, kam frike vertet, mungesa e asaj që quhet sinergji, kombinuar me dëshirën për protagonizem anadollak po heq vëmendjen e duhur ndaj këtij standarti. Ky detaj kombinuar me shanset që po më jepen për tu larguar nga vendi im më bën vërtet të mendohem dhe mendohem mire paçka se drejtësinë sociale e kam në venat e gjakut!

Thursday, April 11, 2013

Përgjigje ndaj : http://xhaxhai.wordpress.com/2013/04/10/krushqi-te-zeza-vota-te-bardha/

Më pëlqen të lexoj komente ndaj nismës së votës së bardhë, kritikat, dhe mbështetja secila ka vlerën e vet. Por sikurse ju vendosët fjalen ‘mirëpo ‘ pasi treguat zhgënjimin ndaj koalicionit të zyrtarizuar tashmë Rama &Meta edhe unë nuk mund të mos jap ato mirëpo-të e mija në lidhje me parashikimet që bëni ju ndaj votës së bardhë.
Ju Z. Vehbiu shkruani se problemi më i madh i Shqipërisë, i shoqërisë shqiptare, dhe i politikës shqiptare është Sali Berisha me të vetët. Un them në momentin ku ne i veshim me etiketa personale këto fenomene që në atë moment ne gabohemi në diagnozë. Për mua problemi i vërtetë nuk është vetëm Berisha me të vetët, por kjo lloj kulture e instaluar në praktikat partiake që realisht shprehet me anë të një neo autarkizmi, patronizimi, klientelizmi e servilizmi, rrjedhimisht mungesën e demokracisë brenda partive e cila sipas meje është nje lloj ADN-je e përbashkët për të gjitha partitë që ofrohen aktualisht.Sa bukur do të ishte që vërtet një individ me emrin Berisha të ishte problemi ynë, më duket shumë e bukur për tu besuar.
Megjithëse zgjedhjet që po afrohen mund të jenë shansi i vetëm për ta larguar atë dhe grupin e tij me mjete demokratike un sërish do votoj në të njejtën mënyrë sic kam votuar që nga 2007. Vizë të gjithëve! Un nuk shoh të keqe më të vogël, por thjesht një rotacion fizik si fitore në rastin më të mirë, jam dakord ndërkohë që më mirë një rotacion fizik sesa asnjë, por përtej kësaj un nuk mund të votoj duke bërë kalkulime partiake. E vërtetë gjithashtu se ka mundësi që indinjata për aleancën Rama – Meta të ketë zhvendosur disi fokusin, por kjo varet në ç’këndvështrim shihet. Në fund të fundit përse duhet të shqetësohem unë për partitë dhe elektoratin e tyre, që kur është qytetari ai që duhet të mendojë për partitë? Duhet të jetë e kundërta, janë partitë ato që me platformat e tyre, aleancat e më gjerë duhet të bindin elektoratin. Përse duhet të shqetësohem unë për parti që nuk më kanë përfaqsuar kurrë ? Këtë temë e kam trajtuar mire këtu dhe këtu dhe nuk më shtyu pazari i fundit për të votuar në këte mënyrë.
Shumë nga ne që e ndërmorëm këtë nismë u identifikuam thuajse si shtetas që nuk kanë votuar asnjëherë edhe pse kishin të drejtën e moshës, por nuk votuan pikërisht sepse nuk kanë besuar tek ofertat e deritanishme, ose si unë që historikisht i vë vizën të gjithëve duke pasur të njëjtin efekt, ( pavlefshmëri ose bojkot që mund të përkthehet në indiferencë).
Tek PS-ja nuk kam parë programe të besueshme, mos harrojmë se në zgjedhjet e fundit u paraqit pa program, ato 1000 faqet e reklamuara dolën një gënjeshtër. Mungesa e theksuar e demokracisë brenda kësaj partie, ku akoma arnohet me kandidatë për deputëtë të marre nga shoqëria civile dhe media, vetë rizgjedhja e tij si lider sikurse dhe mungesa reale e dorëheqjes pas humbjes së 2009 tregon qartë dinamikën brenda kësaj partie. Opozitarizmi pa vizion dhe së fundmi vulosja e një aleance që sigurisht nënkupton pazare të reja në dëm të Shqiptarëve e vulos edhe më mirë dëshirën për pushtet perkundrejt asaj për të sjellë ndryshime në këtë vend.



PD nuk do e votoj sikurse nuk e kam votuar, për arsye që dihen tashmë nëse fola për mungesë demokracie në PS, PD-ja ështe shembulli tipik i një partie autarkike. Imazhi në çdo shfaqje e ka emrin Berisha. Për nga performanca qeverisëse: qeverisja e kesaj partie është e karakterizuar prej dritshkurtësisë, korrupsionit gangrenë, servilizmi i institucionalizuar që ka prodhuar vetëm kukulla që tundin kokën para Berishës, gjyqësori I degraduar flasin qartë. Në aleancat partiake dëmin më të madh ia solli këtij vendi në bashkëpunim me LSIne. I dha një shkelm të mirë edhe shendetësisë, edhe METE-s etj etj. Besoj ama se me ikjen e tij PD-ja do shfryhet si një tollumbace, pasi vetë sulltanizmi i tij në këtë institucion ka legjitimuar më shumë se çdo lider veten e tij si profet. Patjetër nëse mundet të shtrohet pyetja pse nuk votoj PS-në, në rastin e PD-së as nuk shtrohet fare si pyetje.
Në lidhje me FRD, e kam theksuar dhe e theksoj, në momentin kur një parti krijohet në baza jo demokratike ajo ka shanse minimale të funksionojë si e tillë sidomos kur si lider kemi një figurë e cila ka qenë nën kryetar i PD-së për nuk e di sa vite, duke e parë në këtë kuadër pra partitë që indentifikohen me liderin ky lider nuk me ngjall asnje shpresë. Themelimi I partiësë në mungesë të tij ndërkohë që ai kishte një tjetër pozicion, dhe zgjedhja e tij si lider pikërisht nga mbështetësit e tij ish PD-sist ,edhe pse te dekoruar si grupim me disa figura te reja që mbase dhe meritojne , nuk më bind (performanca e tij si president ishte një dështim).
Për AKZ nuk dua të humbas kohë të shkruaj. Një lëvizje sharlatane dhe shpërlarëse truri variant i butë i Agimit të Artë Grek në Shqipëri.
Ndaj, ajo që na shtyu të ndërmarrim këtë nismë ështe tranzicioni i pafundëm nga post komunizmi në demokraci, dhe shohim se nuk ka asnjë shpresë, jemi pakicë mbase por dhe si e tillë kërkojmë të identifikohemi, kërkojmë të ekzistojë në zgjedhjet e ardhshme alternativa e fundit “asnjerin nga te mësipërmit”.
Ftesa e e votës së bardhë nuk ka ndonjë pretendim për tu bëre massive edhe pse sipas një studimi serioz 47% e shqiptarëve nuk ndihen të përfaqësuar nga asnjë parti, ka një pretendim për tu identifikuar ama, dhe besojmë se identifikimi ka nje vlerë shumë të madhe në këtë kontekst ku jemi. Ne nuk po bëjmë fushatë, duam ama që me këtë lëvizje të deligjitimojmë ata që pretendojnë se na përfaqësojnë sado pak të jemi ne. Duam tu themi atyre tashmë të zhgenjyer si ne që ka një mënyrë për të shprehur indinjatën tonë, ata pak njerëz të angazhuar politikisht, që janë neveritur nga lëvizja e tanishme PS &LSI mbase do pretendonin ti bojkotonin zgjedhjet meqë ndihen kësisoj, përkundrazi ne I ftojmë qe të mos i bojkotojnë por të shprehen. Në këtë rast vetë vota e bardhë që tek ne do vije përmes një katranosjeje të mirë te fletës do te rriste pjesmarrjen në votim ( jo se e kemi të ulët në raport me rezidentët e këtij vendi por gjithsesi sado e vogël si % do të kisht një efekt pozitiv). Mund të kesh të drejtë që votues të votës së bardhë do të ishin kryesisht të PS-së .. por ky nuk përbën problem sipas meje, jam e sigurt se dhe shumë të djathtë janë të indinjuar nga vetë bashkëpunimi me LSI-në këto 4 vite, por sërish mos mbase duke shkuar drejt ‘të keqes më të vogël’ ne vetë po legjitimojmë pandëshkueshmërinë edhe në të vetmen ditë në 4 vite ku kemi shansin të shprehemi në mënyrë të sinqertë?
Un nuk dua të votoj për të keqen që mirmbajmë në përgjithësi, dhe për mua është krijuar një qark vicioz në politikën e sotme që sido qoftë si produkt ka vetëm partitë autokratike.

Sigurisht kjo nismë nuk është pjesë e fushatës se PD-se, nuk e kuptoj këtë “prisoner’s dilemma” ndërkohë që kjo nismë ka ardhur nga nje grup të rinjsh pa asnjë lidhje me cilëndo parti. Kjo nismë sigurisht kërkon të ushtrojë votën e protestës ndaj të gjithë klasës politike, nuk bëhet fjalë për moral, por kryesisht bëhet fjalë për alternativa boshe dhë pazare politikë, për klane tribale dhe kuzhina komedish aligeriane brenda ketyre partive. Pasoja më e madhe për mua dhe shumë nga ne që kemi zgjedhur këtë mënyrë votimi është të qëndrojmë në heshtje, edhe njëherë sa të kalojmë Berishen .., mbase herën tjetër edhe njëherë pasi të kalojmë Ramën, mbase kush e di cfarë arsyeje tjetër do na mbajë sërish për të mos kaluar në një shprehje të koordinuar të votës së bardhë, pastaj kur do e kemi bekimin përt të ndermarrë këte nismë?

Sikur të bëhej fjalë për alternativa A, B, C.. .por këtu bëhet fjalë për pazaret A, B, C. Un do të votoj bardh me anë të kryqit me synimin që në të ardhmen kjo kutizë të ekzistojë si alternative në fletët e votimit, në këtë vend ku protestën e kanë vrarë partitë e OJQ-të, shpresën po ashtu, refuzoj që të më vritet dhe e drejta për të protestuar me anë të votes.


Sunday, March 24, 2013

Përgjigje për vajzën me emrin S..

Para ca ditesh mora kete mesazh te cilit po i pergjigjem sot:

Pershendetje. Vendosa tju shkruaj juve pasi kam shume rrespekt dhe me dukeni person qe keni impakt ne shoqeri dhe zeri juaj degjohet dhe shperndahet. Nuk e di se cfare mund te beni per te me ndihmuar, mua dhe te gjitheve por mendova te beja nje hap duke ju shkruar. Te me falni se ndoshta eshte dhe dita e ditelindjes tuaj por jeni e lire te me jepni nje pergjigje kur te doni.
Kam deshire te behet dicka qe te gjithe te lirohemi nga frika ! Mendoj se ky eshte problemi numer 1 qe kemi si shoqeri.
Po e nis qe ketu, zgjohemi me frike pasi duhet te dalim nga shtepia ku nuk e dime se cfare na pret. Historikisht e kam pasur frike pallatin tim pasi i ka shkallet e mbyllyra si pothuajse gjithe pallatet e reja dhe jane absolutisht te frikshme pasi mund te futet kushdo dhe ndihesh gjithmone e kercenuar.
Per te mos mjaftuar kjo, dy vajza kohet e fundit kane tentuar ti perdhunojne fatmirsisht pa ja arritur per shkak te forces se tyre.
E me pas vazhdon me friken ne rruge se do te te vjedhin celularin, canten e ne autobuze portofolin.
Friken se do ndihesh e dhunuar psikologjikisht nga nje pedagog ne shkolle, nga nje epror ne pune.
Friken se kur te kthehesh ne shtepi ne darke, absolutisht ne punen tende do te te rrembejne, perdhunojne, rrembejne, vrasin pa arsye.
Friken qe nuk mund te besh dot nje shetitje dy vajza vetem pa vellain, te dashurin, partnerin, nje shok apo cdo prani tjeter mashkullore.

Nuk e di neqoftese kjo eshte normale, di vetem qe ndodh cdo dite dhe nuk duhet te ndodhe. Si mund te jetojme nje jete te bukur, te qete e te suksesshme me kaq shume stres? Neqoftese do kishit mundesi te ngrinit zerin do ju isha mirenjohese. Preferoj identiteti im te mbetet anonim te lutem. Gjithe te mirat, dhe Bravo per qytetarine.



E dashur S, po të pagëzoj me këtë gërmë me që dëshiron të qëndrosh anonime, mbase sepse S-ja mund të jetë Shpresa sikurse mund të jetë S”mund. Uroj që ti dhe shume te tjere ta përktheni në versionin e parë e jo me të dytin.
Kur mora këtë mesazh në inboxin tim para ca ditësh, në mënyre direkte mu kujtua një urim që mora para ca ditësh ku më quajtën trime, duke e lexuar këtë mesazh kuptova se nuk jam trime por thjesht nuk kam frikë për shumë arsye që të tjerët e kanë, mos vallë mungesa e frikës më bën trime?
Të shkruash atë që mendon dhe beson se është e drejtë, te protestosh për kauza të cilat kanë të bëjnë me të drejtat themelore të njeriut nuk na bëjnë trima por tregojnë ndjeshmërinë qytetare pasi nuk mund të jemi Robinsone Kruzo. Por ka diçka që më frikëson dhe mua, dhe kjo e ka emrin heshtja e vetë bashkshtetasve të mi dhe vetdhunimi që kjo e fundit I bën vetes duke qëndruar pasive.
Ështe e trishtueshme të lexosh se zgjohesh me frike që në mëngjes, përtej pallatit me shkalle të mbyllura mos vallë është vetë dhe media e cila ndikon duke na mbjellur friken çdo ditë me lajmet e kronikës së zezë? Nga ana tjeter përse nuk e merr vetë nismën tek pallati yt ku të ndërgjegjësosh të gjithë ata që banojne që ti vendosin një portë të jashtme atij pallati.Në këtë mënyrë secili nga banorët do të ketë çelësin e vet, duke minimizuar në mënyre të dukshme aksesin e të paftuarve në pallatin tuaj? Realisht jetojmë në kohën e portave duam apo nuk duam ta pranojme!
Me vjen mire që ato dy vajza paskan shpëtuar nga perdhunimi dhe e shoh se këto ngjarje kane ndikuar që frika jote të shkojë në një nivel tejet te lartë gati gati të terrorizojë. Ndërkohe po mendoj se sikur nje biznes të vendoste importimin e disa flakoneve spray që quhen “POLICE” e që shiten gjerësisht në pjesën tjetër të Europës do të kishte nje sukses te garantuar!
Me këtë spray të cilin duhet ta mbash në dorë ndërkohe që ecën vetëm, mund ta verbosh për disa 30minuta të mira agresorin! Po ashtu hapja e një palestre ku mund te mësohej gjinia femërore me disa levizje, si të mbroje veten do te ishte një sukses!
Nga ana tjeter na ka veshur kaq shumë konsumërizmi ku duhet të mbajmë çanta të mëdha thuajse sa një mini valixhe që mbahet në krahë saqë I kam zili burrat që janë të lirë dhe dalin pa çanta!

Për frikën nga një pedagog nuk kisha dëgjuar në rrethin tim shoqëror të drejtpërdrejtë, mbase kjo frikë shpjegon qartë se pse studentët nuk protestojnë në këtë vend , në fakt vetë universitetet në mase të gjerë po prodhojnë dele të bindura per të ardhmen e këtij vendi! Por ndërkohë që të kuptoj për frikën nga dhuna fizike nuk dua të të kuptoj për frikën nga pedagogët. Në fund te fundit përse je në universitet nëse neser kur të dalësh nga ai do të kesh te injektuar mire ne ADN-në e të menduarit tënd frikën? Sa do të shërbejë ajo diploma, nëse ti do të kesh druajtje e frike për të kërkuar punë, dhe do kerkosh patjetër të gjesh të njohur që do të kontaktojnë me të njohurit e tjerë per të të gjetur punë tek I panjohuri. Ky I fundit mbase nesër do te jetë I pari që do të të bëjë presion psikologjik, edhe për faktin se të ka punësuar nga I njohuri I të panjohurit.

Jo S, ti duhet të reagosh ndaj pedagogut, ti duhet te bisedosh dhe me studentet e tjere, ti duhet ti bësh peticione vete keshillit akademik për sjelljen e padenjë të profesorit tënd. Isha në gjimnaz kur një mësuese (vitet 95-96) e ofendoi tërë klasën, e mbani mend kultin e mësuesit atëherë, ti je e vogël dhe nuk e ke jetuar atë kohë por atëherë nuk ekzistonte thuajse fare reagimi ndaj mësuesve kaq I padiskutueshëm ishte ai. Mbaj mend që kërceva nga banka dhe I thashë “ JU nuk keni te drejtë të na ofendoni zonjë!” Reagimi I saj ishte histerik më tha do të të çoj tek drejtori, I thashë më duket se do çosh veten duke me çuar mua pasi e keni ju gabim! Përfundimisht ajo dërgoi veten tek drejtori. Ti sot nuk DUHET të kesh frikë! Un thjesht e ndjeja se duhej të reagoja pasi një ofendim që bëhet nga dikush që abuzon me institucionin që përfaqëson realisht të prek integritetin tënd si njeri. Nuk dua të bej moralisten por kur nuk mbrojme dot integritetin tonë atehere paqja që bëjmë me dhunen (psikologjike apo fizike) na tjeterson.. është e trishtueshme nëse një dite do te shohësh veten në pasqyre dhe te zbulosh se nuk je ti!
Nuk e di sa te kam ndihmuar me keto komente, serish mund te me pergjigjesh ne inbox e dashur S..deri atëherë uroj të të lexoj më pak të frikësuar..

Thjeshtësisht,

Alidea

Thursday, March 14, 2013

NPSS?

Teksa dilja nga shtepia e motrës sime Blerit, poshtë pallatit qëdronte në këmbë I kthyer me shpine nje burrë në korridorin e jashtëm, nuk e di ç'moshë kishte por duhet ti kishte kaluar të 50-tat. Kur ke dikë përpara teje por që është me shpinë ke liri automatike vrojtimi të detajuar, unë zakonisht nuk e ndjej të nevojshme, edhe pse e di se çunat e kthejnë kokën kur shohin vajza qe ecin përshembull , sidomos ato që janë elegante apo veshur me minifunde. Në këtë ditë shiu me gjyma të shikoje dikë që qëndronte me shpinë ndaj atyre që dilnin dhe me fyturë ndaj atyre që hynin në pallat më bënte tejet kurioze në gjendjen e tij, një kuriozitet harmonik me instiktin, ku të ofrohen vetëm disa sekonda për të procesuar panoramën njerëzore të mjeruar para teje.
Ai kishte vënë nje xhaketë mbi kokë, nuk ia pashë fytyrën, kishte disa pantallona që I vareshin por sytë me vajtën me shpejtësi tek kepucët ( në moment mu kujtua një shprehje që thuhet mes vajzash por që më eshtë dukur gjithnjë budallallek,” burrat shihen tek kepucët”) . Këpucët në fjalë I ngjanin siperfaqes së atij byrekut te fryrë e të çarë, vetëm se nuk kemi te bëjmë me ngjyre nuancash të kuqërremta por disa flete te zeza flije .

Nuk ndala dot, edhe pse e mendova për disa moment të gjata atë njeri pa fytyrë, deri tek tjetri dmth pas 60 metrash distancë. Bulevardi Bajram Curri sapo kalon urën që përshkon rrugën Sami Frashëri, kësaj radhe në trotuarin e djathtë teksa zbret pashë nja burrë që duhej të ishte I moshuar mbi 60, nuk mbante çadër, ishte ulur mbi një jastëk, hedhur mbi supe nje si tip postaçie deleje, e vereja këte materie që pavarësisht se binte shi I dendur ( si ç’po bie dhe në këto momentë) sikur qëndronte e paprekur nga shiu, më bëri përshtypje shikimi thuajse krenar I këtij burri te moshuar me thinja që shoqërohej me një lloj buzëqeshje teksa I kalonin makinat përpara , dhe këmbët tërësisht të zbathura që hasnin bulevardin.

Deri tani në Tiranë kam parë fëmijë te vegjël apo të mitur, herë herë ndonjë individ me aftësi të kufizuara, ndonjë plakë rome, por nuk kisha parë të moshuar të qëndronin në rrugë, këta të fundit nuk flasin, bëjnë ndonjë gërmëzim apo kalim mesazhi me një shikim.. Nuk mu dukën as të dehur as të droguar siç më ka rënë rasti të shoh në qytete të tjera europiane port të heshtur dhe ndonjë gati gati I turpëruar..Mu kujtuan ata që quhen SDF në Francë .. po tek ne si do quhen ? Njerëz pa Shtëpi Stabël ? (NPSS)

Friday, March 8, 2013

8 Mars i trishtë në Tiranë!


Përfundimisht kam vënë re se ditët e veçanta që i përkushtohen gruas në rastin konkret apo x kategorie tjetër etj etj jane ditë viktimizuese! çdo ditë duhet të jetë e të gjithëve, por në të vërtetë jemi ne gratë të parat që vetëdiskriminohemi. Dhe OJQ-të në këtë vend ne lidhje me gruan kanë emra viktimizues kryesisht, e jo parandalues ndaj pabarazisë që ushtrohet në nivel familjar, në karrierë, e në pjesmarrjen e jetës politike.
Sa për dhunën atë e shohim çdo ditë të materializuar e të shfaqur në kronikat e zeza , në përgjithësi shohim çdo ditë se si denoncimi: ose mungon, ose nuk mungon por stivoset me një deklaratë në polici ose tërhiqet nga vetë viktima nën presion familjar e social!
Ndërkohë dhe media ka atë fajin e vet në këtë mes, po ti lexoni gazetat përtej promovimit të maskilizmit, femrat nëse janë të pranishme në brendesi të faqeve apo spektakleve në mediat vizuale, janë kryesisht të pasqyruara ose si viktima ( kronikat e zeza) ose si këngëtare, ose si modele.
Modeli që duhej të promovohej nga vetë media është ai frymëzues ndaj femres, ku i lihet nje hapsirë e duhur shembujve pozitive që sjellin në fusha të caktuara. Pasqyrimi i pak më pak meshkujve, dhe femrave te mashkullizuara në politike, do i bënte më mire shërbim qasjes ndaj nje zvogëlimi të pabarazisë gjinore në këtë shoqëri! Ndërkohë un nuk ju uroj gezuar .. por uroj qe te rrisni vetbesim tek vetja juaj dhe te ngrini zerin duke sfiduar friken!
Shënim: Në protestën e organizuar sot perballe KQZ-së nga KOALICIONI PËR NXITJEN E PJESËMARRJES SË GRAVE DHE TË RINJVE NË POLITIKË, ku dhe unë mora pjesë duke blere bilbilin tim , mblodhi 20 persona, ndërkohë matanë portës së hekurt politikanët qeshnin …sigurisht jemi për tu qeshur. Nga ana tjetër e pallatit të kongreseve PD-ja kishte organizuar aktivitetin e vet për këtë ditë, sigurisht gratë e veshura në mënyre elegante e të pispillosura ishin shume më në numër (pa u futur brenda , duke parë vetëm ato që ishin në hyrje).

Foto nga Edvin Pacara pjesmarrës në protestë.

Monday, March 4, 2013

Sa kushtojnë vijat e bardha?

Është një rruge këtu pranë komunes së Parisit e cila u shtrua 2 javë para zgjedhjeve lokale të fundit nga Edi Rama . Kuptohen keto lloj investimesh apo jo, lëvizje fast junk food ku investimet publike bëhen për qëllime elektorale dhe ku sigurisht në të ardhmen do të ri -investohet në të pasi kemi të bëjmë me një produkt që bëhet si buka në mikrovale, me shpejtësi marramendëse dhe pa standarte. Por ndërkohë që e kuptoj se standartet e kushtueshme shkojnë në harmoni me lëvizjet politike alla shqiptare nuk e kuptoj përse kaq shumë kushtokan vijat e bardhe apo e thënë ndryshe ato zebër.
Un jam miope, dhe daltonike ndaj nuk shoh mirë, megjithatë mundohem të jem reaguese në këtë shoqëri apatike me keto aftësi që kam. Por sistemi që kemi krijuar të zhyt e të tret derisa bëhesh pjese e tij me një mënyrë subkoshiente. Kështu ndodhi para disa kohësh në rrugën ku nuk ka vija të bardha u mundova të kaloja nga një kah (trotuar) tek tjetri , nga ana e djathte po vinte një makinë që sigurisht e kalonte normën e shpejtësisë urbane, i ra borisë aq fort sa u shtanga, instiktivisht i kërkova falje , por më tej ndërsa po vijoja itinerarin tim në ato ecjet e ngadalta e reflektive i thashë vetes : Po përse duhej ti kërkoje falje ti? A nuk duhej te kishe prioritet si këmbësore në një rrugë ku nuk ka vija zeber ? E pra lexues, miq apo thjesht të njohur, kolegë apo thjesht ndjekës dua ti them Lulëzim Bashës se nëse nuk vihen vijat e bardha brenda Marsit tek kjo rruge që ndodhet afër një stadiumi te vogël këtu tek Komuna e Parisit do mundohem të gjej gëlqere dhe ti bej vete keto viza në formë njolle të paktën në shenjë proteste!

Thursday, February 7, 2013

Partitë me arna!

A ju ka ndodhur të keni të bëni me tubacione difektoze, me të çara, vrima, të cilat çojnë dëm ujin, me lidhje elektrike të vjedhura, ku energjia që presupozohej të merrje nuk vjen në intensitetin e duhur meqë komshiu të vjedh? Ja, kështu më ngjan marrëdhënia mes klasës politike shqiptare dhe asaj thuajse mosekzistente shoqëri civile.

Kur aktorët, këngëtarët, sportistët apo artistë të ndryshëm i bashkohen një partie, aktiviteti i tyre profesional nuk ka përse të rrezikojë një ngjyrosje partiake apo të shuhet por kur janë gazetarët që njihen për qasjen e tyre kritike, personazhe të shoqërisë civile që njiheshin për reagimet e tyre konstruktive, këtu kemi të bëjmë me atë që ne Anglisht e quajnë brain waste, pra humbje e këtyre kapaciteteve për tërë shoqërinë. Energjia e këtyre kapaciteteve në më të mirën e mundshme mund të shndërrohet apo transformohet në një tjetër kanal energjish sikurse ndjekja e qëllimit të monarkëve të partive .. Kjo lëvizje mund t’i sjellë përfitime reale opozitës por njëkohësisht dëmton rëndë atë kapilar të një sistemi demokratik i cili në vendin tonë mbetet në embrion e që quhet Media e lirë dhe Shoqëri civile.

Efekti PD

PD është treguar më strategjike në marketing, jemi me fat që merr këngëtare e aktore. Lidershipi i menaxhuar mes servilizmit flet bukur fare . Këtu janë bërë kandidatet femra më burra se burrat, mjafton të shohim diskursin politik të Topallit, Dodes, Bregut. Përjashtim bën Lajla Pernaska, por mbase për këtë arsye ajo nuk ftohet aq shumë tek “Opinion” dhe mbase për këtë nuk do jetë asnjeherë as ministre e as kryetare parlamenti. Realisht mënyra e menaxhimit të PD-së duhet të bëhet case study (çështje perfekte studimore). Po na la “i madhërishmi”, partia ikën bashkë me të… duhet të presim ndonjë mauzole brenda Tiranës. Megjithatë, duhet ta falënderojmë, nuk i ka afruar me të njëjtin intensitet ato pak materie të shoqërisë civile e medias, ky i afron në mënyrë disi më indirekte, i bën ushtarë pra, le të mbajnë profesionin dhe statusin, por të flasin mirë për të. Rasti Fevziu, Balliu (ky me bën të qesh fare), A. Hoxha janë tregues shembullorë të kësaj praktike pune.

Efekti PS

Sikur rilindja të ishte vërtet e tillë, E. Rama bashkë me asistentët e tij të kryesisë së PS-së, do të kishte gjeneruar rilindje nga brenda partisë, demokraci nga brenda, por e vërteta flet ndryshe, ‘mjaftistët’ që iu bashkuan bashkë me një pjesë te mirë të disa anëtarëve të shoqërisë civile do të kishin sjellë një nivel më të lartë demokracie aty brenda, por e vërteta qëndron se një futje e re vetëm do t’i përshtatet atmosferës konkrete, e nuk do mund të sjellë ndryshim. Kështu ndodh dhe me këto hyrjet e reja të medias (se tejet varur) nesër nuk do mund të shprehin dot kundërshtime ndaj PS. Sigurisht, për te larë gojën mund të kemi ndonjë shfaqje alla Erjon Braçe sa për të treguar se ka një nivel minimal demokracie brenda mureve.

Efekti LSI

Nën moton “Unë do ta gjej një vend pune se s’bën” Kjo është mënyra e tyre për të komunikuar…! I bëjnë mirë llogaritë, zgjedhin dhe këta nga Shoqëria civile tek tuk por duhet te kenë sharm ata që zgjidhen, megjithatë prurjet e reja i fokusojnë tek arsyeja e të qenit direkt nga populli kështu ia ofrojnë bigbradhersat, pragmatizëm sfidues për të marrë vota!
Megjithatë shoqëria civile në këtë vend njeh hemorragjinë më konstante. E para për vetë specifikën kërkonte kohën e saj të formësimit, e cila duhej të shkonte paralel me tranzicionin drejt një vije disi lineare, për fat të keq ndodh e kundërta. Ata pak që janë formuar e trajnuar me fondet e BE-se shkojnë për të mbyllur vrimat e partive kujt më shumë e kujt më pak, e keqja reale është se në nivel personal e mbyllin thuajse tërësisht misionin që duhej të kishin ndaj shoqërisë, hapen karrierisisht marrin mbase ndonjë post, ndërkohë që në nivel më te gjerë social vijon mos krijimi i një baze të shëndetshme për shoqërinë civile.

Edhe njëherë “ejvallah politika!”

Sunday, January 13, 2013

Rest in Peace Aaron Swartz

Nuk e njihja Aaron Swartz, jo sepse nuk me kane interesuar idete qe ai mbronte, por sepse ne kete mal informacioni te pafiltruar qe na perplaset cdo dite ne mendjet tona nepermjet medias multidimensionale (asaj vizive, te printuar,online, dhe me se fundmi rrjetet sociale) ka shume llum. Vizualisht njemije here I kam thene vetes sa shume I urrej keto informacionet per te cilat nuk kam kurrfare interesi e qe per me teper me rishfaqen pa marre leje, te marrin kohe e cila mund te ishte kaluar ne menyre me te cmuar. Perpos kesaj jetojme ne nje kohe ku shkelqejne me shume boshlleqet se sa ata qe kane realisht per te dhene e mesuar prej tyre. Me shume shkelqen nje kengetare qe eshte xhveshur mire sesa nje studiuese, me shume merr like nje BB-ist qe ka shitur ca dite jete ne publik sesa nje person qe ka ideuar dhe performuar progress per te stimuluar shoqerine. Nuk dua ti bej lajka Aaron Swartz it pasi po e njoh fale vdekjes se tij, por nderkohe qe cdo humbje njerezore eshte humbje , kur humbasin njerez si Aron qe guxuan te sfidojne per nje te mire publike ne interes shume te gjere si ajo e aksesit falas tek informacioni tek dija, humbja behet eksponenciale, jo vetem per shoqerine Amerikane por per ate mbare boterore. Debati mbi teknologjine dhe etiken ligjore eshte ne fillesat e saj, teknologjia ecen me hapa shume me gjigante sesa ajo e adaptuesve e politikave ligjore ndaj saj, ndjej se do te kete keshtu gjithmone, por aktualisht ky boshllek eshte shume I gjere, kombinuar me vete anen e erret te asaj qe ne e quajme drejtesi. Aron ishte depresiv, u vetvar sipas mediave, megjithate ky flijim nuk e shpeton nga pafajesia kontekstin ligjor qe e rrethoi dhe qe kerkoi ta burgoste per te pakten 35 vjet. Lamtumire mendje e bukur, lamtumire aktivist,lamtumire idealist
disa njerez jetojne pak por I japin me shume kesaj shoqerie se sa shume te tjere qe kane jetuar shume, ti ke lene gjurme, faleminderit!

Friday, January 11, 2013

Lot krokodili!

Është vërtet ironike dhe irrituese të shikosh se si Sali Berisha, kryeministri i këtij vendi, krenohet me ndjeshmërinë që paska kundrejt paraplegjikëve, tetraplegjikëve e të verbërve apo e thënë ndryshe ndaj atyre me aftësi të kufizuara, ndërkohë si kryeministër i këtij vendi i ka burgosur për së gjalli. Shumica e këtyre paraplegjikëve, tetraplegjikëve, dhe të verbërve nuk janë më me aftësi të kufizuara sepse nuk kane as shansin me të vogël në këtë vend që të jenë të tillë. Ata janë totalisht të izoluar nga jeta sociale,edukative e administrative. Të afërmit e tyre në rastin më të mirë arrijnë tu bëhen ndihmës infermierë e tua lehtësojnë disi jetën por dhe në këtë anë, në mundësinë me optimale kjo kategori sociale qëndron e përjashtuar nga vetë shoqëria, e nëse përkundrejt dëshirës së mirë për të qenë të pranishëm dhe në ndonjë aktivitet normal ata sërish do e bëjnë këtë përkundrejt një poshtërimi të dinjitetit te tyre pasi do të duhet te kenë kryefjale “faleminderit” në çdo lëvizje që ata mund të bëjnë. Nga pikëpamja administrative: Edhe të marrësh një certifikatë në gjendjen civile për dike që ndodhet në karrigen me rrota është e pamundur ngjitja nëpërmjet shkallëve, për një person me aftësi të kufizuara shkallët janë vërtet vrastare. Kombinimi alla-shqiptar i transformimit në zyra të pallateve, ku asnjëherë nuk kanë ekzistuar rampat apo ashensorët, bashkë me moskokëçarjen tradicionalisht ndaj kësaj shtrese të shoqërisë, i jep një personi me aftësi të kufizuara një shuplake të detyrueshme për tu mbajtur mend. Sa per aksesin tek mjetet e transportit te perbashket urban, prania e kondicionereve eshte tallje me vete per kete klase qe nuk ka as shansin me te vogel te mund ta perdore me dinjitet kete sherbim! Spitalet: E njëjta situatë edhe në rastet kur mund të ketë ashensor në brendësi, në hyrje ka gjithmonë shkallë. Shkollat: Këtu kemi qershinë mbi tortë, pasi bëhet fjalë për foltoret e të ardhmes. Në praktike duket qartë se nuk stimulohet kurrsesi respekti ndaj kësaj klasë të shoqërisë sonë, përkundrazi diskriminimi sado pasiv e bën të pamundur qoftë dhe nuancën e shpresës për të nesërmen. Po e lëmë mënjanë mungesën e shkollimit të avancuar për këtë kategori e cila për më tepër minimizion dhe më shumë shanset për tu punësuar dhe përjashton krejtësisht mundësinë në pjesëmarrjen në një mënyrë aktive në jetën politike. Ana kulturore Një person me aftësi të kufizuara duhet ta harroje (apo mos e njohë fare) teatrin, operën, pse jo dhe prezantimin e ndonjë libri që organizojnë shtëpitë e njohura botuese apo nëse lokali apo ambienti ku zgjidhet është në kat të dytë. Sa për televizionin akoma kanalet e njohura si Top-Channel apo Klan, e kanë të pamundur të gjejnë dikë qe flet me gjuhën e shenjave edhe pse arrijnë të investojnë miliona në spektaklet që ofrojnë. Sa për pushimet verore kjo kategori duhet të ëndërroje akoma për shumë e shumë vite. Të vetmet hotele që kanë menduar për ketë kategori janë tre, dhe këta brenda Tiranës. Ndaj, i bëj thirrje qeverisë që përpara patetizmit që shprehin në rrjetet sociale, të marrin masa konkrete, të gjobiten ato biznese të industrisë së ndërtimit që nuk praktikojnë standardet lehtësuese për këtë kategori. Ministria e Punëve Publike dhe e Transportit të jetë e para që ato pseudo kthimet në trotuare ti bëjë siç duhet e të përfshijë në mënyre me strikte në axhendat e ardhshme të projekteve që ka standardet e duhura. I bëj thirrje dhe vetë individëve me aftësi të kufizuare që të organizohen dhe të reagojnë me ato mundësi që kanë pasi jetonjnë një shtet ku ju kanë kthyer në individë jo më me aftësi të kufizuara por totalisht të burgosur! Ndërsa kryeministrit i them qe kur “flet” me servilët apo militantët e tij realisht i bie që flet me veten. Ja pra kulmi i kulmit, një media sociale e nivelit të “komunikimit me publikun” që përdoret për të “folur me veten”! Botuar me 11/01/2013 Tirana Observer