Saturday, January 17, 2009

Përgjysmë




Sa më shumë kalon koha aq më shumë më duket se ne shqiptaret cdo gjë e bëjmë përgjysmë. Sa koshient jemi ne për këtë .. Nuk e di c’mund të thuhet kur sheh se në fakt dhe stacionet e autobusëve në Tiranë nuk kanë as pikënisje e as destinacion. Në klasën time të antropologjise mësova se ekziston një fis i cili beson në formën rrethore të kohës.
Më grushtues, ironik dhe pse jo sarkastik më duket vendosja e reklames “ What’s up?’ në anët e këtyre “stacioneve të autobusëve” sikur duan të të thonë “ So What?”.. Kështu më duket se dhe titulli përgjysmë nuk i shkon këtij shkrimi ..kjo sepse kur gjërat bëhen duke vënë theksin tek dizenjoja, në këtë rast stacioni i bukur autobusit.. dhe mungon ajo që është thelbësore : informacioni.
Informacioni se cili autobus kalon, ku shkon dhe më normalje do të ishte që të printohej një minharte. Sërish dhe këtu një nën pikpyetje tjetër e madhe sepse vetë autobusët në të shumtën kanë një karton të printuar më se keqi e të lodhur ku tregojnë trajektoren .. as trajektore nuk quhet .. per ti rënë shkurt tregojne piken A ku nisen dhe B ku mbërrijne. Padyshim duket se ne nuk e dime ku shkojme si shkojme .. më sakte në këtë foto tregojmë se sa të verber jemi ne. . ose ecim dhe ne në një forme rrethore qe i perket nje ‘civilizimi’ tjeter atij që është i lodhur, që nuk ka pse të dije se ku shkon sepse në fakt qëndron vend numero.

4 comments:

  1. vertete e dashur shume e bezdishme eshte ideja se ne shqipot shume gjera i bejme pergjysme apo jemi te prirur per ti bere keshtu:(

    ReplyDelete
  2. kam frike kete te dyten qe permende.. :( Lodhemi shpejt.. ose thjesht duam te marrim meritat e "iniciatives" dhe kaq . ma pelqen " lluksi" dhe fama qe "une e bera" detajet qe ne ket rast jane thelbesor per ne dalin te parendesishem .
    te pershendes Eni e dashur:)

    ReplyDelete
  3. vezhgim interesant i shkruar kendshem!

    ReplyDelete
  4. @drejt tropojes

    faleminderit miku im, te pershendes

    ReplyDelete