Tuesday, March 31, 2009

Perse te votoj ?

Thashetheme apo të vërteta
Nano i shiti PSnë Ramës për 150 milion€
Për tu aprovuar si anëtar në KLD nje kandidat duhet të paguajë një shumë rej 10 000€ çdo anëtari
Për tu futur ne magjistraturë 60 000€
Takimi i nje delegacioni investitoresh nga Turqia me një ndër këshilltarët e kryeministrit dështoi pikërisht pasi ky I fundit I tha qartë shprehjen: Po përqindja ime në këte marrëveshje ?”
Sikur këto shprehje ti kisha dëgjuar padashje në rrugë mbase nuk do më bënin përshtypje, por fakti që i dëgjova pikërisht nga njerez qe janë miqtë e mij më të ngushtë më bën të dyshoj në çdo fjalë që del nga politikanët tanë ata që ishin , ata që janë dhe ata që do vijnë ..Jo mw larg se mbrwmw dwgjoj A.Daden dhe S.Olldashin tek shprehen mos më ngacmo se tek kjo çështje ( Delijorgji) dhe ju keni gabimet tuajat ..
Kam frikë se me rrugën aktuale ku ndodhem në profesionin tim mund të bie një ditë pikërisht si dëshmitare e paturpësive të tilla, dicka është e sigurt se nuk do të toleroj asgjë dhe se mundësia më e mirë është që të provokoj mërira me kosto të larta. Në fund të fundit si mund të pretendosh se do fitosh ndaj korrupsionit kur ai është bërë pjesë e ADN-së së nje gjenerate të tërë qeveritarësh, politikanësh dhe gjyqtarësh tek të cilët akoma ka paga tepër të ulëta po të marrrim parasysh rëndësinë e tyre. Më e keqja është se tashmë të flitet për këto tema duket sikur te hashe bukë e djathë, askujt nuk i bën përshtypje..ne qe nuk përdorim më kanunin e Leke Dukagjinit kemi krijuar një kanun tjetër që mbase nuk vret me armë por po vret te ardhmen e një kombi !

3 comments:

  1. Mund te arrish shume lexues per keto shkrime te mrekullushme duke i lajmeruar ato te http://laj.me/

    ReplyDelete
  2. Te falenderoj Olti, ne fakt me kane ofruar te shkruaj per nje te perditshme shqiptare. Nje e perditshme e cila nuk do ti sakatose shkrimet e mija.

    Gjithsesi dhe linku qe keni vene nuk duket i plote.

    mire u lexofshim :)

    ReplyDelete
  3. ΕΛΛΗΝΕΣ-ΑΛΒΑΝΟΙhttp://fokas2000hotmailcom.blogspot.com/

    ReplyDelete