Thursday, May 28, 2009

Pyetje pa pergjigje

Kaluan shume jave dhe sado te bombarduar te jemi nga I ashtuquajturi informacion qe pervetesohet nga debatet politike ne media nuk e di se ç ka nder mend te beje PS po fitoi zgjedhjet dhe ç’ka ndermend te beje PD po I fitoi ato! E thene me qarte debatet e tilla fitohen nga ai/ajo qe bertet me shume. Ne rastin konkret a e dini se ne fakt gazetaret nuk kane te drejte te piketojne X apo Y personalitet te njeres apo tjetres parti per debatet e tyre? Jane zedhenesit perkates te ketyre Musketiereve qe vendosin.. rasti me i fundit nderkohe qe nje gazetar i nje kanail u kerkoi X personalitet meqenese eshte ekspert ne ekonomi psh, zedhenesja i tha qe jo se ai eshte shume i urte Pra e thene troc nuk di te bertase!!Nga ana tjeter duket se dhe vete mediave nuk iu intereson te qartesojne publikun.. ne serine e fundit te Opinion u duk qarte se ‘lufta ‘ ishte nje detyrim .
Nje tjeter karakteristike qe po e shoqeron kete maskarade mediatike eshte vete UNI i shume politikaneve, arroganca, tribalizmi i tipit un jam krenar per fshatin/qytetin/ katunin/ lagjen..serish ky informacion i pervetesuar nga mediat qe ringjall krahinizmin, dhe mbi te gjitha papjekurine politike te ketyre perfaqesuesve te “denje” .
Nje tjeter detaj po aq i rendesishem eshte servilizmi frenetik ndaj liderave te ketyre partive per pak sa do fillojne te zene be ne emer te Berishes apo te Rames, servilizem hipokrit, qe shoqerohet me pankartat e atyre adoleshenteve qe duartrokasin vende e pa vend ne shfaqjet e ketyre forcave politike. Mos harrojme ketu te dorehequrit de jure por jo de fakto te ish kryetarit te PS, si dhe pretendimi i PS aktuale se nje veprim i tille i kishte bere krenar per standartin qe kishin arritur..a do mund te krenohen me me kete te ashtuquajtur standart ne kohen kur ish kryetari i tyre beri nje sulm te cilin as vete PD nuk mund ta kishte bere kaq te ashper ndaj tyre pikerisht nepermjet medias. Dhe ja ku bien makijazhet dhe artificialitetet e standarteve te arritura e te pretenduara.
Me pak se nje muaj larg zgjedhjeve kthetrat e politikes i kane marre frymen medias shqiptare duke i kthyer de fakto ne zedhenese te tyre. Kjo shprehet me pyetjet pa pergjigje, kjo shprehet me lidhjet direkte ku jepet 100% e konferences dhe kjo behet ne reduktim te emisioneve qe keto media kane normalisht. Kjo shprehet me zhurmat akustike te krijuara qellimshem nga perfaqesuesit e ketyre partive ne debatet politike, kjo shprehet me parate e shumta qe marrin nga reklamat perkatese te ketyre forcave keto media, dhe se fundi kjo shprehet nga renia ne mase e interesit ndaj politikes i nje pjese te madhe te shqiptareve qe ndonese ne Shqiperi frekuentojne vetem mediat e huaja,perkatesisht : italiane, greke apo anglosaksone qofshin ato. Ne fakt me thoni ne cilin plazh do ndodheni me 28 Qershor ?? !

Tirana Observer 28 Maj 2009

No comments:

Post a Comment