Wednesday, August 25, 2010

Diskriminim mediatik


Librazhd: Biznesmeni vret 28-vjecarin per një femër. Është ky njëri ndër kryeartikujt e shumtë që hapin faqet e para të të përditshmeve shqiptare. Këtu përkufizimi I fjalës femër është thjesht një përkufizim gjinie pasi një femër mund të jetë një cfarëdolloj kafshe.Por si ka mundësi që pothuajse të gjitha të përditshmet shqiptare kanë përdorur këtë lloj emërtimi thuajse në kor, më e keqja është se nuk është rasti i vetëm, etiketime të tilla janë të përdorur shpeshherë dhe nga vetë gazetaret zonja apo zonjusha. Por a qëndron problemi vallë thjesht tek emërtimi? Në fund të fundit a nuk nënkuptojnë këto lloj kryeartikujsh vetë fajësinë e femrave? Ndërkohë nëse analizojmë vetë ngjarje të tilla, zbulohen dy fenomene . I pari ka lidhje me faktin që gruaja ështe qënie e kategorisë së dytë dhe ndërkohe fenomeni tjeter sigurisht është që ajo është pronë e burrit. Në fund të fundit pse mos e shfajësojmë atë që kreu këtë krim duke u nisur nga mënyra se si vetë ne i kategorizojmë gjërat! Kaq e vështirë qenka ti shkruajnë ngjarjet pa u bërë makijazh diskriminues? A është vërtet mos profesionalizëm apo është vetëprostituim i medias ku përpiqet të shitet me gjuhën e injorancës popullore? Eh të shkretët meshkuj” ..