Saturday, January 10, 2009

...

Të shtunën e dua, kjo sepse në agjendën time te ngjeshur kjo dite me lejon te leviz pak me lirshëm. Sot dola te blija ca ushqime në një dyqan tek i cili shkoj vazhdimisht. Zgjedh artikujt që më duhen dhe afrohem të paguaj. Aty për momentin është nje grua(nëna e pronarit), kjo grua e vjeter e lodhur nga jeta, nga vitet e punes gjate komunizmit, nga 18 vitet ne kurbet (Greqi), tani lodhet duke punuar tek dyqani i të birit.. më thotë që shpëtimi i saj do të jetë kur i biri do martohet. Pasi ai lodhet ne dyqan duke punuar, njekohesisht dhe ajo punon por ai kur shkon në shtëpi pret gjithashtu që e ëma ti gatuajë, ti kete palosur rrobat e lare-hekurosura .. Dhe më thotë që kur ai të martohet dhe te kete nje grua do te jetë shumë e lumtur pasi në këtë mënyrë do ti hiqen obligimet. Ajo do kërkojë të rrijë në një biruce do kërkoje te hajë njeherë në dite dhe mjafton të jete e qetë..
Në këtë dyqan nuk kanë punëtore jo vetëm se nuk ua mban dot xhepi por edhe se siç thote ajo « nuk mund te kete besim ».. Më pyet si shkon puna tek kafe-bari im dhe un i them mire. Por pyetja që më befasoi ishte: Po tek ti a marrin kafe me listë ?!Kjo pyetje shoqërohet me një gjest po aq interesant, zonja (së cilës asnjëherë nuk ia kam mësuar emrin) më tregon një fletore me fletë që protestojnë nga pjesa lidhëse metalike që duhet ti mbaje. Në atë moment më ikën shumë fjalë, mu ndaluan shumë mendime që ecnin në mënyrë paralele ..këtë heshtje e theu « zilja » që më dërgoi Erjola(nje mikja ime) .. sinjal që tregonte se duhej ta merrja në telefon pasi ajo nuk ka nr me 20 ...

4 comments:

  1. Kafshatë që skapërdihet asht or vlla mjerimi! :(

    ReplyDelete
  2. ehh ashtu eshte por ja qe ka dhe mjerim ne katror ... :(

    ReplyDelete
  3. me vika shume keq per ate grua.por mendoj se duhet te ndryshoje ca stil jetese si me klientat edhe me te birin.:(

    ReplyDelete
  4. ehh Eni eni .. per disa njerez nuk ka mundesi ndryshimi
    ndodhen ne ate trenin ku nuk ka me timon dhe ku nuk mund te zbritet me prej tij ...

    jetojme ne te njejten bote fizikisht
    por jetojme ne kaq botera te ndryshme moralisht, menderisht..

    ReplyDelete