Thursday, June 18, 2009

Tragjikomedi biografike


Njehere e nje kohe me sakte te themi deri para 20 vjeteve biografia shihej ne lupe, shkonte deri aty sa e drejta e shkollimit mvarej nese prindi yt apo xhaxhai yt, apo kushuriri yt apo kushurira e kushuririt tend nuk kishte kaluar ndonje kufi, nuk kishte share domatet e kalbura, nuk kishte degjuar muzike te huaj, nuk kishte bere lutje ndaj zotite sa e sa nuke te tjera qe une femija fare e vogel deri ne 1988 akoma mbaj mend pickimin e shoqeve te mija te vogla “ai e ka babain antikomunist”...
Shkonte deri aty sa ne varesi te ‘demit’ ndaj komunizmit ti mund te persekutoheshe dhe persekutimi ishte nje nder mjetet me efikase te regjimit te atehershem, ishte trashegimia me zyrtare e cila nuk te shqitej kurre por te shoqeronte qe nga lindja e deri ne vdekje.
Sot 20 vjet me vone jetojme ne nje epoke ku mendojme se ne fakt jemi te lire, se ne fakt biografia nuk ka me rendesi, por ne realitet nuk eshte keshtu. insinuatat, emertimet ndaj Ditmir Bushatit tregojne dhe njehere se nuk eshte keshtu. Saga e biografive vazhdon, vazhdon dhe kur D. Bushati quhet pinjolli i komunisteve vazhdon dhe kur anti pinjollet dhe pseudo demokratet shfryjne vrerin ndaj ketyre kundershtareve me te njejtin percmim si shume vite me pare kur merreshin vendimet nga gjyqet famekeqe te komunizmit. Thjesht, tashme nuk behet fjale per te njejten forme e te njejtat denime.. tani me duket se eshte fraza: Ti i biri/ e mbesa/ nipi i ish sekretarit te Partise nuk do te kesh te drejten te futesh ne pushtet edhe sikur te jesh me i pergatituri apo me i zgjuari pasi ke damken e komunizmit te trasheguar nga babai yt.
Nje pyetje per te gjithe keta zoterinj te nderuar... me thoni nese ne edukojme te kaluaren apo e kaluara na edukon neve? Ai qe pretendon te kete monopolin e te drejtes, monopolin e fjales, monopolin e te ardhmes nuk duhet te harroje se fjala monopol eshte e lidhur ngushte me diktaturen qe pretendojme se lame pas. Si perfundim duhet pranuar se komunizmi eshte menyre e te menduarit dhe nese si e tille nuk ndryshon ne fakt kundershtare kemi vetveten.
A.Karakushi
T. Observer 18 Qershor 2009

2 comments:

  1. Megjithese ke thene deh ti qe komunizmi eshte vecse nje menyre e te menduarit ose ideologji, "menyra ime e te menduarit" shpreh perceptimin tim te komunizmit ndryshe nga ata qe e kane perjetuar ne Shqiperi. Edhepse nuk mbaj mend shume nga ajo kohe, pervec historise qe e mesonim ne dy-tre vitet e para te shkolles fillore per heroizmin e partizaneve, vizitave te monumenteve qe reflektojne komunizmin ... mendoj qe komunizmi juaj ka qene "me ndryshe" nga ai tek ne. E them kete sepse kam degjuar me te vjetrit (ketu bejne pjese edhe prinderit e mi), qe doren ne zemer, thone se pikerisht komunizmi u ka sjelle me teper te mira sesa te keqija; duke marre parasysh mireqenien sociale dhe ekonomike qe Jugosllavia kishte arritur. Nese i heqim dallimin e statusit te shqiptareve nga popujt tjere ne ish Jugosllavi, atehere thone qe "sikur komunizmi s'ka".

    Ky nuk shpreh 100% mendimin tim personal per kete ideologji, por thjesht pasqyrova ate qe ma kane thene ;)

    ReplyDelete