Sunday, August 10, 2008

Edhe sa kohë do të kalojë që më në fund shoqëria shqiptare ti japë fund “luajtjes” me fatin e saj ?


Kaluan më shumë se dy vjet që u riktheva ne Shqipëri, ajo që më bëri përshtypje me shumë në Tiranë ishin ambientet e panumërta të lojerave te “Fatit”, do i pagëzoja më mire lojërat e fatkeqësisë.
Nuk shoh rrugë në Tiranë që të mos ketë nje ambient të tillë..Bixhoz, Baste, në shumë tabela të këtyre ambienteve lexoj “Fati ËSHTE NË DORËN TUAJ”..
Dhe papritur, kur pyes një miken time përse u nda nga bashkëshorti I saj, përgjigja ishte : Bixhozi: Ai kishte marrë dhe një kredi në emrin tim, u ndamë.. por un kam akoma për të paguar këste çdo muaj, për dy vjet të tjera. Një psherëtime pason atë frazë dhe un përpiqem të ndryshoj temë.. Po ashtu dëgjoj se komshiu sapo kishte shitur shtëpinë për të paguar borxhet e të birit..arsyeja e njëjtë..
Nuk e di por ajo që më bën më shumë përshtypje ështe se ndërkohe që shoh shumë Kafe bare që ndërrojne destinacion , shumë nga keto lokale kthehen në ambiente lojërash fati .. dhe duken të vetmet biznese që jo vetëm i mbijetojnë kohës por diçka më thote se jane më te rregulltit ne pagimin e taksave. Shoh truproja të veshur me costume e kravata para këtyre dyerve shumë lluksoze, ashtu siç shumë here kam parë adoleshentë që dalin me sy të prishur nga ato ambiente.
Nuk kam bërë kërkime për të pare se në ç’baza lejohen licensat per keto lloj biznesesh..por në një vend ku papunësia ka 2 shifra, në një vend ku mentaliteti është tepër patriarkal, në një vend ku fjala tranzicion nuk do të thotë më asgje, nuk arrij të kuptoj këte heshtje të paskrupullt te shoqërisë shqiptare, te medias shqiptare ku në vend që në nje faqe të pare të vendose historine e rrënimit të nje familjeje për shkak të bixhozit ,vë imazhe figura të Big-brother, dhe në fjalë sharje apo lëvdata ndaj kësaj klase politike.
Kështu krimet familjare, marrin gjithmonë përgjigje gjendjen ekonomike, kështu një kryefamiljar I sëmure nga kjo loje do shkatërroje si gangrene një familje të tëre, kështu shumë të rinj bien në ferrin e bixhozit dhe nuk do mund të zhvillohen normalisht, kështu fjala punë humbet kuptimin e kështu nje brez është I prirur drejt antivlerave. Po e lë mënjane fjalën moral, por ja që në këtë rast ajo është e lidhur ngusht me ekonomine e një familjeje, është e lidhur ngushte me mbijetesën e saj..
Arkitektura jone kaotike gjithsesi me duket se këtë frymëzon, jemi ne qe fillojme të ndërtojme pallatet nga kati I fundit e jo nga themelet, dhe shohim më në fund se kanalet për ujërat e bardha e të zeza nuk do bëhen dot siç “duhet”, jemi ne , Tirana jonë që me anë të asaj çka ofron ka në qender “Kazino” , lidhja bëhet direkte .. sidomos kur shumë politikanë I gdhijne netet në këto ambiente.
Pasojat e këtij mentaliteti ndihen, dhe do të vazhdojnë vonë ..
Ne jemi dëshmitaret e trishtuar, hipokrite që ne vend te evidentimit tëproblemeve reale, biem në gracken e larjes se hesapeve mes politikanëve..


P.s. Para dy vitesh botova një artikull, kur ai doli , u zhgenjeva pa masë sepse pjesa konstruktive e këtij artikulli ishte hequr. Kur e pyeta editorin perse ky sakatim përgjigjja ishte: Ne nuk duhet te japim zgjidhje , thjesht të shtrojme pyetje. Si përfundim, hoqa dore nga botimi I artikujve ne median shqiptare