Friday, November 4, 2011

Shqipëria ‘plehristike’


Votimi i turpshëm i ditës së djeshme në parlament duhet të mbahet mend gjatë prej shqiptarëve. Dhe ka shumë gjasa të mbahet mend, nëse kjo shoqëri nuk reagon duke firmosur një peticion ku kërkohet referendum për lejimin apo mos lejimin e importeve të ‘mbetjeve’, term ky politikisht korrekt, por realisht i pavërtetë. Për herë të parë dëgjuam nga vetë goja e kryeministrit se importimi i mbetjeve shpëtoka Shqipërinë nga mbetjet toksike. Frazat më të pakuptimta që mund të dalin nga goja e një kryeministri që, për më tepër, ka formim kardiologu. Këta pushtetarë, dje, vendosën me autoritetin e perëndive, duke përjetësuar praninë e tyre, duke marrë përsipër të dënojnë brezin tonë, por dhe të gjithë brezat pasardhës, në mënyrën më të dhunshme që mund të ekzistojë, thua se nuk u mjafton masakrimi i deritanishëm që po i bëjnë këtyre trojeve.
Argumenti ekonomik që mbron Çili & co, në lidhje me këtë ligj, është argumenti më i pasaktë në termat makro-ekonomik. Lind pyetja perse?
Kjo, sepse vetë tregu Zoti Çili, i merr të mirëqena dëshirat e konsumatorëve. D.m.th. tregu prodhon pavarësisht se nga ai prodhim mund të lëndohet shëndeti im apo i fëmijëve të mi nesër. Shumë e thjeshtë, ti preferon të ecësh në këmbë dy kilometra ( të lodhesh, të humbasësh kohë) duke qenë i sigurt ama se nga ai veprim nuk lëndohet shëndeti yt dhe i fëmijëve të tu , apo të ecësh me një makinë që ndot, që të kursen kohë, që të mban dhjamin në vend, por që njëkohësisht te bën të sëmuresh ti vetë dhe fëmijët e tu. Kështu pra, thjesht e qartë, e parë në termat makro-ekonomik në ndikimin direkt te importit te mbetjeve Shqipëria do të sakatojë vetveten me kalimin e këtij ligji, duke ulur cilësinë e jetës së qytetarit shqiptar. Ajo cilësi, e cila mbahet në vet vetë dhe në lidhje me jetgjatësinë mesatare, e ku ne do bëhemi dhe më të varfër sepse nje pjesë e mire e buxhetit familjar do të shkojë tek doktori, tek ilaçet, shumë më shumë nga ç’shkon tani. E parë nga ana industriale sërish do të kemi efektin: Mirupafshim, turizëm kulturor, bregdetar kjo si pasojë e “reputacionit” që Shqipëria do të fitojë, një damkosje reale si koshi i mbetjeve të Europës. Në kët rast dhe sikur të injorojmë, në lidhje me makro-ekonominë, kostot reale që sjell një profilizimi i ri në kapacitetet njerëzore, përsa i përket industrisë së turizmit,nga ana tjetër kemi ndikimin zero të shtetit që kalon ligje kaq të dëmshme në parlament, por nuk ndërhyn kurrsesi të vendosë rregulla në menaxhimin e tregut e aq më pak të mbajë përgjegjësi për këto gabime fatale.
Po t’i kthehemi sërish mitit të riciklimit, dhe në rastin ideal, ku doganat funksionojnë më së miri, ku kapacitetet njerëzore për monitorimin e mbetjeve janë shumë mirë të formuara, ku korrupsioni është në nivelet e Shoqërise Gjermane apo Hollandeze (dy shembuj këta të përmendur në parlament në seancën e djeshme), duhet të flasim për termodinamikën si proces që injorohet. Mbetjet nuk mund të bëhen pjesë integrale e një produkti, që prodhohet nga mbetjet. Ndërkohë, është e vërtetë se kostoja e riciklimit të mbetjeve ështe më e lartë se ajo e prodhimit të një produkti pa përdorur mbetjet. Por dhe nëse kjo kosto ekziston në likuiditet, mbetjet do kenë gjithmonë mbetje, qofshin këto të prekshme, pra që shihen apo te paprekshme, por që ndihen. Miti i riciklimit, sikur të ekzistonte vërtet, në mënyre kaq absolute nuk do të bënte që ekonomitë më të zhvilluara të taksonin në mënyrë kaq të lartë, bizneset që me produktet e tyre krijojnë mbetje si ato plastiket, dioksid karbonit etj etj. Po të flasim për një shembull konkret, plastika, për shembull, kurrë nuk dekompozohet totalisht, por foto- degradohet në copëza të vogla të quajtura mikro – plastikë te cilat të pranishme në dete/ lumenj mund të grumbullojnë përbërje organike hidrofobike nga 100,000 deri në 1 milion herë se niveli i hapësirës rreth vetes. Edhe në ekonomitë më të përparuara është përllogaritur se vetëm 5% e totalit të qeseve plastike të përdorura janë ricikluar, duke pohuar edhe një herë se nuk është kost-efektive. Nga ana tjetër, Ministria e Integrimit e gjykon këtë ligj si një kusht për integrimin ne BE. Dua t’i kujtoj kësaj zonje se BE-ja është shprehur shumë qartë mbi detyrat e shtëpisë, që duhet të plotësoni. BE-ja kërkon kontekst shqiptar europian, mbi të gjitha, ku ligjet respektohen po ku vetë pushtetarët tanë nuk i respektojnë. Nga ana tjetër, jemi një vend shumë strategjik për t’u bërë kosh plehrash për dy faktorë 1. Gjeostrategjik : Jemi në këtë kontinent, vendi që nuk ka shumë kosto transporti për tu bërë destinacion I preferuar per magazinim mbetjesh në krahasim me vende të tjera të varfra që ndodhen në kontinente të tjera për shtetet europiane që janë kaq të përparuar në krahasim me ne, dhe njëkohësisht ndotës shumë të medhenj në nivel global, e dyta konteksti rajonal, i cili mund të reagonte, është shumë i dobët, e pse jo aspak largpamës njëkohësisht (pare me nje lloj syzesh idealiste). Janë shumë faktorë që na bëjnë kurban, po heshtëm dhe me miratimin e këtij ligji do të thotë se e meritojmë fatkeqësinë që na ka rënë mbi kokë. Ndaj, peticioni për referendum duhet të firmoset nga të gjithë shqiptarët. Të vijohet, pastaj me votimin e tij. Në këtë mënyrë, nëse votohet pro, shfajësojmë dhe qeverinë që “na e do të mirën”, ose për herë të parë u provojmë këtyre zotërinjve se vendimet e tyre e kanë një kufi! Kështu të paktën ngadalësojmë procesin e shkatërrimit ekologjik të këtij vendi, ngadalësojmë procesin e kthimit në parajsë plehrash duke mbrojtur sadopak jetën tonë e te brezave qe vijnë.

Wednesday, October 12, 2011

Punë pa studim


Ndërkohë që jam e lumtur sa herë që njoftohem për evente në Panairin e dytë ‘work and study’ që u organizua më se fundmi tek Pallati I Kongreseve ( dt 7,8, 9, Tetor) e shkruaj pa frikë se ky event ishte zhgënjimi I radhës , si nga forma dhe nga përmbajtja.
Fillimisht u habita që ky panair po mbahej në datat aq tangjente siç ishte data 10 Tetor ku dihet fillon viti I ri akademik, e ku nënkuptohet që regjistrimet a priori janë bërë dite në mos javë përpara, nënkuptohet gjithashtu se mbase shqetësimet e tyre në dy ditë para fillimit të studimeve duhet të ishin të llojeve teknike, pse jo duke kërkuar dhoma apo apartamente me qera, pse jo shumë prej tyre nuk do ishin fare në Tiranë pasi vijnë nga rrethet dhe do të deshironin ti kalonin me familjen ditët e fundit para fillimit të vitit të ri akademik. Por jo, organizuesit nuk e kanë parë të arsyeshme që ti konsideronin këto detaje, po ashtu me sa kuptova shumë nga pjesmarrësit ishin lajmëruar vetëm 3 -4 ditë para për eventin, gjë që shpreh qartë se çdo gjë është planifikuar sipas zgjimit në mëngjes të ndonjë zyrtari I cili kishte parë me vonesë që në agjenden e tij duhej të ishte organizuar dhe ky event. E kështu çdo gjë si zakonisht bëhet në momentin e fundit alla shqiptarqe siç e kemi zakon.
Për ata që nuk e dinë ‘work and study’ në shqip përkthehet ‘punë dhe studim’ që në emërtimin e tij pra ky panair të zhgënjen. Pyetja lind kush janë organizatorët mos vallë janë të huaj, të huaj këta që nuk duan të integrohen, se në fund të fundit dhe organizata të huaja të ishin kur I drejtohen një grupi kaq të rëndësishëm të shoqërisë shqiptare medoemos do ishin përshtatur disi. Por jo, në listën e organizuesve apo më së paku sponsorve kryesor te ketij eventi kemi: METE, MASH, MPCSSHB, pra duket qartë që janë institucionet shqiptare që apriori përtej mbajtjes së flamurit amerikan çuditërisht në shumë nga zyrat e tyre, kur vjen puna tek servirja e eventeve të këtij lloji duhet të kishin një minimum respekti që eventi të paktën të mbante një emërtim në Shqip!
Ecim në shkallët hyrëse një muzikë e lartë rap, për shqipot që nuk e dinë është muzika bababum komerciale në maksimum dhe me një volum të admirushëm për disko në rastin kokret. Në pjesën kryesore të hollit pra në zemër të panairit me një sipërfaqe pa frike 35-40% janë dy kompanitë që kanë zënë vend, përkatësisht: Ande LM , dhe Korbi Education. Duke I përgëzuar sinqerisht këto dy kompani për shkathtësinë e treguar në vendosjen strategjike , si dhe duke ditur se misioni kryesor I tyre në rastin konkret është ndërlidhja me universitetet jashtë Shqipërisë .. lind pyetja mos vallë mesazhi kryesor I panairit është tu thote studentëve shqiptar mbathjani prej Shqipërisë se këtu nuk studiohet.. mund të kenë dhe të drejtë duke pare se sa universitete fantazëm të pa akredituara ka, e duke pare se akoma shiten diploma në disa prej tyre.. gjithsesi një mesazh I tillë nuk mund të pritej nga institucionet qeveritare.
Vijojmë në perimetrin e hollit qendror ku realisht ka një numër të madh universitetesh, shumë nga ata emra I dëgjova per herë të parë. Pashë një universitet Britanik që ishte në Shqipëri po me emër tjetër. Cdo material prezantues ishte në anglisht dhe sërish pyetjes nga ana ime se si mund të kuptonte një student që nuk di anglisht mbi programin e tyre një vajzë simpatike mu përgjigj se mund të shohin dritaren elektronike në internet.. Shikoj një universitet tjetër, më terhëq syrin pasi pamfleti prezantus ka si vit themelimi të tij vitin 1998.. duke e ditur se universiteti I parë privat është themeluar pas vitit 2000 I pyes si është e mundur që paskan qenë në hije. Përgjigje: Në fillim dmth atëherë kishim vetëm disa kurse . Tani un mendova me vete se një ditë kopshti I vogël privat I lagjes ku banoj pas 20 vitesh mund te formatohet në universitet e pse jo të vendose ditën e themelimit te kopshtit si date fillestare..
Në të vërtetë duhet thëne se prezantueset e stendave të universiteteve ishin shumë të sjellshme por po aq e vërtëte eshte se të gjithë pretendonin të kishin stafin më të mirë akademik.. nga ana tjetër kur u kërkoje listen me emra të këtij stafi, dukej si pyetje e çuditshme. Nga ana e materialeve shtoj se disa I kishin kopjuar sfondet dekorative pamfleteve te outdoor advertising të bankës Procredit. Megjithatë un uroj qe plagjiatura apo niveli I lejimit të kopjimit në këto institucione të mbesë vetëm aty. Broshurat në shumë raste mund vetëm të shikoheshin.. pasi kushtonin shumë.
Më në fund në një cep pashë një kompani italiane e industrisë së tele-komunikimit (call center) e cila përfaqësohej nga dy punonjës Italian. Realisht kompani të këtij sektori kanë gjetur vend të përshtatshëm në Shqipëri, për një student të marrë deri ne 300eu/muaj duke punuar 6 ore në dite më duket ndihmë e madhe por ja që nuk paska pasur student rrotull me thonë ata ose të paktën numri I tyre ishte minimal. Nga biseda I pashë tepër të zhgënjyer dhe me konfirmuan pa pikë dyshimi se nuk do merrnin më pjesë në këtë panair (aq sa mund të behet traditë mendoj un), sikurse fillimisht mund të jenë zhgenjyer që dhe une nuk isha e interesuar.. mbase isha personi i katërt me të cilin mund të kishin biseduar.. Pertej ndonje banke të pranishme pjesa ‘work’ e panairit dukej e pa pranishme gjithsesi. Mbase përpos mënyrës jo vizinare, jo profesionale të organizimit të këtij eventi duhet të besojmë se realisht ky kombinim I punës me shkollën është akoma në embrion në kulturën tonë shoqërore, dhe ky fakt do te justifikonte sadopak numrin minimal te atyre kompanive që ishin aty. Por e vërteta është që aty ku reklamohet puna dhe studimi mbase duhet që vetë ata që i organizojnë keto evente të kenë studiuar, e të kenë punuar.

Friday, September 16, 2011

Kur krimi mbrohet dhe ushqehet ne familje


Shtator 2011
Një ngjarje e rëndë është zbuluar sot në qytetin e Korcës pas denoncimit që ka bërë në polici një nënë e re.
J.Z , nënë e 2 fëmijëve, 4 dhe 6 vjec S.Z dhe G.Z ka denoncuar në polici kunatin e saj, vëllain e burrit për ngacmim seksual të fëmijëve të saj.
Korrik 2011
Vetëm një ditë pas skandalit të ndodhur në Devoll ku një 12 vjeçar është përdhunuar nga dy persona, nëna e të miturit ka deklaruar se ky nuk ishte rasti i parë. “Brenda 1 viti djali im ishte përdhunuar afro katër herë, madje njëri nga autorët e ngjarjes e kemi dhe në rreth krushqie

Kategoria më e pambrojtur në këtë shoqëri është ajo e fëmijëve, e pambrojtur nga shteti, që nuk ka një institucion apo qoftë dhe një numër telefoni ku mund të denoncohen prindërit që dhunojnë fëmijët e tyre si përmes «profesionit » të lypsarisë, ashtu dhe përmes dhunës së ushtruar ndaj tyre në formë direkte apo indirekte.
Rastet e fundit që evidentojnë ‘dorëzimin’ më në fund të nënës duke denoncuar dhunimin shumë vjeçar të kryer ndaj fëmijës/ fëmijëve të saj, vetëm pas viteve të tëra apo herëve të përsëritura nxjerrin në pah dy fenomene 1) Fëmijët janë kategoria më e pambrojtur e shoqërisë. 2) Familja shqiptare për hir të ‘turpit ‘ apo « nderit » e kultivon krimin brenda saj . E mbron atë, pse jo ushtron dhe dhunë të një forme tjetër në mënyrë që « turpi » të mbahet i fshehtë sa më gjatë, përse jo në përjetësi. Ndërlikimi i gjendjes, ku viktima damkoset me « turpin » është serish tepër i spikatur. Në të vërtetë pedofilia, incestet , dhunimet ekzistojnë kudo por të mbulohet me kaq forcë krimi në familje me duket fenomen shqiptar.
Në të tilla raste , ndryshimet në shoqëri duhet të nxiten në formë vertikale nga lart poshtë. Shteti duhet të jetë i pari që t’i japë rëndësi mbrojtjes së kësaj kategorie, në mos duke evidentuar policët që refuzojnë të zbatojnë ligjin, pasi sfidojnë anën patriarkalë të problemeve. Pushtetarët tanë, më së paku, duhet të krijojnë një infrastrukturë informacioni ku promovohet qartazi praktika e të denoncuarit të krimit në familje nga vetë familjarët , anëtarët e dhunuar, apo si në rastin më të fundit në Korçë, të nënës ndaj bashkshortit dhe kunatit.
Sigurisht, studimet kanë treguar se sa më pak i arsimuar të jesh aq më shumë do të jesh i/e prirur të jesh viktimë ndaj dhunës apo varësisë financiare ndaj tjetrit. Kështu nëse je gjinia femërore në kombinim me anën patriarkalë të të funksionuarit të shoqërisë shto këtu dhe klishenë e familjës së shenjtë, që nga të tjerët mund të dhunohet, por ti duhet ta mbulosh, e bën të pamundur denoncimin e krimit që ushtrohet brenda saj. Qershia mbi tortë është dhe vetë mospromovimi i një zyrë apo numri telefoni, që mund të ekzistojë në ndonjë shkresë, por që dhe unë si qytetare e thjeshtë nuk e di ku mund të dënoncoj prindërit psh që abuzojnë më fëmijët ë tyre kur vetë unë jam dëshmitare e një ngjarjeje të tillë.

Këto lloj ndryshimesh kaq të nevojshmë patjetër që kanë dhe koston financiare. Ka ardhur koha që përtej promovimit të denoncimit të krimit brenda familjes i cili duhët shoqëruar me një program mbështetës financiar, duhet bërë më shumë rreth njohjës së të drejtavë më bazike të njeriut. Duke ecur në tehun e hollë mes vlerës e antivlerës, pesha që kjo shoqëri po paguan është tepër ë lartë. Ka ardhur koha të jemi më pak gjithologë, të analizojmë problemet e t’u qasemi një nga një. Kështu pra, Ministria e drejtësisë, unë Alida Karakushi, dua të di që nesër numrin e telefonit ku mund të denoncoj prindërit që përdorin fëmijët ë tyrë për lypsari në rrugë, dua të di që mund të këtë një numër ku mund të dënoncoj dhunën që ushtrohet ndaj fëmijëvë pikërisht atyre në vëcanti!
Nuk mjaftojnë OJQ-të e viktimave, zotërinj pushtetarë, është koha të jeni më teknikë e realistë!
Mbase vetëm atëherë do të fillojmë të jemi më pak hipokritë në këtë shoqëri, mbase familja si term do të humbasë njëfarë shkëlqimi, por është pikërisht ky shkëlqim fals mes tjerash që po e dëmton atë.

Monday, August 22, 2011

Ehh


Eshte dite diellore por qe te percellin nderkohe qe rend rrugeve te Tiranes ne kerkim te nje raporti mjekesor qe me kerkoi kompania ku punoj .. e kuptova qe tere keto vite per fat te mire apo te keq nuk kisha vajtur te vizitohesha tek qendra mjekesore ku virtualisht jam e regjistruar se banoj ne ate lagje.. dhe serish me marrjen e raportit mjekesor u vizitova virtualisht.. kjo sepse doktoresha vleresoi qe meqe do ikte per pushime nuk do kishte kohe te mblidhte komisionin.. un nderkohe dhe pse e dija shume mire qe nuk eshte e drejte te veprohet keshtu .. cuditerisht nuk protestova.. ndjeva brenda vetes se u shqiptarizova taman.. realisht doja te mbaroja pune me ato letrat burokratike ..dhe kerkeses per 1200 leke te reja perkundrejt raportit iu pergjigja po me te njejten lehtesi.. kjo sepse me mungonte “blloku I bardhe”.. nje ze I brendshem kerkonte fature .. por po ky ze thoshte “ rri rehat merre at cope kartoni e ik “ .. pikerisht ne ato momente qe sfidonin inteligjencen time direkte ne menyre kaq brutale .. ajo qe me beri pershtypje ishte normaliteti I sjelljes se doktoreshes qe me kerkoi fiks 1200 leke as me shume e as me pak ne menyren me legjitime te mundur sikurse te ishte gjeja me normale ne bote.. biles biles u habita pak sepse un kisha kartemonedha 1000 lekeshe e 500 lekeshe.. me tha shko dhe thyeji. E kreva ate detyre dhe I dorezova fiks 1200 leke .. pa marre fature .. ajo sigurisht I futin ne portofol .. dhe une sigurisht bera sikur ishte normale e tere kjo situate.. u largova nga ajo qender mjekesore me nje raport qe me quante te afte per pune.. me tre firma qe nuk e di nga I gjeti e me vulen perkatese.. Ishte hera e pare qe u paraqita aty..mbase dhe e fundit. U largova me nje ndjesi te cuditshme..dhe e kuptova qe isha bere pjese e sistemit..dhe nuk e kuptova perse ne largim e siper I thashe doktoreshes “pune te mbare” ..

Friday, February 11, 2011

Mirupafshim Moral



Kemi folur dhe degjuar shume per sistemin e antivlerave por ne kete vend duket qarte se ai eshte materializuar ne formen me ekstreme . Fenomeni ne fjale ka dy karaktere : 1) Fjalori politik (qe nuk eshte I tille), 2) “Biresimi” nga nje parti tek tjetra I nje antari te ri sepse me sa duket qenka “dhunuar” nga partia “meme”
Elektronizimi nga nje parti tek tjetra, parti keto qe supozohet ti perkasin mendimeve dhe ideologjive plotesisht te ndryshme si majtas, djathtas, apo qendres ne rastin tone per te justifikuar keto kalime duhet te themi se ne fakt partite nuk jane parti jane thjesht grupime njerezish ne forme kopesh qe kane nje kryetar. Kjo nese duam te justifikojme individin, nese duam te justifikojme “ partite” atehere duhet te pranojme qe paska ne perberje antare te “luhatshem” te mendimit ideologjik. Pra behet fjale per nje lloj mbijetese nga ana e te luhatshem-ve.
Nga ana tjeter ka nje fjalor rrugesh qe po shoqeron debatin “politik “. Flitet per :vrases, klysh, lavire, kriminele etj etj. Gati gati sa te gjithe keta aktore politike e bejne pikerisht ate llafazanment te mbushur me elementet e lartpermendur. Pelcasin grushta ne parlament dhe ne e kuptojme se sa shume “politik” eshte bere njeriu i sotem me titullin deputet.
Guxojne njekohesisht te mos shajne grupimin e “majte” apo te djathte”, nderkohe qe duket qarte se ne nuk kemi as te majte e as te djathte e se ne fund te fundit eshte pikerisht mbreti I partise qe gjykohet, dhe se antaret perkates te ketyre partive jane si ato kukullat ruse qe kane imazh pikerisht koketarin e tyre.
Ne te gjithe kete mjegull qe na ofron kriza politike, ku fokusohet “ debati” politik do te kete blloqe te tjere qe po shkruhen, do te kete ujdi te reja qe do te thuren, pres akoma anetar te dhunuar te perqafojne « nenen » e re dhe sigurisht nena e re ti fale duke i hequr akuzat e meparshme te adoptuarit. Ne fund te fundit me zemermadhe se politika jone nuk ka. Keshtu partite tona tashme jane bere « all in one » qe do te thote ato vete te akuzojne, vete te gjykojne dhe vete te falin. Fjala moral mbase me ben jasht mode tani me qofte dhe duke shkruar per te.. ndjese per alergjiket

Sunday, January 23, 2011

Kasapet e Shqiperise



Besoj se nuk ka Shqiptar qe nuk ka ndjere zemerim e indinjate te thelle duke pare imazhet e vazhdueshme te dhunes se 21 Janarit, 3 te vdekur e dhjetra te plagosur, nje shoqeri e shokuar me imazhet tronditese, nderkohe qe pronaret e popullit qendronin ngrohte sa ne kafene e sa ne zyra perballe ekraneve televizive.
Asnjeri nuk u habit nga ajo qe ndodhi, çdo reagim dukej krejtesisht I paramenduar, dhuna e fjalorit ne foltoren e parlamentit doli jashte saj u derdh si nje llave e nxehte e u materializua ne rruge! Vetem se tashme viktimat ishin vete populli kasapet po perdornin hanxharet e tyre
Kush jeni ju qe keni marre peng kete popull! Kush jeni ju qe na e keni shpifur ekranin e televizionit me deklaratat personale! Ju pronaret e partive! Ju pronaret e pushtetit! Si eshte e mundur qe dy individe bashke me kopete e tyre te zedhensave te bllokojne e te vrasin nje popull. A mund te flasim tani me se jetojme ne nje mutacion tjeter te fjales diktature ! Tani nuk kemi nje por dy diktatore qe funksionojne ne menyre paralele!
Po ku jeni o intelektuale, ku jeni ju politikanet e moderuar ku jeni ju idealistet qe e doni kete vend , ku ishit ju qindra OJQ’ra qe nuk dhate as dhe nje sinjal te vetem paqeje ndaj asaj qe po ndodhte me ore te tera . Po ju analistet e partive qe vetem i hodhet gaz zjarrit te konfliktit politik duke mos bere analiza por duke u bere zedhenesat ne media te partive qe ju paguajne!
Po ti president perse u vonove kaq shume me deklaraten tende! Çfare tjeter duhet te ndodhe qe ti te reagoje, perse duhet te vriteshin njerez perpara se te jepje nje deklarate ! Valle ne ngushtimin e kopetencave te paskan hequr dhe te drejten e deklarimit ne shtyp ! ç eshte ky profil i ulet !
Heshtja makabre e atyre qe ne besonim se legjitimisht na perfaqesonin krijoi viktima, etja per mbajtje pushteti krijoi viktima, etja per ardhje ne pushtet krijoi viktima, por viktimat nuk jane 3 as 4 viktimat tashme jemi te gjithe ne por nese do vijojme te heshtim perpara ketyre kasapeve fajtore do te jemi vete ne! Eshte koha qe te krijohet nje grupim i ri ne kete shoqeri nje grupim anti Berisha e anti Rama por mbi te gjitha Pro Shqiperise!