Sunday, June 28, 2009

Sepse sot ka me shume rendesi se si VOTON!


Te dashur shtetas Shqiptare qe me 28 Qershor do te keni mundesine e votimit, mundesine e e shprehjes se vullnetit tuaj te lire, te jeni te sigurt se pavaresisht faktit kush do fitoje apo humbase nga trupat politike nese standarti i zgjedhjeve prishet humbesit e vertete do te jemi ne, ne Populli Shqiptar!
Mos u beni vegla te partive e as mos u frikesoni nga militantet e tyre! Mos harroni se partite politike aq sa jane te ndryshme aq jane dhe te ngjashme me njera tjetren, politikanet do te vijojne te kene te drejten e qarkullimit ne Bashkimin Europian, pavaresisht rezultatit ne pozite apo opozite, do te jemi ne, e ardhmja jone, imazhi yne qe do te cenohet nese keto zgjedhje nuk zhvillohen ne qetesi. Do te jemi ne qe do paguajme epshet e dashurise per pushtet te kesaj klase politike qe deri tani ka deshmuar vetem papjekuri!
Le te tregojme se ne fakt shoqeria shqiptare qendron me lart se keta politikane, le te deshmojme se ne meritojme me shume dinjitet, le te deshmojme se ne fakt ne jemi trashegimtaret e nje kulture paqesore e jo konfliktuale.
Le te injorojme çdo lloj apeli per dhune qe mund te dali nga cilado oratori partiake! Le te deshmojme se ne fakt ne meritojme me shume se ajo qe na eshte ofruar deri tani, le te deshmojme qe mohimet dhe sakrificat qe ka bere kjo dinasti e paepur ndaj pushtetit mbi popullin duhet te marre fund!
Per kete dite zgjedhjesh, qe edhe te perfytyruarit tane ne kuvend te mos na felliqin perpara nderkombetareve, le te urojme per zgjedhje pa karrige kokes, sepse ne kete dite "Me shume rendesi ka se si voton se sa ke voton"!
Alida Karakushi & Eljan Tanini

No comments:

Post a Comment