Tuesday, September 1, 2009

Nena ime..


Ne fakt eshte e çuditshme kur e mendon se ne fakt ti gjithmone e therret mami ..asnjehere nuk me ka qelluar ta therras nene por besoj se gjuha eshte me shume instiktive se llogjike. E shoh dhe keto jave te fundit para se te riniset per ne New York.. mundohem te ndalohem tek fytyra e saj pasi e di se per 6 muaj te tjere nuk do e shoh .. ne fakt mundohem ta verej me ngulm ne momente ku ajo nuk me sheh duke genjyer veten se ne fakt keshtu rikuperoj plot 6 muaj per kohen qe ajo nuk do te jete ketu. Ne te vertete jam e sigurt se duke i menduar praktikisht si te perjetshem njerezit qe duam nuk i shohim asnjehere aq sa duhet dhe ata nje dite largohen nga jeta duke na bere te mendojme ah sikur ta shihja dhe njehere .. ah sikur te flisja me te dhe njehere ah sikur ta perqafoja.. ah sikur ah sikur ah sikur .. E megjithate duke qene e vetedijshme se nuk mund te jem plotesisht e vetedijshme per momentet qe kaloj me njerezit qe dua, kerkoj me ngulm te marr hak per keto 6 muaj..
Por eshte shume e veshtire ti kap keto momente pasi ajo me veshtron tere kohes kur jam ne shtepi pervec rastit kur po gatuan dicka. Verej se ne fakt se po e pa qe po e shoh me shikon dhe ajo me me shume ngulm dhe une e di se kur shikimet tona takohen ka shume fjale qe megjithese nuk degjohen bertasin, dhe un pikerisht ne momente te tilla e mbyll biseden e heshtur dhe gjej nje teme per te diskutuar nje teme krejtesisht larg mendimeve qe ajo po bertiste pa folur. E pyes nese sot e ka bere vrapin tek liqeni (si cdo dite) dhe ajo me thote po. Ne fakt me duket se ajo me veshtron me shume se sa une ate.. ç do dite kur dal nga shtepia e di se duhet te kthej koken pasi ajo po me shikon nga ballkoni dhe un duhet te kthehem e ti bej nje shenje me dore, buzeqesh dhe i bej shenje, njekohesisht e di se aty ku kthehem une dhe klientet e kafeteries poshte pallatit do te kthejne koken per te pare ke pershendes. Por mua nuk me intereson fare, megjithese duket si nje veprim feminor . Tani qe mendohem kur isha femije ishte babi ai qe dilte dhe nderkohe me thoshte ‘ vemendjen tek mesuesja me babin’. Padashje, tani qe ai nuk eshte me, besoj se babi dhe mami nuk kishin role te ndara ndaj nesh ne fakt besoj se ngjanin shume me njeri tjetrin. Ajo qe me prek me shume tek mami im eshte ndjeshmeria e saj .. ajo do te marre nje veshtrim thuajse lotues nese degjon per suksese, dhe serish lotues nese mendon se jam e merzitur. Por ajo qe me ben te merzitem eshte ai shikimi I thelle e i heshtur nderkohe qe ajo ka filluar te kete rrudhat e para te theksuara, eshte ai shikimi perendues I cili me ben te mos permbahem e te rrezikoj te dukem e merzitur duke i dhene trishtim zyrtar dhe mamit tim. Por jo, e shikoj dhe permbahem, i them sa e bukur qe eshte pasi eshte vertet e bukur dhe kontrolloj panoramen e shikimeve qe flasin. I bej qejfin duke u veshur me fustanin qe ajo me keshillon dhe shoh se syte e saj shkelqejne .. serish paksa te lotuar paksa te gezuar . Pergatis kafete dhe dalim ne verande duke e ditur se sa i pa çmuar eshte ky moment per ne . Ne te vertete eshte e vetmja arsye ku guxoj te vonohem per ne pune dhe nuk ndihem fajtore. Eshte si nje nga ato ritualet qe nuk e kane privilegjin te jene rituale te gjithe vitit. Por shikoj se sa me shume kalon koha aq me shume rritet ndjeshmeria e saj ndaj meje dhe po ashtu aq me shume rritet dhembshuria ime ndaj saj.

2 comments:

  1. i miss my mom more now:(
    shkrim shume i bukur!

    ReplyDelete
  2. ahh Enii .. moms are our real home.. that is why we always will miss her..

    ReplyDelete