Thursday, July 3, 2008

Ingrid Betancourt me ne fund e lire!!!


Jam e perlotur para ketyre imazheve te TV5. Ingrid Betancourt e cila ishte rrembyer nga forcat e FARC (Revolutionary Armed Forces of Colombia) qe prej 6 vjetesh u lirua me ne fund fale nje operacioni shume kompleks te forcave kombetare te Kolumbise ne bashkepunim me forcat e espiunazhit amerikan. Ajo ishte rrembyer nderkohe qe ishte duke zhvilluer fushaten e saj elektorale ku ajo ishte kandidate per presidente. Kjo franko-kolumbiane idealiste ishte bere nje figure shume popullore jo vetem ne Kolumbi por dhe ne France ku ndodhej dhe familja e saj. Ajo ka qene nje kritike e ashper e forcave rebele te FARC gjate fushates se saj. Edhe pse e paralajmeruar nga qeveria Kolumbiane qe te mos udhetonte ne zona qe kontrolloheshin nga keto forca rebele ajoi vizitoi keto zona ne nje prej te cilave ajo u rrembye. 6 Vjet te mbushura me dhimbje, deshtime te njepasnjeshme operacionesh qe synonin lirimin e saj., 6 vjet duke vuajtur semundjen e saj. 6 vjet e privuar nga femijet e saj, motra e saj, bashkeshorti. Nje dite kjo histori do ngjitet ne skenat e Hollivudit, por ishte me te vertete me fat. Happy ending! Fjalet e saj te para nderkohe qe u lirua ishin : "parajsa duhet ti ngjaje asaj qe un po perjetoj ne keto momente "

P.s. Imazhi eshte marre nga :http://www.20minutes.fr

5 comments:

  1. Patriote c`kemi?!
    na ke lene pas dore keto kohet e fundit, perfshire ketu edhe blogun, po gjithsesi une shpresoj dhe uroj te jesh duke kaluar pushime te kendshme!

    ReplyDelete
  2. heej miku im

    Te kerkoj ndjese, ne fakt shume here jam matur te shkruaj por kam qene shume e zene. Pushimet do i kem ne Gusht :)

    Uroj te jesh mire!

    ReplyDelete
  3. pershendetje!
    po komentoj ketu per shkak se nuk dua te le nje koment te kote ne postimin e fundit, pa e lexuar, dhe faktikisht tani nuk kam shume kohe ne dispozicion, por do te rikthehem serish.

    ReplyDelete