Wednesday, June 18, 2008

Tolerance?



Nje vit me pare, kur pashe se tregu i fruta perimeve po rregullohej nga bashkia u gezova pa mase. Me nje shpejtesi per tu admiruar pashe se si ngjyra jeshile po mbulonte konturet e mbajteseve te tendave. Dhe mbulimi me pllakata te nje jeshileje paksa me te hapur ishte menduar qe te mbronte frutat dhe perimet nga dielli shpues i veres apo shiu i vrullshem. E veshtrova rregullisht kete proces duke qene se ky treg shihej direkt nga dritarja e dhomes sime. Ne ato dite kisha te ftuar du shoke amerikane. Keta te fundit u impresionuan kaq shume saqe bene nje filmim te ketij ndryshimi. Biles ne fund bene dhe ca ntervista. Fakti qe ata jetonin ne nje vend ku rralle ndryshonte gje, i beri entuziaste ndaj ketij ndryshimi, sado simbolik te ishte ai.
Por sot, pas nje viti e gjysme jam e gezuar qe miqte e mij nuk jane ketu. Ne fakt, tregu eshte po aty, nuk ka ndonje demtim te tij. Vetem se nga ana e djathte e tij filluan te shiteshin mallra kineze e turke, tip veshmbathje te brendshme, per femije , te rritur, bluza, çorape, shami, dhe nga ana e djathte e tij shiten atlete, kepuce (kuptohet origjine te njejte) dhe sikur te mos mjaftonte kjo, keta te fundit i kane bere nje prezantim shume interesant « produkteve » . Ne telat e siperm ku mendohet te vareshin mbase vargje figu, apo ku di une, qendrojne plot krenari atletet e lidhura ne radhe me ato lidheset e tyre.
Ne mes te tregut te « fruta perimeve » vertet qe mund te gjesh fruta dhe perime. Disa nga ata fshataret qe shisnin para nje viti aty, e lane tregun e fruta-perimeve per te shitur ne rruge, disa te tjere vazhdojne te shesin aty, por nuk bejne dot seleksionimin e perditshem te produkteve te fresketa apo te kalbura si dhe duken te mbytur nga rrethimi i « fruta –perimeve moderne». Me vjen keq per keta fshatare qe shesin realisht fruta dhe perime aty, sepse dale ngadale ata po humbasin gjithe klientelen. Dhe, nese e shikon kete treg majtas ata nuk duken. Po e e djathtas nuk duken. Po e pe nga qendra, nuk je e sigurt c’behet aty. Por ju siguroj qe shiten dhe frute dhe perime. Prandaj shpetojini keta te shkrete.
Ehh ne shqiptaret jemi vertet tolerante. Si thoni ju, te qeshim apo te qajme?!

13 comments:

  1. ne jemi kaotike, jo tolerante!
    te pershendes!

    ReplyDelete
  2. Si thoni ju, te qeshim apo te qajme?!
    ----------------
    Të Qajeshim !
    Ps:do vi prap :)

    ReplyDelete
  3. te qeshesh a te mos qeshesh, kjo eshte ceshtja?!

    ReplyDelete
  4. Pse, brekët nuk futen në fruta perime?
    Për ti fshehur, e kam fjalën! :P

    ReplyDelete
  5. Ndoshta ne Shqipëri eshte i vetmi vend ku shiten kasaforta për ruajtjen e parave ne tregjet fshatare. Ndaj nuk duhet te habitemi.
    ardi stefa

    ReplyDelete
  6. ... e që ta kisha llafin..
    globalizimi, pasojat e globalizimit.
    ndodh kudo në botë. kinezët blejnë.
    blejnë në Milano, psh apartamentet, lejet e shitjeve, bodrume,dyqane,me çmime shume më të larta duke krijuar kështu Çajna Taunat kudo..
    do të dëshiroja të dija në se në Tiranë fshatarë i kanë shitur lejet( mendoj patjeter)dhe se sa kushtojne

    Ps.natyrisht eshte e dhimbshme per ne si konsumatore, spektatore ky transformim..

    K.F.J.B*


    *kalofsh fundjave te bukur :)

    ReplyDelete
  7. @tropoja
    Pikerisht, veçse kaotike ne jemi me individualiste se vete individualistet tipike, ne fakt ky individualizem po vret vete individualizmin. Dhe ndjenja komunitare e shpeton pak ate. Un vendosa te mos qesh :(

    @N.AGO
    :) ehhhh

    @Ardi
    Ne fakt kam frike se behet fjale per perkufizimet, ne i japim vetes privilegjin e te qenit "praktik" e te shpjeguarit sipas nesh te funksionalitetit te shume objekteve . Dhe permes injorances e te ashtuquajturit prakitcitet dalin "kasafortat " e tilla qe ti thua.
    P.S U be kohe qe nuk te kisha "pare" :) Uroj tia kalosh mire

    @ Et

    Me sa di une Kinezet sado prezent ne Shqiperi, kane njefare statusi me te larte se keta fshataret e thjeshte. Thua te behet fjale per "diskriminim pozitiv" Ata nuk shesin fruta e perime. Por ajo qe eshte per tu permendur eshte se ka dy restorante Kineze thuajse ne Qendren e Tiranes, nuk ka as dhe nje Japonez :) (keq kjo se un i adhuroj sushit) Keshtu pra ne shqiptaret globalizohemi ne mentalitetin tone shpesh here kaotik.

    Faleminderit per mesazhet tuaja, Ju uroj nje te diele te kendshme, dhe uroj qe nje dite ky mesazh te lexohet nga ndonje bashkiak. ndryshe " the state of nature" do jete gjithsesi prezente.

    ReplyDelete
  8. O komshije, sa është kilja e domateve kto ditë?

    K.F.J.M.B*


    *kalofsh fundjave më të bukur :)

    ReplyDelete
  9. përshendetje!
    Në fakt edhe une kisha shumë kohë pa e "parë" veten.

    ReplyDelete
  10. përshendetje!
    Në fakt edhe une kisha shumë kohë pa e "parë" veten.

    ReplyDelete
  11. @edrus

    Nuk besoj te jemi komshij;)nejse kilja e domateve varion nga cilesia dhe deshira e tregetareve. Te siguroj se ndryshon nga mengjesi ne darke.
    u pa puna po e kodifikoj dhe une

    K.J.B (kalofsh jave te bukur)

    @ Ardi
    Uroj qe arsyeja te jete pozitive
    Pershendetje nga Tirana qe sot po pervelohet nga temperaturat e larta.

    ReplyDelete
  12. edhe Athina po p�lcet nga vapa.

    ReplyDelete
  13. pershendetje Alidea!
    Tirana tani eshte bukur vetem mos me qene ne Tirane, me u arratis ne ndonje plazh e kam llafin

    ReplyDelete