Friday, May 2, 2008

Ndotja e...


Shume here duke shetitur ne forumet internacionale (kam fatin qe flas dhe kuptoj rrjedhshem disa gjuhe) bie ne mllefe te papara balkanike..Na shajne ne, shajme ne ata, shahen dhe ata mes tyre. Me sakte jemi te gjithe te share!! Kur do e kuptoje njerezimi i ballkanit se nuk ka rrace superiore, kulture superiore , se baza e shoqerise eshte individi dhe duke qene e tille nuk mund te paragjykohet. Eric Emanuel Schmitt ka thene :Racizmi nuk eshte frika se tjetri eshte i ndryshem nga ti, por se tjetri eshte i ngjashem me ty.

Eshte fraze e thelle dhe duhet te mendohesh mire per ta peshuar..se fundi i jap plotesisht te drejte.

English version:



Polluted…

It happened very often while surfing in the international sites ( I am lucky enough to understand, and speak fluently several foreign languages) come across incredible Balkan hatred posts. They insult us (Albanians), we insult them(Serbs, Greeks, “Macedonians”) they insult each –other( Serbs –Croats, Bosnian- Serbs, Greeks with “Macedonians”), saying it with other words , we are all insulted!! When will Balkan people understand that there is no superior race, there is no superior culture. When will we understand that the base of a society (nation) is the individual, and being so we cannot prejudge societies and nations. Thinking about all this it comes in my mind a phrase of Éric-Emmanuel Schmittt:
“ Racism is not the fear of other being different from you, it is the fear that the other is similar to you”

I know, you have to think deeply in order to understand this phrase, personally I think he is right.

11 comments:

  1. Although I don't understand the post, I think I like the message! ;)

    I replied to you on my blog.

    Alan.

    ReplyDelete
  2. Hi there :)

    Thanks , actually I will translatie it into english ;)


    P.S. My english is not as good as yours , and I am "brand new" in the Blogger's world , so I need time to male links etc.

    Greetings alan!

    ReplyDelete
  3. One thing about your written English.

    The word "male" is used for men, while the word "mail" is used for letters and posts. They both sound the same, but are written differently!

    Keep improving your English and continue to familiarise yourself with Blogger.com!

    Alan.

    ReplyDelete
  4. Ok then , here is the English version hope you enjoy it.

    As for "male" you're right, but it was not because I didn't know the difference between "male" and "mail" :) I just have to give more time to myself while writing !!

    ReplyDelete
  5. pershendetje! Se pari mendoj se ke bere mire qe i ke vene vizen fjales "Hate" (ne foto), me duket e demshme per individin dhe njerezine e me pastaj e panevojshme. Por c`te besh, ja qe ballkanasit nuk rrojne dot pa pak urrejtje, nacioanlizem, mllefe e sharje dua te them. Me duket se eshte pjese e formimit, ambientit jetesor dhe temperamentit ballkanas. Sa mire do te ishte te mos ishte keshtu. Njerezit do te ishin me te lire te ndervepronin te pa kompleksuar nga urrejtja dhe sharjet mes tyre dhe rezultatet do te ishin me te larta e me te mira per te gjitha palet. Kjo qe ndodh, eshte humbje apo jo?!

    ReplyDelete
  6. Jam dakord me ty , por un siçerisht besoj se nacionalizmat ballkanas , me sakte ultranacionalizmat, kane te bejne me maturitetin e nje kombi.
    Mendoj se ky maturitet eshte ne rruge dhe duhet te filloje nga ata qe na perfaqesojne :)

    Pershendetje tropoja !

    ReplyDelete
  7. Thone qe dashuria dhe urrejtja i ndan nje vije shume e holle! Pra, urrejtja do jete gjithmone rreth nesh, fatkeqesisht. Por, sic ke permendur dhe ne shkrimin tend nuk duhet ta lejojme kete ndjenje kaq shkaterruese te depertoje shume ne damaret tone, sidomos tek Ballknasit ku bejme pjese dhe ne si komb. Po te sjell nje shembull qe e kam lexuar me syte e mi vjet tek Peshku pa uje. Me siguri ke degjuar per zjarrin qe plagosi dhe vrau shume banore grek. Mirepo, ne vend qe te shprehej ndonje shenje simpatie per fatkeqesine qe zuri gjithonet tane, shume prej tyre shpreheshin "u djegshin te gjithe".
    Jam shokuar sepse ndonjehere kjo lloj ndjenje i verbon njerzit aq shume saqe ata nxjerrin shume brockulla. Sikur per nje cast qeniet njerezore do t'i linin menjane keto emocione te forta gjerat do ishin shume me ndryshe.

    ReplyDelete
  8. Racism is a thing strange of understand in Brazil. We have so many people living here and our great problem don't is your origin but how much money you have. I think this is a problem better than racism.
    And for us from south america europeans are all the same thing.
    Hugs and welcome to blogosphere.

    ReplyDelete
  9. @ Belle fleur ..gezohem qe nuk i kam pare ato komente qe ti thua, eshte vertet e tmerrshme te urosh te keqen eshte vertet verbim total i zemres se njeriut..
    @ Dear L.s Alves , I know you brazilians are great people :) as Balkan people as well, it is just due to historical problems that hate in some Ballkan nations is still fervent, hopefully things will change.
    Greetings to Brazil, or as my brother says now: tchau :)

    ReplyDelete
  10. Profesioni? Patriot!
    Në fjalorin e gjuhës së sotme shqipe, përcaktohet se patriot është ai i cili me punën dhe veprën e tij ndihmon në mbarëvajtjen e kombit, në ruajtjen e pavarësisë e integritetit territorial, ai, i cili është i gatshëm që për atdheun të japë edhe jetën e tij e të familjes së tij... Pothuajse i njëjti shpjegim jepet edhe në fjalorin më të fundit të greqishtes të publikuar nga Babinjoti. Personalisht nuk kam ndonjë kundërshtim për këtë lloj shpjegimi, por gjithmonë ideja ose përcaktimi i të qenit dikujt patriot më është dukur demode. Pasi patriotët gjithmonë i kemi lidhur me gjakun, luftërat, betejat, me të lindurit e të palindurit ende, të vrarët apo të burgosurit, martirët e gjallë apo të vdekur. (Çudi! Gjatë gjithë jetës ime s’kam parë asgjë nga këto. Ah, gjak kisha parë, kur therreshin pulat e detit për Vit të Ri. Kisha parë edhe një herë tjetër kur tribunashët ngritën turmat të merrnin pushkët e të vrisnin njëri-tjetrin.) Kam parë e njohur shumë “patriotë”! Nga ata që rrinë gjithë ditën kafeneve e klubeve, nën tymin e duhanit e avujt e alkoolit të hidhen në zjarr për Shqipërinë e shqiptarët. Të kritikojnë e të shajnë çdo mendim të kundërt me të tyrin (më saktë ata që i shprehin ato). Për ta të gjithë ata që kanë mendime të kundërta ose kritikojnë kombin e “personalitetet”, apo figurat historike, nuk janë gjë tjetër veçse tradhtarë, hibride, agjentë në shërbim të turkut apo të grekut. Dhe vazhdojnë me një trajtim folklorist të patriotizmit, dashurisë për atdheun dhe harrojnë se historia nuk është përrallë, por mbi të gjitha është shkencë është mendim kritik. Se historia shkruhet në shumë trajta në epoka e kohë të ndryshme. Rëndësi ka të mos jemi robër të njërit, apo të tjetrit këndvështrim historik, veçanërisht, kur ai kryhet nën prizmin e një ideologjie të caktuar... Ka edhe një lloj tjetër patriotizmi, i cili është po aq i fortë, po aq shpresëdhënës e po aq aktual e i dobishëm, sa patriotizmi në nocionin leksikologjik e historik të fjalës. Është patriotizmi i sotëm, ai që ka të bëjë me tolerancën, dashurinë për njeriun, fqinjin, bashkëjetesën e integrimin. Patriotizëm është edhe përpjekja për të krijuar idenditetin tonë “kapërcyes”, tejkalimin nga varfëria ekonomike, por mbi të gjitha nga varfëria shpirtërore, që në shumë raste e shndërron atdheun në një magazinë mitesh të shoqëruara me revanshizëm e urrejtje. Lexuesi le të gjejë veten se në cilën kategori patriotësh bën pjesë. Unë për vete bëj pjesë në kategorinë e dytë, në atë të patriotizmit bashkëkohor, tolerant e integrues dhe jo në atë lloj patriotizmi folklorik që përçojnë e trumbetojnë patriotët e kafeneve. Sepse, miqtë e mi, nuk bëj pjesë në atë kategori pseudoshqiptarësh, gjasme shqiptarësh, gjysmëshqiptarësh... Nuk bëj pjesë në atë kategori pseudodemokratësh, gjasmedemokratësh, gjysmëdemokratësh; pseudointelektualësh, gjasmeintelektualësh, gjysmëintelektualësh... Sepse, fort i nderuar lexues, duhet ta dini mirë se të gjithë ata që flasin për patriotizmin e hidhen në “zjarr” kafeneve për kombin, zakonisht vetëleqendisen përpara eprorëve vendas e të huaj. Veshin kostume europiane, e, nga ana tjetër thërrasin “Dum Babën”, u ngrefosen vartësve e u përulen e u përshtirosen të huajve e eprorëve vendas. Për fat të keq Shqipëria, si brenda kufijve ashtu edhe jashtë saj është e mbushur me të tillë patriotë. Që janë të përulur e kryelartë, arrogantë e puthadorë, pa ideale, mosmirënjohës, besnikë e tradhtarë njëkohësisht... Demokratë me Berishën, socialistë me Nanon, komunistë me Milloshin... Pederastë, po e kërkoi moda e të virgjër e shembuj të gjallë morali të përkryer më pas, narcistë e onanistë, që bëhen synet në xhami, e pagëzohen në kishë, myslimanë në Turqi, kristianë në Athinë e Romë, që i falen bythëpërpjetë Muhametit e i puthin dorën Papës... Të gjithë këta të hidhen në grykë po qe se vë në dyshim patriotizmin e tyre!... E, në rast, se patriotizmi është i një trajte të tillë, është vetëm glorifikimi i së kaluarës, historisë apo edhe emrave, më falni, por unë nuk jam patriot! Unë jam me ata patriotët e tjerë, që në koncertin e tre tenorëve, u përlotën e qanë me dënesë kur dëgjuan “Po ku ka si ty, moj Shqipëria ime/ moj fisnikja përmbi gur...”, e këndonin me gjithë zemër. Jam me ata patriotët e tjerë që shoqëronin me duartrokitje kur dëgjuan këngët greke, ashtu si ato shqiptare e të huaja. Sepse patriotizmi ynë është më i vërtetë se i të tjerëve, është i ngritur në dy shtylla: dashurinë dhe kujtesën!... Dhe jo në ideologjinë, apo idenë e të dukurit patriot!...

    ReplyDelete