Wednesday, April 30, 2008

Pa shpine...


Ka pak dite qe kam filluar te shkoj ne palester...kjo pasi mami im qe eshte njeri shume energjik thuajse nuk me rrembeu me zor qe ta ndiqja pas. . Fillova me vrapin, 30min. Tani mu kujtua qe here pas here shikoja komshijen time te "vrapit" ne tapetin rrotullues (paskam inat ta them tapi rulant). Ajo le qe nuk vraponte, ecte sikur po bente shetitje por here pas here shikimin e kishte nga pasqyra, floket te leshuara, po , ishte nje vajze e pashme, e bukur, por nderkohe qe ajo shihej ne pasqyre une po mendoja per floket qe preknin shpinen e saj, mbase te djersitur...oupss
Sa inat qe here pas here mendimet tona na ngaterrohen ne gjera kaq te pak te rendesishme.
Thua ti se gjykimi sado i heshtur dhe i brendshem, punon ne menyre krejt te pavullnetshme.
Ajo qe me beri pershtypje ishte zbulimi apokaliptik se une nuk kisha muskuj!! Instruktorja e aerobise me tha: ti sikur nuk ke shpine moj vajze! Eh dhe une, fillova te pyes veten si kam jetuar deri tani pa shpine :(
Dhe mu kujtuan ato dite ku shpinen time e kisha harruar ne shtepi..
Deri ketu ne rregull, gjithsesi mire e keq, i bera ato ushtrime , here here ngaterroja kembet, ne vend te se djathtes nxirrja te majten dhe anasjelltas.
Vertet qe ne mbremje ndjehesha sikur te kisha bere operacion, por ajo qe njollosi diten time ishte kjo fraze "ku e ke shpinen moj vajze?"

3 comments:

  1. Dhe ti nuk u pergjigje me pyetjen: Ku i ke syte moj grua?!!! Gjithsesi kendshem. T`pershendes!

    ReplyDelete
  2. me than te drejten jo :( U shokova kaq shume sa truri im pesoi nje flash :)

    Nejse te jem e sinçerte nuk ma tha me te keq , thjesht mungese e qarte kulture komunikimi :)

    ç'te pres , ajo eshte balerine :)

    p.s Te me falin balerinat!

    ReplyDelete