Ky blog është në evoluim konstant. Nisi si një dritare reaguese ndaj medias konvencionale, vijoi si don kishot duke prekur tema sociale, politike, ekonomike, si dhe ekologjike. Në një moment u bë thirrës për protesta, meqë fjalët e shkruara u vertetua se nuk mjaftojnë.
Wednesday, May 14, 2008
"telefon celular" .. Nuk e di
Me ka ndodhur qe telefoni im te mos pushonte nga thirrjet e shumta
Me ka ndodhur qe te mos dua ti pergjigjem telefonatave, jo sepse ata qe me merrnin ne telefon ishin njerez me te cilet nuk doja te flisja, jo sepse ata me bezdisnin.. thjesht nje force e mistershme sikur nuk donte qe une te hapja telefonin, nje shikim shperfilles mbi telefonin tim , thua se nuk doja qe ai te ekzistonte, thua se nuk doja qe te pergjigjesha e te thosha se jam mire apo nuk jam mire.
Me ka ndodhur qe (sikurse tani) ta mbaj telefonin shumfunksional, me shume per te pare oren, apo per zilen e mengjesit sesa per te telefonuar, deri ne piken ku tani dhe kur bie zilja nuk e degjoj ( e kam bere te heshtur). Ajo qe eshte me e bukur fare eshte se nderkohe qe nuk i pergjigjem telefonit iu pergjigjem mesazheve..thua ti se ndonjehere jemi me te predispozuar per te komunikuar me ane te te shkruarit sesa me ane te te folurit. Mbase sepse kur shkruajme nuk themi pyetjen : A je mire ? apo : ç’kemi ?, por komunikojme me direkt ne kete menyre indirekte. Me duket se kjo vlen sepse ne kur na drejtojne pyetjen a je mire, nuk e pyesim veten ne te vertete se si jemi , thjesht e kalojme duke thene « mire , faleminderit . Po ti /juve ? Dmth fillojme nje bisede ne menyre fallco. Nderkohe sikur te jemi te sinqerte ne nuk hapemi me te gjithe, dhe mua personalisht nuk do ma kishte enda qe ti thoja te gjitheve se si ndjehem. Nuk ka te beje thjesht me gjuhen shqipe, kjo fraze eshte krijuar si etnonim ne shume gjuhe te tjera (mos te themi te gjitha) dhe eshte bere si njelloj kodi per te hapur bisedat. Se fundi telefonin tim nuk e perdor me per telefon..e megjithate ne menyren me falco te mundur ai quhet i tille.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
me ndodh dhe mua shpesh te mos kem deshire ti pergjigjem telefonit, dhe jo per arsyen se dua te evitoj dike.
ReplyDeletegoxha reklamë :)
ReplyDeletehahah :)
ReplyDeleteKy eshte si telefoni im , por eshte krejt e vertete ajo qe shkruaj !
Perse "ET" ...ka ndonje bashkim inicialesh ?
Ne frengjisht et= dhe
edhe :)
ReplyDelete;) haha
ReplyDeleteEshte interesant reagimi i njeriut me celularin. Kur jam ndodhur jashte Shqiperise per here te pare, me dukej vetja si i humbur derisa u aktivizua sherbimi roaming. Kjo ndodhi kohe me pare, ndersa tani, reagoj njejte ndaj disa thirrjeve, derisa kam aktivizuar nje sherbim qe duke mbajtur te ndezur telefonin, te thirresve u rezulton i mbyllur dhe une lajmerohem me nje mesazh ne monentin qe behet telefonata. Keshtu qe pasi mendohem, mund te marr mbrapsht ke te dua dhe nga te tjeret jam rehat.
ReplyDeleteUne telefonin nuk e hap vetem po qe se jam duke diskutuar me dike, taksirati im se harxhoj vete qe ta marr mbrapsh kur mbaroj muhabetet :) Ndersa sms-te jane gjeja qe kam me perzemer, imagjino, me bene dhurate nje i-phone (aparat me fantastik realisht qe s'kam pare kurre) dhe e ktheva se me te nuk shkruaj dot mesazhe kur i jap makines. Me verte qe mund te konsiderohem mesazho-dipendent, po eshte ku e ku me mire sesa telefonata, me ato pak karaktere qe ke ne dispozicion s'ben as hyrje te gjata as pyetje per cunat e lagjes, mbaron pune dhe kaq :)
ReplyDeleteDhe mua me pelqejne sms sidomos kur ka ndonje fraze per te qeshur :) e ruaj dhe e shoh serish :)
ReplyDeleteHall me pas telefon e hall mos me pase! Dikur, ishte "luks" te kishe telefon. Me vone dolen celularet dhe kjo ishte nje teknologji akoma me e mire se telefoni i shtepise sepse mund te mbaje kontakt me njerezit. Por, sic koha kalon ne merzitemi nga keto "lodra" te cilat pasi u'a pime lengun, i kalojme ne plan te dyte:)
ReplyDeleteFundjave te bukur!
You too Belle Fleur:)
ReplyDeleteU moj faqekuqe nënës ti si molla po, ka em pith tri qy celulari yt moj bij?
ReplyDelete:) hahhaha ti si thua !!
ReplyDeleteEshte multifunksional te gjitha i ka !
Mutifunksionar ça do të thot moj kumbull e nëns ti?
ReplyDeleteMuti funksionon edhe pa celular mos faqekuqe nënës ti.
@e ema e zeqos
ReplyDeletehahhaah jam e bindur se ti neno duhet te kesh nje fantazi teper te zhvilluar !
fundjave t`kendshme dhe sa me ne paqe me celularin ;)!
ReplyDeletete mbeshtes shume mike.
ReplyDeleteTë xhvilluar e ka nëna moj bij fatziun, të xhvilluar.
ReplyDelete@tropoja
ReplyDeleteFaleminderit :) cel e kam mbyllur fare , sepse po mbytem ne te lexuarit per studimet!!
@ eni
Faleminderit !
Të xhvilluar e kam nëna të xhvilluar moj bij po nuk e kam edhe aq të re.
ReplyDeletealidea, gezohem qe bej njohjen tende... nuk e di nese e kupton gjendjen ne fjale, por i mean, ti duheshe ketu :)
ReplyDelete@ LOER KUME
ReplyDeletehejj faleminderit shume !!
Dhe un gezohem qe u njohem uroj te shkembejme sa me shume ne kete bote virtuale e cila mund te duket e ceket por ne e bejme te thelle:)
Prite kur ndonjë ditë, të të ...padis telefoni, që e përdor për funksione anësore dhe jo për ato që është shpikur! :)
ReplyDelete@N.Ago
ReplyDeletehahah:) e bukur kjo , ne te vertete nuk i dihet se ardhmes ligjore :)
Shume ligje qe jane shkruar do hiqen e shume te tjere do behen pjese e se ardhmes teknologjike :)
Deri atehere na lejohet ;)
pershendetje miku im
e gzofsh , e gzofsh :)
ReplyDeletepershendetje, alidea!
ReplyDeletepershendetje :) Tropoja
ReplyDeleteTe kerkoj ndjese per mungesen ne blog por jam thellesisht e zene ne keto kohe .
Do lirohem pas 2 javesh dhe do shkruaj !
Gjith te miraaaaaaaaaaaaat!
pershendetje! kerkoj vemendjen tende andej nga qoshja ime!
ReplyDeletealidea, ku je? nga humbe? asgje e re? asgje? :)
ReplyDelete@ Loer
ReplyDeletePo mbytem ne kohe :)Kam kaq shume per te bere ne keto momente , dhe ne pergjithesi dua qe te jem e lire kur shkruaj! Gjithsesi e shtyre nga ca komente e bera nje sforco dhe sapo postova diçka;)
po ik tani, po vrapoj:)