Ky blog është në evoluim konstant. Nisi si një dritare reaguese ndaj medias konvencionale, vijoi si don kishot duke prekur tema sociale, politike, ekonomike, si dhe ekologjike. Në një moment u bë thirrës për protesta, meqë fjalët e shkruara u vertetua se nuk mjaftojnë.
Sunday, January 13, 2013
Rest in Peace Aaron Swartz
Nuk e njihja Aaron Swartz, jo sepse nuk me kane interesuar idete qe ai mbronte, por sepse ne kete mal informacioni te pafiltruar qe na perplaset cdo dite ne mendjet tona nepermjet medias multidimensionale (asaj vizive, te printuar,online, dhe me se fundmi rrjetet sociale) ka shume llum. Vizualisht njemije here I kam thene vetes sa shume I urrej keto informacionet per te cilat nuk kam kurrfare interesi e qe per me teper me rishfaqen pa marre leje, te marrin kohe e cila mund te ishte kaluar ne menyre me te cmuar. Perpos kesaj jetojme ne nje kohe ku shkelqejne me shume boshlleqet se sa ata qe kane realisht per te dhene e mesuar prej tyre. Me shume shkelqen nje kengetare qe eshte xhveshur mire sesa nje studiuese, me shume merr like nje BB-ist qe ka shitur ca dite jete ne publik sesa nje person qe ka ideuar dhe performuar progress per te stimuluar shoqerine. Nuk dua ti bej lajka Aaron Swartz it pasi po e njoh fale vdekjes se tij, por nderkohe qe cdo humbje njerezore eshte humbje , kur humbasin njerez si Aron qe guxuan te sfidojne per nje te mire publike ne interes shume te gjere si ajo e aksesit falas tek informacioni tek dija, humbja behet eksponenciale, jo vetem per shoqerine Amerikane por per ate mbare boterore. Debati mbi teknologjine dhe etiken ligjore eshte ne fillesat e saj, teknologjia ecen me hapa shume me gjigante sesa ajo e adaptuesve e politikave ligjore ndaj saj, ndjej se do te kete keshtu gjithmone, por aktualisht ky boshllek eshte shume I gjere, kombinuar me vete anen e erret te asaj qe ne e quajme drejtesi. Aron ishte depresiv, u vetvar sipas mediave, megjithate ky flijim nuk e shpeton nga pafajesia kontekstin ligjor qe e rrethoi dhe qe kerkoi ta burgoste per te pakten 35 vjet. Lamtumire mendje e bukur, lamtumire aktivist,lamtumire idealist
disa njerez jetojne pak por I japin me shume kesaj shoqerie se sa shume te tjere qe kane jetuar shume, ti ke lene gjurme, faleminderit!
Friday, January 11, 2013
Lot krokodili!
Është vërtet ironike dhe irrituese të shikosh se si Sali Berisha, kryeministri i këtij vendi, krenohet me ndjeshmërinë që paska kundrejt paraplegjikëve, tetraplegjikëve e të verbërve apo e thënë ndryshe ndaj atyre me aftësi të kufizuara, ndërkohë si kryeministër i këtij vendi i ka burgosur për së gjalli. Shumica e këtyre paraplegjikëve, tetraplegjikëve, dhe të verbërve nuk janë më me aftësi të kufizuara sepse nuk kane as shansin me të vogël në këtë vend që të jenë të tillë. Ata janë totalisht të izoluar nga jeta sociale,edukative e administrative. Të afërmit e tyre në rastin më të mirë arrijnë tu bëhen ndihmës infermierë e tua lehtësojnë disi jetën por dhe në këtë anë, në mundësinë me optimale kjo kategori sociale qëndron e përjashtuar nga vetë shoqëria, e nëse përkundrejt dëshirës së mirë për të qenë të pranishëm dhe në ndonjë aktivitet normal ata sërish do e bëjnë këtë përkundrejt një poshtërimi të dinjitetit te tyre pasi do të duhet te kenë kryefjale “faleminderit” në çdo lëvizje që ata mund të bëjnë.
Nga pikëpamja administrative:
Edhe të marrësh një certifikatë në gjendjen civile për dike që ndodhet në karrigen me rrota është e pamundur ngjitja nëpërmjet shkallëve, për një person me aftësi të kufizuara shkallët janë vërtet vrastare. Kombinimi alla-shqiptar i transformimit në zyra të pallateve, ku asnjëherë nuk kanë ekzistuar rampat apo ashensorët, bashkë me moskokëçarjen tradicionalisht ndaj kësaj shtrese të shoqërisë, i jep një personi me aftësi të kufizuara një shuplake të detyrueshme për tu mbajtur mend. Sa per aksesin tek mjetet e transportit te perbashket urban, prania e kondicionereve eshte tallje me vete per kete klase qe nuk ka as shansin me te vogel te mund ta perdore me dinjitet kete sherbim!
Spitalet:
E njëjta situatë edhe në rastet kur mund të ketë ashensor në brendësi, në hyrje ka gjithmonë shkallë.
Shkollat:
Këtu kemi qershinë mbi tortë, pasi bëhet fjalë për foltoret e të ardhmes. Në praktike duket qartë se nuk stimulohet kurrsesi respekti ndaj kësaj klasë të shoqërisë sonë, përkundrazi diskriminimi sado pasiv e bën të pamundur qoftë dhe nuancën e shpresës për të nesërmen. Po e lëmë mënjanë mungesën e shkollimit të avancuar për këtë kategori e cila për më tepër minimizion dhe më shumë shanset për tu punësuar dhe përjashton krejtësisht mundësinë në pjesëmarrjen në një mënyrë aktive në jetën politike.
Ana kulturore
Një person me aftësi të kufizuara duhet ta harroje (apo mos e njohë fare) teatrin, operën, pse jo dhe prezantimin e ndonjë libri që organizojnë shtëpitë e njohura botuese apo nëse lokali apo ambienti ku zgjidhet është në kat të dytë. Sa për televizionin akoma kanalet e njohura si
Top-Channel apo Klan, e kanë të pamundur të gjejnë dikë qe flet me gjuhën e shenjave edhe pse arrijnë të investojnë miliona në spektaklet që ofrojnë.
Sa për pushimet verore kjo kategori duhet të ëndërroje akoma për shumë e shumë vite. Të vetmet hotele që kanë menduar për ketë kategori janë tre, dhe këta brenda Tiranës.
Ndaj, i bëj thirrje qeverisë që përpara patetizmit që shprehin në rrjetet sociale, të marrin masa konkrete, të gjobiten ato biznese të industrisë së ndërtimit që nuk praktikojnë standardet lehtësuese për këtë kategori. Ministria e Punëve Publike dhe e Transportit të jetë e para që ato pseudo kthimet në trotuare ti bëjë siç duhet e të përfshijë në mënyre me strikte në axhendat e ardhshme të projekteve që ka standardet e duhura. I bëj thirrje dhe vetë individëve me aftësi të kufizuare që të organizohen dhe të reagojnë me ato mundësi që kanë pasi jetonjnë një shtet ku ju kanë kthyer në individë jo më me aftësi të kufizuara por totalisht të burgosur! Ndërsa kryeministrit i them qe kur “flet” me servilët apo militantët e tij realisht i bie që flet me veten. Ja pra kulmi i kulmit, një media sociale e nivelit të “komunikimit me publikun” që përdoret për të “folur me veten”!
Botuar me 11/01/2013 Tirana Observer
Sunday, October 14, 2012
Te pakten nje lamtumire dinjitoze
Meqe familja e Aishes paska nderprere morten kur paska marre vesh se viktima ishte shtatzene, pra i paska 'cnderuar', le te bejme ne nje funeral simbolik per Aishen! U prehsh ne paqe engjell qe realisht je vitkime e vete shoqerise qe te rrethoi! Pate fund tragjik ti dhe fetusi qe sigurisht nuk arriti de dale ne jete, por te pakten tani je larg ketij makthi social, larg kercenimit per thashetheme, larg prej veshtrimit grushtues te inatosur e mbase dhunes qe mund te ushtronte vete babai yt mbi ty po te ishe gjalle dhe te kish mesuar per shtatezanine tende. Je larg prej opinionit vrases shqiptar qe dhe ne keto momente te ben ty fajtore nderkohe qe je viktime! Do te ndez nje qiri per ty, jo ne kishe e as ne xhami pasi gjithsesi keto institucione ne kete vend ne pergjithesi nuk te kane mbrojtur perkundrazi jane perdorur si arme zgjatuese e autoritetit te pamerituar mashkullor. Neser ora 6 pasdie do ndez nje qiri per ty ne mes te Tiranes pikerisht tek sheshi Skenderbej perballe Hotel Tiranes . Do jem vetem mbase, por do e bej kete per ty pasi realisht ti je viktima e vete shoqerise tone, ndaj dhe ky akt do jete i thjeshte e civil ne qender te Shqiperise per nje problem qe NUK eshte problem per ne. Ju ftoj dhe ju miqt e mij, por nuk jeni te detyruar. Nderkohe nuk ju garantoj pranine e medias e nuk kerkoj protagonizem ! Kush deshiron te vije te beje kete gjest neser prane meje eshte i mirseardhur! Te pakten ti bejme ne nje lamtumire kesaj viktime te vrare tashme ne menyren me cnjerezore si nga dhunuesi dhe nga vete familja!
Un jam individ qe dua te reagoj, nuk jam shoqate e nuk jam pjese e ndonje klani partiak! Nuk do gjeni nje stive qirinjsh gati ne kete event , ndaj ju lutem blijini vete sikurse do e blej dhe un timin. Mbi te gjitha eja nese vertet e ndjen se duhet te vish , nuk garantoj media te pranishme e as ndonje mundesi pompoziteti. Nuk mund te tolerojme vrasjen e viktimes per here te dyte ndaj ejani ti themi lamtumiren e fundit nje te pafajshmeje qe u be e fajshme nga vete pedofili kriminel, nga vete familja, nga vete shoqeria dhe nga vete institucionet e shtetit qe kete kriminel e kishin lene te lire! Faleminderit serish per mbeshtetjen Erion Kristo! Faleminderit dhe ju qe doni te jeni neser me ne por nuk mundeni, faleminderit dhe ju qe kaloni kufirin e premtimit ne Facebook
Saturday, August 18, 2012
Dhunë, mjerim, injorancë, nder i turpshëm, divorci i shtetit me qytetarin, dhe media që prostituon në kohë krize
Simbolika e ngjarjes së pedofilit Muca me adoleshenten Visha është një tregues I qartë I prishjes së balancave në shoqërinë tonë. Kemi një pedofil që bëhet viktimë, dhe një viktimë që bëhet kriminele e akuzuar tashmë institucionalisht por dhe moralisht. Domethënia reale sjell në pah mjerimin e familjes shqiptare, injorancë dhe mjerimi mentaliteti që ka hedhur degë si një gangrenë.
Ngjarje përdhunimesh, vrasje, ngujime, krime në familje, vetvrasje kemi me shumice tashmë. Ato zakonisht etiketohen si ngjarje për motive të dobëta. Duhet të gërmosh pak fare të shohësh se tek keto motivet e dobëta, shpeshhere, qëndron problemi i pazgjidhur i pronës, i asaj vijës së ujit, i asaj rrugës së ndërprerë që i ka dalë pronari, i atij të riut që shkatërron familjen dhe veten nga loja e bixhozit, i atij krimineli që doli nga burgu duke korruptuar prokurorë e gjykatës dhe neser vritet nga qytetari mbi të cilin rëndon shpirtërisht mosdënimi I kriminelit.
Por ngjarja Visha - Muca po tërheq më shumë vëmendjen e publikut pasi ka nje jehonë në vetvete, është sa perverse në një shoqëri ku seksi është akoma tabù, aq dhe intensive në rrjedhën që po marrin ‘hetimet’ gazetareske. Kjo ngjarje, në fakt, po prodhon ngjarje te tjera si për shembull ate krenarinë apo nderin në mjerim, po prodhon reagimin e familjes Muca nga tonet morale të asaj ‘kurvës’ adoleshente tek deklarimi I gjakmarrjes duke sfiduar në mënyrë direkte shtetin. Pyes nëse keto deklarime që I kemi dëgjuar kaq shpesh këto kohë po regjistrohen nga organet perkatese te policisë së shtetit duke i shoqëruar këta deklarues te mjerë , por dhe nese ky monitorim bëhet, praktika po tregon gjithnjë e më qartë se institucionet kanë dhënë shpirt me kohë, në lidhje me krimin e mosndëshkimin. Shtetasit e saj sado ti quajmë të mjerë e katunar e kanë kuptuar se nuk ka mënyrë tjetër ndëshkimi.
Telenovelat latine filluan të vërshojnë dhe në jetën reale, aty një vetvrasje se e la i dashuri, këtu një deklarim se desh ma mori burrin. Media ndërkohë, një pjesë e madhe saj, sidomos ajo vizuale shet një imazh social ‘wannabe’ , ndërsa shtypi i shkruar ushtron anën mizogjine, duke e vrare dhe njeherë viktimën adoleshente . Sigurisht, në stadin ku ka kaluar kjo ngjarje, është thuajse e pamundur që të mendojmë se as inicialet e adoleshentes nuk duhet të ishin dhënë në media nga vete zëdhënësit e policisë. Media që supozohet të jetë në shërbim të opinionit të gjerë publik sigurisht që për të qenë etike do të kufizohej tek ngjarja e jo tek identiteti i viktimes reale.
Në lidhje me imazhin “wannabe” është krijuar qartë disniveli i frikshëm në raportin realitet - model social i promovuar. Sot, vlerë për një femër është fuqia e joshjes, bukuria mbi të gjitha. Nuk do të habitesha nëse ka shumë adoleshente, edhe në zonat më të varfra, ku kursehet në të ngrënë për të investuar në bukuri. Mjerimi dhe varfëria janë motër e vëlla. Mbase, nëse Muca do të kishte pasur më shume financa, do të ndërtonte poligamine në mënyre “etike” dhe ngjarja që po komentoj nuk do te kishte ndodhur, do të varroste pergjithmonë të kaluarën e tij prej pedofili, dhe viktima tjetër, që është viktimë e vetë sistemit social që kemi ndërtuar me bekimin nga lart, do të kalonte ne fazën tjetër të telenovelës latine allashqiptare. Por nje pedofil I varfër guxoi të bënte ate që bëjne të pasurit e sotëm me shumicë, të kesh një dashnore është në modë. Sa e sa studente ‘mirëmbahen’ nga I I dashuri biznesmen! Nga ana tjetër, kemi akoma një detaj pikant që ka të bëjë pikërisht me viktimën e vërtetë, e cila nuk duhet të guxojë të shprehet në familje se u përdhunua, është turp të jesh viktimë veçanëerisht e një përdhunimi nëse je femër, kjo është ndjesi e brendshme e viktimës, ndonjë kërcënim I mundshëm se po foli do bëhet nami thjesht lëmon derën e një vendimi të marrë në heshtje tashmë nga vetë viktima. Pasqyra që na ofrohet në këtë kontekst është ajo e pasojave eksponenciale të krijuara nga qeveritë e mëparshme dhe të tanishme, vetëm se tani u poqën mire frutat dhe po bien në tokë një nga një. Mungesa e investimit të duhur në arsim, në mbështetjen sociale, në mosfunksionimin e drejtesise, kombinuar ketu me vete antivlerat që marketohen nga lart poshtë dhe rritjen e varfërisë bashkë me rezonancat e krizës financiare nga jasht- brenda do na bëjë dëshmitarë të heshtur te kushedi sa e sa krimeve të tjera. Kishim një luftë gati civile në nivel makro në 1997, tani i erdhi koha kësaj luftes në familje, tek qelizat e vetë shoqërisë nivel mikro ky , shteti serish mund të bëjë sehir sepse është i larë sidomos kësaj radhe
Tuesday, June 26, 2012
Let me be a baby, let me be a child!
Mania e bukurise.. foto seduktive te te rriturve, por ajo qe me shqeteson eshte kur shikoj foto vogelushesh te ketij profili .. eshte e turpshme dhe provokative . Mesojini femijet tuaj te jene femije , stop me fotot seduktive qe ne 6 vjec! Ne fakt ka nje perplasje botekuptimesh, brezash, injorance te botes informative nderkohe qe ju mendoni se e keni te sigurt vajzen apo djalin tuaj meqe eshte ne shtepi thjesht prane kompjuterit duke shpresuar se po e mbroni nga bota e jashtme. E verteta eshte qe ekspozimi i tyre ne net, ne menyre te pakontrolluar aty ne shtepi mund te jete me i rrezikshem se aty poshte pallatit, per me teper stop me idealizimin e bukurise, po i ekspozoni ne mos ne menyre indirekte ndaj atyre qe neser mund ti shfrytezojne, me teper po i infiltroni detajin e asaj qe eshte siperfaqesore dhe me vlere te shkurter , pse jo neser do shihni para jush disa snobe ne karaktere! Sa per median ne Shqiperi me shkaterruse nuk behet, me botoksa e me liftings hajde dhe po e pertypim, po kur vjen puna e emisioneve per femije fokusimi tek ‘ ebukura’ tek interpretimet e kengeve me ‘dashuri’ mrena ouffaa!
Monday, May 7, 2012
Hajt mo ..
Sot bleva tre gazeta per te lexuar, me pelqen ti blej tre cdo dite nderkohe qe pjesen tjeter e shikoj online. Perkatesisht bleva gazeten Panorama, Shqip, dhe Mapo. Po shikoja me sy kritik kopertinat e ketyre gazetave ne lidhje me zgjedhjet qe u zhvilluan dje ne France. Duke anashkaluar hapsiren e kushtuar ne kopertine, ajo qe me trishtim konstatoj eshte gazeta ne print e cila ne vend qe te reflektoje lajmin ne menyre analitike thjesht e percjell ate sikurse mund ta percillte cdo media vizive.
Panorama: "Holande presindenti i ri i Frances, Sarkozy pranon humbjen"
Shqip: " E majta fiton ne France, e djathta ne Greqi"
Mapo:Ne France fiton Hollande, Greqia ne duart e komunisteve e neonazisteve.
nderkohe disa nga te perditshmet Europiane e boterore:
Daily Mail ne Britanine e madhe titulli kryesor i saj: Au-revoir Austerity! Vijon me nje artikull kritik ne lidhje me influencen qe do te kete zgjedhja e Hollande ne BE.. etj etj
Itali: L'Unità,: " Maj Francez, dhe frike ne Europe" Serish megjithese me nje qendrim tjeter vijon nje shkrim analitik ne lidhje me efektet e kesaj zgjedhje.
Página 12, Argjentine: "La vie en rose" siper te thene ja tani u zgjodh nje kamp qe e shikon teper te lehte menyren si do menaxhohet gjendja aktuale financiare e ekonomike e Frances ..
ABC, Spanje: Hollande fiton ne France, ne Europe fiton frika me kete zgjedhje..
Die Tageszeitung, Gjermani:
"La France en rouge" epo e thene ndryshe Franca e kuqe , vijon serish me nje analize perspektive Merkeliane por duke e cilesuar fitoren e Holande mbi te gjitha nje deshtim te Sarkozy's.
24 Heures, Zvicer
"Le droit de décevoir“: "E drejta per te zhgenjyer" serish nje informacion i percuar me analize.
Frankfurter Rundschau, Allemagne
"Frau Merkel, j'arrive": Nje kryeartikull cinik per Merkel ku pikerisht perdoret gjuha Franceze per te thene " Frau Merkel, Po vij"
Today, Singapor
"France-Greqi, lufte e perbashket " Vijon shkrimi si per te thene qe rezultatet jane pergjigje ndaj masave te ashpra financiere qe jane marre ndaj ketyre kombeve.
Sabah, Turquie
"Revolucioni i Kuq" : Karta politike e BE-se eshte e shokuar..
El Periódico de Catalunya, Spanje
Hollande, sikurse Omar Sy…serish nje analize ku vihen ne pikpyetje reformat shtrenguese financiare dhe pergjigja e votuesve.
Perse e bera kete krahasim.. e para sepse vete nga menyra si percohet nje info ne te perditshmet shqiptare qofte dhe ne titull tregon anen mekanike te menyres si funksionon shtypi i shkruar ketu edhe pse emrat e gazetave vete jane interesante dhe pretendojne profesionalizem.
Per te shkruar kete koment iu referova "Courrier International.
Saturday, March 3, 2012
Arti i hajdutit ne Shqiperi
Ne shume raste ne biseda te ndryshme me autoritetet e huaja ketu, intervista me ambasadoret e akredituar dhe te tjere, me eshte theksuar se perpos te tjerave nje nder arsyet kyce per te cilat investitoret e huaj refuzojne te investojne ne Shqiperi eshte mungesa e mbrojtjes se pronesise intelektuale apo te brandit. Nuk eshte cudi qe po te shihni harten ekonomike te rajonit do te vereni se ne Shqiperi ka shume nga keto kompani te cilat ndonese te nivelit internacional, me prani ne te gjithe rajonin, sikur ‘ harrojne’ Shqiperine. Kete parajse taksash sikunder quhen vendet ku aplikohet nje sistem tatimor teper I ulet serish nuk e josh Shqiperia. Problemi sigurisht ne lidhje me nivelin e ulet te investimeve te drejteperdrejta te huaja eshte me kompleks. Por eshte e qarte qe mos mbrojtja e pronesise intelektuale ka nje efekt shume mohues ne sensin sepse pertej mos –investimit sigurisht ngjall nje lloj urrejtjeje nga vete keto kompani nderkombetare dhe deshire per te mos e konsideruar fare Shqiperine. Ne WTM ( World Travel Market 2011) ku pata rastin te zhvilloj takime me shume kompani te nivelit global ne disa raste mu tha qartazi se jane shume te indinjuar qe ne Shqiperi kane vene re ‘ ekzistencen’ e tyre. Kjo jo vetem sepse u vidhet imazhi por edhe sepse ky imazh ne shume raste demtohet pikerisht nga niveli amatoresk I performances qe shume nga keto kompani udhetimesh ne Shqiperi kane.
Me e fundit eshte marketingu i PS kopjon koke e kembe logon e facebook (me sfondin blu dhe germa te bardha , vendosje fotosh ) ne aktivitetet 'refresh' te saj. Pas Kolonave qe hajduten paster fare marken e Mc Donalds, Eagle mobile qe hajdut me nder logon e google, UET qe kopjoi logon e UNYT nuk prisja qe dhe institucione si PS te legjislonin me performancen e tyre artin e plagjiatures, lere qeverine, nuk ia vlen ta permend fare!! Jemi ne 2012 dhe ky vend e ka bere praktike kete ‘art’ duke injoruar kostot reale qe ka kjo tolerance.
P.S Imazhi eshte nga http://www.toiletpaperentrepreneur.com/tag/patent/
Subscribe to:
Posts (Atom)


