Ky blog është në evoluim konstant. Nisi si një dritare reaguese ndaj medias konvencionale, vijoi si don kishot duke prekur tema sociale, politike, ekonomike, si dhe ekologjike. Në një moment u bë thirrës për protesta, meqë fjalët e shkruara u vertetua se nuk mjaftojnë.
Monday, May 7, 2012
Hajt mo ..
Sot bleva tre gazeta per te lexuar, me pelqen ti blej tre cdo dite nderkohe qe pjesen tjeter e shikoj online. Perkatesisht bleva gazeten Panorama, Shqip, dhe Mapo. Po shikoja me sy kritik kopertinat e ketyre gazetave ne lidhje me zgjedhjet qe u zhvilluan dje ne France. Duke anashkaluar hapsiren e kushtuar ne kopertine, ajo qe me trishtim konstatoj eshte gazeta ne print e cila ne vend qe te reflektoje lajmin ne menyre analitike thjesht e percjell ate sikurse mund ta percillte cdo media vizive.
Panorama: "Holande presindenti i ri i Frances, Sarkozy pranon humbjen"
Shqip: " E majta fiton ne France, e djathta ne Greqi"
Mapo:Ne France fiton Hollande, Greqia ne duart e komunisteve e neonazisteve.
nderkohe disa nga te perditshmet Europiane e boterore:
Daily Mail ne Britanine e madhe titulli kryesor i saj: Au-revoir Austerity! Vijon me nje artikull kritik ne lidhje me influencen qe do te kete zgjedhja e Hollande ne BE.. etj etj
Itali: L'Unità,: " Maj Francez, dhe frike ne Europe" Serish megjithese me nje qendrim tjeter vijon nje shkrim analitik ne lidhje me efektet e kesaj zgjedhje.
Página 12, Argjentine: "La vie en rose" siper te thene ja tani u zgjodh nje kamp qe e shikon teper te lehte menyren si do menaxhohet gjendja aktuale financiare e ekonomike e Frances ..
ABC, Spanje: Hollande fiton ne France, ne Europe fiton frika me kete zgjedhje..
Die Tageszeitung, Gjermani:
"La France en rouge" epo e thene ndryshe Franca e kuqe , vijon serish me nje analize perspektive Merkeliane por duke e cilesuar fitoren e Holande mbi te gjitha nje deshtim te Sarkozy's.
24 Heures, Zvicer
"Le droit de décevoir“: "E drejta per te zhgenjyer" serish nje informacion i percuar me analize.
Frankfurter Rundschau, Allemagne
"Frau Merkel, j'arrive": Nje kryeartikull cinik per Merkel ku pikerisht perdoret gjuha Franceze per te thene " Frau Merkel, Po vij"
Today, Singapor
"France-Greqi, lufte e perbashket " Vijon shkrimi si per te thene qe rezultatet jane pergjigje ndaj masave te ashpra financiere qe jane marre ndaj ketyre kombeve.
Sabah, Turquie
"Revolucioni i Kuq" : Karta politike e BE-se eshte e shokuar..
El Periódico de Catalunya, Spanje
Hollande, sikurse Omar Sy…serish nje analize ku vihen ne pikpyetje reformat shtrenguese financiare dhe pergjigja e votuesve.
Perse e bera kete krahasim.. e para sepse vete nga menyra si percohet nje info ne te perditshmet shqiptare qofte dhe ne titull tregon anen mekanike te menyres si funksionon shtypi i shkruar ketu edhe pse emrat e gazetave vete jane interesante dhe pretendojne profesionalizem.
Per te shkruar kete koment iu referova "Courrier International.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
blog intéressant :)
ReplyDeletehttp://www.yerhotel.com/Milano/ilario
tani qe punoj edhe vete per nje nga mediat e lartpermendura e shoh edhe vete cdo dite mungesen e reflektimit dhe raportimin shabllon qe i behet lajmeve. Nga ana tjeter gazetat vete ankohen se u ka rene lexueshmeria dhe kopjet qe shiten. Vaj me det...
ReplyDelete:) me bere te vizitoj blogun tim, kisha kohe pa e hapur! Vaj me det jane Elvis, sinqerisht ne keto ditet e fundit jane bere vaj me Oqean me menyren si po trajtojne kronikat e zeza, per fat te keq injoranca kombinuar me evitimin me cdo kusht te falimentimit po i ben keto media qe te prostituohen vete..
ReplyDelete