Sunday, August 10, 2008

Edhe sa kohë do të kalojë që më në fund shoqëria shqiptare ti japë fund “luajtjes” me fatin e saj ?


Kaluan më shumë se dy vjet që u riktheva ne Shqipëri, ajo që më bëri përshtypje me shumë në Tiranë ishin ambientet e panumërta të lojerave te “Fatit”, do i pagëzoja më mire lojërat e fatkeqësisë.
Nuk shoh rrugë në Tiranë që të mos ketë nje ambient të tillë..Bixhoz, Baste, në shumë tabela të këtyre ambienteve lexoj “Fati ËSHTE NË DORËN TUAJ”..
Dhe papritur, kur pyes një miken time përse u nda nga bashkëshorti I saj, përgjigja ishte : Bixhozi: Ai kishte marrë dhe një kredi në emrin tim, u ndamë.. por un kam akoma për të paguar këste çdo muaj, për dy vjet të tjera. Një psherëtime pason atë frazë dhe un përpiqem të ndryshoj temë.. Po ashtu dëgjoj se komshiu sapo kishte shitur shtëpinë për të paguar borxhet e të birit..arsyeja e njëjtë..
Nuk e di por ajo që më bën më shumë përshtypje ështe se ndërkohe që shoh shumë Kafe bare që ndërrojne destinacion , shumë nga keto lokale kthehen në ambiente lojërash fati .. dhe duken të vetmet biznese që jo vetëm i mbijetojnë kohës por diçka më thote se jane më te rregulltit ne pagimin e taksave. Shoh truproja të veshur me costume e kravata para këtyre dyerve shumë lluksoze, ashtu siç shumë here kam parë adoleshentë që dalin me sy të prishur nga ato ambiente.
Nuk kam bërë kërkime për të pare se në ç’baza lejohen licensat per keto lloj biznesesh..por në një vend ku papunësia ka 2 shifra, në një vend ku mentaliteti është tepër patriarkal, në një vend ku fjala tranzicion nuk do të thotë më asgje, nuk arrij të kuptoj këte heshtje të paskrupullt te shoqërisë shqiptare, te medias shqiptare ku në vend që në nje faqe të pare të vendose historine e rrënimit të nje familjeje për shkak të bixhozit ,vë imazhe figura të Big-brother, dhe në fjalë sharje apo lëvdata ndaj kësaj klase politike.
Kështu krimet familjare, marrin gjithmonë përgjigje gjendjen ekonomike, kështu një kryefamiljar I sëmure nga kjo loje do shkatërroje si gangrene një familje të tëre, kështu shumë të rinj bien në ferrin e bixhozit dhe nuk do mund të zhvillohen normalisht, kështu fjala punë humbet kuptimin e kështu nje brez është I prirur drejt antivlerave. Po e lë mënjane fjalën moral, por ja që në këtë rast ajo është e lidhur ngusht me ekonomine e një familjeje, është e lidhur ngushte me mbijetesën e saj..
Arkitektura jone kaotike gjithsesi me duket se këtë frymëzon, jemi ne qe fillojme të ndërtojme pallatet nga kati I fundit e jo nga themelet, dhe shohim më në fund se kanalet për ujërat e bardha e të zeza nuk do bëhen dot siç “duhet”, jemi ne , Tirana jonë që me anë të asaj çka ofron ka në qender “Kazino” , lidhja bëhet direkte .. sidomos kur shumë politikanë I gdhijne netet në këto ambiente.
Pasojat e këtij mentaliteti ndihen, dhe do të vazhdojnë vonë ..
Ne jemi dëshmitaret e trishtuar, hipokrite që ne vend te evidentimit tëproblemeve reale, biem në gracken e larjes se hesapeve mes politikanëve..


P.s. Para dy vitesh botova një artikull, kur ai doli , u zhgenjeva pa masë sepse pjesa konstruktive e këtij artikulli ishte hequr. Kur e pyeta editorin perse ky sakatim përgjigjja ishte: Ne nuk duhet te japim zgjidhje , thjesht të shtrojme pyetje. Si përfundim, hoqa dore nga botimi I artikujve ne median shqiptare

Saturday, July 19, 2008

"çifutët" modernë

Pergjigje ndaj artikullit me titull :Dyshimet e arsyeshme për votimin e emigrantëve
(botuar tek Gazeta Tema,Korrik,2008, autor Mero Baze)
http://www.gazetatema.net/index.php?gjuha=0&category=0&id=2865

E drejta themeltare e një shtetasi është e drejta e votës, mohimi i kësaj të drejte është KRIM!
"Duhet te votojnë ata që e meritojnë" shkruan z.Baze
Shkruani se jeni kundër që” fatet e mia t’i vendosë, qoftë dhe me një diferencë të vogël, një pakicë që emocionohet nga diferenca që bën mes Shqipërisë dhe vendit ku jeton dhe jo nga përpjekja e saj për ta ndryshuar këtë realitet”, për cilat fate tuajat flisni, tuajat personale? Po, mbase ju ia dilni mbanë të keni një jetë normale me këto “shkrime” që arrini ti shisni, por harroni se një përqindje e madhe e familjeve shqiptare mbahen nga të ardhurat e këtyre “të paedukuarve, e të pakulturuarve”, që bëjnë punë nga më të vështirat për të mbajtur familjet e tyre në Shqipëri. Mos më thoni se besoni tek shifrat zyrtare të papunësise ku shkruhet 13%, po këta emigrantë kanë te drejtë po ashtu të mos i shohin vellezërit e tyre te papunë tek sillen bilardove apo lojërave te fatit, tek kalojnë ore të tëra në kafene e bare. A mundeni që sot tu thoni këtyre emigrantëve që nuk paskan te drejtë për të votuar meqenëse janë jashtë Shqiperisë?
Ju zotëri i nderuar që po bëheni shembulli më i prekshëm i racizmit shqiptar ndaj shqiptarëve(!), më bëni të mendoj se (mos)profesionalizmi gazetaresk, nuk është e meta juaj e vetme. Të ishte vetem kjo,ndoshta dhe kapërdihej. Mirëpo, po bindem se disa prej jush, janë vetëm sipërfaqja e ndotur e një ene me ujë të palëvizshëm. Të votojnë vetëm ata që e meritojnë?! Me cilin test , vallë,do ti veçoni ata që e meritojnë … bujarinë tuaj?
Kujtoni mësëshumti N. Sarkozy-në dhe testin e famshëm të ADN-ë që propozon për fëmijët e emigrantëve.Mos vallë, duhet të presim të kërkoni ndonjë "ndërhyrje" shkencore që mat patriotizmin apo nivelin inteketual ?! Pas rënies së diktaturës, pjesmarrja në votime është të paktën alarmante. Sipas jush, zotëri i nderuar, këta që ndodhen në atdhe dhe …e meritojnë(!)përse vallë i kanë kthyer shpinën kutisë së votimeve ?!
Vallë, cilave statistika u referoheni, kur thoni se, shumica e atyre që janë larguar pas '90 nuk duan të dinë për Shqipërinë ? Ç'lloj gazetarie është kjo e juaja që, për çështje kaq vendimtare, mbështetet thjesht tek thashethemet? Më tej, nuk nguroni të shkruani për "nivel të ulët të emigrantëve në Greqi", prove e fortë kjo e një përçmimi shqetësues që ndjeni ndaj tyre. Nëse nuk e dini, gjithsesi, po ju ndihmoj duke kujtuar se, mundësitë informatike të Greqisë, sigurisht që nuk mund të krahasohen me ato të Shqipërisë.Gjithashtu, jeni, besoj, në dijeni të faktit që, në mjaft zona të Shqipërisë, niveli i analfabetizmit po shkon në rritje, pasojë kjo e ekonomisë së "begatë". Pikërisht sot,sikurse mësohet nga mediat, mbi 8 mijë fëmijë nuk po ndjekin arsimin e detyruar! Mentaliteti mesjetar është akoma prezent edhe në rrethinat e kryeqytetit ,ku një prind, krejt natyrshëm, i kërkon së bijës të lerë shkollën, sepse atij … nuk ka kush i gatuan!!!
" Emigracioni i përgjegjshëm" , është një tjetër frazë ironike dhe diskriminuese . Si mundet vallë, kaq papërgjegjësisht, të gjykosh si të" papërgjegjshëm" një prind që kalon kufirin, qoftë dhe në mënyrë klandestine (dhe kjo për arsye të mungesës së strategjisë kombëtare për emigracionin) për të ushqyer fëmijët e tij?! E përse ky paragjykim, zotëri, kur jeni dëshmitar okular i gjendjes alarmante ekonomike të këtij kombi ?! Pa hezitim, po sulmoni një popull të tërë. Të gjithë ne, ose kemi një të afërm emigrant, ose kemi qenë vetë të tillë, qoftë dhe për njëfarë kohë.Të paktën të papranueshme, tingëllojnë fraza të tilla.
Për mendimin tim, ne që «e meritojmë » jemi më shumë analfabetë. Ndër të tjera, teknologjia ecën më shpejtë se "patriotizmi " ynë bosh. Nuk ka dyshim se, mjaft emigrantë, janë më tepër në dijeni të asaj që ndodh këtu, krahasuar me « të merituarit » që jetojnë në fshatrat ku shqetësimi kryesor ështe mungesa e ujit, e dritës, apo thjesht e një ambulance për të transportuar në «qytetërim » njeriun që ka nevojë për mjekim. Një udhëtim i politikanëve tanë andej nga ato fshatrat, me NATO apo pa NATO, dhe premtimet bëhen lehtë të besueshme. Të gjitha këto, për të bërë një paralelizëm , dhe jo për të thënë se ,ata fshatarët në Has, Dibër, apo Bilisht nuk e kanë të drejtën e votës . Mirëpo, paraleleizmi që ju rrekeni të bëni, është krejt shokues. Së fundi, ju që sygjeroni "përzgjedhjen" e emigrantëve "në ata që e meritojnë dhe në ata që nuk e meritojnë", mos neglizhoni faktin se, tendenca për të emigruar nuk është zbehur aspak, fenomen ky që pason politikat e dështuara. Pas kësaj, fare mire dimë se, ku ka pasojë ka dhe shkak! Mbi 1milionë shqiptarë emigrantë, duke qenë thuajse tërësisht moshë aktive , së paku përbëjnë rreth 25% të votuesve të mundshëm. Ndaj, lojnat e fjalëve për "nivelin kulturor" apo indiferentizmin ndaj atdheut, tingëllojnë të paktën cinike. Sidomos, përllogaritur këtu dhe … “nivelin kulturor” që ju mbillni me frazat tuaja, të denja për oratorinë e një partie naziste. Stereotipet që ju përdorni, aspak nuk dallojnë nga ato të antishqiptarëve.
Së fundi, një qytetar shqiptar, kudo qoftë, duhet të ketë të drejtën e votes per fatin e e vendit te tij. Kjo është dhe më elementarja që siguron demokracia. Nëse pas kësaj, posedimi i një pasaporte të lëshuar nga Republika e Shqipërisë, nuk do tu jepte atyre të drejtën më elementare të demokracisë, pra të drejtën e votës, personalisht , nuk do të befasohesha nëse dëgjoja një ditë se po i kthejnë ato në fletushka për zjarr.

A.Karakushi

Thursday, July 3, 2008

Ingrid Betancourt me ne fund e lire!!!


Jam e perlotur para ketyre imazheve te TV5. Ingrid Betancourt e cila ishte rrembyer nga forcat e FARC (Revolutionary Armed Forces of Colombia) qe prej 6 vjetesh u lirua me ne fund fale nje operacioni shume kompleks te forcave kombetare te Kolumbise ne bashkepunim me forcat e espiunazhit amerikan. Ajo ishte rrembyer nderkohe qe ishte duke zhvilluer fushaten e saj elektorale ku ajo ishte kandidate per presidente. Kjo franko-kolumbiane idealiste ishte bere nje figure shume popullore jo vetem ne Kolumbi por dhe ne France ku ndodhej dhe familja e saj. Ajo ka qene nje kritike e ashper e forcave rebele te FARC gjate fushates se saj. Edhe pse e paralajmeruar nga qeveria Kolumbiane qe te mos udhetonte ne zona qe kontrolloheshin nga keto forca rebele ajoi vizitoi keto zona ne nje prej te cilave ajo u rrembye. 6 Vjet te mbushura me dhimbje, deshtime te njepasnjeshme operacionesh qe synonin lirimin e saj., 6 vjet duke vuajtur semundjen e saj. 6 vjet e privuar nga femijet e saj, motra e saj, bashkeshorti. Nje dite kjo histori do ngjitet ne skenat e Hollivudit, por ishte me te vertete me fat. Happy ending! Fjalet e saj te para nderkohe qe u lirua ishin : "parajsa duhet ti ngjaje asaj qe un po perjetoj ne keto momente "

P.s. Imazhi eshte marre nga :http://www.20minutes.fr

Wednesday, June 18, 2008

Tolerance?



Nje vit me pare, kur pashe se tregu i fruta perimeve po rregullohej nga bashkia u gezova pa mase. Me nje shpejtesi per tu admiruar pashe se si ngjyra jeshile po mbulonte konturet e mbajteseve te tendave. Dhe mbulimi me pllakata te nje jeshileje paksa me te hapur ishte menduar qe te mbronte frutat dhe perimet nga dielli shpues i veres apo shiu i vrullshem. E veshtrova rregullisht kete proces duke qene se ky treg shihej direkt nga dritarja e dhomes sime. Ne ato dite kisha te ftuar du shoke amerikane. Keta te fundit u impresionuan kaq shume saqe bene nje filmim te ketij ndryshimi. Biles ne fund bene dhe ca ntervista. Fakti qe ata jetonin ne nje vend ku rralle ndryshonte gje, i beri entuziaste ndaj ketij ndryshimi, sado simbolik te ishte ai.
Por sot, pas nje viti e gjysme jam e gezuar qe miqte e mij nuk jane ketu. Ne fakt, tregu eshte po aty, nuk ka ndonje demtim te tij. Vetem se nga ana e djathte e tij filluan te shiteshin mallra kineze e turke, tip veshmbathje te brendshme, per femije , te rritur, bluza, çorape, shami, dhe nga ana e djathte e tij shiten atlete, kepuce (kuptohet origjine te njejte) dhe sikur te mos mjaftonte kjo, keta te fundit i kane bere nje prezantim shume interesant « produkteve » . Ne telat e siperm ku mendohet te vareshin mbase vargje figu, apo ku di une, qendrojne plot krenari atletet e lidhura ne radhe me ato lidheset e tyre.
Ne mes te tregut te « fruta perimeve » vertet qe mund te gjesh fruta dhe perime. Disa nga ata fshataret qe shisnin para nje viti aty, e lane tregun e fruta-perimeve per te shitur ne rruge, disa te tjere vazhdojne te shesin aty, por nuk bejne dot seleksionimin e perditshem te produkteve te fresketa apo te kalbura si dhe duken te mbytur nga rrethimi i « fruta –perimeve moderne». Me vjen keq per keta fshatare qe shesin realisht fruta dhe perime aty, sepse dale ngadale ata po humbasin gjithe klientelen. Dhe, nese e shikon kete treg majtas ata nuk duken. Po e e djathtas nuk duken. Po e pe nga qendra, nuk je e sigurt c’behet aty. Por ju siguroj qe shiten dhe frute dhe perime. Prandaj shpetojini keta te shkrete.
Ehh ne shqiptaret jemi vertet tolerante. Si thoni ju, te qeshim apo te qajme?!

Saturday, May 31, 2008

Ku ecim...



Sa te formatuar jemi..Sa te klonuar jemi ..Kjo shoqeri, ky civilizim me historine e tij duke kerkuar te na nxjerre nga primitiviteti..Besime te ndryshme fetare qe shetisin nga epoka ne epoke ..Mesjeta..akoma pyes vehten perse quhet e tille (nuk jam dakort me shpjegimin a historianeve) rilindja..qe vuri ne themel me ane te humanizmit njeriun, individin, shkrimin vernakular. Pastaj historia Europiane do njohe arsyen, reformatoret, dalengadale shkeputjen e fese nga shteti, do pasoje me iluminizmin , realizmin, romantizmin, surealizmin, dhe ja ku shekulli i 20 do ndaje Europen me dysh, bashke me kete ndarje ideollogjike pason nje ndarje mentalitetesh ..Gjithsesi ky shekull do perfshije ne te dhe thyerjen e ketij muri. Por le te flasim per njeriun..Sot shekulli i 21 ..

Te gjithe shkojme ne shkollohemi sepse na duhet nje formim i tille per jeten tone , si pergatites per te ecur nje dite te pavarur e te pajisur me nje profesion qe na ben me se fundi te lire, te pavarur.
Por eshte dhe ana tjeter, te gjithe kemi ne mendjen tone te injektuar idene e krijimit te nje familjeje. Perse? Sepse te gjithe e bejne kete, sepse duket se per kete kemi ardhur ne kete jete , sepse po nuk e beme quhemi "deshtake" ..dhe akoma vrapohet ne vendimarrje te tilla.
Nuk me pelqen te gjykoj ..gjithmone kam menduar se nje familje krijohet ne bazimin e sentimenteve dhe nje llogjike reciproke mes dy personash (M.F). Por po shikoj kaq shume papergjegjesi rreth meje. Njerez qe jane bashke thjesht sepse "duhet " te jene bashke, tashme nje femer shtepiake nese i shoqi ka nje lidhje paralele e ka gojen te kyçur. Nga ana tjeter shoh me shume te trishtuar qe jane bashke, sesa te "lumtur".
Po i sheh aty te ulur ne nje restorant, mund te kene dhe nje femije me vehte, por ja qe nuk shkembejne fjale. Ose ose ajo qe me neverit dhe me shume eshte ky lloj frekuentimi, femrat flasin bashke, dhe burrat e tyre bashke. Shume here jane ne bare duke pare nje ndeshje ku bejne tifo per Milan apo Inter. Po pati ndonje femer terheqese aty rrotull do hedhin ndonje flirt, apo do bejne nje koment. Apo keto zonjat e nderuara, qe per biseda kane subjekte vetem markat e rrobave, Armani, Dolce Gabanni, apo CK , apo parfume apo ku di une se çfare.Me e shumta ndonje thashethem.
Po kjo e dalura per kafe ..Kafe Kafe Kafe..Tu rrefej te verteten, un dal per vetem kur duhet te takoj ndonje mike apo mike pasdite apo ne darke, por jo ne pike te mengjesit te dalesh vetem per te dale..Biles biles me duket se dalin per te pare me shume se per tu takuar.. Nese perpara dalja per nje kafe nenukptonte biseden me duket se tani dalin vertet per kafene.

Por le te kthehemi tek ajo qe desha te shtjelloja, mos valle ky formatim , ky manipulim i idealit , ne fakt permban me vehte ate qe eshte me pak ideale. Me sakte cili eshte ideali ..ti nenshtrohesh nje modeli shoqeror qe te serviret apo asaj qe ti ndjen realisht, e megjithate ajo qe ti mund te ndjesh eshte e influencuar nga shoqeria vete. Mos valle keto shembuj medioker qe permenda me siper bejne fjale per vete kete konfrontim?

Wednesday, May 28, 2008

Le Fabuleux Destin d'Amélie Poulain

Un do shkruaj shpejt, por ju lexoni ngadale , loooooool kete fraze e kam lexuar shpejt diku. Ne mungese te kohes per tu menduar gjate, po “mobiloj” kete « post » me nje nder filmat me te dashur per mua, me sakte me nje tirazh te shkurter te ketij filmi. Nuk e di a eshte muzika e ketij filmi qe behet e dashur « padrejtesisht » ngaqe filmi eshte i bukur apo thjesht kjo muzike i pershtatet me se miri ketij filmi. Megjithate sa here qe e degjoj kete muzike nje buzeqeshje me vjen krejt natyrshem, sepse ky film eshte si ata filmat qe jane thjesht te mrekullueshem, jo ne saje te efekteve speciale, jo ne saje te aktoreve « perendi te bukurise » por, sepse mbartin ne vete nje himn magjik . A e keni pare filmin Le fabuleux destin d Amelie Poulain ?