Showing posts with label indiference. Show all posts
Showing posts with label indiference. Show all posts

Saturday, May 16, 2009

Pronaret e heshtur te Lanës





Kaluan më shumë se 3 javë që ky imazh nuk më hiqet nga mendja, kaluan më shumë se 3 javë që të gjithë temat e tjera të nisura kanë mbetur përgjysmë pikërisht si pasojë e këtij përqendrimi në këtë foto, ka shumë paragrafe nga temat e tjera që nisa qe u ngurtësuan dhe që nuk mund të vijonin pikërisht për shkak të kësaj fotoje.. nuk më bën përshtypje as ajo makina blu, as agjensia e sigurimit që qëndron e rrjeshtuar me autoshkollat, por më bën përshtypje kjo kullë që qëndron si ai simboli me i vërtetë, e më sfidues i një shoqërie të tërë që pretendon se jeton në sistemin e një demokracie funksionale, dhe sërish nuk është thjesht kulla që më bën përshtypje e që më ka bllokuar mendimet prej më shumë se 3 javësh, por është kjo afishe e kësaj banke mbi këtë kullë, mbi këtë ndërtesë të pashpirtë e cila ka vete burgosur de fakto disa jetë. Por, që në fakt simbolizon jetët e më shumë se 300 fëmijëve që sot janë viktima të gjakmarrjes. Pyes veten nëse vetë ata të burgosur në ate kullë, vetë ata të mjerë e dinë se janë të veshur nga kjo reklamë, guxoj të mendoj mos vallë vete banka po u paguan dicka, apo po i mëshiron per gjëndjen e tyre.
Sa përgjegjës jemi ne për këtë “ vepër kontemporane” në mes të Tiranës.. Nga njëra anë duhet të përgëzojmë zemërgjerësine e kryebashkiakut që nuk e prishi atë kulle, apo mbase ta gjykojme atë që nuk u gjeti një vend tjeter te strehohen. Shumë drejt, mbase nuk duhej që kryebashkiaku ti levizte ata njerëz gjysmë gjallë e gjysmë vdekur. Shumë drejt, mbase do të ishte nje makiazh vulgar heqja e tyre nga arkitektura shqiptare por që të jem e sinqertë, në të vertetë nuk është një kullë është një ndërtesë gri, po po gri, një ndërtesë që nga vetë mosngjyrosësia e saj shpreh se nuk është as e bardhë e as e zeze, shpreh se aty ka të gjallë të vdekur, Akoma më grushtues është detaji se tani që ata janë zotëruesit e vetëm të Lanës, vete kjo ndërtesë e përshtatur në pjerrësinë e anëve të lumit kanal duket se përshtatet më gjendjen e tyre, po janë në buzë të lumit që rrjedh e që kur bie shi ka rrezik të përmbyten, e në mos kështu do të vishen nga lagështia. Juve dhe mua që kalojmë atypari, na bëhet nje ftesë nga kjo ndërtesë.. paratë tona ne kete bankë
por ja që nuk po bej dot lidhjen e reklames, nuk arrij të kuptoj se në ç’pike izolimi mund të përfaqësohet nga banka, apo mbase banka tregon se në ketë mënyre i ruan mire paratë e klientëve të saj!I ruan kaq mirë sa cmund të vetë ruhen ata që janë në gjak!!

Tirana Observer 16 Maj 2009

Wednesday, June 18, 2008

Tolerance?



Nje vit me pare, kur pashe se tregu i fruta perimeve po rregullohej nga bashkia u gezova pa mase. Me nje shpejtesi per tu admiruar pashe se si ngjyra jeshile po mbulonte konturet e mbajteseve te tendave. Dhe mbulimi me pllakata te nje jeshileje paksa me te hapur ishte menduar qe te mbronte frutat dhe perimet nga dielli shpues i veres apo shiu i vrullshem. E veshtrova rregullisht kete proces duke qene se ky treg shihej direkt nga dritarja e dhomes sime. Ne ato dite kisha te ftuar du shoke amerikane. Keta te fundit u impresionuan kaq shume saqe bene nje filmim te ketij ndryshimi. Biles ne fund bene dhe ca ntervista. Fakti qe ata jetonin ne nje vend ku rralle ndryshonte gje, i beri entuziaste ndaj ketij ndryshimi, sado simbolik te ishte ai.
Por sot, pas nje viti e gjysme jam e gezuar qe miqte e mij nuk jane ketu. Ne fakt, tregu eshte po aty, nuk ka ndonje demtim te tij. Vetem se nga ana e djathte e tij filluan te shiteshin mallra kineze e turke, tip veshmbathje te brendshme, per femije , te rritur, bluza, çorape, shami, dhe nga ana e djathte e tij shiten atlete, kepuce (kuptohet origjine te njejte) dhe sikur te mos mjaftonte kjo, keta te fundit i kane bere nje prezantim shume interesant « produkteve » . Ne telat e siperm ku mendohet te vareshin mbase vargje figu, apo ku di une, qendrojne plot krenari atletet e lidhura ne radhe me ato lidheset e tyre.
Ne mes te tregut te « fruta perimeve » vertet qe mund te gjesh fruta dhe perime. Disa nga ata fshataret qe shisnin para nje viti aty, e lane tregun e fruta-perimeve per te shitur ne rruge, disa te tjere vazhdojne te shesin aty, por nuk bejne dot seleksionimin e perditshem te produkteve te fresketa apo te kalbura si dhe duken te mbytur nga rrethimi i « fruta –perimeve moderne». Me vjen keq per keta fshatare qe shesin realisht fruta dhe perime aty, sepse dale ngadale ata po humbasin gjithe klientelen. Dhe, nese e shikon kete treg majtas ata nuk duken. Po e e djathtas nuk duken. Po e pe nga qendra, nuk je e sigurt c’behet aty. Por ju siguroj qe shiten dhe frute dhe perime. Prandaj shpetojini keta te shkrete.
Ehh ne shqiptaret jemi vertet tolerante. Si thoni ju, te qeshim apo te qajme?!