Wednesday, October 7, 2009

Made In Albania


Në këtë mal bombardues nga lajmet pa lajme që na servilen, bëra një dietë le të themi pikërisht nga bombardimet mediatike, jo nuk shkova për pushime, nuk u largova nga Tirana, thjesht TV-ja mbeti i pa ndezur për plot dy javë të tëra dhe mënjanova po ashtu dhe shtypin e shkruar. Nuk e di në ishte hapja e ndonjë universiteti planetar apo galaktik, nuk e di në ishte beteja pa betejë brenda PS-së, sikurse lufta pa luftë jashtë saj, ku shohim bojkote dhe nuk shohim kërkesë pavlefshmërie zgjedhjesh, nuk e di në ishte prania e cinikëve të përjetshëm tek opinionet televizive që filluan të përhapen si kërpudha nga një kanal në tjetrin por di që për plot dy javë të tëra, bëra një test në veten time pikërisht sepse po më dukej se gjithnjë e më shumë pasqyrimi mediatik ishte larg realitetit të përditshëm ku jetojmë.
Por tani pas dy javësh regjimi mediatik, vëmendja ime u përqendrua tek këto të parëndësishmet…tek qesja e plehrave që komshia lë para derës e ku unë ia ndjej erën atyre sa herë që hap derën time, tek ata adoleshentët që qeshin sepse të qëlluan me një kërcell misri pas koke, tek shpejtësia qartësisht mbi 80 km në orë në mes të qytetit, tek dyqanxhesha që i servir para meje një djaloshi të bukur që në fakt ishte në radhë pas meje. Këtu shtoj dhe atë shitësin e mishit në pjesën gjumashe të Bllokut që e ka të varur atë kofshën e mishit në grepin gjigand, e vetë ulet në shkallët e dyqanit, ndërkohë që temperaturat janë akoma rreth 30 gradë. Pikërisht në këto të parëndësishmet bën pjesë dhe ai pseudo artizani që më montoi dollapin e rrobave dhe që për një orë mori 4000 lekë (të reja kuptohet), e që më bëri të mendoja se në fakt ai paguhej shumë herë më mirë se unë që përdor më shumë trurin, e që të nesërmen, po këtij dollapi i ranë menteshat dhe desh pësuam një aksident real në shtëpi. Tek këto të parëndësishmet bën pjesë dhe montimi i kondicionerit i cili sërish kushtoi më shumë së 7000 lekë të reja, fillova të mendoj se mbase duhet të bëj një kurs për teknikë kondicionerësh, eh ashtu pa dashje…sërish po mendoja se në shoqërinë tonë, truri nuk vlen asgjë… Dhe ndërkohë kam parasysh ofertën e fundit të bërë nga alb telekom për më pak së 1000 lekë në muaj për internetin, ata të falin dhe dy muaj ashtu sikurse të falin dhe instalimin, por ja që megjithëse oferta ishte mes 21 dhe 31 tetorit, tani që jemi më 29 dhe do gdhihemi më 30, kam parasysh se megjithëse bëra një kërkesë për nr. fiks më dt. 22, ata të Alb Telekomit akoma nuk janë zgjuar…u pa puna iku dhe kjo ofertë…mbase do më telefonojnë të hënën për ta instaluar atë, por ja që unë nuk do jem më e interesuar.
Por, ndër këto të pa rëndësishmet, bën pjesë dhe fakti që për të tretën herë zhvillova një takim pune më personin e gabuar…për të tretën herë radhazi brenda një periudhë 6 mujorë, personi në postin në fjalë pushohet nga puna. Nuk bëhet fjalë për një biznes të parëndësishëm, përkundrazi pa dashje pyes se si është e mundur që të shkarkohen kaq lehtë nga puna këta punonjës…tek ajo zonja në rrugë që vijon të më bekojë duke pritur t’i fal ndonjë monedhë por që më mallkon sapo kaloj hapësirën 20 cm.
Sërish tek këto të parëndësishmet futet dhe faqja zyrtare e MOI (Ministrisë Brendshme) që është akoma nën ndërtim, natyrshëm më kujtohet Luigji i 14-të dhe dekorimet a la baroque virtuale që ministri i ri i brendshëm mbase ka ndërmend të bëjë, ndërkohë sondazhi i javës tek dritarja e ministrisë se Integrimit është nëse mendoni se presidenca suedeze do ta shqyrtojë brenda këtij viti kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE? Dhe opsionet janë: Po, jo dhe nuk e di?! Kërkoj të mendoj kush mund të jetë hartuesi i një sondazhi të tillë, mos vallë ministria e Integrimit e pret përgjigjen nga ne?

Tek këto të parëndësishmet bën pjesë dhe faqja zyrtare e Bankës së Shqipërisë që në adresarin e saj të zyrave qendrore të bankave në Shqipëri ka mbi 30 për qind të adresave të pasakta. Tek këto të parëndësishmet futet dhe faqja zyrtare e Bashkisë së Tiranës ku për të bërë një kërkesë online lexon « mbimri» e jo mbiemri lë mënjanë vetë hartën ë Tiranës që ka mbi 10 vjet që nuk është rifreskuar. Tek këto të parëndësishmet bëjnë pjesë dhe pushuesit që erdhën të lodhur nga pushimet të cilët gati gati sa filluan të më bëjnë të kem mëshirë për ta. Për fat të keq, të gjitha këto detaje sot klasifikohen të parëndësishme por pikërisht ky cilësim i tillë e ka emrin Made in Albania.
Tirana Observer 6/10/2009

Wednesday, September 30, 2009

Amatorizmakademizmi


Ne pritje te universitetit kozmik ne Shqiperi po kenaqemi me ate Planetar, UFO, Kristal, etj etj. Duke dale krejtesisht jasht asaj ane qe tashme eshte komentuar pafund, me te drejte dhe kjo, dua te kap nje ane tjeter, pikerisht mungesen totale te marketingut me sakte vizionit qofte dhe zgjedhjen e emrave te ketyre universiteteve. Konkretisht gara per te dhene nje emer sa me te madh po i ben emertimet e ketyre universiteteve me shume se qesharake. Maratona per te vene emrin me te shkelqyer me te madherishem behet njeherazi nje gare krejtesisht amatoreske per ata qe duan te nxjerrin liderat e se ardhmes apo biznesmenet avangardiste.
Marrim emrin Kristal dhe kristalizimii i se ardhmes, çfare nocioni akademik fshihet pas ketij emertimi? Çfare historie ? Çfare simbolizon ? Meç kritere eshte zgjedhur ky emer ? Me gjithe respektin per keta akademike qe tanime po punojne njeherazi ne disa universitete nga njeri universitet i emertuar kaq çuditshem tek tjetri serish gjej vend te them se pikerisht ne keto univ peshku duket se qelbet nga koka. Patjeter ketu verejme nje mungese te thelle profesiobalizmi, nje mungese te thelle mendimi apo reflektimi pikerisht nga biznesmenet e ketyre universiteteve perkatese.Ne fakt nese ndonjeri nga keta univ do te nxirrte studente marketingu do ishte shume interesante te mesoje se keta jane punesuar diku. Kjo per vete faktin se ky lloj profesioni nuk futet shume nen ombrellen epuneve qe mund te gjinden me te njohur siq ndodh rendom ne vendin tone, vecanerisht ne administraten shteterore te tejngjyrosur.
UFO si emer me ka bere gjithnje per te qeshur. Nuk e kam kuptuar se me ç'llogjike ne bote mr gjithe kombinimet e mundshme te inicialeve te menduara nga vete biznesmeni ne fjale serish nga pikpamja e marketingut kombinimi nderkombetarisht i njohur i ketyre tre germave te ben te mendosh per alienet apo objektet fluturuese te paidentifikuara. Te rrezikosh me emra te tille ne nje vend tjeter Europian do te thoshte mbase falimentim i parashikuar por patjeter qe ne vendin e paradokseve nuk ndodh keshtu.
Por universiteti qe me ka habitur ishte universiteti Planetar, po mundohesha te futem nen lekuren e atij qe e ka menduar kete emer dhe sado qe mendohem pervec asaj manise siperfaqesore qe zgjedh pikerisht emra te shkelqyeshem e pa permbajtje nuk gjeta tjeter. Keshtu pra ne Shqiperi mund te studiosh dhe pse jo te gjesh pune ne Hene .. ndryshe nuk do e kuptoja nje emertim te tille.

Monday, September 7, 2009

Pershtypje pushimesh nga nje vogelushe



Autore : Kejsi
Mosha 9 vjec per 10 (pas dy vitesh 11 per 12)

Pushimet 2009

Ne Radhime ne ja kaluam shume mire.
Ne hyrjen ku ishim ne ishte shume bukur dhe secila nga une tezja dhe mami benim nga nje pune.
Ne Radhime ne zume disa shoke shume te mire.Me pas daja na çoi ne Dhermi qe ne u kenaqem shume.
Ne Dhermi ne njohem nje greke e cila kishte nje familjeqe fliste shqip. Aty ne u kenqaem shume por ne dreke ne shkuam ne nje lokal ne Dhermi. Ne ate lokal ne pame harten e shqiperis te ndar ne gjysem, aty ne u deshperuam shume dhe nga inati e grisem dhe u larguam. Por pikerisht aty ne pame nje lope e cila kishte nje qese ne koke
Me pas ne kaluam ne nje tjeter lokal ne Dhermi. Ne ate lokal ne pame qe kishte uje dhe daja u hodh ne uje.
Une kishe naten nje yll i cili me ndiqte gjithmonenaten dhe Ida mendonte se ai doishte fatsjelles.

Ne radhime mami notoi shume. Uji ishte kristal dhe ne na pelqeu. Nje nate ndodhi nje fortune dhe ida nga frika e ndonje termeti u la shpejt dhe na mori dy peshqire.Domethene ne u kenaqem . Do me marre malli shume.

Tuesday, September 1, 2009

Nena ime..


Ne fakt eshte e çuditshme kur e mendon se ne fakt ti gjithmone e therret mami ..asnjehere nuk me ka qelluar ta therras nene por besoj se gjuha eshte me shume instiktive se llogjike. E shoh dhe keto jave te fundit para se te riniset per ne New York.. mundohem te ndalohem tek fytyra e saj pasi e di se per 6 muaj te tjere nuk do e shoh .. ne fakt mundohem ta verej me ngulm ne momente ku ajo nuk me sheh duke genjyer veten se ne fakt keshtu rikuperoj plot 6 muaj per kohen qe ajo nuk do te jete ketu. Ne te vertete jam e sigurt se duke i menduar praktikisht si te perjetshem njerezit qe duam nuk i shohim asnjehere aq sa duhet dhe ata nje dite largohen nga jeta duke na bere te mendojme ah sikur ta shihja dhe njehere .. ah sikur te flisja me te dhe njehere ah sikur ta perqafoja.. ah sikur ah sikur ah sikur .. E megjithate duke qene e vetedijshme se nuk mund te jem plotesisht e vetedijshme per momentet qe kaloj me njerezit qe dua, kerkoj me ngulm te marr hak per keto 6 muaj..
Por eshte shume e veshtire ti kap keto momente pasi ajo me veshtron tere kohes kur jam ne shtepi pervec rastit kur po gatuan dicka. Verej se ne fakt se po e pa qe po e shoh me shikon dhe ajo me me shume ngulm dhe une e di se kur shikimet tona takohen ka shume fjale qe megjithese nuk degjohen bertasin, dhe un pikerisht ne momente te tilla e mbyll biseden e heshtur dhe gjej nje teme per te diskutuar nje teme krejtesisht larg mendimeve qe ajo po bertiste pa folur. E pyes nese sot e ka bere vrapin tek liqeni (si cdo dite) dhe ajo me thote po. Ne fakt me duket se ajo me veshtron me shume se sa une ate.. ç do dite kur dal nga shtepia e di se duhet te kthej koken pasi ajo po me shikon nga ballkoni dhe un duhet te kthehem e ti bej nje shenje me dore, buzeqesh dhe i bej shenje, njekohesisht e di se aty ku kthehem une dhe klientet e kafeteries poshte pallatit do te kthejne koken per te pare ke pershendes. Por mua nuk me intereson fare, megjithese duket si nje veprim feminor . Tani qe mendohem kur isha femije ishte babi ai qe dilte dhe nderkohe me thoshte ‘ vemendjen tek mesuesja me babin’. Padashje, tani qe ai nuk eshte me, besoj se babi dhe mami nuk kishin role te ndara ndaj nesh ne fakt besoj se ngjanin shume me njeri tjetrin. Ajo qe me prek me shume tek mami im eshte ndjeshmeria e saj .. ajo do te marre nje veshtrim thuajse lotues nese degjon per suksese, dhe serish lotues nese mendon se jam e merzitur. Por ajo qe me ben te merzitem eshte ai shikimi I thelle e i heshtur nderkohe qe ajo ka filluar te kete rrudhat e para te theksuara, eshte ai shikimi perendues I cili me ben te mos permbahem e te rrezikoj te dukem e merzitur duke i dhene trishtim zyrtar dhe mamit tim. Por jo, e shikoj dhe permbahem, i them sa e bukur qe eshte pasi eshte vertet e bukur dhe kontrolloj panoramen e shikimeve qe flasin. I bej qejfin duke u veshur me fustanin qe ajo me keshillon dhe shoh se syte e saj shkelqejne .. serish paksa te lotuar paksa te gezuar . Pergatis kafete dhe dalim ne verande duke e ditur se sa i pa çmuar eshte ky moment per ne . Ne te vertete eshte e vetmja arsye ku guxoj te vonohem per ne pune dhe nuk ndihem fajtore. Eshte si nje nga ato ritualet qe nuk e kane privilegjin te jene rituale te gjithe vitit. Por shikoj se sa me shume kalon koha aq me shume rritet ndjeshmeria e saj ndaj meje dhe po ashtu aq me shume rritet dhembshuria ime ndaj saj.

Saturday, August 22, 2009

Kozmopolitanizem perjashtues


Kur nje miku im i huaj erdhi per here te pare ne Tirane po kerkonte me ngulm nje ambient shqiptar, me produkte shqiptare, me emra shqiptar, por pas nje jave ne Shqiperi pershtypjet e tij ishin ato te nje vendi kultura e te cilit ishte tretur ne duke imituar e kulturat e tjera Europiane. Domethene me se shumti verejti kuzhine italiane, lokale me birra gjermane etj. Njekohesisht per nje moment pretendoi se shqipja ishte nje variacion i italishtes meqenese kishte arritur te lexonte menune pseudo shqiptare te nje restoranti.
Emrat e lokaleve, restoranteve, palestrave, apo emertimet e shume bizneseve te tjera ne gjuhe te huaj u be kohe qe nuk me bejne me pershtypje ne vendin tim.. Por ajo qe me ben pershtypje akoma me te theksuar eshte fakti se dhe produktet lokale jo vetem qe nuk privilegjohen por dhe mund te themi pa frike perjashtohen nga keto lloj adresash.
Konkretisht a vuan konsumatori shqiptar per mungesen e ujit te mineralizuar ? A nuk ekziston uji i Tepelenes, i Qafshtames etj, etj etj.. Per cilen arsye ne bote na imponohet uji Pana ??Po te flasim per boten e restoranteve duket sikur nuk ka kuzhine shqiptare por le te marrim nje produkt tjeter si psh birra. Per cilen arsye ne bote duhe te degjojme recitimet e kamariereve tek numerojne ne keto adresa birrat gjermane, italiane apo te tjera dhe nder to per nje moment te duket se flet gjuhe te huaj. Nese i kerkojme nje birre lokale si psh birra Tirana apo Stela apo Korca te thote pa u ndjere aspak keq qe nuk ka. Eshte per tu theksuar fakti se keto produkte menjanohen vecanerisht nga adresa te cilesuara ne mode, adresa te cilesuara chic" adresa keto qe frekuentohen vecanerisht nga ata pak te huaj apo turiste qe vizitojne vendin tone.
Ne qe injorojme kulturen tone, qe kemi injoruar historine tone duke fshire qellimshem shume faqe prej saj, po vijojme te injorojme vetveten tashme jo vetem ne etiketa por dhe ne permbajtje. Nderkohe qe nuk po shkruaj per konsumatorin patriotik po shkruaj thjesht per konsumatorin qe nuk deshiron ti perjashtohet produkti lokal te pakten ne ato pak dimensione cilesore qe ai egziston. Nga ana tjeter nese ne keto adresa qellimi eshte ti bejne konsumatoret e tyre sikur te mos ndjehen ne Shqiperi eshte njesoj sikurse te duan ti bejne te mos ndjehen ne kete realitet. Dhe nese eshte keshtu kjo tregon inferioritetin e tejskajshem qe ka pllakosur kete shoqeri konsumeriste e tregtare shqiptare.
A.Karakushi
22/08/09 shkruar per Tirana Observer

Friday, July 24, 2009

Zgjedhjet virtuale


Janë komentuar shumë këto zgjedhje dhe sërish mes komentimeve nuk u mor vesh se çfarë ndodhi. Kaluam disa faza tejet te çuditshme dhe kaotike. Përkatësisht: fushata elektorale, fushata zgjedhore, pse jo dhe fushata e rezultateve si dhe fushata e komentimit te rezultateve ku si përfundim lexojmë një përzierje te çuditshme që nuk ka as shije e as formë që duket sikur nuk është as blu e as roze e që mbi të gjitha po bën që votuesit shqiptare të mos kuptojne ç’po ndodh.
Fushata elektorale u bë në mënyrën më të pakuptueshme pasi nuk pamë programe që të konkuronin njera tjetren, më saktë nuk pamë asgjë perveç sharjeve reciproke mes aktorëve kryesor dhe nje hije te LSi-stave të cilët sikur ndryshonin me dy gjigantët. Vetë kryefjala e fjalorit elektoral që do kujtojmë është fjala rrugë. Këto programe të paprogramuara dëshmuan qartazi se asnjëri nga këta aktore politikë nuk do te fliste për pensionet që do te rriteshin pikërisht sepse numri i te pensionistëve do te ulej sic është ulur për hir të informalitetit të tejskajshëm që ekziston në tregun e punës. këto programe të paprogramuara sërish nuk e vunë pabarazinë gjinore në programet e tyre megjithë makijazhin artificial të 30% qe rezultoi më pak se 15% dhe kjo për hir të kerkesave të BE-së, e aspak sepse kishte nje vullnet të tillë. Keto programe të pa-programuara nuk u morën vesh se ç’ përmbajnë pikërisht sepse nuk flasin për fëmijët e rrugëve sepse nuk flasin për minoritetet sociale (me nje perjashtim segmentar e të padukshëm te G99), këto programe të paprogramuara harruan totalisht jo vetem ekologjine por vete ndotjen direkte si pasojë e mungesës së politikave efikase për administratat lokale dhe mbi të gjitha për mea-kulpa(n) reciproke që mbajne në kurriz këto dy kampe njëri me anë të betonizimeve, dhe tjetri me anë të guroreve.. Së fundi këto programe të paprogramuara u shoqëruan me artificialitetin e vete formës së fushatave elektorale të cilat u zhvilluan ne formën e koncerteve të këngëtarëve VIPa, larg komunikimit real të liderave të tyre me masat pikërisht sepse mungonte programi me fjalën strukturë, me fjalën përmirësim te politikave te ndjekura nga tjetri, me fjalën alternative e mbi të gjitha me premtime jo stratosferike ashtu sikurse u bëmë dëshmitarë të produkteve tërësisht mediatike të politikës te cilët ndërkohe që flasin për varfërine vishen me Giorgio Armani.

Fushata zgjedhore megjithëse në dukje e qetë të paktën nga vete shqiptarët që votuan u shoqërua sërish me votime familjare aspekt ky që të kujtonte dhe njëhere se në fakt përtej analfabetizmit të moshës se tretë ekziston imponimi i kryefamiljarit ndaj bashkshortes.
Ndërkohe si për te plotësuar kulmin e një sage tashmë te njohur që mban emrin zgjedhje alla shqiptarce procesi i numërimit të votave tregoi se në fakt masat janë shumë më të qytetëruara se vete klasa politike. Pamë karrike që fluturonin, vërejtëm shifra që nuk lexoheshin, pamë komisionerë që nuk dinë ç’ është një skaner, siç pamë nga ata që dorëhiqeshin nga lodhja, pamë një KQZ që kishte vënë objektiva ireale përsa i përket 24 orëshit. Dhe verejtem sërish tone agresive nga këta politikanë ku nuk mungoi dhe shprehja" Do ti mbrojmë këto vota me gjak" . Kjo fushate zgjedhore tregoi se administrata publike nuk është publike se ajo është tërësisht politike ku zyrtarisht, e ku funksionalisht. Kështu u vërejt qartë se në fakt përpara se të kalohej në zgjedhje vetë shqiptarët nuk e kishin kuptuar këtë sistem të ri zgjedhor dhe kjo jo për faj të tyre por për faj të vetë legalizimit në pronë private të të dy kampeve të cilët panë se vetë militantët e tyre nuk e kishin kuptuar atë, duke festuar para kohe apo duke festuar pas kohe kjo sepse PS kishte marrë nr më të madh të votave në rang kombëtar. Mbi të gjitha partitë e vogla te koalicioneve të mëdha treguan më së miri se dhe ato vete nuk e kishin kuptuar këtë sistem të ri zgjedhor dhe kjo u tregua qartë me akuzat që PBDNJ beri ndaj PS ashtu si akuzat që PR bëri ndaj PD.

Por çudia më e madhe e zgjedhjeve alla shqiptarce është shpikja e fushatës së komentimit të rezultateve, në të njëjtën formë siç interpretojne politikisht raportet e ndërkombëtarëve. Fitorja pa fitore, dhe humbja pa humbje, është detaji më i spikatur. Beteja vijon ndërkohe që ne një media vizive lexojmë se fitoi PS dhe në tjetrën lexojmë se fitoi PD. Në fakt më duket më e besueshme të themi se këto zgjedhje i fitoi LSI mbase sepse asnjë kanal nuk e thote. Sigurisht jam e sigurt se vete PS është penduar për këtë sistem të ri zgjedhor ashtu sikurse PD eështë e lumtur që ishte PS që e propozoi. Ndërkohe presim akoma që KQZ të shpalle fituesin të pakten ndërkombëtarët po e kërkojnë këtë tëfundit zyrtarisht. Por ajo që është e sigurt është se sido që të lëvizin shifrat rezultati do të jetë po ai: pa formë e pa ngjyrë ashtu sikurse u anonçua nga vetë këta aktorë politikë në hapjet e fushatave përkatëse. Kjo pasi ata ngjasojnë aq shume sa një rezultat ndryshe nga ky që perceptohet, të paktën nuk ishte i mundur.
A.Karakushi
Tirana Observer 24/07/2009