Saturday, January 17, 2009

Përgjysmë




Sa më shumë kalon koha aq më shumë më duket se ne shqiptaret cdo gjë e bëjmë përgjysmë. Sa koshient jemi ne për këtë .. Nuk e di c’mund të thuhet kur sheh se në fakt dhe stacionet e autobusëve në Tiranë nuk kanë as pikënisje e as destinacion. Në klasën time të antropologjise mësova se ekziston një fis i cili beson në formën rrethore të kohës.
Më grushtues, ironik dhe pse jo sarkastik më duket vendosja e reklames “ What’s up?’ në anët e këtyre “stacioneve të autobusëve” sikur duan të të thonë “ So What?”.. Kështu më duket se dhe titulli përgjysmë nuk i shkon këtij shkrimi ..kjo sepse kur gjërat bëhen duke vënë theksin tek dizenjoja, në këtë rast stacioni i bukur autobusit.. dhe mungon ajo që është thelbësore : informacioni.
Informacioni se cili autobus kalon, ku shkon dhe më normalje do të ishte që të printohej një minharte. Sërish dhe këtu një nën pikpyetje tjetër e madhe sepse vetë autobusët në të shumtën kanë një karton të printuar më se keqi e të lodhur ku tregojnë trajektoren .. as trajektore nuk quhet .. per ti rënë shkurt tregojne piken A ku nisen dhe B ku mbërrijne. Padyshim duket se ne nuk e dime ku shkojme si shkojme .. më sakte në këtë foto tregojmë se sa të verber jemi ne. . ose ecim dhe ne në një forme rrethore qe i perket nje ‘civilizimi’ tjeter atij që është i lodhur, që nuk ka pse të dije se ku shkon sepse në fakt qëndron vend numero.

Saturday, January 10, 2009

...

Të shtunën e dua, kjo sepse në agjendën time te ngjeshur kjo dite me lejon te leviz pak me lirshëm. Sot dola te blija ca ushqime në një dyqan tek i cili shkoj vazhdimisht. Zgjedh artikujt që më duhen dhe afrohem të paguaj. Aty për momentin është nje grua(nëna e pronarit), kjo grua e vjeter e lodhur nga jeta, nga vitet e punes gjate komunizmit, nga 18 vitet ne kurbet (Greqi), tani lodhet duke punuar tek dyqani i të birit.. më thotë që shpëtimi i saj do të jetë kur i biri do martohet. Pasi ai lodhet ne dyqan duke punuar, njekohesisht dhe ajo punon por ai kur shkon në shtëpi pret gjithashtu që e ëma ti gatuajë, ti kete palosur rrobat e lare-hekurosura .. Dhe më thotë që kur ai të martohet dhe te kete nje grua do te jetë shumë e lumtur pasi në këtë mënyrë do ti hiqen obligimet. Ajo do kërkojë të rrijë në një biruce do kërkoje te hajë njeherë në dite dhe mjafton të jete e qetë..
Në këtë dyqan nuk kanë punëtore jo vetëm se nuk ua mban dot xhepi por edhe se siç thote ajo « nuk mund te kete besim ».. Më pyet si shkon puna tek kafe-bari im dhe un i them mire. Por pyetja që më befasoi ishte: Po tek ti a marrin kafe me listë ?!Kjo pyetje shoqërohet me një gjest po aq interesant, zonja (së cilës asnjëherë nuk ia kam mësuar emrin) më tregon një fletore me fletë që protestojnë nga pjesa lidhëse metalike që duhet ti mbaje. Në atë moment më ikën shumë fjalë, mu ndaluan shumë mendime që ecnin në mënyrë paralele ..këtë heshtje e theu « zilja » që më dërgoi Erjola(nje mikja ime) .. sinjal që tregonte se duhej ta merrja në telefon pasi ajo nuk ka nr me 20 ...

Thursday, December 11, 2008

Duke vjedhur kohen time


Kaluan dite te tera ku un jam tejet e zene.. kaq shume saqe me duket se dalangadale po mbytem , sikur po me merret fryma.. Dhe ja, nje ftese per ne teater qe i them jo , nje tjeter per nje koncert qe i them jo, nje tjeter ftese per darke qe i them jo, jo i them dhe nje tjeter libri i cili qendron i ngrysur pasi nuk e kam hapur akoma ta lexoj e kam frike se po e hapa do ma rrase nje shuplake..
Dhe ec, zgjohem heret ne mengjes, ec ne rruget e Tiranes per ne zyre, kaloj permes bllokut me nje shpejtesi thuajse maratone, shikoj pa shikuar ate zonjen qe ka veshur nje xhakete te zeze e nje fund jeshil, per pak sa u rrezua, ec, tek kuvendi shoh nje deputet me puro ne pike te mengjesit, ja dhe nje zoteri qe ma kalon ne te ecur , me vjen gati inat ndaj shpejtoj hapat, ec serish dhe ndaloj , pres te shoh driten jeshile nga ana tjeter e bulevardit, por jo nuk ka drita, ka nje polic qe ben shenje te kalojne makinat, kalojne 3 minuta, dhe un ndjej frymemarrjen te shpejtoje, me ne fund polici na jep leje te kalojme , trotuari nga ana e Rogner, gjithnje me kap nje psheretime tjeter, eshte nje grua qe lyp, ka ne dore nje femije dhe un ndjehem fajtore po kalova pa e pare , dhe ndjehem fajtore po kalova duke e pare dhe ndjehem fajtore po i dhashe ndonje lek dhe ndjehem fajtore po nuk i dhashe asnje lek. Qenka e shkruar te jem fajtore, pasi plus kesaj duhet te ec shpejt. Para meje dalin nga Rogner makina luksoze sikur te duan te tregojne se ne e komandojme kohen. Kalojne bri kesaj gruas , dhe ata nuk e shohin.
Arrij ne pune, pershendes dike qe me duket si nje nder koleget e mij , afrohem dhe shoh se ne fakt ishte dikush tjeter, dhe ai me pershendet por ne fakt GABIM nuk e njoh, dhe nuk me njeh, duhet te ve syzet jam astigmatike dhe miope shtoji ketu dhe nje doze te mira daltoniene. Por syzet nuk i mbaj dot ! Kerkoj ndjese se u nga terrova dhe marr ne shkembim nje buzeqeshje (zoteria ishte i huaj dhe me sa duket dhe ai nuk sheh mire)
Me pelqen puna qe bej, por ja qe dhe aty do kem probleme njehere me printerin, njeher me kolegen qe nuk e ka mbaruar detyren e saj, njehere me veten time qe dua te pij nje cigare. Kaluan dy ore pune pa punuar me sakte, ketu ne Tirane puna shkon ne shpejtesine e breshkes dhe nese je e predispozuar te jesh efikase. Del nje problem me internetin , me printerin , me kontrata te cilave ju mungojne detaje te rendesishme te lena nga ish kolegu im.. Dhe ja kaloj 4 ore duke punuar me efikasitetin e 1 ore por qe me ritmin e ketushem eshte efikasitet 6 oresh .
Keshtu pra momenti qe po kaloj duke shkruar kete qe po shkruaj eshte I vjedhur .. te pakten me duket se me ane te ketij shkrimi po e bllokoj pak kohen qe po me bllokon.

Friday, November 7, 2008

Media shqiptare mes raport progressit te EU, dhe zgjedhjeve në US

5 Nëntor 2008. Lajmet, maratona e zgjedhjeve presidenciale është në qendër, ora 10 :00, them ok Obama president duhej të ishte kryelajm, në dreke po ashtu, në darkë krye lajm ishte Sokol Balla para Shtëpisë së Bardhë teksa (intervistonte kalimtarë si dhe një gazetar), dhe Blendi Fevziu teksa bënte dhe ai intervistat e tija në Washington (me përfaqësues të lobit Shqiptaro Amerikan atje). Lajm i DYTE : Raport Progressi për Shqipërinë me sytë e EU. Hap sytë të shikoj ç thotë Lohan, mu duk i qartë, por si zakonisht më shumë kohë ne këtë raport iu dha interpretimit opozitar, qe e përktheu me « Dështim » pastaj del qeveria që e përkthen me sukses ne kanalin tjetër. Media shqiptare dhe njëherë bën pasqyrimin më të keq të mundshëm të këtij raporti, si në vendin që i jep po ashtu dhe në përmbajtjen që i ngjyros asaj. Një pasqyrim po kaq jo profesional iu bë dhe zgjedhjeve në US.U bënë kaq shumë aludime mes dy kandidatëve dhe Shqiptareve..McCain apo Obama , sa e sa emisione në TV shqiptare iu kushtuan këtyre 2 kandidatëve. Obama gati gati sa nuk u quajt antishqiptar sepse na qenkësh filoserb, ndërsa McCain na doli filoshqiptar. Në një kohë ku dihej se ndërhyrja ne Kosove ishte quajtur sukses si nga demokratët me Klintonin, po ashtu nga republikanët me Bush që mbrojtën pavarësine e saj. Përse atëherë kaq të shqetësuar ne shqiptarët. Nuk kishim kryeartikuj të tjerë ? Po ashtu shtoj se terë ky përkushtim, perveçse interesit tregoi se sa të vegjel jemi ne shqiptarët si dhe sa inferiorë. Si përfundim u detyrua ambasadori Withers ta deklarojë disa herë se nuk ndryshon politika Amerikane ndaj Shqiptarëve ashtu siç dhe ambasadori Gjerman të shprehej dhe mbi raportin e EU që në fakt nuk ishte as sukses e as dështim…

Sunday, August 10, 2008

Edhe sa kohë do të kalojë që më në fund shoqëria shqiptare ti japë fund “luajtjes” me fatin e saj ?


Kaluan më shumë se dy vjet që u riktheva ne Shqipëri, ajo që më bëri përshtypje me shumë në Tiranë ishin ambientet e panumërta të lojerave te “Fatit”, do i pagëzoja më mire lojërat e fatkeqësisë.
Nuk shoh rrugë në Tiranë që të mos ketë nje ambient të tillë..Bixhoz, Baste, në shumë tabela të këtyre ambienteve lexoj “Fati ËSHTE NË DORËN TUAJ”..
Dhe papritur, kur pyes një miken time përse u nda nga bashkëshorti I saj, përgjigja ishte : Bixhozi: Ai kishte marrë dhe një kredi në emrin tim, u ndamë.. por un kam akoma për të paguar këste çdo muaj, për dy vjet të tjera. Një psherëtime pason atë frazë dhe un përpiqem të ndryshoj temë.. Po ashtu dëgjoj se komshiu sapo kishte shitur shtëpinë për të paguar borxhet e të birit..arsyeja e njëjtë..
Nuk e di por ajo që më bën më shumë përshtypje ështe se ndërkohe që shoh shumë Kafe bare që ndërrojne destinacion , shumë nga keto lokale kthehen në ambiente lojërash fati .. dhe duken të vetmet biznese që jo vetëm i mbijetojnë kohës por diçka më thote se jane më te rregulltit ne pagimin e taksave. Shoh truproja të veshur me costume e kravata para këtyre dyerve shumë lluksoze, ashtu siç shumë here kam parë adoleshentë që dalin me sy të prishur nga ato ambiente.
Nuk kam bërë kërkime për të pare se në ç’baza lejohen licensat per keto lloj biznesesh..por në një vend ku papunësia ka 2 shifra, në një vend ku mentaliteti është tepër patriarkal, në një vend ku fjala tranzicion nuk do të thotë më asgje, nuk arrij të kuptoj këte heshtje të paskrupullt te shoqërisë shqiptare, te medias shqiptare ku në vend që në nje faqe të pare të vendose historine e rrënimit të nje familjeje për shkak të bixhozit ,vë imazhe figura të Big-brother, dhe në fjalë sharje apo lëvdata ndaj kësaj klase politike.
Kështu krimet familjare, marrin gjithmonë përgjigje gjendjen ekonomike, kështu një kryefamiljar I sëmure nga kjo loje do shkatërroje si gangrene një familje të tëre, kështu shumë të rinj bien në ferrin e bixhozit dhe nuk do mund të zhvillohen normalisht, kështu fjala punë humbet kuptimin e kështu nje brez është I prirur drejt antivlerave. Po e lë mënjane fjalën moral, por ja që në këtë rast ajo është e lidhur ngusht me ekonomine e një familjeje, është e lidhur ngushte me mbijetesën e saj..
Arkitektura jone kaotike gjithsesi me duket se këtë frymëzon, jemi ne qe fillojme të ndërtojme pallatet nga kati I fundit e jo nga themelet, dhe shohim më në fund se kanalet për ujërat e bardha e të zeza nuk do bëhen dot siç “duhet”, jemi ne , Tirana jonë që me anë të asaj çka ofron ka në qender “Kazino” , lidhja bëhet direkte .. sidomos kur shumë politikanë I gdhijne netet në këto ambiente.
Pasojat e këtij mentaliteti ndihen, dhe do të vazhdojnë vonë ..
Ne jemi dëshmitaret e trishtuar, hipokrite që ne vend te evidentimit tëproblemeve reale, biem në gracken e larjes se hesapeve mes politikanëve..


P.s. Para dy vitesh botova një artikull, kur ai doli , u zhgenjeva pa masë sepse pjesa konstruktive e këtij artikulli ishte hequr. Kur e pyeta editorin perse ky sakatim përgjigjja ishte: Ne nuk duhet te japim zgjidhje , thjesht të shtrojme pyetje. Si përfundim, hoqa dore nga botimi I artikujve ne median shqiptare