Tuesday, October 17, 2017

Ftesa për në Butrint dhe konferenca për justifikimin e mungesës së transparencës nga Ministria e Kulturës


Lajmi se po kryeshin ndërhyrje në parkun e Butrintit e se tanimë ishin hedhur tonë beton natyrshëm solli reagim nga shumë arkeologë apo kuratorë arti. U përpoqa të kuptoj mbi procedurat e kësaj ndërhyrje por nuk gjeta asnjë informacion. Ndërkohë pyetjes se përse ministrja nuk kishte bërë transparencë për ndërhyrjen në fjalë para se të fillonte ajo, ministrja u përgjigj se do jepte përgjigje në një seancë dëgjimore të komisionit parlamentar ne datë 11 Tetor. Ndonëse mora pjesë në atë seancë u pa qartë se nuk do të kishte përgjigje.

Ministrja Mirela Kumbaro sipas meje në këtë seancë nuk i kishte bërë detyrat e shtëpise ndërkohe që seanca dëgjimore kishte probleme thelbesore në organizim. Përsa i përket projektit ai sërish nuk u bë transparent. Pavaresisht dosjeve të printuara me dokumentacione mungonte kontrata me kompanine Hako e cila ishte perzgjedhur nga qeveria (disa ditë para zgjedhjeve). Theksoj se perzgjedhja në këtë forme bie ndesh me konkurencën e lirë të tregut sikurse duke njohur kontekstin tonë të mungesës se transparences financiare të fushatave elektorale të partive lë hije të forta për kontratë klienteliste. Deputetëve në komisionin përkatës për këtë seancë nuk iu ishte dërguar një relacion paraprak nga ministrja, por për mendimin tim ata duhet ta refuzonin seancën derisa ky relacion tu dërgohej. Menagjimi i seancës drejtuar/moderuar nga Albana Vokshi ishte tejet i cunguar. Tone të larta të pajustifikueshem nga ajo dhe deputeti Fidel Ylli të kujtonin seancat parlamentare antagoniste në parlament. Kumbaro në mungese te qartësisë në përgjigje bënte përshkrime kontekstesh historike të menyrës sesi kishin operuar ministrat paraardhës të kulturës. Nga ana tjetër kishte deputete që nuk bënin dallim mes pyetjeve proceduriale dhe atyre qe lidheshin me temën, gjë që flet qartë për nivelin disave prej tyre. 41 ton beton do hidhen ne parkun e Butrintit, të pakten ky fakt u konfirmua. Ministrja u premtoi se do tu a niste me email dokumentet proceduriale deputeteve dhe un po mendoja sa sens ka ky konfidencialitet? Kur do kuptoni o politikane se proceset e politikberjes bashke me transparencen si pjese perberese te tyre jane po aq te rendesishme sa vete vendimet finale (produkti).Po vijoni te perkeqesoni nivelin e larte te mosbesimit qe qytetaret kane ndaj institucioneve te shtetit.Keqardhje teksa rikonfirmohet arroganca institucionale.

Pas postimit që bëra në rrjetet sociale në lidhje me këtë seancë, Ministrja Kumbaro më dërgoi një ftesë për të parë vetë situatën në Butrint e për tiu përgjigjur pyetjeve. Kështu me dt 16 Tetor unë bashkë me disa gazetarë të mediave ftuar nga ministria u nisëm nga Tirana për në Butrint në ora 11. Mua më kishin caktuar në një makinë bashkë me disa drejtoresha të ministrisë. Gjatë rrugës në biseda e sipër teksa diskutonim për temën në fjalë, shpeshherë dëgjova komentin se un nuk paskam shumë kohë që jam kthyer nga jashtë Shqipërisë, e se disa kontrata me kompanitë është normale që të qëndrojnë konfidenciale.
Mbërritëm në Butrint filloi konferenca mbi dërrasat e shtruara në beton. Mbi 30 minuta u prezantuan statistikat e punës së mirë të Ministrisë së Kulturës duke mos harruar të përshkruajnë gjendjen katastrofale të kohës kur erdhën në pushtet.
Teksa erdhi momenti i pyetjeve më në fund arrita të bëj disa.

Pyetjes se nëse kemi një publik kaq mosbesues ndaj institucioneve a do të duhej që institucionet të zbatonin transparencë proaktive e jo reaktive, ministrja iu përgjigj se nuk e di. "hajde të ndryshojmë ligjin".
Pyetjes se përse dhe transparenca reaktive nuk funksionon (rasti kur aplikon me formular kërkesë informacioni) ku solla shembull disa raste të denoncuara nga kuratori Romeo Kodra, mi përgënjeshtroi në sy e faqe sikur ky i fundit nuk kishte dashur vetë transparencë medemek.
Pyetjes se përse nuk bëhen transparente dhe pseudo dëgjesat publike të ekspertëve iu përgjigj se "nëse e botojnë online bien serverat".
Pyetjes se përse nuk bëhet publike kontrata me kompanine Hako, "disa dokumente mbeten konfidenciale".
Në lidhje me digjitalizimin e këtyre dokumenteve, u shpreh se "ne akoma nuk kemi digjitalizuar bibliotekën lëre më të digjitalizojmë dokumentet e proceseve". Kjo fjali është e padenjë për tu komentuar, flet dhe bërtet qartë fare mbi filozofinë e kësaj qeverie.
Kur i fola për transkriptet e dëgjesave meqë shumë aktorë të fushës së arkeologjisëu shprehën kundër, më kërkoi emra (i numërova disa) por harroi se dhe unë isha e pranishme tek dëgjesa që zhvilloi tek komisioni javës së kaluar ku A. Vokshi i përmendi të paktën 10 emra të fushës që ishin kundër.
Për të mos harruar, mua më prezantoi fillimisht si vullnetare, jo për gjë por pyetjet e mija përballë saj me dëshmitare median do të tingëllonin më shumë nëse ata e dinin se në fakt jam formuar e diplomuar për politikat publike. Personalisht nuk pendohem që pranova ftesën për këtë event por u zhgënjeva nga dritshkurtësia që e karakterizon këtë administratë publike.
U largova me një ndjesi të trishtë nga Butrinti magjepsës, teksa jashtë tij bisedova me dy adoleshentë të zonës që më thanë se do largohen nga Shqipëria sepse nuk shohin perspektivë e se vendimet brenda asaj që ndodh në parkun e Butrintit i merr vetëm Tirana. Banorët nuk e kanë idenë e nuk përfshihen fare në atë që ndodh aty pasi ata vetë konsiderohen turistë nga shteti. Kështu Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore sot në fakt nuk morëm përgjigje, deri diku morëm justifikime për mungesën e tyre.
Për transparencë për ministren Mirela Kumbaro ja diploma ime.

Sunday, October 8, 2017

E dashur Vjosë



E dashur Vjosë, un kam lindur në Kukës aty ku Drini gjallonte bukur mes kodrash e malesh. Kur linda unë, qytetin e kishin përmbysur për qëllime madhore, u vendos nga diktatura që qyteti im që nuk e njoha kurrë të përmbytej. Ky vendim sigurisht u mor pa pyetur Kuksianët. Po, e dashur Vjosë, ishim në diktaturë, arroganca e pushtetit parë në perspektivën historike kuptohet. Kësisoj edhe pse linda në Kukës qytetin tim me këtë emër të lashtë nuk e pashë e njoha kurrë. Njoha e u linda në një qytet të transplantuar komunist, me godina katrore me hapsira të cunguara që në çdo detaj të kujtonin kufij. Kufij të të jetuarit e kufij të të menduarit. Qeveria e asaj kohe mundet që Kukësin e vjetër ta ketë sakrifikuar për arsye madhore kombëtare. Por sot e dashur Vjosë jemi në vitin 2017, simotrat e tua Valbona e më gjerë, ty përfshirë, po vijoni të sakrifikoheni nën perspektivën e burimeve hidrike për energji, anipse vetë bota sot po e rikonfirmon se e ardhmja është energjia diellore e jo ajo ujore. Po sakrifikohesh ndërkohë që burimet hidrike të energjisë (HEC-et) kanë shumë kosto operative e kanë po ashtu shumë humbje në transmision. Sikur të mos mungonin HECet tanimë kemi dhe brejtësit e babëzitur, apo çakenjtë si kompania Hari Lena e njohur më së shumti nën logon e ujit Trebeshina. Këta e dashur Vjosë, të kanë zaptuar, ta kanë zënë frymën dy herë dhe pronarët e tyre e konsiderojnë këtë vend në stadin e përshkrimit të shekullit 15 të Thomas Hobbes, Nuk ka ligje e as institucione që përballen me ta, këta të fundit janë të plotfuqishëm. Median e kontrollojnë me anë të reklamave, qeveriun me anë të min së sipërmarrje, pushtetin lokal me anë të pafuqisë për të reaguar. Dhe komunitetin e zbrazur nga emigracioni të Këlcyrës e kërcënojnë me ato pak vende pune që kanë hapur si kompani.
Ah moj Vjosë sikur të mund të flisje do të doja të protestoje natyralisht, kjo sepse nuk kemi më komunitete e institucione. Vjosë të ftoj të tërbohesh sepse po të vrasim!
Ndonëse nuk besoj në zot po dua të besoj në energji. Po dua të shoh teksa Vjosa shkund betonin por mbase në këtë orë të vonë unë si idealiste po ëndërroj . E megjithatë e dashur Vjosë edhe po nuk u ngrite, unë bashkë me dhjetra aktivistë do mundohemi sa mundemi që të të shpëtojmë nga kthetrat e të pangopurve. Nuk e di sa do ia dalim, në këto kohë të mbrapshta ku jetojmë nuk kemi luks për pritshmëri.
Meditime pas mesnate 8 Tetor 2017

Sunday, December 18, 2016

Dëgjesat publike me ftesa konfidenciale

Mbase dikush do mendonte se me këtë shkrim kam kryer gazetari investigative ku pikërisht kam bërë kërkime mbi mënyrën sesi bashkia vijon të pretendojë kryerjen e dëgjesave publike. Por jo, dikush më nisi disa emaile shtyrë nga publikimi im i dy javëve më parë ku denocova bashkë me gazetarin e emisionit të censuruar Publicus, farsën e dëgjesës së pretenduar publike në njësinë 9-ntë me tematikë buxheti me gjithpërfshirje. Në emailet që mu nisën nga njëri prej të ftuarve pretendohet për dëgjesa publike me temë planin rregullues të Tiranës dhe vlerësimin e ndikimit në mjedis.
Por pyetjet e para që lindin janë: Cila është procedura që ka ndjekur Bashkia e Tiranës për të zgjedhur publikun? Cila është mënyra sesi ajo e informon atë për të marrë pjesë në dëgjesa? Po kur pretendon ti bëjë këto dëgjesa, sa i përmbahet rregullores gjatë tyre?

Publiku për bashkinë
Në emailin e nisur nga nje punonjes i saj, Aulent Guri (po, po pikërisht djali i mjedisorit më të famshëm në Shqipëri i cili në daljet e tij mediatike shkon përtej dëgjesave vërtet publike në referendume) është një listë emailesh, ku mbizotërojnë organizatat mjedisore (shikoni figurën e mëposhtme). Por, nuk mungojnë po ashtu dhe emaile të zyrave ndërkombëtare si ajo e UNDP-së , BE-së dhe GIZ. Institucione këto të cilat nuk dimë në se në këtë rast kanë monitoruar llogaridhënien, gjithpërfshirjen, transparencën dhe demokratizimin e shoqërisë në mënyrën sesi i merr vendimet Bashkia . Port ë paktën me anë të këtij emaili ftues, jemi të sigurt se dhe atyre u kka shkuar ftesa konfidenciale për dëgjesa publike. Sigurisht nuk duam të fajsojmë këto përfaqësi, por përfitojme nga rasti ti rekomandojmë këtyre organizatave që të verifikojnë mënyrën sesi bëhen pseudo dëgjesat publike nga bashkia më e madhe e vendit, duke mos lejuar kështu të përdoren si alibi për shkeljet e kryera.

Ja publiku për bashkinë:



Ftesa për dëgjesa
Ndërkohë ftesa për dëgjesë publike bëhet me anë të emailit, si më poshtë
Përshëndetje,

Bashkia Tiranë ka kënaqësinë t'ju ftojë në konsultimin e parë me publikun
dhe grupet e interesit për Raportin Paraprak të VSM-së për Planin e
Përgjithshëm Vendor.
Si rrjedhojë e reformës së re territoriale dhe ndryshimit të kufijve
administrativ, Bashkia Tiranë, është në procesin e hartimit të Planit të
Përgjithshëm Vendor. Bazuar në: Ligjin Nr. 10431, dt. 09.06.2011 "Për
Mbrojtjen e Mjedisit", Ligjin nr. 10440 dt.07.07.2011 "Për vlerësimin e
ndikimit në mjedis", Ligjin nr. 10448 dt 10448 dt. 14.07.2011 "Për Lejet e
Mjedisit", Ligjin nr.91/2013 "Për Vlerësimin Strategjik Mjedisor", dhe aktet
e tjera nënligjore sipas të cilave Plani i Përgjithshëm Vendor i nënshtrohet
Raportit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor, pas konsultimit të parë për
nisjen e procedurës së VSM-së dhe propozimeve të bëra nga Ministria e
Mjedisit, është proceduar me hartimin e Raprtit Paraprak të VSM-së.

Për këtë qëllim dëshirojmë t'ju vëmë në dijeni se dëgjesa publike do të
zhvillohet ditën e Premte dt. 11.11.2016 ora 10.00 në sallën e Këshillit
Bashkiak, Bashkia Tiranë. Pjesëmarrja juaj do të jetë me shumë rëndësi në
realizimin e Raportit të VSM-së.

Bashkëngjitur gjeni Draftin e VSM-së.

Punë te mbarë!

Aulent Guri
SPECIALIST

[cid:ii_14ef2c72333ea847]

Drejtoria e Politikave dhe Edukimit Mjedisor Bashkia Tiranë Sheshi
"SKËNDERBEJ", Nd. 2, Kodi postar 1001, Tiranë, Shqipëri
Web: www.tirana.gov.al


________________________________
Dëgjesa publike dhe emaili konfidencial.

Në firmën e emalit të nëpunësit të Bashkisë lexojmë
Informacioni i trasmetuar në përmbajtje të këtij mesazhi është i destinuar
vetëm për individin ose për institucionin të cilit i është nisur, mund të
përmbajë materiale konfidenciale dhe / ose të privilegjuara vetëm për
marrësin. Çdo rishikim, trasmetim, shpërndarje apo kryerje e ndonjë veprimi
tjetër të ngjashëm me këto, nga personat apo nga subjekte të tjera të
ndryshme nga marrësi i synuar,është i ndaluar. Nëse merrni gabimisht këtë
mesazh, ju lutem kontaktoni urgjentisht dërguesin e tij dhe fshini çdo
material të trasmetuar në kompjuterin tuaj. Ne nuk pranojmë asnjë detyrim
lidhur me dëmtimin apo humbjen e shkaktuar nga programe të dëmshme apo nga
viruse , përveç rastit të neglizhencës së plotë, apo sjelljes së gabuar dhe
të qëllimshme.




Kësisoj, në takimin e parë që Bashkia krur në Nëntor 2016, morën pjesë shumë pak përfaqësues të shoqërisë civile, mbase kjo edhe për faktin se Bashkia pa dhënë asnjë shpjegim, ndryshoi në minutën e fundit datën e takimit . Në emailin e ftesës u ishte dërguar dhe një link ku mund të konsultohej Projekti i VSM-së, në një kohë që në takim u premtua se do dërgohej më pas VSM-ja, premtim që në dijeninë e të ftuarve (të paktën) nuk eshte mbajtur. Në takim, prezantimin e planit rregullues e kishte bërë një arkitekt Italian, përfaqësues i studios italiane që thuhet se ka fituar tenderin (sërish bëhet fjale për informacione të marra në formë jozyrtare, pasi Bashkia në mungesë të plotë transparence nuk ka publikuar asgjë mbi zhvillimin e ketij takimi në faqen e saj te internetit).
Çështja e Planit të Përgjithshëm vendor te Tiranes, nuk ka të bëjë vetëm me ndikimin në mjedis, por mbi të gjitha me vetë demokratizimin e shoqërisë sonë. Ajo ka të bëjë me vetëdijësimin e të drejtave s qytetarë me anë të informimit që institucionet duhet të kryejnë bazuar në ligj. Bashkia do të duhej të publikonte paraprakisht në faqen e saj zyrtare bazuar në ligj, por nëse do të kishte dashur të luftonte skepticizmin do të vepronte si shumë demkokraci të konsoliduara ku dëgjesat regjistrohen në audio-vizual dhe janë të aksesueshme kurdoherë për publikun. Të gjitha detyrimet ligjore që duhet të ndjekë në lidhje me konsultimet publike të planeve që prekin pikërisht vetë komunitetet në nivele makro siç është masterplani apo pseudo planet “rehabilituese” të parkut të liqenit. Bashkia në këtë rast vijon të mos respektojë afatin nga data e shpalljes deri nëditën e takimit të vendosjes në dispozicion të materialit paraprak mbi të cilin do të diskutohej e në mënyrë që publiku të përgatitej. Njëkohësisht materialet që publikohen (dhe me vonesë) nuk kanë gjuhë të procesueshme për publikun. Këto materiale duket se shkruhen vetëm për ekspertë, ose fiks për dëgjesa konfidenciale . Bashkia duhet të japë raporte mbi mendimet, sugjerimet, kundërshtitë e dhëna nga publiku dhe arsyet nëse merren apo jo parasysh ato pasi e ka të detyrueshme me ligj, por bashkia vijon të mos veproje sipas kësaj procedure.Të gjitha vendimet që merren në secilën faze duhet të jenë transparente e të publikohen por bashkia e përdor publikimin e vendimeve sipas oreksit të momentit, biles biles nuk ka historik të vendimeve të marra për secilën fazë. Me pak fjalë i tërë procesi i pseudo dëgjesës në këtë rast është me shkelje të detyrimeve të përcaktuara me ligje dhe v.k.m gjë që e bën në vetvete pseudo dëgjesën të pavlefshme

Publikimi i të drejtave të qytetarëve nuk është opsional/fakultativ, por një detyrim për një shtet i cili pretendon të jetë shtet i së drejtës. Publikimi i këtyre të drejtave dhe veprimi me anë të dëgjesave publike për të respektuar transparencën, nuk bëhet vetëm për të siguruar se plani x apo y do të bëhet siç duhet, por ai integron vetë shoqërinë dhe nxit besimin e qytetarëve tek institucionet.

Por Bashkia vijon të mos e njohë fjalën publik. Institucionet ndërkombëtare vijojnë të proklamojnë agjenda ndërgjegjësuese për transparence dhe me sa duket janë vetë ato që informohen e ftohen të jenë pjesë e dëgjesave konfidenciale. E tërë kjo situate bekohet dhe nga disa orgaanizata mjedisore të cilat nga njëra anë advokojnë për gjithpërfshirje të publikut e dëgjesa publike, nga ana tjetër bëhen vetë ushtarë të dëgjesave konfidenciale. Për më tepër mungesa e transparences mbi këto pseudo dëgjesa e bën dhe ndonjë kontribut të mundshëm nga këto organizata të panjohur për publikun, e ku për rrjedhojë vetë publiku mund të vijojë të jetë mosbesues dhe ndaj asaj që formalisht njihet si shoqëri civile.
Bashkia do vijojë të ankohet për baltosje e të baltosë qytetarët reagues, ata të paktë që janë të informuar për të drejtat e tyre, dhe do minojë gjithpërfshirjen me vendime arbitrare edhe pse kjo mënyre në vetvete ruan qarkun vicioz të mosbesimit të qytatarëve ndaj institucioneve edhe nëse këto të fundit do të kishin qëllime të zbatonin për projekte që i shërbejnë shoqërisë.

Thursday, December 1, 2016

Njesia 9 dhe "degjesa publike per buxhetin” por pa buxhet brenda

"Degjesa” u mbajt ne teatrin e Metropolit. Tema e saj ishte " 2017 Buxheti me pjesmarrje". Un vajta ne kete degjese, e njoftuar me telefon nga Artan Rama gazetar investigativ te emisionit te censuruar Publicus. Teksa u futem personi qe merrej me mbarevajtjen e eventit, me pershendeti 'si je' duke me dhene te njohur. Un nuk e njoha, por pastaj mu kujtua se si protestuese profili im eshte i mireskanuar per bashkine. Mu afrua dhe me pyeti " ke marre ftese?" Jo, i thashe, por perderisa eshte degjese PUBLIKE un nuk kam nevoje per te. OK, me tha. Vetem mos beni ndonje incident ..Zoteri mos ki merak i thashe, respektojme temen e eventit, kam ardhur te degjoj e te komentoj nese me lejohet si pjesa tjeter e publikut.
Publiku i mbledhur ne ate salle te vogel nuk zinte me shume se 40-50 vete. Eu, thashe me vete, keta 40 vete perfaqesokan ata 100 mije banore te kesaj njesie.. I drejtohem nje zonje te ulur prane. Duke e pyetur , si i erdhi ftesa per kete event - "Me mori ne telefon sekretarja e partise" mu pergjigj ajo. Nderkohe vura re se thuajse te gjithe keta pjesmarres njiheshin me njeri tjetrin. Nderkohe, verej se ne rradhen e pare ishte ulur Sadri Abazi. Ky i fundit me buzeqeshje tek veshet pershendeste te gjithe sa hynin. Salla po mbushej dhe nje vajze me kacurela po shperndante ca pyetsore, ku listoheshin si ne nje liste ushqimoresh sherbimet publike tip qerdhe kopesht, shkolla etj e ku publiku do votonte. Mendova ne nje moment.. po fjala buxhet ku fshihet ne kete pyetsor?!

Fillon prezantimi pa kryebashkiakun edhe pse ky i fundit kishte publikuar ne kalendarin e eventeve pranine e tij. Nje vajze e re me emrin Adelina fillon prezantimin pa na prezantuar axhenden qe do vijonte por duke levduar punen e bere deri tani nga bashkia Tirane e duke falenderuar drejtorite e instituconet e ndryshme per bashkepunimin. Me vone e merr fjalen Sadri Abazi, ky na beri te besojme se ishim ne fushate elektorale. Falenderime pafund per ata qe votuan Veliajn, super falenderime per punen e bere dhe ne fund duartrokitje nga salla. Fjalimin e tij e pason nje zoteri me mbiemrin Bejko (drejtor ne Bashki). Prezantimi fillon me punen e bere gjate ketij nje viti e gjysme qe kaloi dhe perzantimin e punimeve qe do vijojne edhe per vitin tjeter. Nuk u prezantuan shifra. Mbase mungesa e tyre mund te justifikohej me planet qe ka bashkia vete per punimet e projektet qe jane ne vijim e siper. Total ne minutazh kishin kaluar tanime mbi 40 minuta. Por fjala buxhet serish nuk po dilte ne drite. Ne te majte ishe vendosur nje tabele ku nje vajze e re supozohej te merrej me shenimin e komenteve nga pjesmarresit. Vetem se 40 e ca minutave propagande do i mbesinin vetem 10 minuta pyetje e pergjigje. U bene disa pyetje, te cilat rendom filluan me fjale pergezuese per kryebashkiakun e pastaj me ton me te ulet behej nje kerkese per suvatimin e nje pallati, riparimin e nje rruge etj. Serish fjala buxhet nuk po dilte gjekundi. Nderkohe mediat Top Channel Ora News, Klan, u larguan nga salla sapo filluan pyetjet.



Edhe njehere u bera deshmitare e nje farse me emrin ‘degjese publike’. Me perfaqesues partish me axhenda te munguara e me vrasjen e vete konceptit te fjales buxhet. Mu kujtua sesi po perfundon ky vit dhe sesi vijon mungesa e transparences se pasqyres financiare per kete vit nga vete bashkia Tirane. Duhet te jemi vendi i cudirave diskutohet per buxhetin pa shifra, pa zera, pa pjesmarrje konkrete te konsultimeve me publikun. Ne vendin e tyre kemi propaganden, antaret e partive ne njesite bashkiake qe marrin ftesat per keto evente dhe median qe eshte bere pale ne keto evente te cilat mund te sherbejne per ti hedhur hi syve institucioneve te BE-se, por vijojne te perjashtojne qytetarin dhe vijojne te luftojne ndjesine e te qenit komunitet qe informohet e konsultohet per menyren si menaxhohen taksat e tij.

Friday, February 26, 2016

Përse e kundërshtoj projektin tek parku i liqenit

Përse e kundërshtoj projektin tek parku i liqenit
1. Vendi i gabuar për një kënd lojrash pasi sakrifikon ose pakëson atë hapsirë kaq të vogël të gjelbërt që i ka mbetur këtij qyteti të përhumbur në kaosin e ndërtimeve pa respektuar asnjë plan urbanistik.
2. Mungesa e transparencës dhe arroganca në vendim-marrje e injorimi i publikut. a) akoma nuk ka një plan të qartë edhe pse kanë filluar punimet prej javësh.b) është bërë me dyer të mbyllura, pa marrë parasysh palën kryesore që është pikërisht publiku duke mos zbatuar konventën e Aarhusit (që Shqipëria ka firmosur prej vitesh) e duke mos respektuar gjithpërfshirjen në vendimmarrje, një standart që duhet respektuar në një vend demokratik.
3. Paligjshmëria në nivelin procedurial si në lidhje me procesin po aq dhe në falsifikimin e mungesën e dokumentave të duhur. a) 4 000 m2 u rrethuan ndërkohë qe leja në nivel qëndror u aprovua vetëm pas 4 ditesh, b) Këtu dhe pushteti qëndror vijoi duke marrë vendime unilaterale duke mos marre parasysh publikun. c) Mungesë e lejes mjedisore për hapsirën në fjalë.
4. Mungesa e konkurencës. a) Kompania e zgjedhur për projektimin e parkut në fjalë nuk ka kaluar nëpërmjet një procesi konkurues. Të pakën publiku nuk është i informuar në lidhje me këtë proces dhe nëse ka ekzistuar,
5. Keq menaxhimi i fondeve publike, dhe mungesa e trajtimit të Tiranës si qytet koheziv në lidhje me investimet e shërbimeve publike. a) Vlera e projektit është 74 milion lekë (të reja kuptohet). Fëmijët në Tiranë kanë nevoja shumë më urgjente se një kënd lojrash. Ka shkolla pa librari/ biblioteka, pa palestra e pa banjo të mirmbajtura. Ka kopshte ku lagështira e mungesa e mirmbajtjes vijon të bëhet arsye pse shumë prindër refuzojnë ti dërgojnë femijët e tyre atje. b) Tirana ka plot lagje ku mungojnë këndet e lojrave e gjelbërimi. Ka zona ama që për karakteristikë të vetë standarteve socio ekonomike paralelisht nuk kanë as ato qendrat tregtare ku fëmijët e të pasurve të brenda unazës së Tiranës zgjedhin të luajnë. Bërja e një këndi lojrash tek parku i liqenit do i shërbejë më shumë atyre fëmijëve që kanë një mirëqenie të caktuar krahasimisht më lart se atyre fëmijëve që banojnë në periferi.
6. Edhe njëherë tek procesi. Mungesa e transparencës, konkurencës, etj ka vrarë po ashtu dinamikën e shëndetshme te një procesi politikbëres, ku informimi paraprak i supozuar, do mund të ishte shoqëruar për thirrje për projekte të cilat mund të kishin si kriter dhe pjesmarrjen e komunitetit në vendim marrje por dhe në hallka të vecanta të tij në mënyrë aktive. Për shembull, konkursi brenda në shkolle në lidhje me një logo apo me një ide për zhvillimin e vendeve rekreative për fëmijë.

Përfundimisht, ky plan në vend që të integrojë shoqërinë po e disintegron më tej atë. Parë në perspektivën e një sociologu, komuniteti ka nevojë të ndjejë një sens përkatësie me projekte që e prekin atë, sensi i përkatësisë në këtë projekt është i paqenë. Parë në perspektivën e politikave publike, ky vendim e proces është shembulli tipik i sesi nuk duhen marrë vendimet. Parë në aspektin ligjor, kemi vetë institucionet që thyejnë ligjin. Parë në aspektin shtet-ndërtimit, marrëdhënia mes qytetarit e institucioneve, ne jemi shoqëria e vendit me besueshmërinë më të ulët (në kontinent)ndaj institucioneve të tij ky projekt sikurse shumë vendime alla koncesionesh që po merr kjo qeveri e fundos edhe më shumë atë.

Wednesday, January 6, 2016

Letër e hapur për Universitetin e New York-ut në Tiranë

Letër e hapur drejtuar Universitetit të New York-ut në Tiranë në lidhje me eventin e Konferencës “25 vjet tranzicion”.

Më 28 Nëntor isha ndër pjesëmarrësit e konferencës ndërkombëtare “25 vjet pas rënies së komunizmit, tranzicioni në perspektivë”, konferencë kjo që u zhvillua në Tiranë. Pasi hasa shumë problematika, duke qenë se jam njeri konstuktiv i dërgova një email sqarues organizatorit kryesor të evenimentit, rektorit të universitetit të New York-ut në Tiranë Z. Fatos Tarifa. Përgjigja që mora ishte tejet antagoniste, jo se prisja lëvdata, por meqë kjo letër me ankesa vinte nga një ish-studente e këtij institucioni, prisja së paku një përgjigje të tipit që ‘dhe pse nuk biem dakord për të gjitha ankesat që keni shtruar për disa nga ato për të cilat si senat biem dakord se duhet reflektuar, do të merren parasysh në konferencën e radhës’.
Normalisht qëllimet kryesore të një konference akademike kanë të bëjnë me arenën ku akademikët diskutojnë, gjetjet e tyre në mënyrë shkencore ku teoritë e hipotezat përfitojnë komente konstruktive nga pjesëmarrësit, replikimet e studimeve të tjera dhe rrjedhimisht mund të vijohet me publikimin në vëllime të veçanta. Paralelisht këto evenimente shërbejnë për rritjen e network-ut i cili mund të sjellë bashkëpunime mes akademikësh që ndajnë interesa të përbashkëta në botën kërkimore.
Por unë si pjesmarrëse në këte konferencë vura re me dëshpërim se qëllimi kryesor i saj kishte qenë efekti PR, apo e shkruar shqip efekti i shkëlqimit të logos së UNYT, një efekt i gatimit të bukës në mikrovalë ku do dominohej me imazhin e jo me përmbajtjen e qëllimin serioz të një konference të këtij profili. Për eventin ishte zgjedhur Hotel Tirana, i cili me gjithë luksin, është i vetmi që ofron facilitetet me shumë salla konferencash. Ishin ftuar studiues me emër të teorive të tranzicionit si Dr. Claus Offe. Nga ana tjetër, përtej eventit të ditës së parë, data 27 Nëntor, ku u mbajtën fjalimet e të ftuarve të nderit përpara një salle plot e ku media nuk mungoi veçanërisht sepse ishte i ftuar nderi dhe kryebashkiaku i Tiranës, realisht panelet e pjesëmarrësve që do bënin prezantimet e tyre të nesërmen (ditë e shtunë, për më tepër 28 Nëntori) u zhvilluan brenda pak orëve të paradites ku pjesmarrës në audiencë me shumë gjasa ishin vetë ata që prezantonin, ose pjesëmarrja do të ishte minimale sikurse ndodhi tek paneli ku unë prezantova. Se si mund të zgjidhet për një event të këtij profili datat 27-28 Nëntor, data aspak e përshatshme jo vetëm sepse ishin data që preknin fundjavën, por paralelisht duke qenë ditë festash, mundësia e pjesëmarrjes nga ata që mund të ishin të interesua, këtë nuk kam arritur akoma ta kuptoj. Një mendje konspirative do të hamendësonte se u zgjodh qëllimshëm pikërisht sepse mund të ekzistonte frika e përballjes, por unë dua të mendoj e besoj në mungesën e profesionalizmit. Mbase këto data që me sa m’u komunikua ishin planifikuar dhjetë muaj përpara, u piketuan si të tilla sepse simbolika e fjalës tranzicion takonte ditën e flamurit. Por mbase duke parë si primare vetë qëllimin e një konference të këtij lloji, organizatorët do të kishin synuar një datë më të përshtatshme, ku politikëbërsit, studentët etj., do të kishin më shumë gjasa të merrnin pjesë në këto evente përveç shumë prej prezantuesve në panele, të cilët duke pasur një axhendë më konstruktive (pra jo katër panele njëkohësisht, por dy për shembull) do të mund të krijonin diskutime e ndanin sygjerime ndaj punimeve. Kështu të paktën në panelin ku unë mora pjesë, prezantuesja e fundit pati nje audiencë prej thuajse zero personash nëse nuk konsiderojmë si audiencë moderatoren dhe dy prezantueset pararendëse unë përfshirë.
Një problem tjetër që hasa kishte të bënte me mungesën e moderimit si në matjen e kohës së prezantuesve ku secili normalisht duhej të kishte njëzetë minuta (komunikimi i kohës vetëm pak minuta se ta bënim atë), por dhe një mungesë moderimi në reagimet e atyre të paktëve reagues që përbënin një audiencë që matej me gishtat e dorës. Një kundërargument i drejtë i audiencës ndaj prezantimit të njërës prej studiuesve që paraqitën punimin, hasi në një përgjigje e cila nëse do përkthehej nga toni ishte e tipit ‘mos guxo të më kundërshtosh’. Nga ana tjetër ndërkohë që unë do të prezantoja e treta, pa aprovimin tim, moderatorja më vuri te katërtën pasi atij pas meje do t’i ikte avioni. Po ashtu u vu re se prezantuesit largoheshin nga salla pas mbarimit të ligjërimit të punimeve të tyre gjë që e zvogëlonte dhe më shumë audiencën potenciale për ata që prezantonin pas tyre. Në panel ishin disa prezantime, por prezantimi ka gjuhën e tij profesionale që do të thotë se ti fillon me idenë ku kontribuon në akademi si studim dhe përse është i rëndësishëm ai. Disa nga këto prezantime (jo të gjithë) nuk e shpalosën idenë se ku kontribuonin, edhe pse me shumë gjasa (dua ta shpresoj) kjo rëndësi e ky kontribut do të gjejë vend në punimin final që mund të publikojnë.
Siç shkrova më lart ajo që më shtyu të bëj publike këtë letër nuk ishin problematikat e eventit, por ishte reagimi armiqësor i Z. Tarifa ndaj komenteve që i nisa. Disa nga këto komente kishin të bënin me investigimin nga ana e tij duke pyetur pjesëmarrësit e tjerë (ndër to, dy prezantueset ku ai vetë paska qenë këshillues i tezave të tyre) e ku pretendimet e mia nuk gjenin vend. Një tjetër koment, i cili nuk trajtonte zgjedhjen amatoreske të datës, trajtoi faktin sesi unë u pranova të jem pjesë e eventit ndërkohë që kishte kaluar afati i pranimeve, anipse unë nuk bëra asnjë lutje, por thjesht aplikova si e brendshme pasi u bëra anëtarja më e re e Qendrës për Studimet Sociale pranë UNYT. Një koment tjetër i tij më linte të kuptonte se punimi im nuk ishte origjinal për konferencën. Kjo pasi ishte teza e masterit tim që u publikua online në muajin Gusht (2015) nga vetë universiteti shtetëror i Oregonit ku unë u diplomova, e që mua më bëri të mendoj për rrëfimin që më bëri një profesor që mori pjesë në këtë event e më konfirmoi se këtë punimin e tij që prezantoi e kishte prezantuar para tre vitesh diku tjetër. Sikurse pati garniturë si koment se unë isha e vetmja që kisha vetëm master e jo doktoraturë , megjithatë isha pranuar të merrja pjesë. Një koment tjetër final, i cili u shoqërua me epitetin ndaj meje si kritike arrogante, kishte të bënte me faktin se unë isha e vetmja që u ankova, paçka se të paktën në dijeninë time ky eveniment nuk u shoqërua me një anketim online ku të maste pëlqyeshmërinë ndaj tij e se mbase jo të gjithë kanë motivimin e kurajon të shprehin pakënaqësi, pse jo mbase forca e autoritetit brenda UNYT dhe oportunizmi kombinuar me frikën, sikurse mungesa e traditës së sfidës ndaj autoritetit mund të ketë bërë shumë profesorë të nderuar të UNYT të heshtin.
Si përfundim, Tarifa e mbylli me faktin se ai ka qenë në mbi njëqind konferenca ndërkombëtare dhe e di mirë si shkojnë ato. Unë i them se konferencat ndërkombëtare ku unë kam marrë pjesë janë më pak se tre, por kjo nuk më bën të mos di se ku janë shtyllat kryesore të bërjes së një eventi të tillë e se realisht dhe çertefikatën që m’u dha për pjesmarrje nuk do e bëj pjesë të CV-së sime. Kjo sepse aty ku prezantova salla ishte thuajse bosh, e se unë kornizat i shoh dytësore. Siç e shkrova në letrën e parë që ju nisa mbase kjo ishte një eksperiencë e parë e UNYT e kësaj natyre dhe është e vërtetë që UNYT është një institucion privat, por sikurse dhe unë me studimet bachelor jam produkt i këtij institucioni, më intereson imazhi i vërtetë i tij dhe jo ai i slloganit [duke edukuar udhëheqësit e të ardhmes] që e has rëndom në kanalet televizive. Më intereson imazhi i përmbajtjes, i thelbit, ku studentë e profesorë bashkëpunojnë duke kontribuar akademikisht. Nëse ky event do të ishte organizuar më modestisht, mbase në vetë ambientet e UNYT, mbase nuk do kishim karrige që shkëlqenin, por do të kishim ndarë më shumë, do të kishim sugjeruar metoda kërkimore të avancuara tek punimet e njëri-tjetrit, do të kishim orientuar dikë që mbase kishte nevojë për këshillat tona e mbase do të kishim ndërtuar partneritete akademike me pjesmarrësit e tjerë. Por mbase duhet pranuar se përpos të tjerash, në Shqipëri ka një mishmash që është trend kombëtar në shumë fusha, e ku në fund të fundit pse një akademik bëhet dhe menaxher eventesh nuk mund të përbëjë kurrë lajm. Por mbase institucioni do mund të reflektojë pak më shumë e të kuptojë se ata që ia duan më shumë të mirën imazhit të tij janë vetë ish-studentët e tij. Mbase vetë trupi akademik duhej të kishte reaguar, e mbase vetë institucioni do të ishte më gjithëpërfshirës e joekskluziv në mënyrën si operon. Mbase atëherë gabime të këtij lloji që sjellin boshësi në vend të imazhit konstruktiv do të zëvendësonin ato kronika të sponsorizuara televizive, me publikime cilësore në revista akademike.




Friday, June 19, 2015

Kur protesta e votës më në fund çertefikohet

Kjo fushatë zgjedhore edhe njëherë bëri që të nxjerrin kthetrat partitë duke vulosur sërish divorcin me shumicën e shtetasve të vet. Nga njëra anë kishim vonesat e deklarimit të kandidatëve duke thyer qartë e pastër ligjin, nga ana tjetër kishim daljen shtatanike në fushatë duke thyer sërish ligjin. Pati sërish parodi tragjikomike ku kryeministri i vendit shantazhon hapur elektoratin se nëse nuk votohet aleanca e tij nuk do të ketë bashkëpunim, edhe pse buxhetin e qeverisë e ushqen pikërisht taksa e shumë qytetarëve që shantazhohen nga ai. Pati sërish mbulime mediatike të pushtuara nga anësitë partiake, sikurse vetë media pranonte hapur reportazhet e montuara nga stafet e kandidatëve. Pati sërish programe plot premtime ku njerëzia me shumë gjasa dyshoi nëse bëhej fjalë për zjedhje të përgjithshme apo lokale. Pati shpenzime marramendëse dhe premtime përrallash anipse borxhi publik tejkalon tashmë 71% e GDP-së dhe pabarazia sociale ka arritur kufijtë e paimagjinueshëm. Por pati dhe deklarimin e kandidatit të pavarur për Tiranën Gjergj Bojaxhi, një risi, e cila më e pakta ndikoi në uljen e temperaturës agresive elektorale të parë deri tani.
Ndryshe nga të tjerat, kjo fushatë intensifikoi diskursin kundër kriminelëve që kanë zaptuar politikën. Vetëm se ky diskurs u bë në mënyrë ishullore, diku një deklaratë e përfaqësisë së BE-së, diku një deklaratë e ambasadorit të SHBA-së. Ajo e BE-së e shpëlau mirë gojën, edhe pse kriminelët kandidatë të zgjedhjeve lokale nuk janë veçse nënprodukt i zgjedhjeve të 2013, zgjedhje këto ku elektorati u ble me shumicë në zona të caktuara. Zgjedhje këto të fundit ku BE-ja, kaq e lodhur me nxënësin ngelës Shqipëri, u gëzua më në fund meqë pati vetëm një të vrarë dhe pati rotacion edhe pse ky i fundit ishte i pjesshëm. Katërfishimi i LSI-së në mandate nuk u bëri përshtypje. Edhe blerja e votës, me shumë gjasa, do t’u jetë shkruar si shënim diku nga fundi i raportimeve të OSCE-ODHIR.Shkruaj se e shpëlau mirë gojën BE-ja, pasi fillimisht i kërcënoi partitë se do të publikonte emrat e kandidatëve të inkriminuar, nëse partitë nuk do merrnin masa. Realisht kjo deklaratë u sfumua dhe u mjaftua me një vizitë në një gjimnaz të Tiranës ku ju sugjerua nxënësve t’i bënin kërkim në google kandidatët. Me pak fjalë përfaqësuesja e BE-së u tërhoq nga premtimi paraprak. Së fundmi, me vizitën e saj në Shkodër ambasadorja e BE-së artikuloi thirrjen “Mos e shisni votën”, thua se shumë nga ata që e shesin sot votën, nuk i blejnë ushqimet me listë, që janë shëndoshë si molla e nuk kanë nevojë për ilaçe; shumë nga ata nuk janë të papunë prej vitesh, shumë nga ata nuk bëjnë pjesë tek ajo pjesë e shoqërisë që jeton nën minimumin jetik.E së fundmi mbase shumë nga ata nuk e dinë se një pjese të mirë të politikës së sotme i intereson marrëdhënia e varësisë me elektoratin, kjo pasi sa më i pazhvilluar ekonomikisht ai, aq më lehtë e lirë blihen votat.
Nga ana tjetër kjo fushatë u shoqërua me mediokritetin e kandidatëve, të cilët u përqafuan me “popullin” dhe zbritën t’i takonin (duke i seleksionuar).Edhe kësaj radhe u premtua shumë, mbase më shumë se kurrë më parë. Për shembull, dikush do të rregullonte Tiranën duke u shoqëruar nga kryebashkiaku më i dobët i Tiranës, i cili sapo e vulosi fundin e mandatit si kryebashkiak duke dhënë leje ndërtimi mbi një ndër vilat historike të Tiranës. Kandidati gjinekolog përveçse tregoi mungesë totale etike, premtoi se do të ulte taksat (dikush duhejt t’i bënte një trajnim që të bënte dallimin mes zgjedhjeve për qeverisje qendrore dhe atyre lokale). Po ashtu ai do të vijonte planet e kryebashkiakut pa krye.
Dikush tjetër pasi kishte zbuluar 100 liqenet e Tiranës, po ashtu premtoi se do të decentralizonte Tiranën e madhe në lidhje me kanalizimet dhe vaditjet, edhe pse në stadin e korrupsionit sistemik ku jemi, ky hap mund të intensifikonte praktikat korruptive. Po ashtu ai premtoi se do të ushqente të pangrënët duke aplikuar modelin francez të bashkëpunimit me supermarketet, edhe pse në kontekstin tonë, këto të fundit, me shumë gjasa, i riprintojnë datat e skadencës me muaj pas afatit real. Po ashtu ky i liqeneve, dënoi betonizimin e krijuar nga kryebashkiaku aktual, por bekoi performancën ramiste si një ushtar i bindur.
Këto zgjedhje me programe të paprogramuara, me shumë kandidate të inkriminuar, me shprehje të mekura të disa prej atyre institucioneve ndërkombëtare që duket sikur na e duan të mirën, kanë nismën “Ne, Tirana” me kandidatin Gjergj Bojaxhiu si risi. Shumë dyshohet akoma ndaj kësaj nisme, kjo sepse dëmi më i madh i politikës së deritanishme eshte vrasja e shpresës së qytetarëve të saj. Është pikërisht mosbesimi, i cili në këto njëzet e pesë vjet postkomunizëm sikur na është infiltruar në ADN, e shume prej nesh shohin vetëm braktisjen e këtij vendi si zgjidhje. Ka dhe nga ata që pritshmëritë i kishin shumë të larta dhe nuk panë shumë premtime fushate tek Bojaxhiu. Ka dhe nga ata që do të kishin dashur që kjo nismë të ishte bërë si e prerë me gërshëre sipas idesë së një lëvizjeje popullore, por me shumë gjasa nuk janë të vetëdijshëm për kontekstin ku ndodhemi. Ka dhe nga ata që nuk janë kundër, por ndihen se ju ikën vota bosh po ia dhanë.
Edhe unë, do kisha preferuar që kandidati Bojaxhi të mos dilte vetëm dy muaj para zgjedhjesh. Do të kisha preferuar që shumë nga ata që sot jane shtylla kryesore e mbështetjes së tij dhe dikur ishin pjesë e administratës publike të kishin shprehur publikisht që atëhere arsyet e largimit të tyre nga puna duke qenë se ajo ishte motivuar nga cënimi I integritetit të tyre. Edhe unë do të kisha dashur që kjo lëvizje të kishte qenë disi më organike e pse jo dhe me një linjë të qarte ideologjike. Megjithatë konteksti shqiptar na ka konfirmuar disa herë se nuk mund të jemi linear ne progresin tonë si shoqëeri. Nuk jam e sigurt se nëse ky grupim nuk do kishte vepruar në dinamikën e zgjedhur qoftë me ndryshimet e kodit zgjedhor për kandidatët e pavarur qoftë me baltosjen si sport kombëtar se sot do tia kishte arritur të ndikonte kaq shumë ne temperaturën elektorale. Kjo jo vetëm me ndikimin e përzgjedhjes se kandidatëve për Tiranën nga koalicionet e mëdha, por dhe nga vetë transformimi dhe artikulimi i çështjeve problematike nga këta të fundit pas denoncimit te marredhenieve klienteliste nga Bojaxhi. Unë e di që me shumë gjasa Bojaxhiu nuk fiton, por përballë shantazheve te kapoministrit, përballë blerjes së votës nga partitë e, më së fundi, blerjen e të rinjve me i-phonat e loguar si të LSI-së, votës që katranosa e zhvleftësova në 2013, preferoj t’i jap shansin një fare të mbjellë sot që do na japë një bimë të shëndetshme nesër. Kësaj radhe unë votoj Gjergj Bojaxhiun, pikërisht sepse ai është shprehësi i protestës që nuk është se ka munguar, por deri tani të paktën nuk është artikuluar.


Sunday, May 17, 2015

OP-ED: COUNTDOWN GRUEVSKI

"Being a civil society activist myself, if I was in Skopje today, I would launch the idea of an integrationist movement, a movement that tomorrow would join the protests not in the name of Zaev but in the name of the real spirit of solidarity between Macedonian citizens, with ethnic Albanians as an integral part. This movement could one day formalize itself as a party. Is Macedonia ready for such movement? I am not sure. My Albanian and Macedonian friends in Macedonia probably know better than me. However, in light of revelations that show how the government uses nationalism and ethnic conflict to stay in power, and knowing that current Albanian leaders have also used false appeals to nationalism in order to have a piece of the governance pie, such a movement would seriously threaten the current corrupt political class. As Gruevski’s days are counting down and our eyes turn toward Macedonia, I hope that the beautiful image of the Macedonian and Albanian flags together will meet a real awakening that would be an example to be followed, not just in Macedonia but across the Balkans."

You may read my full article published at http://balkanist.net/op-ed-countdown-gruevski/

Monday, May 4, 2015

Ku i keni programet zoterinj kandidate?

Zonja dhe zoterinj, miq dhe armiq, ndjekes dhe te njohur, partiak dhe jo partiak, ziliqar dhe servile, sapo krijova kete faqe te cilen ju ftoj ta beni "like". Jo per mua, por per interesin tone te perbashket. Dihet qe shume jane dele, dihet qe shume dele therrasin tjetrin si dele, megjithate kur vjen fundi si ty si mua si ate tjetrin na prek menyra se si na qeverisin. Ndaj, me duket shume normale qe ne keto momente te fillojme tu kerkojme pak llogari politikaneve tane qe po bejne takime me pjesmarres shume here te simuluar e qe po i shmangen qytetarit reagues. Ketu theksoj injorimin qe po i behet protestuesve tek diga e liqenit. Edhe pse un e mbeshtes hapur kandidaturen e ‪#‎GjergjBojaxhi‬ dhe nismen ‪#‎NeTirana‬, kjo perpjekje eshte gjithperfshirese. Ndaj pytja ime dhe e shume qytetareve sot eshte pergjigja ndaj pyetjes Si dhe Kur?

Thursday, March 19, 2015

Kur injoranca dhe populizmi prekin artin.

https://www.youtube.com/watch?v=7s8pMXrNDtY&feature=youtu.be

E di, shume nga ju do fillojne te me kritikojne per mungese atdhedashurie patriotizmi apo ku di une. Megjithate nuk rri dot pa e kritikuar tekstin e kesaj kenge, sado qe mesazhet glorifikuese mund te lejohen, pasi shihet si nje himn patriotik i kombetares, teksti gjithsesi mund te perpunohej. Ne kete kenge degjohet termi "Shqiperi e madhe". Dikush duhet ti kishte thene Dr Mumajesit, se ky term eshte shume i perdorur nga komshinjte qe na e duan "te miren". Mund te permendej si terminologji Shqiperia natyrale ose dicka e perafert por jo Shqiperi e madhe. Edhe sikur te bashkoheshim (trojet e banuara aktualisht nga Shqiptaret) madhesia e vendit tone do ishte serish me e vogel se Greqia bie llafi. Perpos kesaj "i/e madhe" eshte terminologji primitive. Tani nje pergjigje mud te kete te beje me modelin e gjithologut (kaq i promovuar ne shoqerine tone). Flori Mumajesi, mund te jete i famshem si kengetar, kompozitor, e ku di une, por veshja edhe me autoresi teksti eshte e tejkaluar te pakten bazuar ne kete "krijim" artistik. Se fundmi ka dhe nje detaj tjeter, idolatria dhe absolutizmi ndaj atyre qe kane marre monopolin e artistit, ne rastin konkret edhe pse mund te jete pune skuadre, asnjeri ne "skuadren" konkrete nuk paska guxuar ti beje nje kritike konstruktive, ose ose ketu serish kemi te bejme me injorance kolektive. Zgjidhni e merrni! Ah po, na rrofte zeri i bukur dhe flamuri kuq e zi!

Saturday, March 7, 2015

7 Mars


7 Marsi, pertej "mirnjohjes" (qe me ngjan me servilizem) ndaj mesuesve, duhet te sherbeje si dite reflektimi per sistemin e masakruar te edukimit qe i eshte bere Shqiptareve gjate shekullit te kaluar e atij ku jetojme sot. Nderkohe qe falenderimet duhet ti shkojne piksepari atyre qe u bene heronj ne mesimdhenien e gjuhes Shqipe ne fillim te shekullit te kaluar, sistemi i arsimit ne epoken komuniste njohu dy fenomene: mesimi mekanik ku per here te pare mbi 98% e Shqiptareve (brenda Shqiperise) mesuan te shkruajne e te lexojne, dhe ndrydhja e burgimi i mendimit nga ana tjeter.

Mesuesit gjate kohes komuniste kishin qasje neurotike. Mesuam ti duam e ti respektojme ne menyre sociopate, akoma mbaj mend sot se si me ra me shuplake nje mesuesi i Anglishtes per nje pergjigje te gabuar kur isha 11 vjec. Sot jam e sigurt se do i jepja leksione vete atij. Koha post komuniste, njohu bastardizimin e sistemit arsimor, rrjedhje truri (emigrimi i mbi 62% i atyre qe kishin master e doktoratura), renia e autoritetit te mesuesit/ pedagogut permbys, shitja e diplomave, universitetet private qe u perhapen si kerpurdha. Abuzimi i qeverive me institucionin e arsimit, politizimi i saj, dhe gangrenizimi i metejshem arsimor, ku nuk ka pasur as edhe nje studim qe te vendose nje lloj barapeshe mes idese zhvillimore afatgjate, mes ofertes se tregut te punesimit e kerkeses per pune.

Sot un nuk i jam mirnjohesee nuk dua marredhenie " pseudo dashurie" me mesuesit e profesoret, dua marrdhenie profesionale me ta, marredhenie e cila shkon pertej nje note dhe vleresimi argumentohet e komentohet. Per fat te keq, profesoret/ mesuesit/ instruktoret/ etj ne kohen post komuniste pa i futur te gjithe me nje kuti, kane prodhuar dele e jo nxenes e studente. Diku sepse ata vete trasheguan mendesine e deles, diku sepse vete sistemi admnistrues ne keto institucione eshte po ashtu tejet vertikal ne ushtrimin e vendim-marrjes brenda tij. Puna e mesuesve, institucioneve arsimore duhet te bazohet tek prodhimi, pra nxenesit, studentet dhe karriera qe ata kane pasi diplomohen nga keto institucione me bekimin e ketyre mesuesve/ profesoreve. Pare ne nivelin e shembullit qe ata japin si bashkepunues me njeri tjetrin, un me shume kam pare bashkepunim ne kopjimin e puneve akademike sesa ne organizimin mes tyre per te krijuar sindikata e per te ndikuar ne vendimarrjet institucionale. Pare ne nivel kombetar , integrimi i produktit studentor ne shoqeri eshte treguar me se paku si i thone anglezet "distorted", kryesisht kjo mase, eshte integruar me shume ne apati sesa ne sipermarrje, bota reale akademike etj etj. Keshtu pra, 7 Mars feste patetike per realitetin mesuesor ku ndodhet shoqeria jone.

Friday, March 6, 2015

Si per festen e grave, nje lajm qe ju thot se jeni nena piksepari.



Me kete doreheqje Elisa, sapo ju dhe argument, justifikime atyre qe e bazojne mos angazhimin e gjinise femerore ne poste drejtuese per hir te natyres riprodhuese qe ajo ka. Ne nje kontekst tjeter mund ta duartrokisja kete dorheqje, sidomos meqe “burrat” shqiptar mezi shkulen prej karrikeve, por jo ne kontekstin aktual.
Nga ana tjeter, dihet tanime se nuk ka politika lehtesuese per grate profesionale as ne privat (disi e kuptueshme per fazen zhvillimore) por as dhe nga institucionet shteterore. Para disa ditesh vura re nje postim te Profesor Kabo-s ku tregohej sesi nje nene udhetonte bashke me vajzen e saj 5 vjece nga Shkodra ne Tirane per te ndjekur studimet master vetem sepse nuk kishte ku ta linte ate. Nderkohe, pertej mungeses diku financiare, verej se mungon korniza mendore per te qene me bashkepunues si shoqeri.

Wednesday, February 4, 2015

Reformat nga poshte dhe modeli nga lart




Shqiperia ka te gjitha simptomat e fenomenit te korrupsionit kolektiv, pra, nje situate ku jo vetem institucionet e perfaqesuara (ne rastin tone partizanisht) korruptohen, por dhe vete shtetasit apo sic quhet ne gjuhen popullore (qe un nuk e perdor ne pergjithesi), populli. Pra, nuk ka vetem nje dege ne funksionimin e organigrames se ketij shteti qe eshte kapllosur nga korrupsioni por ai eshte bere fenomen mbizoterues duke arritur deri aty sa te mos habitemi me kur degjojme sa lek kushtotnte punesimi ne filan ministri, gjykate, magjistrature etj etj. Sinqerisht, me thoni sa nga ju habiten nese degjojne se filani dha kaq lek per tu punesu ne filan ven?
Nisma e fundit, ku qeveria u ben thirrje qytetareve te denoncojne korrupsJOnin (me c’rast pergezoj deformimin e Shqipes per arsye marketingu), na kujton ato fillesat e qeverisjeve, zelli I fillimit , asgje me shume. U hoq nje drejtoreshe nga puna fale denoncimit te mesuesve dhe verifikimit nga ministria te ketyre pretendimeve. U hoqen nga puna dy police, si dhe u arrestuan dy apo tre qytetare te cilet tentuan tu jepnin bakshish policeve. Keto jane lajme qe ne pamje te pare mund te na duken shpresedhenese deri diku por e verteta eshte se keto lajme jane thjesht nje paracetamol perpara terapise qe nevojitet. Per shembull, paralelisht me keto lajme ne nje deklarate te fundit ne parlament, qeveria aktuale akuzoi per abuzime ne vlera uleritese ish qeverine si dhe keq qeverisje e mos deshire as krahasimi me te. Megjithate, ne ato momente edhe Ilir Meta, edhe Berisha, ishin te ulur krenarisht ne pozicionet perkates. Me shume gjasa edhe e kane duartrokitur Ramen ne fund te fjalimit. Sa denoncime ka derguar ne prokuri me gjendjen e gjetur ne qeveri maxhoranca aktuale? Sa u informuan mediat per te pervec reagimit kunder reagim ne vigjilje te ngjarjes se pilotit major? Cfare u be me denoncimet e Mimi Kodhelit ndaj ish ministrit te Mbrojtjes?
Duke mos u habitur fare se sistemi I drejtesise qe eshte kthyer fole te fenomenit te korrupsionit ne Shqiperi, eshte si eshte, un habitem per kete sinergjine nder-institucionale qe ekziston per te varrosur dhe ngjarjet, thua thua, se ne sistemin ku jetojme, ke amnisti totale gjate mandatit qeveritar. Bej si duash, vidh, abuzo, keq qeveris, dhe me e keqja qe te ndodh eshte se do jesh ne opozite. Un shikoj nje marreveshje te hapur mes kastes politike. Ajo fjala qe politika e ka marre inat dhe gati gati do e heqe nga fjalori I shqipes eshte “hakmarrja”, kjo sepse nderkohe qe ndeshkimi I keq qeverisjes dhe abuzimeve nuk ka te beje me hakmarrjen por me fjalen SHTET, perceptimi ne nivel personal i pronesise se institucioneve, I ben te shprehen keshtu edhe ne lidhje me funksionimin e tyre. Pra un nuk hakmerrem, nuk ka hakmarrje politike ne demokraci etj etj. Sikur te mos mjaftonin politikanet dhe gjykatat, verej qe dhe mediat I sherojne mire informacionet duke I varrosur e zbukuruar me rifreskime te tipit cfare ndodhi pertej atlantikut. E vetmja hapsire ku shikon pak ofshame popullore jane rrjetet sociale.
Nisma e fundit, e denoncimit nga poshte lart , mund te jete nje nder mekanizmat simbolik per luften e fenomenit, te pakten sa per sy e faqe. Por per nje shtet me ekonomi skeleti, dhe prani te fenomenit te korrupsionit kolektiv, duhen politika universale dhe koordinime e sinergji nder-institucionale krejtesisht ne kah te kundert nga menyra se si keto te fundit operojne sot. A eshte e mundur kjo maxhorance, me kete perberje, me keto institucione, te na beje te besojme se vertet po lufton korrupJOnin?

Wednesday, January 28, 2015

Komente ndaj nje interviste "pa audience" e replika.

Disa reflektime pasi pashe intervisten e #Edi Rames ne Shqip te dates 26 /01/2015 ne Top Channel.

Energjia dhe krahasimi ne lidhje me uljen e kriminalitetit per 100 mije banore krahasuar me Malin e zi.


Meqe eshte i bindur Z. Rama se pensionistet dhe personat me aftesi te kufizuara paskan mundesi te paguanin energjine e si rrjedhoje e gjithe popullata mundet a mund te na thoshte ai se sa % e te ardhurave mujore per nje familje (shume numerore apo jo) shkon tek fatura e energjise? Nuk e di si eshte tani ne Shqiperi niveli i rroges mesatare (asaj te deklaruar) por di ama se ajo e deklaruar minimale per njefare kohe ishte 14 000 leke, ne ate te sherbimeve ku punonjesi punesohej bazuar dhe ne edukimin universitar si kriter kishte nje rroge minimale prej 19 000 leke. Nderkohe qe faturat e energjise sidomos per faktin se nuk ofrohet nje sherbim i organizuar i energjive alternative varionin diku mes 8 000 leke/ muaj deri ne 20 000leke/muaj. Pra te pakten 60% e te ardhurave mujore shkojne per pagesen e nje fature. Pyeta nje studente nga Vietnami ne lidhje me % qe perben nje fature e tille per nje rroge mesatare dhe me tha se jo me shume se 25%. Do me kishte pelqyer qe Znj Rudina Xhunga ti kishte bere nje pyetje krahasimore me fqinjet dhe ne kete nivel por mesa duket pergjigjet dhe pyetjet nuk mund te ishin kaq te thelluara. Keshtu pra shoqeria Europiane e Z. Rama duket se ka inflacion ne perkufizimin e tij.
Ne lidhje me sistemin e unifikuar te taksimit (taksa e qarkullimit + taksa e karbonit) ne faturen e naftes. Nuk e di pse nuk u pyet Rama se pse bujqit duhet te paguajne takse qarkullimi? Po ashtu a nuk mendon Rama se mbase kjo politike taksuese ka bere shume Shqiptare qe banojne ne troje afer me Malin e Zi, Kosoven, Maqedonine te furnizohen atje dhe me njefare menyre tregu vendas te humbase konsumatore.

Njekohesisht, nuk e kuptoj kete besen e dhene konjukturave ne percaktimin e cmimit te naftes (sic aludoi KM-ja kartelet qe percaktojne cmimin e naftes ne nivel global), nderkohe qe te pakten zyrtarisht jemi prodhues dhe konsumues i saj. Mbase Rama nuk paska lexuar se si vendet qe sot quhen shtetet neto eksportuese te naftes edhe kur jane te lidhura me ane te OPEC, pra zyrtarisht, kur ju ka interesuar te ulin apo ngrejne cmimin per interesa te brendshme nuk kane ngurruar. Megjithate e pranoj qe arsyeja e kostos se mjedisit qe u permend nga ai shkon. Do me pelqente ama qe koston e mjedisit ta shikonte dhe tek cilesia e naftes qe eshte hedhur ne tregun Shqiptar si dhe lejimi i automjeteve jashte standartit qe lejohen te qarkullojne.

Shqiperia si kontribuese e ulet e taksave krahasuar me rajonin


Pse nuk u pyet Z. Rama ne lidhje me pranine e infrastruktures se pageses se faturave nga bizneset e vogla e te medha. Pa me thoni ju miqt e mi sa nga ju paguan fatura ne hotelet, restorantet, lokalet ku kaluat pushimet vjet? Sa nga ju qe beni blerjet tek marketet poshte pallatit merrni dhe aturen tatimore teksa paguani? Pra ke akuzon Z. Rama kur permend kontributin e ulet te taksave? Po evazionin fiskal pse nuk u pyet sa u rrit ai me vendosjen e takses progresive (ne parim te pakten nje efekt i tille eshte i pranuar kudo ne literaturen ekonomike sidomos per nje vend me institucione kaq hibride si Shqiperia).

Zgjedhjet lokale

U be nje pyetje nga Rudina Xhunga ne lidhje me zgjedhjet lokale, por nuk u be nje pyetje ne lidhje me problemin kryesor te elektoratit Shqiptar sot qe eshte fenomeni i babezitur i blerjes se votes, edhe pse ky fenomen prek drejtperdrejt shtresat me te marxhinalizuara si ato ne zonat e izoluara malore, apo pjeses me te varfer te shoqerise qe akoma merr buke me liste.

21 Janari
Sa per tragjedine e 21 Janarit dhe blerjes se atyre jeteve me leke, BIRN publikoi me imazh te qarte aprovimin e tij. Me vjen keq qe Xhunga njekohesisht nuk reagoi te mbronte vetveten nderkohe qe Rama gati gati sa nuk e quajti idiote.

Per ta mbyllur, nderkohe qe politikat reformuese jane per tu pergezuar dhe eshte e vertete se Rama e gjeti Shqiperine ne nje situate tragjike sidomos pas keq qeverisjes se Berishes me partnerit te tij Meta me te cilin bashkeqeveris sot, (Berishen uroj qe nje dite te prehet ne paqe ky i fundit te pakten politikisht) duket se keto politika te promovuara nuk jane shumplaneshe e te mirellogaritura por politika copy paste te cilat do jene kopjuar nga ndonje manual toniblerian dhe qe duken trendy. Kostot e koalicionit LSI-st duket qarte se jane thembra e Akilit per PS e Rames packa se ky i fundit ben nje sy qorr publikisht. Sa per opoziten, nderkohe qe mund te ankohem per Ramen, tragjedia me e madhe e klases politike ne Shqiperi sot eshte se nuk ka OPOZITE ndaj krahasimi i qeverisjes dhe lidershipit Berishian ne qeveri i jep shume pika + Rames. Right, sic votuam per te keqen me te vogel (shumica pre jush se un u vura vize te gjitheve) ashtu duhet dhe te kenaqemi per sojin e qeverisjes se sotme krahasuar me te djeshmen.

Faleminderit qe me lexuat,

Alidea nje votebardhiste.

Wednesday, November 26, 2014

Në mënyrë që flamurin ta duam siç duhet!

Kam më shumë se një vit që ndodhem këtu në SHBA duke ndjekur studimet master për politikat publike. Për herë të parë mora pjesë në një eveniment kushtuar pavarësisë së Shqiptarëve organizuar nga shoqata Drita e Arbërisë në Seattle SHBA javës që kaloi. Ndërkohë që dua të përgëzoj drejtuesit e kësaj shoqatë për organizimin plot përkushtim ku mes të tjerash kishin ftuar dhe këngëtaren e mirënjohur shqiptare Ermira Babaliun si dhe po ashtu artistin e mirnjohur Mirush Kabashi, dua që nëpërmjet kësaj letre të hapur tu bëj disa sygjerime. Uroj po ashtu që këto sygjerime ti shërbejnë të gjithë shoqatave Shqiptare kudo ndodhen ato .
Arsyeja që më shtyu të bëj këto sygjerime ishte eksperienca si asistente kerkimesh akademike mbi funksionimin e shoqatave të komuniteteve të ndryshme që operojnë këtu (psh shoqatat e ndryshme të emigrantëve nga vendet me origjinë nga Karaibet) dhe informimi mbi aktivitetet e shoqatave Shqiptare të cilat në rastin konkret kanë mundësi të shkelqyera që patriotizmin ta tregojnë përtej simboleve kombëtare.
Shumica e shoqatave kulturore të Karaibeve p.sh mbajnë një lidhje shumë konstruktive me vendet e tyre të origjinës. Misioni i tyre përgjithësisht e përçon patriotizmin duke kontribuar realisht ndaj komuniteteve që kanë lënë pas. Ky kontribut në shumë raste përkthehet me ndihmë konkrete si psh mbledhje fondesh për shkolla: bursa për nxënës, mjete dhe aparatura për shkollat, rinovime të ndërtesave me qëllim arsimuese, e deri tek ofrim bursash për studime në SHBA për studentët e shkëlqyer.
Pa dashur të fus në një kallëp të gjitha shoqatat Shqiptare, kam vënë re se në përgjithësi, me ndonjë përjashtim te vogël, aktivitetet e tyre i përmbledhin në qëllimet argëtuese duke promovuar simbolet/ festat kombëtare; pavarësia e Shqipërisë, pavarësia e Kosovës, promovimi i shqiptarëve që na bëjnë krenarë(ndonjë herë promovime pa përmbajtje si psh; fotoja në filan reviste mode e një modeli/eje), festival filmash Shqiptar etc . Pra kryesisht ka një mision kulturor por qe nuk rezonon më shumë se kaq. Ndërkohë, duhet theksuar se dhe nga ana organizative Shoqatat shqiptare nuk janë shumë të qarta. Në kohët e teknologjisë sigurisht që faqja në mediat sociale është një instrument por nga ana profesionale kjo e fundit është e pamjaftueshme.
Një organizatë duhet të ketë një mision të qartë, mision ky që pasqyron frymën e qëllimeve të kësaj shoqate. Ky mision mund të ketë synime afatgjata (promovimi I kulturës shqiptare, njohja me njëri-tjetrin dhe bashkëpunimi I Shqiptarëve në këto qytete apo shtete etj) si dhe afatshkurtra të ndërtuara në mënyrë të tillë që ti sherbejnë konkretisht dhe komuniteteve të origjinës ( Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi). Po ashtu nga ana organizative mundet shumë mirë që të kenë një këshill hierarkik apo horizontal I cili zgjidhet me votën e të gjithë atyre që e kanë konfirmuar veten si anëtare të kësaj shoqate. Në këte linjë duhet që shoqatat të vendosin një tarifë vjetore e cila mund të varioje nga 10-20 $ (dollarë) , shumë kjo e cila përdoret për kostot logjistike të mirevajtjes së kësaj shoqate. Njëkohësisht nga ana organizative këto shoqata mund të krijojnë buletinin e tyre informativ. Ndërtimi I nje faqeje ëeb mund të përdoret me këto fonde ku paralelisht vendoset një traditë transparence të plotë në lidhje me shpenzimet e shoqatës. Kjo strukturë do të institucionalizonte vetë shoqatat dhe nuk do i bënte ato të varura nga një individ sikurse nuk do abuzonte me gatishmërinë e një individi. Institucionalizimi I shoqatave Shqiptare paralelisht duke u identifikuar do të rriste mundësinë e shkëmbimit mes tyre (shoqatave) si nga ana e informacionit (duke krijuar lidhje mes njëra tjetres, lidhjet ëeb të pasqyruara në mënyre reciproke) por dhe nga ana e ndarjes së informacionit të aktiviteteve mes tyre. Do të ishte shumë pretenduese nga ana ime mbase por keto shoqata një ditë mund të krijonin dhe agjenda të përbashkëta. Sa bukur do të ishte sikur një ditë te dëgjoja për një konferencë të tëgjithë shoqatave shqiptare në SHBA ku diskutohet për politikat e asistencës si komunitet ndaj vendeve prej ku vijmë, e pse jo ku ju sygjerohet emigrantëve që mos ti ndihmojne familjet e tyre thjesht mes asistencës monetare ku paratë shpenzohen por duke ju sygjeruar qe të vendosin kushte në mënyre që këto ndihma monetare pë përdoren nga këta të fundit për qëllime edukimi apo sipërmarrjeje.
U gëzova që mora pjesë te festa e pavarësisë që u organizua në Seattle, ku shikoja se si sundonte e kuqja dhe e zeza tek veshjet e pjesmarrësve, tek tollumbacet dekoruese, tek flamujt e këngët patriotike. Por duke menduar se ishim afërsisht 300 veta dhe paguam një tarifë prej 30 -60$ (në varësi te statusit) do të isha entuziazmuar sikur në këtë biletë të kishte një kosto me 5$ më shumë, kosto kjo që do ti shkonte disa jetimoreve të cilat mund ti përdornin për tu blerë libra këtyre të fundit. Ose ose mund ti shkonte si ndihmë një shoqate me integritet si Instituti I Alpeve Shqiptare, veçanërisht meqenëse në këtë event kishim përfaqësuesen e saj studenten që na krenon Kristina Milaj. Kjo kosto e cila nuk është asgjë për ne mund ti shkonte shkollave të Shqipërisë tjetër të Marin Memës, kjo kosto mund ti shkonte printimit për libra në Shqip të fëmijëve të emigrantëve në Greqi. sikurse mund ti shkonte si financim shkollave të munguara shqipe në Mal të zi ku Shqiptarët sot po kërkojnë të drejtat e tyre. Kjo kosto e cila do na nderonte mund ti shkonte dhe ambulancës së një fshati te thellë në Kosovë apo Maqedoni. Diaspora Shqiptare ka kontribuar tej mase ndaj ekonomive tona në shtetet ku jetojnë Shqiptarët ne Ballkan, por nëse do organizohej më mirë dhe krijonte sinergji do mund të influenconte në mënyrë me efikase dhe politikat sociale në vendet e origjinës. Po ashtu, një sinergji e koordinim i tillë do ishte më efikas edhe në forcimin e lobit Shqiptar në SHBA apo gjetkë. Deri tani dhe ky rol është kryer nga figura të veçanta me një organizim disi ishullor pa mbështetjen e duhur nga komuniteti shqiptar këtu. Organizimi, instuticionalizimi dhe koordinimi do mund të sillte aktivitet më të frytshëm dhe në këtë drejtim.
Un dua të besoj se dhe ju si unë do të donit që pas disa vitesh kur të ktheni kokën pas e të numëroni aktivitetet tuaja, jo thjesht darkat ku u ushqyem mirë e kërcyem, jo thjeshtë frymëzimet patriotike me recitimet e vargjeve të Fishtës, por dhe aktivitetet fisnike që sfidojnë të tanishmen dhe frymëzojnë të ardhmen.

Saturday, November 1, 2014

Amalgamat e nepotizmit

Jam katerciperisht kunder kandidatures se Anila Bashes per pozicionin e drejtoreshes se institucionit AMA (Autoriteti i Mediave Visuale)!
Te vendosesh nje kandidature te tille ne krye te ketij institucioni eshte e njesoj si ti thuash ujkut ruaj delet! Ne si shoqeri mund te jemi amnezike ne lidhje me historine afatgjate, por eshte e pafalshme qe te heshtim perballe asaj afatshkurter! Duke qene vendi i vogel me nje popullsi relativisht te vogel, me nje rrjet elitash te ngushta (si ne dimensionet politike, mediatike, oligarkike) nepotizmi i i qellimshem (me perfitime) apo i paqellimshem por thjesht sepse e njohim/ kemi pi kafe/ na ka bo Blend Fevziu me i dhane doren ne OPINION TV KLAN/ ideja se ky eshte realiteti; nuk bohemi etc/ konfirmon mungesen e zerave kunder ndaj kesaj kandidature dhe ne vete rrjetin e medias! Do te ishim te privilegjuar nese kryetarin/ kryetaren e Medias Vizuale do mund ta zgjidhnim duke u bazuar ne rezumete profesionale ku cilesohen ne kategori si eksperienca si shkalla/niveli i edukimit etc etc, por NUK E KEMI kete privilegj! Ne perpara se te kalojme tek CV-te (te cilat jam e sigurt se ne rastin kontret nuk plotesojne realisht pozicionin) duhet me se paku te shohim impaktin ne nivel social / mediatik/ politik qe keto kandidatura kane dhene, apo nuk kane dhene si pozitivisht ashtu dhe negativisht. Ne mes te kater kandidaturave te lajmeruara rasti i Anila Bashes eshte nje nder shembujt per te mos u marre shembull per arsyet e meposhtme:
-Trajtimi aspak etik e profesional i pedofilit Ardian Perrenjasi! Gazeta Shqiptarja.com nen drejtimin e Anila Bashes nuk u zbraps ndaj deshires se babezitur per vemendje mediatike ndaj medias se saj duke perdorur edhe gjuhen perverse te ketij krimineli ne kryerjen e akteve makabre te perdhunimit. Detajet e dhimbshme te rrefimit te ketij pedofili u rilexuan serish e serish nga prinderit e viktimave! Drejtoresha ne fjale edhe meaculpan e beri ne forme akuzuese ndaj shoqerise sikurse kjo e fundit nuk qenka gati per te merituar thyerjen e tabuve.
-Mizogjinizmi dhe anesia partiake. Kush nga ju e mban mend titullin e shkrimit "Femrat e Edi Rames" ? Nese ju nuk shihni problem tek ky kombinim fjalesh personalisht un e shoh tejet problematike! Mbase titulli i vene prej saj mund te ishte dhe "Lopet e Edi Rames" po kam frike se prap nuk do i beje shume prej jush pershtypje. Nderkohe qe realiteti eshte kaq mizogjin, nga media me e pakta qe pritet eshte mos fryrja e kesaj ndjesie.
Nderkohe qe pozicioni i drejtorise se AMA's kerkon nje kandidature ne mos 100% plotesuese te kritereve te pozicionit, me se paku do na duhet nje shprese se nuk po vendosim me vetedije te plote nje kandidature kaq antietike te medias.
Gazetareve qe ju qenka mbyllur goja keto kohe per solidaritet ndaj koleges u them: faleminderit per zhgenjimin e radhes. Perfaqesuesve te OJQ-ve qe e mbeshtesin u them: bravo per plotesimin e nepotizmit per qellime narcisizmi. Politikes qe po e mbeshtet i them: jeni thjesht konfirmuese e rregullit ku politika primitive martohet me institucionet si zakonisht.

Friday, November 15, 2013

Një përrallë me ekspertë dhe armë kimike

Lajmi se Shqipëria krenare dhe servile kishte pranuar të bëhej vendi I demontimit të armëve kimike Siriane sipas kërkesës së ShBA-së kaloi sic kalojnë ato lajmet me pikatore, publiku u informua nga media ndërkombëtare, filloi mobilizimi me anë të mediave sociale , por paralelisht filloi trushpërlarja shumë planëshe.
Plani moral:
Variabli I parë ishte ai moral, ne si Shqiptarë nuk mund ti themi kurrë jo Amerikës, patetizmat kaluan deri në pikën ku për një moment mu duk se dhe sikur Amerika të vendoste të pushtonte Shqipërinë, shqiptarët do të thonin pse jo, në fund të fundit mbase kështu Amerika na merr në Amerikë?
Plani NATO
Dolen Ilir Kullerat dhe si fshesaxhinj te korridoreve diplomatike filluan të arguentojnë se nuk mund të jemi vetëm përfitues nga NATO.. Problemi argumentit: Kontribues do të thotë të pranosh çdo kërkesë për hir të NATOS edhe pse ajo shkon në kundërshtim me interest e vendit tënd. Por ka dhe një problem tjetër ky argument, harron proporcionalitetin, dhe harron se ne ishim të dehur për tu bërë pjesë e aleancës, deri në atë pikë sa filluam te kontribuonim përpara se të hynim! Mjafton të bësh një kërkim të thjeshtë në median ndërkombëtare për të pare sa kanë kontribuar vende te madhesise dhe popullsis qe kemi ne dhe qe sot janë anëtare të NATOs.
Plani mediatik:
Këtu patëm tendenca të paskrupullta të shumë mediave që dizinformonin me tërheqjen e Shqipërise nga kjo marrëveshje qe para dy ditësh, kjo për të ulur sa më shume intensitetin e protestës. Pati dhe mbulim të disa kimistëve që shpjegonin si do bëhej procesi I hidrolizimit dhe sa I sigurt ishte ai. Por nuk thonin dot se ku do ta marrin ajrin per te kryer procesin? Apo dhe ajri do importohej nga SHBA ? Nuk thonin se sa I rrezikshëm mund të jete ajo mundësia e dështimit dhe sikur të jetë me një probabilitet të vogël!
Variabli kryesor ose nevoja për ekspertë!
Përpos protestës për tu përgëzuar pati një fenomen tejet intrigues kjo kishte të bënte me kërkesën për të dëgjuar ekspertët, por që u parapri me një infiiltrim të argumenteve ekstreme për të justifikuar të kundërtën. Si përshembull shumë menduan se vërtet do helmohemi në mënyrë direkte nga këto armë kimike, imazhet e fëmijëve të vrarë në Siri filluan të kishin impakt në publik.
Sa ekspertë duhe të jemi që të kuptojmë se edhe vetë riciklimi është mit, në sensin që ti minimizon mbetjen, por sërish të mbetet një mbetje e ngurtë apo me një sasi ndotjeje energjike në ajër ! Tani përpos rrezikut të ndonje dështimi të procesit demontues të armëve, problem dhe I shtruar në mënyrën bazike qëndron tek kostoja mjedisore! Të importosh armë kimike me qëllim shkatërrimi do të krijojë sigurisht konsumim (në rastin simpatik të gjykimit) të ajrit , ujit , dhe patjetër dhe ndotje !Mbrëmë ambasadori Amerikan foli për mbetjet e ngurta të cilat do të largoheshin bashkë me ato qe ne kemi tonat tanimë në territorin tonë, dhe se do dilnim më të pastër, por përpos këtij argument tejet problematik mua më tingëlloi dy herë në vesh pretendimi I Ambasadorit dhe Kryeministrit se jemi dizinformuar nga ato që kemi lexuar e parë. Dhe se sigurisht nuk kishin folur ekspertët. Sot mediat e qeverisë dalin sërish me ofertën te cilës nuk mund ti thuhet jo domthënë versioni financiar , një përpjekje e dështuar për të blerë publikun! Ndërkohë që jam dakord se nuk jemi Norvegjia, dhe mjedisin e kemi vrarë vete ne, jam dakord edhe se jemi vend I varfër dhe teori të ndryshme flasin për zgjedhje racionale , nuk pranoj , nuk dua, dhe nuk do të lejoja kurrë të zgjidhnim rrugën e askushit si shoqëri !